Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“JU FLET ZĖRI I AMERIKĖS’’
Publikuar më 06 shkurt, 2012 nė orėn 01:38 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
ME RASTIN E 70-VJETORIT TĖ THEMELIMIT

Washington, D.C. -- Nė 70-vjetorin e themelimit tė tij Zėri i Amerikės, njė zė ky qė njihet shumė mirė nga dėgjuesit dhe shikuesit shqiptarė kudo nė trevat e kombit shqiptar nė Ballkan po shikon drejt sė ardhmes sė tij. Drejtori i Zėrit tė Amerikės, Zoti Dejvid Ensor tha me kėtė rast se enti amerikan i transmetimeve ndėrkombėtare qė ai drejton ėshtė duke shikuar nga e ardhmja nė mėnyrė agresive me programe tė reja, tė cilat do tė bėjnė qė ky ent lajmesh dhe informacioni tė mbetet gjithnjė njė burim i rėndėsishėm lajmesh pėr shoqėri tė mbyllura, siē ėshtė Irani.

Duke folur para gazetarėve tė Zėrit tė Amerikės nė Uashington, Zoti Ensor pėrmendi disa programe dhe iniciativa tė reja qė do tė ndėrmarrė Zėri i Amerikės, pėrfshirė programin televiziv pėr Burmėn, njė video blog shumė popullor qė shikohet nga mė shumė se 7 milion veta nė Kinė, zgjėrimin e programeve televizive pėr Iranin dhe planet pėr njė program televiziv drejtuar Rusisė.

Zoti Ensor tha se Zėri i Amerikės, si transmetues i dikurshėm me famė i lajmeve gjatė luftės sė ftohėt “mbetet edhe sot aktual, ashtu siē ishte mė 1 Shkurt, 1942, qė nė tė vėrtetė ėshtė data e transmetimit tė parė me valė tė shkurtėra tė Zėrit tė Amerikės drejtuar Gjermanisė.’’
I krijuar nga qeveria federale e Shteteve tė Bashkuara nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore, Zėri i Amerikės me dekada, sidomos gjatė Luftės sė Ftohėt tė periudhės komuniste, ėshtė zhvilluar dhe zgjėruar nė njė organizatė globale transmetimesh tė lajmeve e komenteve me media tė ndryshme, radio, televizion dhe internet – duke transmetuar lajme nė mėnyrė tė balancuar dhe gjithėpėrfshirse -- pėr tė cilat ky ent ėshtė i njohur, nė dyzina gjuhė tė ndryshme, pėrfshirė edhe shqip -- e qė sot llogaritet tė tėrheq mbi 141 milion, dėgjuesė, shikuesė e lexuesė ēdo javė, anė e mbanė botės.

Transmetimi i parė i Zėrit tė Amerikės, 70-vjetė mė parė, drejtuar Gjermanisė naciste, vetėm disa javė pas sulmit japonez kundėr Amerikės nė Havai, pėrcaktoi tonin dhe karakterin e kėsaj radioje me famė botėrore pėr vitet dhe dekadat e ardhėshme. Transmetimi i parė i Zėrit tė Amerikės, me 1 Shkurt, 1942 filloi me kėto fjalė: ‘’Kėtu ju flet njė zė nga Amerika.’’ Transmetimi i parė me valė tė shkurta vazhdoi duke u premtuar dėgjuesve se: “Lajmet mund tė jenė tė mira, ose lajmet mund tė jenė tė kėqia. Ne do t’u themi tė vėrtetėn.’’

Sipas njė njoftimi tė Zėrit tė Amerikės pėr median me rastin e 70-vjetorit, Drejtori i 28-tėt i Zėrit tė Amerikės, Zoti Dejvid Ensor tha se enti qė ai kryeson vazhdon tė veprojė dhe tė punojė nė bazė tė atij premtimi, 70-vjetė mė parė, duke transmetuar tė vėrtetėn, nė mėnnyrė objektive dhe gjithėpėrfshirėse si atėherė dhe sot.
Puna e gazetarėve tė Zėrit tė Amerikės nė gjuhė tė ndryshme, pėrfshirė edhe programin nė gjuhėn shqipe, drejtohet -- mesa di unė si asnjė ent tjetėr lajmesh nė botė – nga njė ligj i quajtur Karta e Zėrit tė Amerikės, njė ligj ky qė ėshtė nėnshkruar nga ish-Presdienti Xherald Ford mė 1976. Sipas kėtij ligji -- “Zėri i Amerikės do tė shėrbejė pa pėrjashtim, si njė burim i besueshėm dhe autoritativ lajmesh. Lajmet do tė jenė tė sakta, objektive dhe tė gjithanshme. Zėri i Amerikės do tė paraqesė Shtetet e Bashkuara nė mėnyrė tė qartė dhe objektive dhe do tė paraqesė gjithashtu debate e diskutime tė pėrgjegjėshme tė politikės amerikane.”
Gazetarėt e Zėrit tė Amerikės varen gjithashtu edhe nga Kodi i Gazetarisė, e i cili pėrcakton standardet dhe praktikat pėr transmetimin e lajmeve tė sakta, objektive si dhe pėrdorimin e burimeve tė ndryshme, pėr tė siguruar se pėrmbajtja e lajmeve ėshtė e saktė, e balancuar nga pikėpamja e mendimeve tė ndryshme, si dhe duke paraqitur lajmin nė kontekstin e duhur dhe nė mėnyrė tė pa-anshme. Megjithėse kishte filluar transmetimet mė 1942, Zėri i Amerikės hodhi hapa tė rėndėsishėm pėr tu bėrė transmetuesi kryesor i lajmeve vetėm gjatė 60-ave dhe 70-ave, ndėrkohė qė u zgjėruan programet nė gjuhė tė ndryshme dhe u vendosėn qėndrat teknike transmetuese pėr ritransmetim, anė e mbanė botės. U shtuan burimet njerėzore dhe financiare pėr mbledhjen dhe verifikimin e lajmeve dhe u rrit numėri i korrespondentėve qė raportonin nga vendi i ngjarjes e nga tė gjitha kontinentet e botės. Kur mė 1969, astronauti amerikan Neil Armstrong zbriti nė Hėnė, pothuaj 800-milion veta, anė e mbanė botės, ndėgjuan kėtė lajm historik nga Zėri i Amerikės. Nga pikpamja teknike, Zėri i Amerikės ishte i pari transmetues ndėrkombėtar qė mė 1977 pėrdori satelitėt pėr tė transmetuar programet nga studiot nė Uashington, fillimisht nė ishullin Rodės tė Greqisė, pėr programet e Zėrit tė Amerikės drejtuar Evropės dhe Lindjes sė Mesme e mė vonė nga vende tė tjera strategjike.
Nga pikpamja programore, megjithėse nuk ka asnjė ent i njė madhėsie tė tillė qė nuk bėn gabime, Zėri i Amerikės rriti kredibilitetin e tij nė sytė e dėgjuesve me transmetimet objektive dhe tė paanshėme gjatė dy ngjarjeve qė kishin tronditur Shtetet e Bashkuara – lufta nė Vjetnam dhe kriza kushtetutore, e njohur si skandali Uotergejt. Lajmet dhe analizat nė lidhje me kėto ngjarje jo vetėm qė u lavdėruan nga shtypi amerikan i kohės, por edhe nga dhjetėra mijėra dėgjuesė anė e mbanė botės tė cilėt shkruan letra pėr tė shprehur admirimin e tyre pėr mbulimin objektiv dhe tė gjithanshėm tė kėtyre ngjarjeve nga Zėri i Amerikės.
Gjatė gjithė periudhės sė luftės sė ftohėt, programeve tė Zėrit tė Amerikės u bėhej zhurmė nga sovjetikėt dhe nga vendet e tjera satelite pėr tė penguar penetrimin e tyre pėrtej perdes sė hekurt. Shqipėria, me sa jam i informuar, nuk ėshtė pėrpjekur tu bėjė zhurmė programeve tė Zėrit tė Amerikės, pasi si asnjė vend tjetėr, regjimi hoxhist kishte nė fuqi ligje qė dėnonin rėndė po tė hetohej dikush se dėgjonte Zėrin e Amerikės.
Nė njė pėrpjekje pėr tė modernizuar programet dhe mjetet teknike transmetuese, nė vitin 1983, ish-Presidenti Ronald Reagan rekomandoi njė buxhet plan prej mė shumė se njė miliard dollarėsh pėr modernizimin e Zėrit tė Amerikės, qė ishte pjesė e strategjisė sė tij pėr t’i bėrė presion botės komuniste pėr ndryshime, e qė ēoi mė nė fund nė rrėximin e Murit tė Berlinit dhe nė rėnjen e komunizimit anė e mbanė Evropės Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Rolin e Zėrit tė Amerikės nė informimin e masave anė e mbanė Evropės gjatė 70 vjetėve tė ekzistencės sė tij, e kanė vlerėsuar udhėheqsit amerikanė, si dhe udhėheqės dhe shumė ish-disidentė tė njohur evropiano-lindor, pėrfshirė Vaclav Havel e Lek Valesa. Por ajo qė ka mė rėndėsi ėshtė se programet e kėtij enti i kanė vlerėsuar dhe i vlerėsojnė dėgjuesit dhe shikuesit e rregullt anė e mbanė botės, pėr objektivitetin dhe paanshmėrinė. Lek Valesa ka thėnė se nga kėto transmetime “ne mėsuam se si tė mendojmė tė pavarur dhe tė lirė nga ato qė na servireshin nga shhtypi zyrtar komunist i kohės.”
Edhe seksioni shqip i Zėrit tė Amerikės ėshtė pjesė e pandarė e kėsaj tradite dhe historie krenare prej 70-vjetėsh. Transmetimet shqip kanė filluar mė 1943 pėr tu ndėrprerė mė 1945 dhe kanė rifilluar nė vitin 1951 dhe vazhdojnė sot e kėsaj dite. Megjithėse njė prej regjimeve komuniste mė tronditės dhe mė tė errėt tė Evropės dhe botės, as Shqipėria nuk mund tė mos prekej nga ndryshimet qė kishin pėrfshirė Evropėn nga fundi i 80-ave e fillimi i 90-ave. Nuk besoj se ka ndonjė njeri, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, qė dyshon rolin e Zėrit tė Amerikės nė gjuhen shqipe gjatė asaj periudhe tė zhvillimeve nė Shqipėri, dhe rolin e tij mė vonė, para, gjatė dhe pas ēlirimit tė Kosovės, si edhe pėr informimin e tė gjithė shqiptarėve nė trojet e tyre dhe anė e mbanaė botės. Nga ajo dritare kanė folur udhėheqsit e kombit shqiptarė dhe intelektualėt mė tė dalluar nga tė gjitha trojet, pa dallim. Ky grup heroik gazetarėsh i seksionit shqip tė Zėrit tė Amerikės, me tė drejtė, u vlerėsua para disa vitesh nga ish-Presidenti Moisiu pėr kontributin e dhėnė nė vendosjen e lirisė dhe tė demokracisė nė Shqipėri me njė pllakė nė shėnjė mirėnjohjeje. Shėrbimi shqip i Zėrit tė Amerikės ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė prej seksioneve “yje” tė kėtij enti botėror, duke tėrhequr gjithnjė pėrqindje marramendėse shikuesish e dėgjuesish anė e mbanė trojeve shqiptare, bile edhe sot pas 20 vjetė demokracie.
Mė nė fund, nė kėtė 70-vjetor tė themelimit tė Zėrit tė Amerikės dėshiroj tė kujtoj miqėt dhe ish-kolegėt e mi, tė cilėt kanė punuar nė seksionin shqip tė Zėrit tė Amerikės gjatė 60-ave dhe 70-ave dhe me tė cilėt unė kam pasur nderin dhe privilegjin tė punoj dhe nga tė cilėt -- si shumė mė i ri se ata -- kam mėsuar aq shumė, por qė fatkqesisht nuk janė mė nė kėtė botė me ne. Ata pėrfshijnė Xhevat Kallajxhiun e Talat Karagjozin nga Gjirokastra, Jozef Paskalin e Louis Priftin nga Kolonja, Gaspėr Kiēin e Ruzhdi Dacėn nga Shkodra, Kleanth Mimėn nga Durrėsi, Lulė Vrionin nga Vlora dhe disa tė tjerė qė punonin me afate tė shkurta. Emėrat e kėtyre ndoshta nuk njihen as nuk dėgjohen nga brezi i sotėm i shqiptarėve, por tė cilėt kanė merita tė mėdha pasi ata mbajtėn gjallė atė shėrbim me dekada dhe nepėrmjet valėve tė Zėrit tė Amerikės, u pėrpoqėn tė hidhnin pak dritė nė terrin e burgut tė komunizmit anė e mbanė trojeve shqiptare.

Frank Shkreli

*Autori ka punuar pėr 30-vjetė pėr Zėrin e Amerikės nė detyra tė ndryshme pėrfshirė shef i shėrbimit shqip, nėn-drejtor pėr ish-Bashkimin Sovjetik dhe drejtor i Zėrit tė Amerikės pėr Evropėn.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 233 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Barazia gjinore nė Kosovė
E premtė, 18 maj 2012 - 12:31
Mundėsitė e femrės pėr integrim edhe pengesat „ Me edukatė nga nėna e arsimuar, kemi fėmijė tė edukuar“ Sami Frashėri Nė organizim tė Shoqat...
Nė Zvicėr u pėrkujtuan 29 dėshmorėt e UĒPMB-s...
E martė, 15 maj 2012 - 07:33
Fotoreportazh nga Akademia pėrkujtomore kushtuar dėshmorėve tė UĒPMB-sė Tashmė, jo mė pak se 10 vjetė me radhė, nė Zvicėr, po mbahen Akademi Pėrkujtimor...
TRAGJEDIA GREKE
E enjtė, 10 maj 2012 - 20:50
Forcat politike greke dėshtuan kėtė javė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė formuar njė qeveri tė re. Zgjedhjet e fundit parlamentare pėrfunduan nė njė ngėrē po...
ASTMĖN TIME E KONTROLLOJ, POR SI TA PARANDAL...
E martė, 08 maj 2012 - 09:12
Shoqata e Alergologjisė dhe e Imunologjisė Klinike e Kosovės nesėr nė Prishtinė, me Konference shkencore, do tė shėnojė “Ditėn Botėrore tė Astmės 2012” me ...
NĖN NDIKIMIN E VETĖVRASJES SĖ ARDIAN KLOSIT
E premtė, 04 maj 2012 - 07:13
Vetėvrasja e Ardian Klosit mė kujtoi idenė e njė vėtėvrasjeje: vetėvrasjes sime. Nė rrethana tė caktuara jetėsore jam gjetur dy herė nė tė tilla situata,...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi