|
Ministri i Punėve tė Jashtėm, Enver Hoxhaj, duke folur para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, nė mbledhjen pėr Kosovėn, i ka bėrė thirrje Serbisė tė heq dorė nga dhuna dhe veprimet destabilizuese nė Kosovė dhe rajon. Ministri Hoxhaj i ka informuar anėtarėt e kėtij kėshilli pėr progresin e arritur nė Kosovė, si dhe pėr perspektivėn e marrėdhėnieve komplekse me Serbinė, dialogut teknik dhe tė ardhmen evropiane.
Mendoj se nuk mund tė flasim pėr njė Evropė tė tėrė, tė lirė, demokratike dhe nė paqe pa zgjidhur ēėshtjet e mbetura nė Ballkanin Perėndimor. Pėr qeverinė e Kosovės integrimi i plotė i rajonit nė institucionet euro-atlantike ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar paqe afatgjate dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė, ka theksuar ministri Hoxhaj.
Duke folur pėr dialogun teknik mes Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, ministri Hoxhaj ka thėnė se Serbia ka dėshtuar tė bėjė progres tė mjaftueshėm nė dialogun e lehtėsuar nga BE-ja me Kosovėn dhe si rezultat i situatės sė bllokuar dhe tė tensionuar qė ėshtė krijuar nė komunat veriore tė Kosovės nga strukturat qeveritare tė Serbisė.
Ministri Hoxhaj ka folur edhe pėr situatėn e tanishme nė pjesėn veriore tė Kosovės dhe moszbatimin e marrėveshjeve tė arritura deri mė tani. Sė pari, nė lidhje me veriun e Kosovės, Serbia ka dėshtuar ti mbajė obligimet sipas konkluzioneve tė dhjetorit tė Kėshillit Evropian. Situata nė terren veēanėrisht nė veri tė Kosovės mbetet e tensionuar si rezultat i bllokadave tė rrugės qė janė ngritur nga ekstremistėt serbė dhe strukturat shtetėrore tė Serbisė qė paguhen nga Beogradi. Prej korrikut tė vitit tė kaluar, liria e lėvizjes e qytetarėve dhe mallrave nė pjesėn veriore tė Kosovės u mohohet qytetarėve tė Kosovės.
Nė kundėrshtim me rezolutėn 1244, Serbia ende mban struktura tė sigurisė dhe gjyqėsisė pėrfshirė qindra policė, anėtarė tė xhandarmėrisė dhe policisė sekrete nė veriun e Kosovės. Pėr mė tepėr, dy aktorė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, KFOR-i dhe veēanėrisht EULEX-i, misione tė autorizuara nga Kėshilli i Sigurimit, nuk janė nė gjendje tė kryejnė mandatin pėr arsye tė bllokadave, ka theksuar Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka thėnė se sundimi i ligjit nuk ėshtė e i negociueshėm dhe duhet tė jetė i njėjtė pėr tė gjithė. Sė dyti, Serbia ka dėshtuar tė pėrmbushė obligimet prej tė gjitha marrėveshjeve tė arritura vitin e kaluar nė Bruksel. Pavarėsisht zbatimit tė pjesshėm tė marrėveshjeve tė lirisė sė lėvizjes dhe tregtisė sė lirė, tė gjitha marrėveshjet tjera si kthimi i regjistrit civil dhe librave kadastralė, njohja e dyanshme e diplomave shkollore dhe universitare dhe integrimit tė menaxhuar tė kufirit nuk janė zbatuar aspak. Nė ēėshtjet e telekomit, energjisė dhe bashkėpunimit rajonal, Serbia ka dėshtuar tė pajtohet me propozimet qė kanė ardhur nga Kosova dhe Bashkimi Evropian, ka thėnė ministri Hoxhaj.
Duke folur pėr perspektivėn evropiane tė shteteve tė Ballkanit, ministri Hoxhaj ka thėnė se paqja dhe stabiliteti ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe prosperiteti i tėrė rajonit do tė varet nga vendimet qė do tė merren shpejt nė Bruksel nga Kėshilli Evropian. Ai ka thėnė se Serbia nuk mund tė shpėrblehet me statusin e kandidatit, pa shpėrbėrjen e strukturave tė policisė dhe sigurisė nė veri tė Kosovės
Ministri Hoxhaj ka folur edhe pėr paralajmėrimin e strukturave ilegale shtetėrore tė Serbisė tė cilat po synojnė organizimin e referendumit nė komunat veriore tė Kosovės.
Kėtė vit, kur zgjedhjet do tė organizohen nė Serbi, Beogradi po synon ti organizojė ato brenda territorit tė Republikės sė Kosovės gjithashtu. Kjo pėrbėn shkelje tė rėndė tė Rezolutės 1244 dhe sovranitetit tonė shtetėror. Kėto ngjarje tė mundshme mund tė paraqesin njė zhvillim shumė tė dėmshėm pėr stabilitetin pėrbrenda Kosovės dhe mund tė vendosin tėrė arkitekturėn e sigurisė rajonale nė pikėpyetje, ka thėnė ndėr tė tjera Hoxhaj duke i bėrė thirrje Serbisė tė pėrmbahet nga dhuna, veprimet destabilizuese dhe retorikės provokative.
|