|
Kosova tė mos heshtė!
Pas gjendjes dymbėdhjetėvjeēare nė veri tė Kosovės, pas dėbimit tė popullatės shqiptare nga kjo pjesė, pas rezistencės sė popullatės serbe ndaj institucioneve tė Kosovės, pas neglizhencės dhe heshtjes sė kėtyre institucioneve dhe atyre ndėrkombėtare, sidomos ndaj spastrimit etnik tė veriut tė Mitrovicės, serbėt lokalė dhe Serbia kanė dalė hapur pėr ndarjen e kėsaj pjese dhe bashkėngjitjen e saj Serbisė. Kjo fillimisht nė formė tė njė autonomie, e pastaj me shkėputje tė plotė.
Qeveria e Kosovės dhe tė gjitha subjektet politike shqiptare duhet tė mos heshtin pėrballė kėsaj situate, por tė jenė aktivė dhe ta ofrojmė alternativėn tonė rreth kėsaj ēėshtjeje qė ka mbetur e hapur. Nė radhė tė parė, Qeveria e Kosovės duhet tia bėjė tė qartė edhe faktorit ndėrkombėtar, edhe serbėve e Serbisė se ēfarėdo zgjidhjeje qė parashihet tė merret nė konsideratė pėr veriun e Kosovės, njė krijesė e tillė nuk mund ta pėrfshijė veriun e qytetit tė Mitrovicės dhe fshatrat shqiptare pėrreth. Dhe, sė dyti, e njėjta zgjidhje duhet tė vlejė edhe pėr Preshevėn, Bujanocin e Medvegjėn.
Po u pranua si fakt i kryer ndryshimi i strukturės etnike me anė tė spastrimit etnik nė veriun e Mitrovicės dhe po nuk u ofruan tė drejta pėr popullatėn shqiptare tė Kosovės Lindore nė po atė masė sa pėr serbėt e veriut tė Kosovės, situata mund tė shpėrthejė.
Lėvizja pėr Bashkim e konsideron tė gabuar strategjinė e injorimit tė problemit qė po ndiqet nga Qeveria dhe spektri politik shqiptar. Duke mos u marrė me problemin, ne nuk mund ti shmangim pasojat qė sjell ai. Ne urgjentisht duhet tė heqim dorė nga ky pasivitet dhe mė nė fund tė fillojmė tė sillemi si shtet dhe ti mbrojmė interesat tona kombėtare. Aq sa ka tė drejtė Serbia tė interesohet pėr tė drejtat e bashkėkombėsve tė vet brenda kufijve tė Kosovės, po aq tė drejtė ka edhe Kosova tė interesohet pėr tė drejtat e bashkėkombėsve tanė brenda kufijve tė Serbisė. Kjo duhet tė jetė baza e ēdo qasjeje tė Kosovės ndaj kėtij problemi.
LĖVIZJA PĖR BASHKIM
Prishtinė,
8. 2. 2012
|