|
Nė vitin 2007 Lėvizja VETĖVENDOSJE! kundėrshtonte Planin e Ahtisaarit. Politikanėt e asaj kohe, disa prej tė cilėve edhe tė kėsaj kohe, i thonin popullit tė Kosovės se Kosova duhej tė jepte diēka pėr pavarėsinė qė po vinte. Ne ishim kundėr sepse thonim se Kosova tashmė e kishte paguar shtrenjtė ēmimin e lirisė dhe pavarėsisė qė na takonte.
Ky ēmim ishte sakrificat shekullore pėr ēlirim, vuajtjet, shtypja, dėbimet, dhe vetėm gjatė luftės sė fundit rėnia e 2,500 dėshmorėve, humbja e 15 mijė civilėve tė pafajshėm, shkatėrrimi i 120 mijė shtėpive si dhe rrėnimi total i ekonomisė sė Kosovės.
Ky ishte ēmimi jonė pėr liri.
Por, politikanėt tanė, atėherė nėn emrin Grupi i Unitetit e paguan edhe njė ēmim tjetėr. Njė ēmim pa e pyetur popullin dhe nė kurriz tė tij. Ky ishte Plani i Ahtisaarit.
Substanca e kėtij ēmimi qė u pagua ishte ndarja etnike e Kosovės, eksteritorializimi i vendit tonė, shlyerja e pėrmbajtjes sė vėrtetė kombėtare, heqja e historisė dhe simboleve, shuarja e TMK-sė si pėrmbyllje e shkatėrrimit tė UĒK-sė, vendosja e misioneve tė jashtme ekzekutive pėrmbi pavarėsinė tonė etj.
Pėr ta parandaluar kėtė ēmim kėtu e 5 vite mė parė nė Prishtinė ranė dy dėshmorėt e popullit pėr liri e vetėvendosje Arben Xheladini e Mon Balaj. Pėr ta kujtuar dhe nderuar rėnien e tyre, Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė organizojė aktivitete mė 10 shkurt pėr tė cilat gjatė dy ditėve tė ardhshme do tė informoheni mė hollėsisht.
Sot po i njėjti njeri qė e ka nėnshkruar Rambujenė, po ai qė e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, sot po kėrkon njė tjetėr unitet politik. Ky unitet politik ka filluar nė restorantin Liburnia dhe ka vazhduar me pėrmbylljen e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Por pas gjithė asaj qė dhamė si popull, kryeministrit nuk po i mjafton njė gjė e tillė. Ai ėshtė i gatshėm ta paguajė edhe njė ēmim tjetėr tė radhės. Nė emėr tė Kosovės, nė emėr tė popullit, nė kurriz tė qytetarit, por pa e pyetur atė. Ku ėshtė ēėshtja kėsaj radhe? Kėsaj radhe skena politike e Kosovės me kryeministrin nė krye po bėhet gati pėr ta bėrė veriun temė tė zgjidhjes politike nė negociata me Serbinė.
Ndėrhyrja e 25 korrikut e Qeverisė nė atė pjesė tė vendit ka pasur vetėm njė rezultat barrikadimin e veriut. Nė tė vėrtetė qėllimi do tė duhej tė ishte shtėnia nėn kontroll e veriut, arrestimi i strukturave kriminale tė Beogradit si dhe shpėrbėrja e tyre. Nė negociatat politike qė do tė mund tė ndodhin halli ėshtė ky: sė pari hyrja nė negociata. Veriu ėshtė pjesė e Republikės sė Kosovės dhe pėr tė mund tė vendosė vetėm populli pėrmes referendumit. Problematizimi i veriut nė negociata do tė thotė legjitimimi i Serbisė si palė vendimmarrėse pėr integritetin territorial tė Kosovės.
Pėrveē qė nuk bėn tė negociohet me Serbinė pėr veriun dhe as pėr njė problem tė brendshėm tė Republikės sonė, rreziku bėhet edhe mė i madh kur kihet parasysh se kush do tė na pėrfaqėsojė.
Njė njeri i cili bashkė me shumė vartės tė tij ėshtė pjesė e dhjetėra dosjeve pėr korrupsion dhe krime tjera, nuk tė sjell gjė tjetėr veēse koncesione e kompromise.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! e ka paralajmėruar kėtė qė po ndodh qė nė vitin 2008. Ne thonim atėherė se nuk bėn tė pranohet plani i Ahtisaarit sepse ai patjetėr ēon nė zgjidhje tjera edhe mė tė kėqija. Plani i Ahtisaarit gjithnjė mund tė shėrbejė si plan pėr plane mė tė errėta. Nė procesin negociator tė Vjenės u negociua mes pavarėsisė sė Kosovės dhe autonomisė sė Serbisė. Me vetė faktin qė e hodhėm pavarėsinė nė Pazar na erdhi Plani i Ahtisaarit. Nė negociatat e ardhshme qė do tė mund tė ndodhin, do tė negociohet mes Planit tė Ahtisaarit dhe 4 Pikėshit tė Tadiqit. Dhe mesi mund tė jetė diēka me keq se Plani i Ahtisaarit. E kėshtu me radhė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė e vendosur ta luftojė fuqishėm kėtė skenar qė po pėrgatitet.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
8 shkurt 2012
|