Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KONTAMINIMI I MJEDISIT DHE USHQIMI I SIGURTĖ
Publikuar më 07 shkurt, 2012 nė orėn 16:36 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njė nga obligimet parėsore tė institucioneve tė Shtetit, tė parapara me Kushtetuii e me ligje, ėshtė krijimi i njė M JEDISI TĖ SHĖNDOSHĖ E TĖ SIGURTĖ. Kjo ėshtė edhe e DREJTA E TETĖ THEMELORE e paraparė edhe me dokumentet ndėrkombėtare tė mbrojtjes sė tė drejtave tė konsumatorit, e po bindemi se do tė jetė njė nga kushtet kryesore edhe pėr Integrimet Europiane.

Shumė ekspertė, analistė ja ambientalistė me pėrvojė do ta kenė vėshtirė tė zhbėjnė informatėn pėr kontaminimin e tokės bujqėsore me qė pėr 13 vite institucionet dhe mekanizmat e Shtetit tė Kosovės, por edhe asociacionet hezituan ta bėjnė kėtė.

Me motton NĖ PARTNERITET T I IDENTIFIKOJMĖ E T I ZGJEDHIM PROBLEMET vite me rradhė, sė bashku me KONSUMATORI-n, i janė ftuar tė gjitha institucionet e Shtetit tė Kosovės, zyrtarėt e saj, partitė politike, asociacionet, shoqėria civile...qė tė angazhohemi bashkėrisht edhe nė kėtė fushė. Pėrveē shoqėrisė civile pėrgjigje tjera nuk kite ?!
Nė kėtė drejtim kamė punuar vite me rradhė edhe me tė vetmen Radio Ekologjike qė dikur e kishte Kosova ( ECO Radio GLOBI, i detyruar tė mbyllet me presione nga me tė ndryshmet ).

Po, mjedisi i ndotur, i lėnė pa kujdes, i pambrojtur me ligje, tė cilit nuk i dalim krah as ne qė jemi shfrytėzues / konsumues tė vlerave e tė dhuntive tė mjedisit mund t i dėmtojė e rrezikojė prodhimet bujqesore ushqimore qe prodhohen nga toka jonė e plleshme e cilėsore e Kosoves ?!
Imagjinoni: Nė vetėm 11.000 km2 tė territorit tė Kosovės janė minimum dhjetė ndotės tė mėdhenjė.
1.Rajoni ku vepron TREPĒA njihet si rajon i rrezikuar nga oksidi i plumbit. Hulumtuesit nga SHBA kanė konstatuar plumb edhe nė fetuset e shtatzėnave. Disa kapacitete pėrpunuese tė kėtij gjiganti janė ndėrtuar nė mes tė fushave pjellore nė afėrsi tė tė cilave sot nuk mund tė kultivohen disa kultura bujqėsore ?!
2. Rrethi i TC KOSOVA njihet me prani nė rritje tė sėmundjeve tė organeve respiratore dhe tė zemrės. Ju kujtohet, disa herė publikisht e kamė thėnė se: Po t i dinin qytetarėt / konsumatorėt e mjedist nė Hade e Kryshec tė drejtat e veta dhe po ta padisinin Shtetin njomak tė Kosovės, Kosova do tė falimentonte ?! Poashtu dihet se vite me rradhė askush nuk u pėrgjigj...Thuaja se kjo po ndodhte nė njė Planet tjetėr. Jo vetėm me qytetarėt / me konsumatorėt fati i njėjtė ėshtė edhe me prodhimet bujqėsore ?!
Poashtu, dihet se TC KOSOVA ka qenė ndotės i madh i ujrave me fenol dhe se sasi tė mėdha fenoli janė sedimentuar e koncentruar brigjeve tė lumenjėve, nė poret e tokės pjellore...Qenė ftuar kompetentėt dhe apelohen edhe sot t i bėjmė analizat pėr, pėrveē tjerash, t mos na shpėrthejė edhe ndonjė " bombė mediale " e tė “ befasohemi “ pėr pasojat e papėrgjegjėsisė sonė ?!
3. FERONIKELI, ndotėsi i tretė, me vite nuk i montonte impiantet e filtrimit tė gasrave ndotės, anise i kishte ato, sepse mė lirė i kushtonte tė paguaj gjoba qesharake nga 6.000 Euro se sa t i amortizojė ato ja tė paguaj energji elektrike ?!
4. Injoranca jonė karshi problemit tė ndotjes arrinė kulminacionin te rasti i SHARRCEM-it i cili si ndotės i madh qė ėshtė mori ĒMIMIN E FILANTROPISĖ KORPORATIVE ?!
5. Ndotėsit e pestė me rradhė jemi tė gjithė ne qė jemi tė motorizuar dhe nuk jemi tė vetėdijshėm se sa mbi 250.000 automjete gazvjellėse helmojnė mjedisin, se sa mund tė ndikojmė nė shėndet e nė bujqėsi. Qeveria jonė e shiti shumė lirė bujqėsinė e shėndetėsinė kur lejoi sėrish importimin e automjeteve tė vjetra me " aftėsi marramendėse " pėr ta ndotur e helmuar mjedisin ?!
6. Shfrytėzimi ja shndėrrimi i lumenjėve nė kolektorė ujrash tė zeza, ujrave fekalė toksinat e tė cilave sedimentohen e depėrtojnė nė poret e tokės sė punės, na bėn tė “ prezantohemi “ si tejet tė pakujdesėshėm ndaj mjedisit dhe ndaj prodhimit vendor ?!
7. Ndotėsi dhe pėrgjegjėsi i rradhės ėshtė Shteti i cili i lejon, i neglizhon, i " participon " kėto ndotje dhe i amniston kėta ndotės, pa qenė i vetėdijshėm pėr pasojat nė bujqėsi, nė shėndetėsi...nė cilėsinė dhe sasinė humane tė Shtetit me mbi 70% tė popullatės me moshė nėn 35 vjeēe ?! Ky Shtet me neglizhencėn e vet dhe me injorancėn e zyrtarėve " stimulon " ndotjen me " prodhimin " e gasrave me procesin e djegėjeve pėr ngrohje - duke mos i shfrytėzuar format alternative tė ngrohjes - mė tė lira, mė tė shėndetshme, mė tė lehta...?!
8. Edhe ndėrkombėtarėt janė nė tė njėjtėn shkallė me vendorėt, aq mė parė kur kemi parasysh faktin se ata ishin me tė drejta tė pakufizuara e ekskluzive dhe edhe sot i pėshpėrisin nė vesh vendorėve ?! Do t jua kujtoj vetėm rastin e intervenimit tė KFOR-it nė mbylljen e Shkrietores TREPĒA nė Zveēan ( e cila “ punonte nė tė zezėn “ ), jo pėr shėndetin e popullit por pėr t i mbrojtur ushtarėt e rrezikuar nga ndotja. Dhe, mos tė harrohet: KFOR-i njė kohė tė gjatė furnizohej e ushqehej ekskluzivisht nga jasht. Njė nga Qendrat logjistike e furnizimit ishte nė Shkup ?! E pėr mosbėrje mos tė flasim: Deri te rezultatet e konstatuara nė Raportin e Komisionit Europian (EULUP), nėn mbikėqyrjen e Profesorit Wolfgang Spyra - “Pėrkrahja e mėtejme e shfrytėzimit tė tokės”, kemi ardhur tė gjithė sė bashku, institucionet e Shtetit mė sė shumti. Ndokush prej tyre duhet tė mendohet se a e meriton akoma postin qė e ka, e kėtė pyetje ndokush duhet ta bėj “ retroaktivisht “ ? TREPĒA njė kohė tė gjatė menaxhohej nga ndėrkombėtarėt: Disa privatizime dhe lidhjet e kontratave tė dėmshme bėheshin nėn ndikimin ( mos tė them presionin ) e ndėrkombėtarėve; Rasti i shitjes sė SHARRCEM-it jasht tenderit ėshtė rast qė shpjegon kulminacionin e shkeljes sė ligjeve dhe tė ngritjes sė individit ( ja tė grupit tė interesit ) mbi ligjin ?!
9. Ndotėsi i rradhės mund tė jetė pasoja nga bombardimet e luftės tė cilat nuk u hulumtuan pėrkundėr dyshimeve se u hodhėn edhe bomba me " radiaktivitet tė ulėt " ?!
10. Ndotėsi mė enigmatik ėshtė makineria (para)ushtarake e Sėrbisė e cila dyshohet tė ketė bėrė gjatė luftės ( tėrheqjes ) kontaminim tė qėllimshėm tė mjedisit pėr qėllime afatgjata e me pasoja tė (mundshme) tmerrshme ?!

U tha se Raporti ėshtė dorėzuar javėn e kaluar nė njė takim tė pėrbashkėt ndėrmjet Ministrisė sė Bujqėsisė, Ministrisė sė Shėndetėsisė, Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Agjencionit tė Veterinės dhe Ushqimit dhe Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, me ē rast ėshtė vendosur qė tė krijohet njė komitet ndėrministror, i cili do t’i drejtoj hulumtimet e mėtutjeshme dhe do t’i ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme.
Neglizhimi i faktorit kryesor, i atij tė cilit tė gjitha kėto institucione ia destinojnė frytin e punės – konsumatorit don tė thotė shkelje mbi tė drejtat e konsumatorit, tentim fshehje tė sė vėrtetės dhe manipulime – nga mė tė llojllojshmet. Kjo dėshmon edhe kontinuitet nė “ mosbėrje “: E vėrteta ėshtė ditur vite me rradhė por, poashtu vite me rradhė nuk ėshtė ndėrmarrė asgje dhe vite me rradhė e vėrteta ėshtė fshedhur nga konsumatori. E mos tė harrojmė: Edhe biznesi, pėrderisa konsumaon pėr nevojat vetanake e jo pėr shitje ose rishitje ėshtė konsumator. Dmth. Edhe bujku ėshtė konsumator dhe i varur tepėr shumė nga MBZHR; Shtetasi, populli, qytetari, konsumuesi i pasurisė / dhuntisė sė mjedisit, pra edhe biuzneset / ekonomia presin shumė me (pa) arsye nga MMPH; Edhe pacienti konsumues i shėrbimeve shėndetsore i varur shumė nga mjedisi pret shumė me (pa) arsye nga MSH; Edhe…tė gjithė presim me arsye sepse jemi taksapagues, jemi elektorat qė i fuqizojmė pėrfaqėsuesit tanė pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr ne.

Ekzistojnė standardet dhe parametrat shkencor e komercial se si tė veprohet nė mjediset e ndotura nėse ato nuk ofrojnė kushte optimale ( ose minimale ) pėr tė zhvilluar agrobiznes. E dimė se nė afėrsi tė kėtyre ndotėsve nuk mbijnė, nuk rriten as therrat ?!
Nga pėrvoja, nga soditjet tona nga afėr, e dime se reagimi medial nuk e shkaktoi ndotjen as rrezikun e kontaminimit tė mundshėm tė prodhimeve bujqėsore, qofshin ato bimėsi ose kafshė / shpezė. Reagimi ishte pasojė e heshtjes dhe tė mosbėrjes asgjė tė institucioneve tona pėr 13 vite rrjesht ?!
Por, dalja nė publik e raportit gazetaresk nė momentin kur BE ka premtuar ndėrmjetėsim pėr rregullimin e problemit CEFTA; Kur reciprociteti dhe angazhimet pėr mbrojtjen e prodhimit vendor janė aktualizuar; Kur konsumatori brėnda vehtes po bėn angazhime vetėdijėsimi pėr t u orientuar nga prodhimet vendore; Kur edhe prodhuesit vendor po shprehin interesim mė tė madh pėr tregun vendor; Kur...Paraqitja e Raportit dhe dalja e lajmit nė tregun medial janė tejet indikative.

Pėrfundim: Prodhimet bujqesore ushqimore qe prodhohen ne token e plleshme e cilėsore tė Kosoves jane te rrezikuara, nė veēanti afėr vendeve ku ndodhen ndotėsit e mėdhenjė tė mjedist. Kemi ndotje tė madhe nė sipėrfaqe tė tokės, nė ujė e nė ajėr. Fatmirėsisht qė kemi edhe rajone tė paprekura nga ndotėsit ndaj nuk ėshtė koha pėr alarm. Por, Shteti me institucionet dhe mekanizmat e vet e ka pėr obligim primar Kushtetues e ligjor t i sigurojė shtetasit, popullit, qytetarit, agrobiznesit...konsumuesit tė vlerave mjedisore MJEDIS TĖ SHĖNDOSHĖ E TĖ SIGURTĖ, paalternative, pa asnjė kusht ! Mungesa e pėrkushtimit nė pėrmbushjen e obligimeve Kushtetuese e ligjore nga Shteti ėshtė shkaku i vėrtetė i ndotjes ndėrsa tė gjitha tė tjerat, edhe shkrimet mediale, janė pasojat me tė cilat ne e kemi bėrė shprehi tė merremi ose ndokush, qė ka interese tjera, po na " detyron " tė merremi me to.

Kėshillė: Pėr tė mbrojtur shėndetin dhe jetėn e konsumatorit; Pėr tė penguar " ftohjen " e konsumatorit nga prodhimi vendor; Pėr tė penguar vazhdimin e invazionit tė prodhimeve nga jasht me cilėsi, sasi e pėrbėrės tė dyshimtė; Pėr tė ndaluar pengesat e zhvillimit ekonomik tė Kosovės me importe tė cilėsisė sė dyshimtė e me ēmime damping... Institucionet e Shtetit duhet tė merren me kėtė problem shpejtė e seriozisht. Duhet tė vazhdohen hulumtimet dhe tė merren me " shėrimin " e mjedisit e jo tė kėrkojnė fajtorin aty ku nuk ėshtė.

Selatin Kaēaniku
dhe
KONSUMATORI, Prishtinė, Kosovė,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458

07. 02. 2012

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 175 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Barazia gjinore nė Kosovė
E premtė, 18 maj 2012 - 12:31
Mundėsitė e femrės pėr integrim edhe pengesat „ Me edukatė nga nėna e arsimuar, kemi fėmijė tė edukuar“ Sami Frashėri Nė organizim tė Shoqat...
Nė Zvicėr u pėrkujtuan 29 dėshmorėt e UĒPMB-s...
E martė, 15 maj 2012 - 07:33
Fotoreportazh nga Akademia pėrkujtomore kushtuar dėshmorėve tė UĒPMB-sė Tashmė, jo mė pak se 10 vjetė me radhė, nė Zvicėr, po mbahen Akademi Pėrkujtimor...
TRAGJEDIA GREKE
E enjtė, 10 maj 2012 - 20:50
Forcat politike greke dėshtuan kėtė javė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė formuar njė qeveri tė re. Zgjedhjet e fundit parlamentare pėrfunduan nė njė ngėrē po...
ASTMĖN TIME E KONTROLLOJ, POR SI TA PARANDAL...
E martė, 08 maj 2012 - 09:12
Shoqata e Alergologjisė dhe e Imunologjisė Klinike e Kosovės nesėr nė Prishtinė, me Konference shkencore, do tė shėnojė “Ditėn Botėrore tė Astmės 2012” me ...
NĖN NDIKIMIN E VETĖVRASJES SĖ ARDIAN KLOSIT
E premtė, 04 maj 2012 - 07:13
Vetėvrasja e Ardian Klosit mė kujtoi idenė e njė vėtėvrasjeje: vetėvrasjes sime. Nė rrethana tė caktuara jetėsore jam gjetur dy herė nė tė tilla situata,...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi