Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRE USHTARĖT EMBLEMATIKĖ TĖ UĒK-sė (III)
Publikuar më 04 shkurt, 2012 nė orėn 02:15 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E TRETĖ)

Nė 15 vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut

ASNJĖRI NGA SHOKĖT E “LINJĖS SĖ LLAPIT” NUK E KA DITUR UDHĖTIMIN E DREJTUESIT TĖ TYRE

I solla gjithė kėta shembuj, pėr tė arritur edhe njė herė nė tė njėjtin konkluzion qė arriti edhe komisioni i majit tė vitit 1998, se pavarėsisht gabimeve qė ishin shfaqur, vija e ndjekur kishte qenė pėrgjithėsisht e saktė dhe nė kushtet e atėhershme, ndoshta, mundėsia mė e mirė. Nuk duhet pėrjashtuar se shumė nga anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, duke pasur lidhjet e tyre me ilegalėt qė vepronin nė Kosovė, lidhje tė hershme organizative, mund tė kishin dijeni pėr ngjarjet qė zhvilloheshin aty dhe tė mbanin ende lidhje, por jo nė rrugė organizimi politik. Lidhje tė tilla, herė pas here, kanė pasur ndikimin e tyre, nė tė mirė ose nė tė pamirė tė punės, por asnjėra prej kėtyre lidhjeve nuk ishte nė rrjedhėn e veprimit, tė ilegalitetit dhe tė personalitetit tė Zahirit. Fakt ėshtė se edhe drejtues tė luftės brenda vendit, si pėr shembull Rexhep Selimi, deri nė fund, e ka njohur Zahirin me emrin e luftės “Ismeti” dhe mė pas ka mėsuar pėr emrin e tij tė vėrtetė. Kėshtu qė lidhjet vetjake, nganjėherė edhe tė miratuara, tė anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, me pjesėtarė tė njėsiteve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nuk tė ēonin drejt dekonspirimit individual. Nga ana tjetėr, megjithėse thuajse tė gjithė pjesėtarėt e “linjės sė Llapit” ishin anėtarė tė LPK-sė, ose qėndronin nė lidhje tė vazhdueshme me LPK-nė, vetjake ose familjare, Zahiri nuk ishte anėtar i organizatės. Pra duhet pėrjashtuar mundėsia e dekonspirimit nga jashtė, qoftė nga sektori i veēantė, qoftė nga anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, apo tė kryesisė sė Fondit tė luftės “Vendlindja thėrret”. Njė mundėsi tjetėr dekonspirimi, e cila duhet pėrjashtuar pa mėdyshje, qėndron edhe nė vetė “linjėn e Llapit”, si thuhej fillimisht, dhe nė Zonėn Operative tė Llapit, siē u bė e njohur mė pas. “Linja e Llapit”, nė fillimet e saj, kishte diēka mė shumė se 30 anėtarė, tė cilėt ishin njerėz tė besuar, pėrgjithėsisht, tė sprovuar pėr trimėrinė e tyre ose qė do tė sprovoheshin mė pas, dhe pėr mundėsinė e qėndresės. Disa prej tyre kishin qenė tė burgosur politikė, anėtarė tė lėvizjeve ilegale, mė pas do tė bėheshin atentatorė tė njohur pėr njėsitet e tyre dhe shtrirja nuk do tė ishte marramendėse, pėr tė cilėn edhe mund tė ishte mundėsia, por e kujdesshme, e menduar dhe e saktė. Vetė pranimi nė radhėt e UĒK-sė ka qenė njė proces nė vete, i cili kalonte pėrmes njė organizmi tė posaēėm verifikimi dhe miratimi. Duhej kaluar nėpėr disa “rrathė provash” pėr tė arritur deri tek fakti se ishe tash e tutje pjesėtar i strukturave tė luftės. Ky organizėm verifikimi dhe kujdesie ishte nė tė gjitha zonat e luftės, tė paktėn deri nė fillimin e majit tė vitit 1998, kur lufta mori karakter masiv dhe nuk mund tė ishte e njėjta veti matėse. Por edhe nė vitin 1995 dhe sidomos njė vit mė pas, edhe nė Zonėn e Llapit, verifikimi i anėtarėve tė ardhshėm tė UĒK-sė, do tė ishte shumė i kujdesshėm. Shokėt dhe bashkėluftėtarėt e Zahirit janė tė njohur tashmė pėr tė gjithė. Hakifi, Ilir Konushevci, Rrustem Mustafa dhe Selim Neziri pėrbėnin shtabin e parė drejtues nė Zonėn Operative tė Llapit. Avni Ajeti - “Sokoli” ka qenė njėri nga njerėzit mė tė afėrm tė tij, si dhe Latif Gashi, Muharrem Ismajli, Fahri Bala, Isak Shabani, Shaip Haziri, Sejdi Rama, Naim Hyseni, Beqir Beqiri e dhjetėra tė tjerė. Asnjėherė, askush, pėr asnjė ēast, nuk ka ngritur dyshimin se rrjedhja e informacionit ka ndodhur nga “linja e Llapit”.


Edhe unė, nėse e bėj kėtė, qoftė edhe nė linjėn e plotė mohuese, kjo ndodh vetėm pėr shkak tė radhitjes sė gjėrave. Edhe nėse do tė kishte ndodhur ndryshe, pra edhe nėse rrjedhja do tė kishte qenė nga njė “njeri i brendshėm”, njė gjė e tillė nuk do tė kishte ndodhur pėr herė tė parė nė lėvizjet ilegale, politike apo ushtarake. Ka pasur ngjarje tė rėndėsishme qė janė dekonspiruar nga brenda. Por nė kėtė rast, dhe kjo i bėn nder “linjės sė Llapit”, asgjė nuk ka ndodhur prej kėndej. Ėshtė edhe njė fakt qė e vėrteton kėtė: Mė 31 janar 1997, asnjėri nga shokėt e “linjės sė Llapit” nuk e kanė ditur udhėtimin e drejtuesit tė tyre. Pra, askush, me pėrjashtim tė Hakifit dhe tė Edmondit, nuk e ka ditur se ata po drejtoheshin pėr nė Vushtrri. Kjo ka qenė e paditur pėr ta. Siē do e themi edhe nė pjesėn e mėpasme, udhėtimi i Zahirit, sė bashku me Edmondin dhe Hakifin, ka qenė njė diēka krejt e papritur, pėr mė tepėr, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri e kishin ditur se do tė udhėtonin drejt njė objektivi tjetėr.

RRJEDHJET NUK KANĖ NDODHUR NGA BRENDA, KANĖ ARDHUR NGA JASHTĖ ORGANIZMIT TĖ LUFTĖS

Avni Ajeti kishte folur qė nė mėngjes herėt me Zahirin, por as ai nuk e ka ditur qėllimin e udhėtimit tė tyre. Nga ana tjetėr, nėse do tė kishte pasur rrjedhje nė “linjėn e Llapit”, arrestimet do tė kishin ndodhur shumė mė herėt, para se tė bėhej shtrirja dhe strukturimi i mėtejshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe, sidomos, para se tė bėhej atentati ndaj rektorit Papoviq. Fakti se edhe pas vrasjes sė Zahirit shumė nga shokėt e tij e vazhduan luftėn, nė po tė njėjtat struktura dhe me po tė njėjtit njerėz, dėshmon se ndėrsa ishin vrarė dy nga drejtuesit kryesorė tė tyre, do tė burgoseshin disa tė tjerė, pėrsėri thelbi kishte mbetur pa u dėmtuar. Ky thelb ēoi nė riorganizimin e Zonės Operative tė Llapit, duke e bėrė atė njėrėn nga mė tė merituarat gjatė luftės. Duke pėrjashtuar nga denoncimi tri nga strukturat mė tė lidhura me luftėn, drejtuesit e Shtabit, brenda e jashtė Kosovės, drejtuesit e strukturave tė LPK-sė, si dhe shokėt e “linjės sė Llapit”, kėtė nuk e bėj as nga nostalgjia, pasi kam qenė drejtues i organizatės nė vitet e luftės, dhe as nga mungesa e materialeve. Pikėrisht sasia e materialeve qė janė nė arkivin e organizatės dhe tė Shtabit tė Pėrgjithshėm mė kanė ēuar drejt mendimit ose, mė saktė, drejt pohimit, se rrjedhjet nuk kanė ndodhur nga brenda, por kanė ardhur nga jashtė organizmit tė luftės. Se si ka ndodhur rėnia e Zahirit, Edmondit, Hakifit dhe arrestimi i Naitit, para disa kohėsh mund tė flitej vetėm me hamendje. Mendoj se komunikimi me pejxherė e ka dėmtuar shumė luftėn dhe njerėzit pjesėtarė tė saj, telefonatat edhe ato kanė dėmtuar. Pastaj, daljet nė disa atentate pa maska kanė ndikuar nė dekonspirimin, edhe tė Zahirit, edhe tė shokėve tė tij. Jo rrallė, punėt e luftės janė bėrė ēėshtje e njė bisede tė lirė, ku, si pa tė keq, janė pėrmendur emra tė pėrveēėm, dhe nė Zonėn e Llapit, pa dyshim, emri i Zahirit ka qenė mė i njohuri. Tė bėsh atentat nė qendėr tė qytetit, mes njė lokali, pa maskė, je vėrtet njė guerilas trim, do tė thosha, tepėr i vendosur, mirėpo gjithēka ndodh nė njė vend publik, ku janė tė njohur e tė panjohur, ku mund tė tė shohin dhjetė vetė qė nuk flasin, por edhe vetėm njė qė flet. Mirėpo, asnjėra prej kėtyre, ose tė gjitha sė bashku, nuk kanė ēuar drejt dekonspirimit tė madh. Tė gjitha sė bashku ose secila veē e veē, kanė qenė pjesė qė kanė dėmtuar ose jo nė momente tė veēanta, por nuk kanė qenė pjesa kryesore e dekonspirimit. Gjurmimi dhe ndjekja e njerėzve tė luftės ka ardhur nga dy palė njerėz: e natyrshme- nga pushtuesit, dhe e panatyrshme- nga ata qė politikisht dhe jo vetėm politikisht, nuk ishin njerėz tė luftės. Mes kėtyre dy palėve, tė interesuara pėr ndjekjen, pėrgjimin, zbulimin dhe vrasjen, mė tė mundshmit pėr tė shkuar nė afėrsi tė ngjarjeve kanė qenė njerėzit qė thirreshin nė “institucionet”, qė ishin mėsuar tė shėrbenin dhe po vazhdonin t’i shėrbenin pushtuesit serb. E, tė gjitha kėto sė bashku, do tė ēonin drejt 31 Janarit. Deri tani, vetėm Komisioni i ngritur mė 10 maj 1998, ka bėrė, pėr kushtet e kohės, njė analizė tė kėtyre ngjarjeve. Pėr tė shkuar mė tej nė njė analizė tė tillė, pėr tė thelluar atė, asaj kohe nuk ishin nė dispozicion tė gjitha informatat. Duheshin pasur tė gjitha, pra duhej pasur se cila kishte qenė dita e parafundit e Zahirit, ēfarė kishte bėrė dhe me kė ishte takuar dy ose tri ditė mė parė, me cilėt njerėz, ēfarė kishte besuar dhe cili kishte qenė qėllimi i tij pėr ditėt e ardhshme, kujt i besonte ai mė shumė e kujt nuk i besonte edhe aq, pėrse kishte ndėrruar drejtimi i rrugėtimit tė tij dhe pėrse prita, qė do tė vriste nė orėn 16 e 22 minuta, ishte ngritur qė njė orė e gjysmė mė parė… Pra, asaj kohe, duheshin ato tė dhėna qė pak a shumė i kemi sot, dhe qė tė gjitha ndihmojnė tė qartėsohet enigma e vrasjes dhe e gjithė asaj qė ndodhi atė ditė tė fundit tė janarit tė vitit 1997, e premte. Mirėpo, qė kjo nuk kishte filluar mė parė, tashmė ėshtė e qartė pėr tė gjithė. Le t’i ndėrtojmė sė bashku ditėt e fundit tė tre dėshmorėve…

PSE UDHĖTIMI I ZAHIRIT, EDMONDIT DHE HAKIFIT ISHTE SHTYRĖ PĖR PASDITE?

Mė 30 janar, nė buzėmbrėmje, Zahiri dhe Edmondi janė takuar edhe njė herė dhe kanė vendosur pėr udhėtimin e sė nesėrmes. Nė takim ka qenė edhe Avni Ajeti. Ėshtė rėnė dakord qė udhėtimi do tė bėhej vetėm me Hakifin, pasi rrugėtimi nuk ishte mė i sigurt. Edmondi la mė pas fjalėn tek e motra se tė nesėrmen, mė 31 janar, do tė shkonte nė Vushtrri. Bėnte humor me tė duke i thėnė “a po vjen edhe ti me mua?”, sikur ky tė ishte njė udhėtim i zakonshėm. Takimi i tyre ėshtė lėnė pėr nė mesditė, por mė pas ėshtė shtyrė pėr nė fillimin e pasdites. Janari i vitit 1997 ishte njė muaj i rėndė, ndoshta mė i rėndi nga tė gjithė janarėt qė kishin shkuar. Mbi peizazhin e ngrirė vareshin hejet e akullit tė njė dimri qė sapo kishte filluar, dhe tė cilit nuk i dihej nėse do tė kishte pas pranverė tė shkrirjes sė akujve. Erėrat frynin si tė marra dhe rrugėt e qeta, tė pushtuara tė Prishtinės, dukeshin edhe mė tė boshta. Megjithatė, tė gjitha kėto ishin thuajse tė zakonshme, sikur nė mesin e muajit janar, nė njė ditė krejt ndryshe, tė mos ishte bėrė atentati ndaj rektorit tė dhunshėm tė Universitetit tė Prishtinės, Papoviq. Qe aksioni i parė i njėsiteve guerile tė Prishtinės, i ideuar nga Shtabi Qendror - Operativ i UĒK-sė, i cili dėshmonte krahas tė tjerave edhe veēantinė e organizimit, me shpėrthimin nė distancė. Pėr disa ditė me radhė ishte ndjekur rruga e zakonshme e rektorit tė dhunshėm, rrugėtimi i tij nga shtėpia drejt vendpunimit, ndalesat qė bėnte, mundėsia e qėndrimit nė njė vend ose nė njė tjetėr, parkimi qė bėnte zakonisht, vendqėndrimi i tij nė makinė, pas, majtas apo djathtas, ishin shikuar mundėsitė se nga mund tė devijonte rrugėtimin, oraret e lėvizjes, tė kthimit dhe pasdite etj. Pėr tė gjitha kėto ishin organizuar njė grup i posaēėm i njerėzve tė besuar, mes tė cilėve do tė spikaste roli i Hakif Zejnullahut, Ilir Konushevcit, Edmond Hoxhės dhe pjesėtarėve tė tij tė “Linjės sė Llapit”. Pikėrisht nė ditėt kur po organizohej aksioni kundėr rektorit tė dhunshėm serb, Edmond Hoxha ka bėrė njė bisedė telefonike me Safete Hadėrgjonajn. “Nė bisedė e sipėr, mė kot u pėrpoqa ta dija pėrse ishte merakosur, nuk mė tha asnjė fjalė lidhur me kėtė. Pastaj e pyeta: “Ėshtė kohė pushimesh, pse nuk vjen nė shtėpi, por rri kot atje nė Prishtinė?”. “Ta dish se nuk po rri kot. Shpejt do ta marrėsh vesh”, mė ėshtė pėrgjigjur me njė zė qė ende mė tingėllon nė vesh. Kjo ishte biseda ime e fundit me Edin”, thotė Hadėrgjonaj. Ashtu siē ishte menduar se mund tė ndodhte, menjėherė pas aksionit filluan arrestimet masive, mė masivet e viteve tė fundit dhe njėkohėsisht mė tė organizuarat. Pas dėshtimit tė shėrbimit tė fshehtė serb (UDB-sė) pėr arrestimin e Grupit tė Drenicės, nuk mund t’u lejohej njė dėshtim tjetėr, prandaj gjithēka si duket ėshtė pėrgatitur me rreptėsinė mė tė madhe dhe duke paraparė goditjet mė tė ashpra. Nė fare pak ditė u bėnė 107 arrestime, mes tė cilave do tė ishte edhe ajo e studentit tė inxhinierisė Besnik Restelica, pjesėtar i grupit tė Llapit dhe i lidhur me Zahir Pajazitin. Gjithēka u bė dyfish e dhunshme. Trokitje tė pasmesnatshme, tė akullta, tė egra, gjuhė e huaj nėpėr tokėn e lashtė, krisma tė vetmuara, arrestime nė mesin e rrugės, kidnapime, njerėz qė nuk dihej se ku kishin pėrfunduar, mbi tė gjitha pikėpyetje rreth njė njeriu tė njohur, Nait Hasanit. Qė natė-ditėn e parė tė arrestimeve kishin filluar torturimet e jashtėzakonshme, gjithēka bėhej me shpejtėsi pėr tė pasur njė goditje tė jashtėzakonshme, pėr t’i dhėnė fund njė ėndrre dhe njė shprese, qė kishte emrin UĒK.

PSE ISHIN NDĖRPRERĖ LIDHJET E ZAHIR PAJAZITIT ME SHTABIN QENDROR?

Kėto ditė tė valės goditėse, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhėn dhe Hakif Zejnullahun i gjejnė nė Kosovė. Zahiri dhe Edmondi nė Prishtinė, ndėrsa Hakifi nė shtėpinė e tij. Zahiri ishte tashmė plotėsisht ilegal, dy tė tjerėt ende nė fazėn mes legalitetit dhe kalimit nė ilegalitet. Arrestimet u bėnė tė njohura mė 26 janar 1997, ndėrsa kishin filluar qė mė 22 janar. Katėr ditė kishte zgjatur heshtja mes arrestimeve tė para dhe publikimit tė tyre. Shumė nga emrat qarkullonin si tė arrestuar, ata nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr ishin tė lidhur me strukturat e luftės. Nga mė shumė se 100 arrestime dhe mė shumė se kaq tė pėrndjekur, nė gjyqin policor tė pushtuesit dilnin mė pas 17 prej tyre. Thuajse tė gjithė kishin pasur dijeni ose kishin mbėshtetur lėvizjen ēlirimtare. Ndryshe nga herė tė tjera, kėtė radhė goditja kishte qenė mė e studiuar dhe mė e qartė. Nė mesditėn e datės 27 janar, Zahiri mendon tė organizojė nė javėn e parė tė shkurtit disa aksione radhazi, pėr tė tėrhequr vėmendjen e pushtuesit dhe pėr t’iu dhėnė zemėr njerėzve qė mund tė mendonin se pas kėsaj goditjeje tashmė gjithēka mund tė ishte e humbur. Fillimisht ai mendon pėr ditėn e diel tė 2 shkurtit 1997, por meqenėse koha ishte fare e shkurtėr dhe nuk dihej ende se deri ku ishte shtrirė vala e arrestimeve dhe se deri ku mund tė shkonte mė tej, u mendua qė aksionet tė bėheshin mė 4 shkurt. Pėr kėtė atij i duhej tė bisedonte me shokėt e tij nė Shtabin Qendror Operativ, sidomos me Rexhep Selimin dhe Nait Hasanin, por lidhjet ishin ndėrprerė, pasi Naiti tashmė ishte kidnapuar, ndėrsa ai nuk kishte asnjė adresė tė saktė tė Rexhės. Ajo qė kishte funksionuar deri mė 26 janar, pra koordinimi i veprimeve dhe lidhjeve nėpėrmjet Naitit, tashmė nuk ishte mė. Por, edhe nėse do tė ishte ndryshe, Zahir Pajaziti nuk e dinte faktin se Rexhep Selimi, i sėmurė, ndodhej nė Shqipėri dhe se menjėherė pas lajmit pėr arrestimet qė po bėheshin, mori rrugėn pėr nė Kosovė. Tė dy, pa e ditur pėr njėri-tjetrin, kishin pasur mendimin e njėjtė. Rexhepi iu tha shokėve tė tij nė Sektorin e veēantė tė LPK-sė se “kthimi im ėshtė i domosdoshėm, se njerėzit do tė mendojnė se kam ikur dhe u duhet dhėnė shpresė”. Ndėrsa Zahiri mendoi pėr organizimin e aksioneve. “Tė martėn, mė 4 shkurt, kishim planifikuar njė aksion nė Besianė…”, kujton mė pas njeriu i pandarė me Zahirin, Avni Ajeti. Por le tė vijmė tek tri ditėt e fundit tė tyre, megjithėse pėr cilindo ėshtė e qartė se ajo qė ndodhi mė 31 janar nuk ka filluar nė tri ditėt e fundit tė jetės sė tyre. Mė 29 janar 1997, siē kujton edhe Ilir Kastrati, njeri i afėrt me Zahirin dhe Edin, ata janė takuar sė bashku. Kjo ka qenė, si duket, dita kur ėshtė vendosur pėr tė bėrė bashkėrisht aksionet e menduara nga Zahiri dhe qė pėrfshinte edhe Edin. Ndryshe nga herėt e tjera, kur biseda e Edit me Zahirin zhvillohej pa njė tė tretė mes tyre, kėtė radhė pėr disa kohė ishte edhe Ilir Kastrati. Pastaj ata pėrsėri kanė biseduar veēmas. Ka tri mundėsi tė bisedės sė tyre: e para dhe mė e rėndėsishmja- pjesėmarrja nė aksion; e dyta, nė paraditen e 29 janarit Ilir Konushevci ishte thirrur nė polici dhe ishte pyetur rreth makinės qė kishte shpėrthyer nė aksionin kundėr rektorit serb Papoviq. Kjo kishte mundėsinė e zbulimit tė Ilirit, por edhe tė tjerėve qė kishin bashkėpunuar me tė, mes tyre edhe tė Edmondit. Dyshohej se makina autobombė kishte qenė e Ilirit dhe ai kishte lajmėruar, disa ditė para ngjarjes, se ia kishin “vjedhur”. Mundėsia e tretė kishte lidhje me rrugėtimin e ardhshėm pėr sigurimin e mjeteve qė Edmondi kishte sjellė nga kufiri me Shqipėrinė nė ditėn e parė ose tė dytė tė janarit 1997. Kėto janė tri mundėsitė e bisedės sė tyre, ose, ēfarė ėshtė krejt e mundur, ėshtė biseduar pėr tė tria, pasi tė tria janė tė lidhura me njėra- tjetrėn. Mendimi i Zahirit ka qenė qė pas aksioneve qė do tė organizoheshin mė 4 shkurt, Edmondi tė kalojė nė pjesėn e lirė tė Drenicės, ku ishte Adem Jashari. Njė mundėsi e tillė ka qenė edhe mė e madhe, ashtu si ėshtė krejt e mundshme qė asaj nate ose tė nesėrmen nė mėngjes ata rrugėtuan mė tej pėr nė Drenicė, pėr t’i bashkėrenduar me Adem Jasharin aksionet e 4 shkurtit 1997.

KUJT I KISHTE TELEFONUAR ZAHIR PAJAZITI NĖ MĖNGJESIN E 31 JANARIT?

Gazeta “Nedeljni Telegraf”, nė numrin e saj tė 37, datė 5 shkurt 1997, pra vetėm katėr ditė pas ngjarjes, mbėshtetur nė tė dhėnat e shėrbimeve informative tė Serbisė (UDB dhe KOS), me tė cilat ishte e afėrt, pėr herė tė parė ngriti dyshimin se “…ky tresh terrorist, natėn midis 31 janarit dhe 1 shkurtit kishte provuar qė tė hidhej nė Drenicė, pėrkatėsisht nė territorin e komunės sė Skenderajt, ku fshihet njė numėr i madh i bashkėmendimtarėve tė tyre. Pėr kėtė hap ata kishin vendosur si duket pėr faktin se pas arrestimeve tė para nga 26 janari, kishin dyshuar se policia u kishte rėnė edhe atyre nė gjurmė”. Duke marrė parasysh se edhe mė parė Zahiri kishte pasur mendimin pėr tė dėrguar Edmondin tė stėrvitej nė Drenicė (deklaratė e Rrustem Mustafės - “Remit”), por edhe faktin tjetėr, mė tė rėndėsishėm nė kėtė rast, se gjithė atyre ditėve telefoni i Zahirit ėshtė pėrgjuar, mundėsia mė e madhe ėshtė nė qėndrimin e tyre tė pėrkohshėm nė Drenicė, sidomos pas 4 shkurtit. Tė dhėnat e servirura nga shėrbimet sekrete serbe, pėr gazetėn e mėsipėrme, edhe nė raste tė tjera, s’do mend se kanė qenė tė mbėshtetura nė tė dhėnat e grumbulluara prej tyre, tė cilat nuk ia kanė besuar tė gjitha mediave tė tjera nė gjuhėn serbe. Nė takimin e 29 janarit mes Zahirit dhe Ilir Konushevcit dhe shokėve tė tjerė, ai i kishte paralajmėruar se do tė ndodheshin para aksioneve tė reja. Shprehimisht ai i kishte thėnė Ilirit se “kėto ditė do tė shkojmė bashkė nė njė aksion tė veēantė. Atė duhet ta kryejmė unė, ti, Shaipi dhe njė shok tjetėr. Nėse nuk kemi veturė tjetėr, vjen me ne edhe Hakifi”. Emrin e Edmondit nuk e ka pėrmendur, kjo qe e pazakontė pėr Zahirin, pasi ai gjithnjė kishte vepruar me shokėt e njėsiteve tė tij, tė cilėt pėrgjithėsisht e njihnin njėri-tjetrin. Meqenėse Edmondi nuk ishte i njohur me tė gjithė, ai siē duket ėshtė mjaftuar vetėm me thėnien “edhe njė shok tjetėr”. Edhe mė parė ėshtė pyetur se “pėrse Zahiri e ka quajtur aksionin qė pėrgatitej tė ndėrmerrte si njė detyrė tė veēantė?”, kur pėr mė shumė ai kishte pėrgatitur dhe realizuar shumė aksione tė tilla. E veēanta e udhėtimit dhe e aksionit tė organizuar qe nė lidhjen e drejtpėrdrejtė tė Zahirit me Adem Jasharin, lidhje tė cilat mė parė ishin realizuar nėpėrmjet Naitit ose Rexhep Selimit. Ky do tė ishte takimi i tyre i parė, megjithėse ata vazhdimisht e kishin mbėshtetur dhe ndihmuar njėri-tjetrin. Njėri ndėr bashkėluftėtarėt e Zahirit mė tha se “e kemi pas ėndėrr tė takonim njė ditė Adem Jasharin. Ishte mit i madh. Si e kishim pas ėndėrr dikur tė shihnim Enver Hoxhėn, tash e kishim ėndėrr tė shihnim Ademin. Por ishte e vėshtirė, shpeshherė kėrkonim, por nuk i lejohej gjithkujt tė shkonte atje. Edhe Zahiri e donte Ademin mė shumė se gjithēka tjetėr dhe kur fliste pėr tė, dorėn e djathtė e lėvizte ngadalė, me pėllėmbėn poshtė, si tė donte tė thoshte se ai burrė ėshtė si toka. Zahiri nuk i kishte qejf llafet e gjata, por pėr Ademin thoshte fjalėn mė tė mirė”. (Qerim Kelmendi). Hakif Zejnullahu, nė paraditen e 29 janarit kishte qenė po ashtu nė Prishtinė dhe kishte marrė pjesė nė takimin e organizuar mes Ilirit dhe Zahirit. Si duket ai kishte pasur dijeni mė parė pėr aksionet qė u organizuan, ndoshta edhe nga fakti se ishte zėvendėsi i Zahirit. Meraku i tij, i asaj dite, ka qenė nė moszbulimin nga policia serbe e njerėzve qė kishin marrė pjesė nė aksionin kundėr rektorit serb Papoviq, por edhe nė kujdesin pėr shokėt e tjerė. Mė 30 janar, nė buzėmbrėmje, Zahiri dhe Edmondi janė takuar edhe njė herė dhe kanė vendosur pėr udhėtimin e sė nesėrmes. Nė takim ka qenė edhe Avni Ajeti. Ėshtė rėnė dakord qė udhėtimi do tė bėhej vetėm me Hakifin, pasi rrugėtimi nuk ishte mė i sigurt. Edmondi la mė pas fjalėn tek e motra se tė nesėrmen, mė 31 janar, do tė shkonte nė Vushtrri. Bėri humor me tė duke i thėnė “a po vjen edhe ti me mua?”, sikur ky tė ishte njė udhėtim i zakonshėm. Takimi i tyre ėshtė lėnė pėr nė mesditė, por mė pas ėshtė shtyrė pėr nė fillimin e pasdites, pasi Zahirit, nė mėngjesin e 31 janarit, i kishte telefonuar Bislim Zogaj, pėr tė lėnė takimin e njohur mes tyre, pėr nė orėn 16, nė stacionin e autobusėve nė Prishtinė. Takimi ka kushtėzuar edhe udhėtimin e vonė.

ME KĖND U TAKUA ZAHIR PAJAZITI PARADITEN E 31 JANARIT 1997?

Nga ora 12.00, Zahiri telefonon tek Avni Ajeti. I thotė shkurt, duke pėrdorur kodin e zakonshėm ilegal, se “Sot po nxen dielli nė Prishtinė”. Avniu i pėrgjigjet: “Mos po tė djeg ty?”. “Jo, ia kthen Zahiri, unė sot nisem pėr tek Plisat”. Kėshtu e quanin Vushtrrinė. Kjo ishte telefonata e fundit mes tyre. Emėrtimin e Vushtrrisė “Tek Plisat” e dinin vetėm shokėt e “Linjės sė Llapit”. Edhe nėse kjo bisedė ėshtė pėrgjuar, dhe duhet tė jetė pėrgjuar, ka qenė e vėshtirė pėr shėrbimin e fshehtė serb tė zbulonte se pas fjalės “Plisat” ėshtė Vushtrria, kur, po tė njėjtėt, nėpėrmjet bisedave, ende nuk e kishin zbuluar banesėn e Zahirit nė Prishtinė Mė 31 janar, nė mėngjes, kur po pėrgatitej tė dilte nga banesa e tij, Zahiri vėren se blloku ėshtė i rrethuar me policė serbė. Kthehet pas, nė banesėn e tij, nė Tophane. Siē duket rrethimi ka qenė i pėrgatitur pėr tė, por adresa e dhėnė kishte qenė e gabuar. Nė banesėn ku u bė kontrolli, gjithēka kishte pėrfunduar shpejt, ēka nuk ishte e zakonshme pėr kontrollet serbe tė 31 janarit 1997. Mjafton tė kujtojmė se po atė ditė, nė mėngjes herėt, ėshtė arrestuar Besnik Restelica, i cili mė pas u mbyt nė torturat e burgjeve serbe. Kėrkimi i Zahirit atė mėngjes, nė njė adresė tė gabuar, jep njė dėshmi tjetėr se zbulimi i tij nuk ėshtė bėrė nga shokėt e “Linjės sė Llapit”, tė cilėt e dinin mirė adresėn e tij, por nga tė tjerė, qė kishin hyrė relativisht vonė nė struktura, ose ėshtė dyshuar nga pėrgjimet e vazhdueshme telefonike. Mė e mundshme ėshtė e para. Nga ora 12.00, Zahiri telefon tek Avni Ajeti. I thotė shkurt, duke pėrdorur kodin e zakonshėm ilegal, se “Sot po nxen dielli nė Prishtinė”. Avniu i pėrgjigjet: “Mos po tė djeg ty?”. “Jo, ia kthen Zahiri, unė sot nisem pėr tek Plisat”. Kėshtu e quanin Vushtrrinė. Kjo ishte telefonata e fundit mes tyre. Emėrtimin e Vushtrrisė “Tek Plisat” e dinin vetėm shokėt e “Linjės sė Llapit”. Edhe nėse kjo bisedė ėshtė pėrgjuar, dhe duhet tė jetė pėrgjuar, ka qenė e vėshtirė pėr shėrbimin e fshehtė serb tė zbulonte se pas fjalės “Plisat” ėshtė Vushtrria, kur, po tė njėjtėt, nėpėrmjet bisedave, ende nuk e kishin zbuluar banesėn e Zahirit nė Prishtinė. Nė paraditen e 31 janarit, kur ishte vendosur tashmė udhėtimi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, ndodh edhe takimi i tij i fundit me shokėt. Kjo ndodhi nė njė ēajtore, afėr derės sė tregut tė qytetit. Ishin Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Shaip Haziri dhe Beqir Beqiri. Pak mė vonė shkon edhe Isak Shabani. Ndėrkohė Zahiri i kishte telefonuar Hakif Zejnullahut nė Gurash, duke i lėnė porosinė qė rreth orės 12.00 tė ishte nė Prishtinė. Takimi do tė bėhej nė vendin e caktuar. Vendi ishte caktuar nė paraditen e 29 janarit, por ėshtė krejt e mundshme qė Hakifi, deri nė atė telefonatė, tė mos e kishte ditur rrugėtimin qė do tė kishin pėrpara, pasi ai nuk kishte qenė nė takimin mes Edmondit dhe Zahirit mė 29 janar. Nė familjen e tij, atė mėngjes, Hakifi u kishte thėnė se po shkonte nė Prishtinė pėr tė blerė disa pjesė rezervė pėr kamionin e tij. “Bile, kur ėshtė nisur, na ka lėnė porosinė qė unė dhe vėllai ynė mė i ri tė shkojmė sonte nė Prishtinė, te motra, pėr tė bėrė iftar, ngase atje do tė takoheshim sė bashku” (Bajram Zejnullahu - vėllai i Hakifit). Ndėrsa Zahiri, i cili ishte ilegal qė nga fillimi i majit tė vitit 1996, nė shtėpinė e tij pėr herė tė fundit kishte qenė mė 26 janar, ditėn e diel. Mė 31 janar, pėr herė tė parė, dhe jo sipas normalitetit tė tij, Zahiri filloi tė flasė nė njė grup mė tė gjerė se zakonisht dhe ėshtė kjo dita kur i informon shokėt se “njė shok i yni me rėndėsi ėshtė arrestuar”. Nė tė njėjtėn ditė ai porosit Ilir Konushevcin se “pėr disa ditė duhet tė largohesh nga Prishtina”. Iliri dhe Shaip Haziri ndodheshin nė takimin e sipėrm, edhe ngase Zahiri mė 29 janar u kishte thėnė se do tė shkonin sė bashku nė njė detyrė tė veēantė. Qartėsisht ėshtė e ditur tashmė se udhėtimi i Zahirit, Edmondit dhe Hakifit nuk ka qenė diēka e rastėsishme. Gjithēka ka qenė e pėrgatitur qė mė parė, ndoshta edhe mė herėt se mė 29 janar tė vitit 1997, por sidoqoftė, nė dy ditėt e fundit ėshtė vendosur pėr shumėēka. Do tė kishte njė rrugėtim tė pėrbashkėt, i cili do tė merrte pas vetes edhe pyetjen: nga cila orė e ditės sė premte, 31 janar 1997, ka filluar ndjekja e Zahir Pajazitit dhe e shokėve tė tij? Sepse, atė ditė gjithēka e ka njė fillim, i cili ēoi drejt orės 16 e 22 minuta, kur toka pėrskuqet.

CILAT ISHIN DY ETAPAT E UDHĖTIMIT TĖ ZAHIRIT, EDMONDIT DHE HAKIFIT?

Nė mėngjesin e asaj dite, ndoshta si edhe shumė ditė tė tjera, Zahir Pajaziti ėshtė kėrkuar, por nuk ėshtė gjetur. Policia sekrete serbe ka pasur tė dhėnat rreth tij dhe aktivitetit tė lėvizjes ēlirimtare deri nė atė pikė sa ka pasur njohuri denoncuesi i mundshėm, i cili nuk ka qenė i linjės sė ngushtė rreth Zahirit. Duke u nisur nga tė dhėnat e sakta, por jo tė plota, policia serbe ka kėrkuar vendqėndrimin e tij, ka synuar tė krijojė nėpėrmjet gjurmimit tė tij tablonė e plotė tė njerėzve qė e mbėshtetnin atė dhe ishin, si tė thuash, mundėsia e tij pėr shumėfishimin e vetvetes, dhe nėpėrmjet kėsaj linje ka menduar se do tė bėnte tė mundur goditjen e pėrnjėhershme tė tė gjithė “Linjės sė Llapit”. Nga pėrgjimi i bisedave telefonike shėrbimi sekret serb (UDB) ka mėsuar fare pak, ka mėsuar pėr lėvizjet vetjake dhe takimet e tij tė mundshme, por jo pėr rrjetin ose pėr shkallėn e shtrirjes sė aktivitetit tė tij. Nė asnjė rast nuk ka qenė e mundur qė nėpėrmjet bisedave telefonike tė Zahirit tė jetė kaluar nė zbulime mė tė gjėra. Mundėsia mė e madhe e fillesės sė gjurmimit dhe tė ndjekjes sė Zahirit ka qenė pak pas mesditės sė 31 janarit 1997, pasi ai ishte ndarė nga shokėt e tij. Nė kėtė kohė ėshtė ditur edhe fillesa e udhėtimit tė tij dhe ndoshta edhe caku i pėrfundimit, pėrkatėsisht dy etapat: tėrheqja e armėve nga pika e takimit, qė e dinte Edmondi, dhe, etapa tjetėr, kalimi nė zonėn e lirė tė Drenicės. Ndoshta edhe pėr kėtė fakt prita ėshtė zėnė nė njė vend tė boshtė, e pėrgatitur me kujdes dhe e saktėsuar, tė paktėn dy orė para ngjarjes. Fakti qė pas orės 15 banorėt e fshatit afėr vendngjarjes kanė pasur ndoshta secili nga njė njeri tė armatosur tek pragu i shtėpisė dhe nuk ėshtė lejuar lėvizja e tyre, dėshmon se njohuria e shėrbimit tė fshehtė serb ka qenė tė paktėn dy orė mė pėrpara. Qė nga ora 15 dhe deri disa orė pas pėrfundimit tė luftimeve, banorėt e asaj zone kanė qenė nė njė gjendje moslėvizshmėrie tė detyrueshme. Vetėm nė mėngjesin e sė shtunės, kur ata kanė filluar lėvizjen drejt vendngjarjes, kanė arritur tė shohin gjurmėt e gjakut, qė ende kishin mbetur mbi asfalt, mbi fillesat e borės dhe nė dheun e fushės. Pėrmenda jo rastėsisht tri vendpamje tė pėrgjakura, sepse tė tre kanė rėnė nė kahe tė ndryshme. Por le tė kthehemi edhe njė herė tek ora 15 e 30 minuta e ditės sė 31 janarit. Ėshtė momenti kur fillon udhėtimin edhe Edmond Hoxha. Ky ėshtė momenti kur ai ka dalė nė rrugė, pėr tė mos u kthyer mė si njeri i zakonshėm. Takimi ishte lėnė qė mė parė, nė afėrsi tė banesės sė tij, dhe nė makinė ishin vetėm Zahiri dhe Hakifi. Nė kėtė kohė ata kanė pasur pas vetes tė ashtuquajturėn “ndjekje japoneze”, pra vėnien nėn pėrgjim dhe ndjekje nga shėrbimi i fshehtė serb. Asnjėri prej tyre nuk ka mundur ta dinte se ky do tė ishte udhėtimi i tyre i fundit. Pėr tė qenė tė saktė, ata e kishin menduar se do tė mund tė vinte njė ditė ose njė ēast i fundmė, por gjithsesi kishte qenė diēka e largėt, diēka qė nuk duhet menduar dhe nuk kishte pėrse tė mendohej. Pėr ta, vdekja, sa kishte qenė e afėrt, diēka e zakonshme, po aq kishte qenė edhe e largėt, e pazakontė, qė mund tė priste derisa ata tė shkonin deri nė fund tė qėllimit tė tyre. Jo rastėsisht, Edmondi do t’iu thoshte motrave tė tij se “pa e bėrė veten tė humbur, nuk mund tė vijė ditė lirie pėr Kosovėn”. Pra, gjithnjė kishin menduar se kishin para tyre njė rrugė tė gjatė dhe se vdekja mund tė priste. Tani ajo pjesė e jetės qė shtrihej para tyre ishte tepėr e shkurtėr, mjerisht shumė e shkurtėr, e ndonėse ishte e tillė, ajo kishte para vetes njė gjė tejet tė veēantė dhe kjo do tė lidhej me tė ardhmen. Do tė ishte njėri nga rastet e rralla, kur vdekja do tė koritej. Megjithatė, nuk e kishin menduar se nė ditėn e fundit tė muajit janar tė vitit 1977, nė pragun e thyerjes sė pikut tė dimrit dhe njėkohėsisht nė pragun e thyerjes sė ditėnatės, pati njė muzg tė dyfishtė: tė natės qė po binte mbi tė gjitha konturet e qytetit kodrinor, fushat dhe rrafshinat pėrreth e deri atje tej, ku kufiri i ultėsirės bashkohej me fillimin e vargmaleve dhe tė jetės sė tyre qė sapo kishte nisur. Mė “i vjetri” prej tyre, Hakif Zejnullahu, ende nuk i kishte mbushur 35 vite, pasi kishte lindur mė 22 qershor tė vitit 1962, dhe ishte i vetmi nga tre udhėtarėt qė ishte i martuar. Zahiri ishte po ashtu ende pa i mbushur 35 vite tė jetės sė tij, ndėrsa mė i riu, ai qė po rrinte nė ulėset e pasme tė veturės, Edmond Hoxha, sapo i kishte mbushur 21 vite, pasi kishte lindur mė 10 tetor 1975. Policia e fshehtė serbe e dinte mirėfilli, pėr dy nga luftėtarėt, se cilėt po ndiqte. Ndoshta ajo ka qenė nė dijeni se lėvizja e tyre do tė ishte edhe mė e madhe, ndoshta me dy makina, pasi edhe prita e pėrgatitur pėr ta kishte qenė mė shumė se e zakonshme.

Por, le tė kthehemi tek dita e nisjes sė tyre tė fundit.

Prishtinė, 31 janar 1997.

Njė gri i errėt, ēuditėrisht pas njė dite tė veēantė me diell, po ulej mbi gjithēka qė kishte rrethuar kėtė peizazh, gjithsesi tė thyer. Kishte disa ditė qė grija e errėt e fundjanarit kishte rėnė mbi ēatitė e ndėrtesave, si njė muzg i gjithėdijshėm. Erėrat frynin dhe nuk kishin tė ndalur, rrugėt kryesore kishin mbetur bosh. Pėrballė “Grandit” dhe deri nė vendin ku ishte kryer atentati i dy javėve mė parė, kishte njė boshllėk tė ēuditshėm. Vetėm herė pas here, sė bashku me klithjen dhe krrokatjen e korbave, ngrihej edhe zėri i ēartur i nacional-fashistėve serbė: “na vranė, bre, na vranė”. Mijėra e mijėra shqiptarė tė vrarė, nė pesė dekadat e fundit, nuk kishin asnjė lloj ndjesie tek serbėt. Pėrgjunjur mbi veten, krejtėsisht tė deliruar, si nė njė makth tė vazhdueshėm, ata kishin pritur rikthimin e kohės sė rankoviqizmit, dhe, kur kjo kishte ardhur, ishin ndjerė tė qetė, tė sigurt dhe tė bindur se dalėngadalė shqiptarėt, mes dy rrugėve, vdekjes ose dėbimit, do tė shtyheshin drejt Bjeshkėve tė Nemuna.

ĒFARĖ THOSHTE SHĖRBIMI INFORMATIV SERB PĖR ATENTATIN NDAJ REKTORIT TĖ DHUNSHĖM TĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS?

Shėrbimi Informativ Serb, lidhur me atentatin ndaj rektorit Radivoje Papoviq, nėnvizonte se “…megjithatė, kėtė dyshohet se e ka kryer sektori mė i fortė i UĒK-sė, e ai ėshtė ai i Prishtinės, i cili si pėr mbrojtje shėrbehet me rrjetin e fortė tė bazave, por edhe me vendbanimet e dendura tė disa pjesėve tė Prishtinės, tė cilat janė mė parė labirinte dhe fortesa, nė tė cilat ndoshta mund tė hyhet, por assesi edhe tė dilet” kėto lagje janė tė paarritshme, posaēėrisht pėr organet e ndjekjes”. Tre djemtė qė po ndiqeshin kishin pasur njė motiv thelbėsor nė jetėn e tyre: mos-zbrazjen e Kosovės, mos-humbjen e shpirtit tė saj, mostretjen e jetės dhe mosdėbimin. Tė gjitha kėto, sė bashku, mund tė pėrmblidheshin vetėm tek njė fjalėzim i shkurtėr, pavarėsia e Kosovės. Ata qė i ndiqnin kishin tė kundėrtėn, vrasjen, dėbimin, lėēitjen. Nė mes tyre qėndronin vetėm dhjetėra metra ndjekje dhe po ashtu disa metra parandjekje. Djemtė qė shkonin drejt asaj qė kishin dėshiruar, ndjekėsit qė donin tė kryenin vrasjen rituale tė shqiptarėve. E gjithė tragjedia qė kishte ndodhur nė shekuj e qė do tė ndodhte edhe mė pas, duke pasur njė fund nė qershorin e vitit 1999, ishte e pėrmbledhur nė kėtė ndjekje: vrasėsit qė donin tė bėnin vrasjen e tyre, djemtė qė donin tė bėnin Kosovėn. Tė gjitha tė tjerat i kanė shėrbyer kėtij qėllimi. Askush nuk e di me siguri se kur e vunė re pėr herė tė parė se po ndiqeshin. Zahir Pajaziti nuk e dinte, po ashtu, se njeriu me tė cilin ishte takuar nė orėn 16, tani ishte i arrestuar e mė pas do tė dėrgohej nė burgun ferr tė Dubravės, pėr t’i mbijetuar vdekjes. Nuk e dinte se ndjekja kishte filluar qė mė parė dhe se ajo qė kishte filluar tė vėrente, ishte tashmė nė tė gjitha pėrmasat e saj.

ĒFARĖ SHKRUANTE “NEDELJNI TELEGRAF” MĖ 5 SHKURT 1997?

“Pasi qė pjesėtarėt e shėrbimit tė sigurimit i kishin rėnė tashmė nė gjurmė Zahir Pajazitit, pėr tė cilin dyshohej se kishte marrė pjesė nė realizimin e shumė aksioneve terroriste, atė ditė, pasi qė ky i fundit ishte takuar me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn, nė Prishtinė, tė treve u ishte vėnė prapa e ashtuquajtura “ndjekje japoneze”, ndėrsa nė hyrje tė Vushtrrisė dhe nė disa vende tė tjera u ishin vėnė pritat. Qėllimi ishte qė tė kapeshin nė vepėr, pėrkatėsisht tė arrestoheshin pasi qė tė arrinin nė cak. Mirėpo, meqė ishte fjala pėr ilegalė me pėrvojė, ata, sipas tė gjitha gjasave, kishin vėnė re se po pėrcilleshin nga policia, prandaj te fshati Pestovė kishin provuar t’u shmangeshin duke anashkaluar makinėn e parė tė “ndjekjes japoneze” dhe duke hapur zjarr nga automatikėt dhe pistoletat”. Rruga para tyre ishte e zėnė, shtigjet ishin tė mbyllura, nė tė gjitha anėt kishte filluar tė shtrihej prita e zezė. Asgjė nga kėto nuk kishin mundur se si ta dinin. Rastėsisht, njeriu tjetėr qė kishte pasur tė udhėtonte me ta, nė kohėn kur po hipte nė makinė dhe po hapte derėn e pasme tė saj, kishte marrė urdhėr tė qėndronte nė Prishtinė. Ilir Konushevci - “Mėrgimi”, qė e kishte menduar rrugėtimin me Zahirin dhe Hakifin e njė shok tjetėr, pėr tė cilin kishte menduar se ndoshta mund tė ishte Edmond Hoxha, nuk kishte pyetur mė shumė. Ai ishte pėrgjithėsisht njeri i heshtur. Mbylli derėn e makinės, uroi rrugė tė mbarė dhe qėndroi me shokėt qė prisnin, pa e ditur se nuk do tė shiheshin mė. Ndryshimi i rrugėtimit e hoqi nga prita e asaj dite Ilir Konushevcin, por e gjithė kjo do tė thoshte pėr tė, vetėm 15 muaj e disa ditė mė shumė jetė, pasi, pesėmbėdhjetė muaj e dhjetė ditė mė pas, mė 10 maj tė vitit 1998, ai ra nė njė tjetėr pritė, kėtė radhė nė njė tjetėr vend, disi larg Prishtinės, por qė kishte qenė vendi i ėndrrave tė tij, nė Shqipėri. Edhe ai ishte atėherė drejtuesi kryesor i Zonės Operative tė Llapit. Fillimisht Zahir Pajaziti kishte vėrejtur se, qė nga dalja e Prishtinės, pas tij ishin vazhdimisht dy makina dhe i dukej se, kur kishte kthyer kokėn pas, kishte vėrejtur se njėri prej atyre qė rrinte para kishte mbėshtetur mes gjunjėve njė armė. Kjo nuk kishte qenė e zakonshme. Kishin provuar t’u shmangeshin, por ēuditėrisht edhe makina qė ishte para tyre, as nuk hapte rrugė dhe as nuk e shtonte shpejtėsinė. Ai ishte bėrė mė i vėmendshėm. Nuk do tė ishte e rastėsishme qė makina e tyre ishte mbyllur mes tri makinave tė tjera dhe se po lėviznin njėtrajtshėm drejt njė ndalese policore e cila kishte filluar tė dukej. Mendoi se do tė kishte qenė mė e arsyeshme, nėse rrėmbimthi, ashtu duke u shmangur, tė kalonin makinėn qė kishin para tyre dhe tė mund tė ecnin mė tej. Ajo nuk bėnte rrugė dhe ai pėrsėri dalloi tyta armėsh. Katėr njerėz tė rinj, tė shpėrfytyruar, qėndronin para tyre dhe atij se pse iu duk se mund tė ishin nga forcat speciale tė policisė. Nuk do tė kishte qenė i gabuar. Ishte pra 31 janar 1997. Kishte kaluar ora 16 e 15 minuta dhe ata e kishin vėnė re se po ndiqeshin. Pak minuta mė pas vunė re se edhe rrugėt para tyre ishin tė bllokuara. Ishte krijuar njė rrethatore, nga e cila ishte tejet e vėshtirė tė dilje. Njėra nga makinat e policisė kishte bllokuar tė gjithė rrugėn pėrpara, ndėrsa nga makinat e tjera, nė vend tė kokave tė njerėzve, dukeshin vetėm grykat e zeza tė armėve. Ajo qė nuk kishin arritur tė vėrenin ishte se disa agjentė ishin fshehur nė dy krahėt e rrugėve dhe mė pas pikėrisht nga kėndej do tė vinin disa nga plumbat goditės. Fillimi i natės sė hershme e bėnte edhe mė ireale gjithēka, hijet e zeza kishin filluar tė rriteshin, njė fillesė fushe qė shtrihej para tyre ishte po ashtu e mbuluar nga vėzhgimi i pushkės dhe ata kishin para tyre dy rrugė. Njėra prej tyre: tė ndaleshin. Tė qėndronin disa minuta nė pritje, deri sa tė vinte dikush nga ushtarakėt pėrballė, tė dilnin ngadalė prej makinės sė tyre tė vjetėr, natyrisht me duart lart, ndėrkohė do tė kishin dorėzuar armėt dhe do tė prisnin tė heshtur. Hapat e ushtarakėve, qė do tė afroheshin, do tė tingėllonin tė ēuditshėm, si prangat e hekurta kur ecnin, sepse ata ishin njerėz-pranga, Gjithēka qė kishin bėrė deri atėherė ndjenin se si do tė shkėrmoqej dhe ditėt qė do tė vinin do tė ishin tė pakuptimta, si netėt e errėta tė fundit tė janarit. Kjo ishte njėra rrugė. Dhe ashtu si nuk kishte ndodhur pėr herė tė parė, ashtu dhe nuk do tė ishte e bėrė edhe pėr herė tė fundit. Ishte njė rast i njohur, sa bota. Kishin edhe rrugėn tjetėr: tė mos jepeshin, tė thyenin natėn pas shkėndijimit tė pushkės dhe tė kishin njė mbyllje, krejtėsisht tė denjė pėr jetėn e deriatėhershme. Kjo do tė thoshte luftė dhe lufta do tė kishte tė rėnėt e saj. Ata ishin nisur kėsaj rruge, nuk e kishin pasur ndėrmend tė ndaleshin dhe nėse deri atėherė gjithēka kishte qenė e dalė nga shpirti dhe mendimi vizionar, tani kishte ardhur koha qė tė viheshin nė provė nė momentin e tyre tė mbramė. Kjo e dyta, rruga e qėndresės, ishte tejet e vėshtirė, ishte njėra nga rrugėt qė po ashtu nuk ishte e re, por qė vazhdonte tė ishte e rrallė. Duhej mė shumė se guximi i zakonshėm, duhej shikuar pėrtej vetvetes dhe pėrtej sė sotmes. Ata i kishin tė dyja kėto: kishin kohė qė ishin pėrtej vetes, dhe po ashtu kishin kohė qė qėndronin pėrtej sė sotmes. Vendosėn tė luftonin. Helikopteri qė sillej mbi ta kishte, po ashtu, diēka tė pėrbashkėt me krrokatjen e korbave.

ĒFARĖ DEKLAROI MINISTRIA E PUNĖVE TĖ BRENDSHME SERBE MENJĖHERĖ PAS VRASJES SĖ ZAHIRIT, EDMONDIT DHE HAKIFIT?

Si kishte ardhur deri tek rrethimi i tyre? Njė enigmė, tė cilėn, ndoshta, deri nė njė farė shkalle, mund ta thyente edhe dėshmia e njėrit nga pjesėmarrėsit nė rrethimin dhe nė vrasjen e tre heronjve, dėshmi e cila ėshtė dhėnė mė 3 shkurt 1997, pra as tri ditė pas ngjarjes dhe qė natyrisht kishte qenė shumė “e freskėt” dhe autentike. “Nedeljni Telegraf”, nė numrin e saj tė datės 5 shkurt 1997, mes tė tjerave shkruante, gjithnjė sipas rrėfimit tė punonjėsit tė shėrbimit tė fshehtė serb, se “ekskluzivisht, nga njėri prej pjesėmarrėsve nė pėrcjelljen dhe arrestimin e kėtij treshi terrorist, zbulon edhe detajet e kėtij aksioni dramatik. Pasi qė pjesėtarėt e shėrbimit tė sigurimit i kishin rėnė tashmė nė gjurmė Zahir Pajazitit, pėr tė cilin dyshohej se kishte marrė pjesė nė realizimin e shumė aksioneve terroriste, atė ditė, pasi qė ky i fundit ishte takuar me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn, nė Prishtinė, tė treve u ishte vėnė prapa e ashtuquajtura “ndjekje japoneze”, ndėrsa nė hyrje tė Vushtrrisė dhe nė disa vende tė tjera u ishin vėnė pritat. Qėllimi ishte qė tė kapeshin nė vepėr, pėrkatėsisht tė arrestoheshin pasi qė tė arrinin nė cak. Mirėpo, meqė ishte fjala pėr ilegalė me pėrvojė, ata, sipas tė gjitha gjasave, kishin vėnė re se po pėrcilleshin nga policia, prandaj te fshati Pestovė kishin provuar t’u shmangeshin duke anashkaluar makinėn e parė tė “ndjekjes japoneze” dhe duke hapur zjarr nga automatikėt dhe pistoletat. Mirėpo, nė kėtė ēast ishin pėrgjigjur forcat speciale nga makina e dytė dhe e tretė, dhe “rezultati” dihet…”. “Nedeljni Telegraf” shtonte mė pas se “Ministria e Punėve tė Brendshme, menjėherė pas vrasjes, deklaroi se Zahir Pajaziti ishte njėri nga “udhėheqėsit” e tė ashtuquajturės “Ushtri Ēlirimtare e Kosovės”, gjersa pėr dy tė tjerėt nuk jep kualifikime. Pasi tė tre lėviznin me dokumente tė rreme, identifikimin e tė tretit e deklaruan burime tė afėrta me qendrėn informative shqiptare nė Prishtinė, gjė tė cilėn e vėrtetuan edhe familjarėt e Edmond Hoxhės…”.

KUSH ISHTE QENDRA INFORMATIVE SHQIPTARE, E CILA KISHTE LIDHJE ME MINISTRINĖ E BRENDSHME SERBE?

Para se tė ecim mė tej, ndoshta do tė ishte e vlefshme tė ndalemi nė dy momente. Sė pari, gazeta e lartpėrmendur pėr herė tė parė bėn dėshminė se Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė, tė dhėnėn e parė pėr “identifikimin e tė tretit”, pra pėr Edmond Hoxhėn, e ka marrė nga Qendra Informative Shqiptare (e theksoj- shqiptare) nė Prishtinė. Nuk duhet harruar se ėshtė njė kohė “entuziaste” pėr forcat policore serbe, tė cilat, dashje pa dashje, kanė lėshuar edhe informata tė tilla, tė cilat lidhen me Qendrėn Informative Shqiptare nė Prishtinė. Kush ishte kjo Qendėr Informative Shqiptare, e cila kishte lidhje me Ministrinė e Brendshme serbe dhe qė i jepte tė dhėna, dhe kėto tė dhėna nuk ia jepte pėr ēkamos, por pėr atė qė kishte lidhje me ēėshtje tė rėndėsishme, si vrasja e ushtarėve tė UĒK-sė. Kush qėndronte pas kėsaj Qendre Informative Shqiptare, e cila, sigurisht, nuk ka qenė qendėr informative lajmesh, si pėr shembull QIK, e cila, me gjithė gjynahet e saj tė mėdha, nė kėtė rast, tė paktėn nė kėtė rast, nuk ka lidhje me Qendrėn Informative Shqiptare nė Prishtinė? Gjurmėt e hershme e tė mėpasshme tė ēojnė tek Shėrbimi Informativ (sekret) i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė ishte ngritur mbi bazėn e lidhjeve tė mėhershme udbashe dhe kosiste. Lajmi dhe informimi ka dalė pikėrisht nga kjo Qendėr, pasi jo pak nga anėtarėt pėrbėrės drejtues tė saj, kishin qenė mė parė dhe vazhdonin tė ishin nė lidhje strukturore me UDB-nė, KOS-in dhe shėrbime tė tjera tė inteligjencės serbe. Nga kėtu ėshtė bėrė edhe informimi se i vrari i tretė nuk ėshtė askush tjetėr, veēse studenti militant Edmond Hoxha. Tė dhėnat e dėrguara nga ky shėrbim shqiptar informativ kanė dėshmuar se edhe Edmond Hoxha ishte pjesėtar aktiv i UĒK-sė dhe jo njė udhėtar i zakonshėm, gjė qė ka bėrė qė edhe mė pas, nė tė gjitha versionet zyrtare tė saj, MPB e Serbisė t’i cilėsojė ata si “tresh terroristė”. Fakti i dytė qė “harron” burimi policor informativ i gazetės “Nedeljni Telegraf”, ėshtė se megjithėse “po lėviznin me dokumente tė rreme”, identiteti i Hakif Zejnullahut ėshtė bėrė i qartė qė nė deklarimin e parė zyrtar tė Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, dhe jo vetėm emri e mbiemri, por edhe ditėlindja e vendlindja e saktė, ēka nuk mund tė jetė nė dokumentet e rreme. Nė gjėrat e rreme janė gjėra tė rreme dhe jo ditėlindja e saktė, emri i tė atit etj. Nėse dikush mund tė thotė se nė kėtė rast janė nisur nga identifikimi i makinės, sepse ajo ka qenė pronė e familjes Zejnullahu, duhet tė dihet se ajo ka qenė e regjistruar nė emėr tė tė zotit tė shtėpisė, njeriut tė mirė Sabit Zejnullahu. Ishin disa djem qė mund tė udhėtonin me atė veturė, dhe ėshtė, nė pamjen e parė, disi e ēuditshme qė gjendet saktėsisht se ishte pikėrisht Hakifi. Nuk ka gjė tė ēuditshme kėtu.

PĖRSE AGJENTĖT SERBĖ KISHIN FUTUR NĖ FUNKSION “NDJEKJEN JAPONEZE”?

Qėllimi i ndjekjes sė Zahir Pajazitit dhe shokėve tė tij nuk ka qenė thjesht arrestimi i tyre. Kjo mund tė bėhej fare thjesht e shkurt nė Prishtinė, nė ēastin kur ai do tė takohej me Bislim Zogajn. Nė njė vend tė tillė, si stacioni i autobusėve ose nė njė ēajtore, arrestimi i dikujt, nėpėrmjet agjentėve tė fshehtė civilė, mund tė ishte i pėrballueshėm, aq mė tepėr pėr njė shėrbim i cili ishte pushtues. Njė gjė e tillė kishte ndodhur edhe me arrestimin e Besim Ramės. Njė ditė mė parė, mė 30 janar, policia e fshehtė serbe arrestoi Asllan Selimin, i cili ishte po ashtu njė nga njerėzit e organizuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare. Shėrbimi sekret serb e ka ditur fare mirė se po ndiqte Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun. Nuk e ka ditur pėr tė tretin, sepse kishte qenė diēka qė e kishte ditur vetėm Zahiri, por pėr udhėtarin e dytė kishte ditur gjithēka. Ata i kishin pritur vetėm qė “tė arrestoheshin pasi qė tė arrinin nė cak”, pra duke e shtrirė shkallėn e arrestimeve, duke zbuluar bazat e reja tė luftės, nė njėrėn prej tė cilave ishin nisur pėr tė tėrhequr armėt, dhe nėse kjo nuk kishte ndodhur, ēdo gjė ėshtė nė nderin e kėtyre tre heronjve tė kombit. Nė shkrimin tim Memorial pėr tė rėnėt, tė 7 shkurtit 1997, me titullin “E pėrse u korit vdekja”, botuar nė “Zėri i Kosovės”, mes tė tjerave kam shkruar: “…Pas tyre, ashtu si njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisė, ishin nisur edhe agjentėt serbė, nė tė famshmen “ndjekje japoneze”. Me shpresėn pėr tė kapur jo vetėm tre veta, por edhe mė shumė se aq. Ishte njė nisje e dyfishtė. Njėra drejt pavdekėsisė dhe tjetra drejt turpit dhe disfatės. Askush nuk kuptoi se pėr ēfarė kanė biseduar pėr herė tė fundit tė tre shokėt ilegalė. Askush nuk mund ta dijė mė se cila mund tė kishte qenė dėshira pėr tė thėnė diēka mė shumė nė adresėn e tė afėrmve tė tyre, tė miqve dhe tė shokėve, por nė fund tė fundit, kjo nuk ėshtė aspak e rėndėsishme. Themelore ėshtė se ata morėn njė vendim tė madh nga ata tė cilėt nuk mund tė marrė gjithkush, e veēanėrisht nuk mund tė marrin ata qė nuk mund tė mbartin mbi vete ide tė mėdha, si ėshtė ideja e lirisė….”. Mirėpo unė do t’i kthehem pėrsėri njė detaji, ndoshta tė parėndėsishėm nė dukje, por qė dėshmon pėr qėllimin final tė udhėtimit tė tyre. Qėllimi i ndjekjes sė Zahir Pajazitit dhe shokėve tė tij nuk ka qenė thjesht arrestimi i tyre. Kjo mund tė bėhej fare thjesht e shkurt nė Prishtinė, nė ēastin kur ai do tė takohej me Bislim Zogajn. Nė njė vend tė tillė, si stacioni i autobusėve ose nė njė ēajtore, arrestimi i dikujt, nėpėrmjet agjentėve tė fshehtė civilė, mund tė ishte i pėrballueshėm, aq mė tepėr pėr njė shėrbim i cili ishte pushtues. Njė gjė e tillė kishte ndodhur edhe me arrestimin e Besim Ramės. Njė ditė mė parė, mė 30 janar, policia e fshehtė serbe kishte arrestuar Asllan Selimin, i cili ishte po ashtu njė nga njerėzit e organizuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare. Pra, nuk ishte fjala thjeshtė pėr arrestimin e njė “terroristi”. Ishte pėr mė shumė se kaq. Ndjekja japoneze i duhej shėrbimit serb pėr dy arsye: ose vėnia nė pritė dhe eliminimi i fundit, ose, dhe kjo ėshtė mė e mundshmja, arritja e caqeve tė tjera. Nė dėshminė e dhėnė nga shėrbimi informativ i Ministrisė sė Brendshme serbe, ėshtė thėnė se “qėllimi ishte qė tė arrestoheshin nė vepėr, pėrkatėsisht pasi tė arrinin nė cak”. Duhet naivitet tė besosh se pėr shėrbimin e fshehtė serb “caku i kapjes” do tė ketė qenė thjeshtė njė bazė e lėvizjes ilegale ēlirimtare. Ajo ishte njėra nga hallkat, por nuk ishte e gjitha. Shėrbimi serb nuk mund tė rrezikonte jetėn e njerėzve tė tij (dhe sipas burimeve tė mirinformuara nga ky luftim u vranė dy policė serbė, u plagos rėndė njė tjetėr dhe u lėnduan tė tjerė), por as nuk mund tė rrezikonte qė nga lėvizja e ilegalėve tė mund t’i largoheshin.

A ISHTE QĖLLIMI I NDJEKJES VĖZHGIMI I LĖVIZJES SĖ ZAHIRIT, HAKIFIT E EDMONDIT DREJT DRENICĖS?

Ata, duke e ditur se Zahir Pajaziti ishte anėtar i Shtabit Qendror tė UĒK-sė, nuk mund t’i kenė lejuar vetes pakujdesinė, pėr ta ndjekur atė thjesht se donin tė dinin pėr njė bazė mė shumė, apo pėr njė cak tė zakonshėm. Qėllimi i ndjekjes, fillimisht, ka qenė tė merrej vesh itinerari i lėvizjes sė Zahirit, Hakifit e Edmondit drejt Drenicės, ku tashmė ishte qendra mė e fortė dhe mė jetėdhėnėse e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ky ishte interesi i madh i tyre, pasi nė Drenicė ishte thelbi i luftės. Aty ndodheshin disa nga njerėzit tė cilėt jo shumė kohė mė parė ata i kishin dėnuar nė mungesė me nga 20 vite burgim, dhe arritja e kėtij caku do tė ishte pėr shėrbimin informativ serb, shėrbesa mė e ndjeshme. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi edhe nė kėtė ēast tė mbramė, kanė menduar pėrtej vetes. Nuk kanė pritur derisa tė vijė ēasti i pritės, por kanė menduar ta thyejnė atė, pėrpara se ajo tė pėrmbyllet. Ndaj edhe kanė sulmuar me armėt qė kishin, me ato mundėsi qė ua jepte rrugėtimi. Breshėria e plumbave mbi ta ka qenė e gjithanshme. “Ėshtė e padyshimtė se nė ēastin kur ėshtė shtėnė mbi ta, Hakifi do tė ketė qenė duke e mbajtur timonin”, thoshte dy ditė pas ngjarjes i ati Sabiti. “Kėtė e dėshmon edhe fakti se njė gisht tė dorės sė djathtė e ka tė kėputur si dhe majat e dy gishtave tė tjerė pranė. Kjo dėshmon se dora ka qenė e ngjitur pėr timon. Nė fytyrėn e tij kishte plot dromca xhami tė makinės dhe kjo tregon se makina ka qenė duke ecur me shpejtėsi dhe pas goditjes sė plumbave nė dritare, xhamat i janė pėrplasur Hakifit nė fytyrė”. Fillimisht ata janė qėlluar nga makinat qė vinin pas tyre dhe, thuajse nė tė njėjtėn kohė, edhe nga prita qė ishte vendosur pėrballė dhe nė dy anėt e rrugėve. Njė breshėri plumbash nė trupin e Hakifit kanė hyrė nga ana e djathtė dhe kanė kaluar nė anėn e epėrme, tė majtė, ndėrsa plumbat me tė cilėt ai ėshtė qėlluar nė kokė, kanė hyrė nga pjesa e pėrparme e kokės, nė pjesėn e ballit, nė anėn e djathtė. Si duket, plumbat nė kokė ai i ka marrė pasi ėshtė ndaluar makina. Ėshtė e mundshme qė deri atėherė, ai tė ketė qenė i plagosur pėr vdekje, por goditja nė ballė tė ketė qenė pėrfundimtare. Nė trupin e tij ka pasur 12 deri nė 13 plumba, aq sa kanė mundur nė prag tė ndarjes tė shohin tė afėrmit, ēka nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė jetė goditur edhe mė shumė. Ndėrsa Zahirit, po ashtu rreth 15 plumba, me pėrjashtim tė njėrit, i cili i kishte kaluar nėpėrmjet fytit, tė gjithė tė tjerėt i kanė kaluar nga ana e majtė nė tė djathtėn, ndėrsa Hakifit i kishin kaluar nga e djathta nė tė majtė. Kjo tregon se janė qėlluar, tė paktėn, nga tri drejtime. Ballas, majtas dhe djathtas. Mirėpo, kishte edhe njė drejtim tjetėr, dhe ky ishte nga sipėr. Edmond Hoxhės, i cili mori mė shumė se 8 plumba, vdekja duket se i erdhi nga goditjet e bėra nga helikopteri ushtarak, i cili sillej mbi fushėn e luftės. Ai pati mbi vete mė shumė se 8 goditje, shumicėn nė shpinė, ndonjėrėn edhe nga e majta e tij, por plumbi i ardhur pas qafės, kur ai sapo kishte dalė nga makina dhe ishte nė kėmbė, i ka ardhur nga lart. Pas krimit, si pėr tė dashur tė fshehin gjurmėt e tij, rruga ėshtė bllokuar tėrėsisht, qė nga ora 17 e natės sė 31 janarit dhe deri tė nesėrmen nė mėngjes. Gjatė natės kanė lėvizur mjete policie, helikopterė, ambulanca. Tre heronjtė janė dėrguar po atė natė nė morgun e spitalit tė Prishtinės. Mbi trupat e tre djemve ishin shenjat dhe gjurmėt e mė shumė se 36 plumbave. Breshėri vdekje. Megjithatė, ishte qėlluar mbi njerėz qė kishin si mision tė koritnin vdekjen. Tė nesėrmen, kur rruga ėshtė liruar, pėrreth vendit ku ishin vrarė djemtė ishin ende forca tė mėdha policore dhe askush nuk lejohej tė afrohej tek vendi i ngjarjes. Shenjat e gjakut dukeshin ende. Gjaku as nuk lahej e as nuk zbardhej. Kishte gėzhoja tė shumta plumbash, qė nuk kishin arritur t’i mblidhnin, xhama tė thyer, prita tė lėna pėrgjysmė, gjithēka si nė njė shesh lufte. Tė rėnėt kishin filluar tė ngjiteshin nė kujtesėn e kombit, vrasėsit ishin ende nė vendin e krimit. 31 Janari ishte dita kur u nda e vėrteta nga dyshimi, kur mes hutisė sė pėrgjithshme ishte shkreptima e ditės sė fundit tė muajit, kur, me gjithė dhimbjen dhe megjithėse ata po quheshin nga instanca zyrtare, qofshin serbe apo shqipfolėse, si terroristė dhe pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, varrimi i tyre ishte i madhėrishėm. Shqiptarėt, nėpėrmjet aktit tė pranisė sė tyre, nė momentin e fundit, sikur donin tė kėrkonin ndjesė qė nuk u kishin besuar mė parė. Akti i ndjesės ėshtė gjithnjė fisnik. Kur ishte nė ēastin e vdekjes, i plagosur rėndė, po ashtu nė njė natė janari, Martiri i madh i Kosovės dhe dalzotėsi i saj, Jusuf Gėrvalla, thoshte: “Nėse ai qė ka qėlluar mbi mua ėshtė shqiptar, kurrė mos u zbuloftė emri i tij”. Andaj edhe unė, me kėtė dhimbje tė Jusuf Gėrvallės, po e mbyll kėtė fejton timin.

BEDRI ISLAMI

FUND

Marrė nga: pashtriku.org

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 286 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PA TAKTIZIME (II)
E enjtė, 17 maj 2012 - 14:07
PJESA E DYTĖ 15. FORMIMI I QENDRĖS EKZEKUTIVE NĖ LUDWIGSBURG Si ėshtė quajtur organi mė i lartė i Lėvizjes nga 15 janari 1983 e gjer mė 3 mars 1984? ...
PA TAKTIZIME (I)
E martė, 15 maj 2012 - 09:04
1. Faridin Tafallari 2. Si nuk mė njihke? - Jam nipi i Dajės Ramadan 3. E marrė me mend se ē'mundime ke pasur 4. Lėvizjes nė Kosovė t’u jepet lidhja me ...
MBI SHEMBĖLLTYRĖN ATDHETARE TĖ XHEVAT AJVAZIT
E dielė, 13 maj 2012 - 10:27
Ne idealistė , e nisėm revolucionin, Ju trimat e UĒK, e bėtė luftėn ēlirimtare, Tė pandėrgjegjshmit sot po shkelin mbi revolucionin dhe luft...
Ilir Konushefci - Mėrgimi
E enjtė, 10 maj 2012 - 21:02
UĒK, Kosovė, Hero, shqiptar e atdhetar, kjo ishte biografia e Ilir Konushevcit-Mergimit Heroi i Kombit Ilir Konushevci, ėshtė pjesė e debateve dhe shkri...
LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN I MBETĖRISĖ...
E merkurė, 09 maj 2012 - 16:54
Studiuesi Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, Tekst-Testament arkival tė Aleksandėrit tė Madh, e qė nė shqip thotė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi