Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Im gjysh, Tahiri
Publikuar më 05 shkurt, 2012 nė orėn 21:48 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shpalime historike

Nёse nё letёrsi nuk hyn dhe jeta jote,
atёherё ti nuk di ē’tё shkruash.
(Dritёro Agolli)

Im gjysh, Tahiri, paraqet histori nė vete. Po, po, ore tё keqen vёllai, histori e shkuar historisё. Edhe pse nuk pata fat ta njihja e ta mbaja mend pёr tё gjallё, mė la pa i mbushur dy vjet tё plota, pėr tė mėsova shumė e shumё. Siē mė tregonin tė tjerėt mė vonė, ai mė kishte dashur aq shumė saqё e zinte gjumi mbi kaptellin e djepit tim, tё zbukuruar me rruaza ngjyrё qielli e me dhёmbin e ujkut, mjete pёr ta luftuar syrin e keq, duke mė pėrkundur e duke mė nanurisur kėngė tė ndryshme trimėrie. Kėngėn e Ahmet Delisė dhe atё tė Azem Galicės i kishte pasur nё maje tё gjuhёs si hoxha shehadetin. Atё, madje, e pata edhe nun, mё pagёzoi me emrin qё i flinte nё shpirt.

Tahir Shaban Tahiri (1894- 1958)
Trungё i lashtё trimёrie, urtёsie e bujarie

Tahiri kishte ardhur nё kёtё botё nė janarin e egёr e me borёn deri mbi ēati tё vitit 1894. Galica e tij asokohe numёronte hiē mё shumё sё shtatё shtёpi tё vogla pёrdhese, strukur tek kёmbёt e Sukёs sё Madhe, bri Kёrshit tё Hutit. Qe i biri i Shaban Tahirit, kryeplakut galicas, i cili shquhej pėr urtėsi, burrėri, trimёri e bujari. Oxhaku i Shaban Tahirit qe bёrё i njohur nė gjithė Drenicėn heroike a emri i kishte vajtur edhe mё larg.

Rrёnjёt gjenealogjike tё kėsaj familjeje, sigurisht, duhet tё shkojnё edhe mё tej nё mugёtirat e historisё, por tё gjitha rrёfimet e mё tё moshuarёve ndaleshin e pёrfundonin pikёrisht te Tahiri i parė, i cili kishte tre djem: Halitin, Selmanin (i shpёrngulur nё Rashincё tё Shtimes) dhe Tahirin. Edhe Tahiri i dytё pati tre djem: Jonuzin, Xhemėn dhe Shabanin. Jonuzi pati vetёm njё vajzё, Hanifen, tё martuar nё Vllahi tё Shalёs sё Bajgorёs, Xhema njё djalё e dy vajza, Kamerin, Hatёn e Shotёn, kurse Shabani tre djem e dy vajza: Smailin, Tahirin, Qerimin, Hamiden dhe Zojёn.

Nuk thuhet kot: dardha bie nёn dardhё. Rrugёs sё mbarёsisё, trasuar nga tё parёt, kishte ecur edhe Shabani, i cili trashёgoi njё pasuri tё madhe pronash, si ara, livadhe, kullosa e male dhe mbi 150 copė krerė bagėti. Dhitė dhe delet e tij vargoheshin qė nga oborri i shtėpisė e deri nė krye tė Drumit, nė Breg, siē e quajnė vendėsit vargmalin nga ana verilindore qё katundit i qёndron mbi kokё si kurorё nusёrie. Nė odėn e tij prej guri, punuar nga mjeshtёr tё njohur dibranё, gjenin sofrėn shtruar, natėn e ditėn, tė gjithė: miqtė e dashamirėt, lypsarėt e skamnorėt, udhėtarėt e nevojtarėt, trimat e luftėtarėt.

Ky burrё babaxhan e sederli i pashoq me gruan e parё nga Syrigana, qё i vdiq pa e mbushur motin, pati vetёm njё vajzё, Hamiden, kurse pёr sё dyti qe martuar me Zyhėr Perēukun nga Cecelia dhe patėn tre djem: Smajlin, Tahirin e Qerimin dhe njё vajzё: Zojėn.

Nga Galica nё Galici

Mirėpo, Tahiri veēohej prej tė tjerėve. Ai, nė vend tė shatit e parmendės, parapėlqente pushkėn, atin dhe vizitat nėpėr miq e nёpёr shokė. I pėlqente tė bėnte edhe punė tė rrezikshme e tė ndaluara, merrej me tregtimin e duhanit kaēak. Punėtor i pashoq ishte i vėllai, Smajli. Dhe, mu pėr kėtė arsye, dy herė vajti ushtar, njėherė pėr vete e herėn e dytė pėr Smajlin, bedel. Kjo e fundit i kushtoi shumė, gati e pagoi me kokё. Shkoi vullnetar (gjynli). Gjatė vitit 1917 shumė djem shqiptarė vajtėn xhynli dhe humbėn e u tretėn nė dhera tė huaja. Kёshtu, vetёm nga Galica, qė atėbotė nuk kishte mė tepėr sė njėzet shtėpi, shkuan pėr tė luftuar pėr tė tjerėt njėmbėdhjetė veta, prej tė cilėve arritėn tė kthehen vetėm dy (Tahir Shabani e Hajdar Salihu), kurse diku nė Karpate, tё gjallё a tё vdekur, mbetėn:

1. Fazli Zena,
2. Islam Fetahu,
3. Ramė Sajdia,
4. Qerim Haziri,
5. Mursel Rexha,
6. Dush Rexhepi,
7. Ramadan Lahu,
8. Bellė Ferizi dhe
9. Mujė Aliu

Pra, pas shumė pёripecish e rropatjesh nėpėr frontet e luftėrave ruso- turke, kishin vajtur deri nė Galici, rajon historik nё veriperёndim tё Spanjes, nё brigjet e Atlantikut, arriti tė kthehej nė vendlindje, nё Galicė. Ishte fundi i vitit 1922. Tė ėmėn plakё e takoj duke i kullotur qengjat nё lёndinёn e varreve dhe e shkreta nuk e njohu djalin e vet. E ku ta njihte e uruara, kur kishin kaluar plot pesё vjet pa marrё asnjё lajm prej tij dhe tashmё tё gjithё ishin pajtuar me humbjen e tij?! Erdhi me ca rroba tjetёrfare e me njё kapuē tё kuq nё kokё. Ah, ē’kishin hequr tё gjorёt. Aman, aman, lёre mos e nga! Luftёra e beteja tё pandёrprera. Fyt mё fyt e singi mё singi. Sa e sa herё e kishin parё vdekjen me sy. Shumica edhe ishin vrarё e ishin bёrё ushqim pёr korbat e uritur. Me javё tё tёra veē me lena lisi bungu kishin majtur shpirtin gjallё. Edhe ky ishte zёnё rob dhe kishte hequr tё zitё e ullirit...

Sa ishte atje kishte parё e dėgjuar se si shkruanin gazetat e si komentohej lufta e Azem Galicės. Njё ditё, njё oficer turk, me gazetё nё dorё, nё tё cilёn shkruante se Azem Galica po fluturon, e kishte nxjerr kёtё nga rreshti, meqё e dinte se ishte i kёsaj ane, dhe e kishte pyetur:

- A ёshtё e vёrtetё se Azem Galica fluturon me gjithё kalё?

- Jo, ore, jo, unё e njoh mirё, edhe ai ёshtё njeri i zakonshёm si tё gjithё ne, veēse ёshtё trim qё nuk e duron tё huajin nё vatёr dhe mbi tё gjitha e do lirinё- i kishte thёnё ky gjakftohtё.

- Po, edhe nёse fluturon dhe e ha hekurin me dhёmbё, more qafir, do ta kapin tё gjallё!- ia kishte kthyer oficeri i xhindosur pёr zhvlerёsimin e lajmit gazetaresk nё sy tё tё gjithёve.

Dhe, kur arriti nё Galicё, tё gjithё ngarenden pёr ta vizituar e pёr ta pyetur pёr ato vjet tё zeza e pёr tё tjerёt qё nuk ishin kthyer. Vajti edhe vetё Azem Galica Pasi u ēmallen mirё e mirё, zuri t’i tregonte fije pёr pe se ēka kishin shkruar gazetat e ēka thoshin oficerėt turq se si Serbia po pėrgatitej me tė gjitha forcat pėr ta zhdukur nga faqja e dheut Azem Galicėn dhe shtetin e tij tė quajtur Arbėri e Vogėl. Azemi, duke e kuptuar merakosjen e tij, duke qeshur i tha: O Tahir burri, edhe unė e di qė njė ditė do tė vritėm, por nuk kemi ku tė shkojmė pėrtej shtėpive tona. Ti pusho e merre veten se vėrtet keni hequr shumė nė ato luftėra tė zeza pėr tė huajt, ashtu ėshtė kur fuqitė e mėdha e kanё nё dorё fatin e popujve tё vegjёl.

Dhe, nuk shkoi shumė gjatё e Arbėria e Vogėl u dogj flakė. Tahiri atė ditė, meqė ishte festa e Bajramit tё Vogёl, kishte shkuar nė Ēubrel, tek e motra, Hamidja, e cila ishte e martuar pėr Shaban Ēitakun. Kur kishte krisur topi i parė, ende pa aguar, ai kishte bėrė brof nga shtrati dhe kishte britur: Ah, medet, medet, dreqi mė ēoi me ardhė kėtu, sot mbaroi Galica ime!

Vėrtet ashtu edhe kishte ngjarё. Brenda ditės sė 15 korrikut 1924 ēdo gjė u bė shkrumb e hi. Nė atė betejė iu kishte vrarė edhe babai, Shabani Tahiri 86 vjeēar, i cili si kryeplak mjekёrrbardhё i kishte marrė gratė e fėmijėt pėr t’i pėrcjellė jashtė rrethimit. Por, kot. Cerberėt karpatianė i kishin pushkatuar qė tė gjithė, mu para shtėpisė sė tij, te Ftojtė e Tahirit. Atė ditė, andej tek po kalonte Arat mbi Baltak, ishte vrarė edhe i vėllai, Qerimi, i cili ato ditė bёhej gati tė martohej me tė fejuarėn nga Kolla.

* * *
Pra, epilogu i tė vrarėve dhe tė plagosurėve tė asaj dite ėshtė si mė poshtė:
Nė Galicė: tė vrarėt:

1. Bahtir Beka,
2. Hasan Lahu,
3. Ismail Lahu,
4. Mursel Ferizi,
5. Sylė Sahiti,
6. Selman Ademi,
7. Sadri Ahmeti,
8. Sinan Ahmeti,
9. Ferat Hyseni,
10. Sherif Rrahmani,
11. Mehmet Rrahmani,
12. Hamide Rrahmani,
13. Osman Mehmeti,
14. Hajdin Osmani,
15. Rrustem Behrami,
16. Jashar Behrami,
17. Veli Halili,
18. Avdi Halili,
19. Shaban Tahiri,
20. Qerim Shabani,
21. Kamer Xhema,
22. Sylė Idrizi,
23. Hazir Fetahu,
24. Sinan Ujkani,
25. Nezir Beqiri,
26. Zahide Beqiri,
27. Beqir Beqiri,
28. Hys Popova- Popovė,
29. Bajram Delia- Tėrnafc,
30. Sinan Aēareva-mysafir,
31. Isa Shabani- Rashan,
32. Abaz Bajrami- rom,
33. Shak Bajrami- rom,
34. Ibrahim Bajrami- rom dhe
35. Man Bajrami- rom.

Tė plagosurit:

1. Rexhep Dauti,
2. Xhemail Lahu,
3. Ahmet Hajra,
4. Abdulla Zena,
5. Hamzė Zena,
6. Hashim Bahtiri,
7. Halit Syla,
8. Rushit Syla,
9. Riza Valia,
10. Murat Velia,
11. Zymber Salihu,
12. Rrustem Hamza- Hodiqi nga Klina,
13. Brahim Ferizi dhe
14. Hajrush Ahmeti.

Nė Lubovec: tė vrarėt:

1. Halit Bajrami,
2. Murat Bajrami,
3. Asllan Bajrami,
4. Bajrush Bajrami,
5. Salih Xhemaili,
6. Sadik Rama,
7. Qerim Shashi,
8. Zyhėr Miftari,
9. Behram Delia,
10. Cek Ismaili,
11. Xheladin Veliu,
12. Tafil Jetullahu,
13. Zenun Sherifi,
14. Maksut Islami,
15. Tahir Islami,
16. Islam Neziri,
17. Demė Beqiri,
18. Zeqė Beqiri,
19. Idriz Isufi,
20. Shaban Ademi,
21. Kurt Osmani,
22. Mustafė Abazi,
23. Selman Beqiri,
24. Bajram Koshtova- mysafir.

Tė plagosurit:

1. Bahtir Osmani,
2. Istref Kadriu,
3. Emin Hasani dhe
4. Avdulla Kadriu.

Nė Mikushnicė: tė vrarėt:

1. Ismail Manxholli,
2. Ahmet Manxholli,
3. Mehmet Manxholli,
4. Jashar Behrami,
5. Ali Behrami,
6. Halil Behrami,
7. Sadik Behrami,
8. Hafie Avdiu (5 vjeēare),
9. Bahtie Avdiu,
10. Rexhep Hyseni,
11. Cenė Muharremi,
12. Sadik Salihu.
13. Ujkan Mehmeti,
14. Mehmet Alia,
15. Munish Ademi,
16. Bajram Sahiti- nip nga Baica,
17. Ajete Sadriu,
18. Hasime Musliu,
19. Bajram Barja,
20. Hajzer Barja,
21. Sadik Rrahmani,
22. Sadri Zeneli,
23. Salih Fazliu.

Tė plagosurit:

1. Bajrma Avdiu,
2. Milazim Sejdiu,
3. Shaqir Oamani,
4. Ukė Ramadani,
5. Hanife Avdiu,
6. Shesivar Ademi,
7. Ahmet Salihu dhe
8. Istref Avdiu.

Luftё me ēetnikёt

Tahiri, pėr shkak tė zezonave, qё, si rrodhet deleve, nuk iu shqitёn kёmbёsh, u detyrua tё martohej nė moshė tė shtyer. Pėr grua mori njė vajzė tė urtė e punėtore, Fatimen, nga dera bujare e Tafė Ramiqit tė Klinės sė Poshtme. Nė fillim fati e shqelmoi keq, shtatё fėmijė i vdiqėn radhazi. Megjithatė, edhe pse me vonesё, krijoi familje, iu rritėn pesė fėmijė: Fazilja, Mehmeti, Jonuzi, Sheremeti dhe Zahidja.
Pas Epopesё sё lavdishme tё Arbёrisё sёVogёl, Galica, pėr disa vjet rresht, sikur u shua fare nga faqja e dheut. Mirėpo, burrat e saj, si feniksėt, ringjalleshin nga hiri i vet. Dhe, sėrish farė e trimėrisė bulėroi mbi shkrepat e gjakosur arbėror.

Gjatė viteve 1941-‘44, pėrreth Kosovės vepronin banda tė shumta ēetnikėsh. Nė afėrsi tė Mitrovicės vepronte divizioni Ēetnik i Ibrit, nėn komanden e Zhika Markoviqit. Mė 15 nėntor 1941 ata provuan pėr tė depėrtuar edhe nė trojet shqiptare, sulmuan Artakollin. Mirėpo, populli ynė, me kohė kishte formuar grupe tė mėdha luftėtarėsh vullnetarė qё iu kundėrvuan suksesshёm zuzarёve tinёzarё. Ata, tė udhėhequr nga tribuni Shaban Palluzha e strategu Mehmet Gradica, arritėn t’i dėbojnė hordhitė e egra shfrenuese nga trojet e lashta stёrgjyshore.

Galicasit nuk u ndalёn me kaq, ata vazhduan edhe mė tutje. Grupe-grupe vajtėn nė luftėrat e Kolashinit, tё Sanxhakut, tё Pazarit tė Ri e deri te Rashka. Njė kohė tė gjatė qėndruan nė katundin Ēifllak. Atje u dalluan si luftėtarė:

1. Ahmat Galica,
2. Rifat Galica,
3. Vesel Haxha,
4. Halit Syla,
5. Hasan Sinani,
6. Zenel Neziri,
7. Tahir Shabani,
8. Hajrullah Haziri,
9. Jahush Haxha,
10. Zenel Haxha,
11. Milazim Osmani,
12. Tafil Islami,
13. Vesel Ferizi,
14. Vesel Ujkani,
15. Sahit Syla,
16. Hashim Bahtiri,
17. Ukshin Halili,
18. Halil Alia,
19. Hajriz Syla,
20. Brahim Ferizi,
21. Murat Velia,
22. Hamzė Zena,
23. Ajet Kamberi etj.

Prej tyre, atje ra dėshmor Halit Syla. Nė tė gjitha kėto aksione e beteja fitimtare, tė cilat, po mos t’i pengonin forcat gjermane do tė shkonin deri nė Rashkė, mori pjesė dhe u dallua pёr trimёri e strategji edhe Tahir Shabani. Madje, prej andej ai solli edhe pushkėn e Halit Sylės. Po, se me tё kishin vajtur nё mbrojtje tё vёllezёrve shqiptarё dhe myslimanёve tё rrezikuar deri nё shfarosje prej ēetnikёve tё Drazho Mihajloviqit e tё Zhika Markoviqit. Atje kishin luftuar e qёndruar me javё e me muaj. Nёn udhёheqjen e Ahmat e Rifat Galicёs ata kishin arritur ta merrnin edhe Gjorgjevo Stubёn, pikёn mё strategjike, njё kodёr e mallkuar nga e cila varej fati i Pazarit tё Ri. Shaban Palluzha qe gёzuar shumё pёr atё fitore madhёshtore dhe, nё sy tё tё gjithёve, kishte thёnё: U lumtё, o Galicё, se gjithmonё jeni kanё e keni me kanё!

“Si sot na kujtohet dita kur u nisёn,- thonё pёrnjёherёsh bijtё e Halitit, Hajrizi dhe Syla. Babai ishte zgjuar herёt dhe po e rregullonte kulmin e hambarit. Ne bёheshim gati pёr ta korrur misrin tё trualli i Azem Galicёs. Mixha Tahir erdhi kёsajde, tё tjerёt pritnin te Lisat e Kodrёs. Bashkё u nisёn. I pёrcollёm me sy deri larg pёrtej Llubureve dhe mё ai nuk u kthye, as i gjallё, as i vdekur. U kthye pushka e tij krenare, e ktheu kushёriri dhe bashkёluftёtari i tij mё i afёrt, mixha Tahir” -1.

Tahir Shaban Tahiri nё katund gёzonte autoritet tё madh. Ishte kryeplak thuajse i pёrhershёm, ngase ishte i drejtё, sypatrembur dhe besnik i pathyeshёm. Kёto i kishte dёshmuar denbabaden. Ta zёmё, herёn e parё, kur u kthyen nga Kolashini, me vete sollёn bagёti tё shumta dhe qё tё gjitha i patёn grumbulluar pёrreth plemёs sё tij. Dhe, tё nesёrmen, kur i ndanё, ky nuk e mori asgjё. Paskёtaj, ai, me zgjuarёsinё e gojёёmbёlёsinё tij mahnitёse, pajtonte plagё e zemra njerёzish.

Nё Brigadёn e Shaban Palluzhёs

Edhe kur plasi lufta nė Kosovė, Tahiri nuk e hoqi pushkėn nga krahu. E donte shumё tё bekuarёn, atё trohё dhjam qё e ruante nёn trarin e blozuar e ndante bashkё me tё. Ishte njё martinё gacatore qё kurrё nuk e kishte tradhtuar. Ku shihte syri, qёllonte plumbi. Qytёn e kuqrremtё prej druri arre e kishte zbukuruar pёr shtatё palё qejfe, saqё tё gjithё e lakmonin. Pёr tё qenё ishte edhe kalorёs i mirё, e kishte njё kali qimekuq e me balosh tё bardhё nё ballё, tё cilin ia konfiskuan partizanoēetnikёt nё fundvitin 1945. Kishte njё shtat mesatar, por tё drejtё e tё lidhur deng. Si zeshkan qё ishte, plisi i bardhё, i mbёshtjellё me shallin ngjyrё kafeje, tirqit galana e xhamadani prej shajaku tё zi me sumbulla kadifeje sipёr kёmishёs prej pёlhurёs sё bardhё, i shkonin pёr mrekulli. Tamam malёsor i motit, me sull e me kanun.

Bashkė me galicasit e tjerė i qėndruan besnikė Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar, qё nё kёto troje kurrё nuk rreshti sё vepruari. Pas shuarjes sė Brigadės sė Shaban Palluzhės, ata tё gjithё tok gati e pėsuan shfarosjen. U zbuluan nė tunelin nėn Sukėn e Madhe tё Galicёs, ku ishin pozicionuar pёr tё mos iu dorёzuar shushunjave gjaketura, qё, tё maskuara me lёkura qengjash, shqynin me dhёmbё ujqёrish. Atё ditё kobtare, mё 9 mars 1945, para tytave tё cerberёve karpatianё e panё vdekjen me sy kёta galicas:

1. Rexhep Dauti
2. Nuredin Dauti,
3. Selim Dauti,
4. Halim Hasani,
5. Ukshin Halili,
6. Islam Ismaili,
7. Ahmet Shaqiri,
8. Abdullah Zena,
9. Hamzё Zena,
10. Musli Veliu,
11. Rizah Veliu,
12. Liman Sherifi,
13. Hajrullah Haziri,
14. Fetah Haziri,
15. Tafil Islami,
16. Tahir Shabani,
17. Rrahim Shabani,
18. Rushit Syla,
19. Idriz Syla,
20. Hajriz Haliti,
21. Sylё Haliti,
22. Ferat Brahimi,
23. Latё Brahimi,
24. Shaban Shabani dhe
25. Sefedin Osmani -2.

“Njё prej detyrave prioritare e UNĒJ ishte kapja e kryengritёsve tё Drenicёs qё ishin tё shpёrndarё nё grupe tё mёdha e tё vogla. Batalioni 3 partizan, nё kёtё rajon, mё 7 mars 1945, dikton se nё fshatin Galicё ishin fshehur njё grup ballistёsh qё asesi nuk ziheshin. Mё 9 mars kapen 5 veta, duke iu ēuar ushqim ballistёve dhe gjatё pёrdorimit tё torturave kallxojnё se janё fshehur 27 ballistё tё armatosur nё njё zgafellё tё minierёs sё magnezitit nё Galicё. Pasi qё kryengritёsit rrethohen nga forcat partizane, dorёzohen dhe dёrgohen nё Skёnderaj tek organet e OZN-sё. Kryengritёsit dorёzojnё dy pushkamitralezё, 5 automata, 20 pushkё, 300 fishekё dhe 70 bomba dore -3.

Mirėpo, fati si ēudibėrės i madh, i mėshiroi nė ēastin e fundit. Sakaq, aty ia bėhu malazezi i Taraxhės, Jovan Kovaēeviqi, tė cilin Rexhep Dauti e kishte shpėtuar nga gjermanėt. Ai nuk e kishte harruar tё mirёn dhe i liroi tё gjithё galicasit nga pushkatimi. Ata i dėrguan nė Skėnderaj dhe prej andej, ca i liruan, ca i nisёn pėr nė frontin e Sremit. Atje ngeli pėrjetė Sefedin Osmani...Njё grup e degdisen pёr nё Tivar. Nё mesin e tyre ishte edhe Ajet Kamberi, i cili e mbijetoi golgotёn...Tahiri, ishte nё mesin e tё moshuarve qё u liruan dhe u kthyen nё shtёpitё e veta.

Vlen tė theksohet se as Reforma agrare serbe nuk pati sukses nė Galicė. Kėshtu, gjatė gjithė historisė sė kėsaj mortaje tė zezė, nė Galicė u vendosėn vetėm gjashtė kolonistė: katėr nga Mali i Zi (Vuēetiq Spasoje, Raduleviq Ilija, Baniqeviq Bajo, Jabllanoviq Milujko), njė nga Hercegovina (Lekiq Jovani) dhe Kitanoviq Stanko nga Serbia -4.

Siē e thashё edhe mё herёt, meqё galicasit i besonin shumё, sёrish e zgjodhёn kryeplak katundi Tahir Shaban Tahirin. Njё pёrkrahje tё veēantё e kishte edhe nga hoxha dhe dijetari mendjehollё Vesel Haxha. Mos tё harrojmё se nё aksionin famёkeq tё mledhjes sё armёve, organizuar nga satanai gjakpirёs, Aleksandёr Rankoviqi, dimrin e acartё tё vitit 1956, Tahiri nuk e dorёzoi pushkёn e tij besnike, e gjeti njё tё keqe e tё ndryshkur, sa pёr tё thёnё e pёr ta mbyllur atё plagё vrastare, e cila la pasoja tё rёnda e tё papara ndёr shqiptarё.

Tahiri ishte kultivues i njohur i duhanit, tё cilin edhe e pinte shumё. Atё bimё e pёrpunonte mirё e kujdesshёm, vetё e mbillte, e vilte, e bёnte vergji, e thante dhe e grinte me briskun qё e mbante anzё. Herё- herё, kur jepte rendimente mё tё larta, njё sasi e dёrgonte nё depot e grumbullimit nё Skёnderaj. Edhe ditёn qё ndėrroi jetė, nė javėn e dytė tė shtatorit, tė vitit 1958, kishte bёrё vargoj duhani. Dhe, siē mё tregon shpesh nёnё Nazifja, unё atё ditё, dy- tri herё ia kisha nxjerr penin nga tufa e fletёve tё mbledhura...Ai ishte kёnaqur mё mua dhe nuk ishte nervozuar fare...Kishte dhёnё shpirt sa ēel e mshel sytё, siē i thonё njё fjale. Sigurisht ka pasur infarkt. U varros nė Galicėn e tij tė dashur, me nderime e me pikёllim tё paparё nga farefisi, nga bashkёvendasit, nga miqtё e nga dashamirёt e shumtё
Lavdi pёr jetё tё jetёve tim gjyshi, Tahir Shaban Tahirit!

Fusnotat:

1. Bedri Tahiri: DRENICA- njё shekull trimёrie, Prishtinё, 2005, f.48- 49
2. Bedri Tahiri, Pёrjetёsia, Rilindja, Prishtinё, 2000, f. 27
3. Nezir Ēitaku, Drenica nё shekuj, Ulqin, 2007, f .441
4. Dr. Milorad Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi 1918- 1941, Prishtinė, 2005, f. 133.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 397 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
PA TAKTIZIME (II)
E enjtė, 17 maj 2012 - 14:07
PJESA E DYTĖ 15. FORMIMI I QENDRĖS EKZEKUTIVE NĖ LUDWIGSBURG Si ėshtė quajtur organi mė i lartė i Lėvizjes nga 15 janari 1983 e gjer mė 3 mars 1984? ...
PA TAKTIZIME (I)
E martė, 15 maj 2012 - 09:04
1. Faridin Tafallari 2. Si nuk mė njihke? - Jam nipi i Dajės Ramadan 3. E marrė me mend se ē'mundime ke pasur 4. Lėvizjes nė Kosovė t’u jepet lidhja me ...
MBI SHEMBĖLLTYRĖN ATDHETARE TĖ XHEVAT AJVAZIT
E dielė, 13 maj 2012 - 10:27
Ne idealistė , e nisėm revolucionin, Ju trimat e UĒK, e bėtė luftėn ēlirimtare, Tė pandėrgjegjshmit sot po shkelin mbi revolucionin dhe luft...
Ilir Konushefci - Mėrgimi
E enjtė, 10 maj 2012 - 21:02
UĒK, Kosovė, Hero, shqiptar e atdhetar, kjo ishte biografia e Ilir Konushevcit-Mergimit Heroi i Kombit Ilir Konushevci, ėshtė pjesė e debateve dhe shkri...
LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN I MBETĖRISĖ...
E merkurė, 09 maj 2012 - 16:54
Studiuesi Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, Tekst-Testament arkival tė Aleksandėrit tė Madh, e qė nė shqip thotė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi