|
Acari i kėtij dimri, mė qartė se shumėēka tjetėr, dėshmoi keqqeverisjen e Prishtinės. Komuna, edhe njė javė pasi pushuan reshjet e borės, nuk qe e aftė qė ti pastrojė rrugėt dhe tė menaxhojė kėtė gjendje qė shkaktoi moti.
Prej mė se njė jave jemi bėrė dėshmitarė tė gjendjes sė rėndė nėpėr rrugėt e kryeqytetit tonė. Rrugėt vazhdojnė tė mbesin tė bllokuara nga bora. Nė rastin mė tė mirė ėshtė pastruar vetėm njėra korsi e rrugės, por vetėm nė disa rrugė. Trotuaret mbeten tėrėsisht tė mbuluara nga bora, qė mė pas ėshtė shndėrruar nė akull. Nė ēdo moment kjo gjendje e rrezikon shėndetin dhe jetėn e qytetareve, veēanėrisht te kėmbėsorėve, ku mė tė prekurit janė tė moshuarit dhe fėmijėt.
Komuna ka kontraktuar tre ndėrmarrje pėr pastrimin e rrugėve nga bora dhe mirėmbajtjen e tyre gjatė dimrit. Por gjendja nė terren po na tregon qė, ose ndėrmarrja e kontraktuar nuk po e bėn punėn si duhet, meqė nuk ka mjete te mjaftueshme pune ne dispozicion dhe kripė, ose Komuna me kohė nuk ka bėrė ndarjen e buxhetit si duhet, ose ia ka dhėnė tenderin njė ndėrmarrje tė papėrgjegjshme dhe pa kapacitete tė mjaftueshme pėr kėtė veprimtari. Nė tė dy rastet Komuna ka pėrgjegjėsinė e saj.
Ditėve tė fundit jemi njoftuar se Komuna ka angazhuar ndėrmarrje shtesė pėr tė ndihmuar nė pastrimin e rrugėve nga bora dhe akulli. Kontraktimi i ndėrmarrjeve me procedura tė tilla tė pėrshpejtuara lė hapur mundėsinė, qė nė rastin mė tė mirė tė mos kontraktohet ēmimi mė i favorshėm, e nė rastin mė tė keq tė ketė keqpėrdorim tė parasė publike. Gjithashtu kemi vėrejtur se nė pastrimin e trotuareve ėshtė angazhuar edhe ndėrmarrja komunale HORTIKULTURA, qė ka ndihmuar kontraktorėt privatė. Ky ėshtė njė rast i pėrdorimit tė resurseve publike pėr interes tė njė kontraktori privat, i cili ėshtė paguar njė herė qė ta bėjė njė gjė tė tillė, dhe tani nė vend tė ndėshkimit shpėrblehet me ndihmė falas.
Nė gjendje edhe mė katastrofale se rrugėt janė trotuaret. Me pėrjashtim tė disa segmenteve tė shkurtra nė qendėr, shumica e trotuareve nuk janė liruar fare nga bora dhe tashmė janė tė mbuluar tėrėsisht me akull. Pėr pasojė shumė qytetarė po pėsojnė nga rrėshqitja ne akull. Pėr fat tė keq, disa prej tyre, edhe me lėndime serioze, si gjakderdhje nė kokė, thyerje tė kockave etj.
Kush mban pėrgjegjėsi pėr kėto lėndime? Kush paguan shpenzimet e shėrimit tė kėtyre tė lėnduarve? Kush dėmshpėrblen dhimbjet e vuajtjet e tė lėnduarve???
Lėndimet e rėnda trupore, shpenzimet pėr mjekim, humbje tė orėve tė punės, humbje e biznesit nga mos qarkullimi i konsumatorėve, shpenzime shtesė pėr udhėtimin e ngadalshėm dhe qėndrimin nė kolonat e gjata nė tė gjitha anėt e qytetit, dėmtojnė rėnde buxhetin e qytetareve.
Qytetarėt e Prishtinės meritojnė edhe si taksapagues, njė qeverisje me cilėsore, shėrbim dhe trajtim korrekt e dinjitoz.
Do tė ishte nė logjikėn e gjėrave, po tė ishte Kryetari i Komunės sado pak i pėrgjegjshėm politikisht, ta shkarkonte drejtorin pėr shėrbime publike dhe t` ju kėrkonte falje qytetareve.
Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! - Prishtinė
3 shkurt 2012
|