|
DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TĖ POHUARA TĖ KUSHTETUTĖS DHE/APO INSTRUMENTEVE/DOKUMENTEVE NDĖRKOMBĖTARE MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT TĖ CILAT ZBATOHEN DREJTPĖRSĖDREJTI NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS
(pjesė nga kėrkesa e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! drejtuar Gjykatės Kushtetuese)
15. Pika e parė e vendimit tė Kuvendit i referohet marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė.
Republika e Kosovės dhe Republika e Serbisė janė dy shtete me subjektivitet juridik nė tė drejtėn ndėrkombėtare.
Ligji mbi Marrėveshjet Ndėrkombėtare Nr.o4.L-052, nė nenin 3,paragrafi 1, pika 1.5 jep pėrkufizimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare duke thėnė se marrėveshje ndėrkombėtare ėshtė njė marrėveshje ndėrkombėtare pėrkatėsisht traktat i lidhur ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe shteteve tė huaja ose organizatave ndėrkombėtare nė formė tė shkruar, e rregulluar me tė drejtėn ndėrkombėtare pavarėsisht nga emėrtimi dhe nga pėrfshirja nė njė, dy apo mė shumė instrumente tė ndėrlidhura.
Rrjedhimisht dhe nė pajtim me faktin se marrėveshjet pėr tė cilat flitet nė pikėn 1. tė vendimit janė tė lidhura ndėrmjet dy shteteve dhe nė pajtim me ligjin mbi marrėveshjet ndėrkombėtare, marrėveshjet e arritura ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė janė marrėveshje ndėrkombėtare.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės nė nenin 18 pėrshkruan nė mėnyrė tė qartė procedurėn e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare:
Neni 18 [Ratifikimi i Marrėveshjeve Ndėrkombėtare]
1. Kuvendi i Republikės sė Kosovės me votat e dy tė tretave (2/3) e tė gjithė deputetėve ratifikon marrėveshjet ndėrkombėtare pėr kėto ēėshtje:
(1) territorin, paqen, aleancat, ēėshtjet politike dhe ushtarake;
(2) tė drejtat dhe liritė themelore;
(3) anėtarėsimin e Republikės sė Kosovės nė organizata ndėrkombėtare;
(4) marrjen pėrsipėr tė detyrimeve financiare nga ana e Republikės sė Kosovės.
2. Marrėveshjet ndėrkombėtare me pėrjashtim tė atyre nė pikėn 1, ratifikohen pas nėnshkrimit nga Presidenti i Republikės sė Kosovės.
3. Presidenti i Republikės sė Kosovės ose Kryeministri njoftojnė Kuvendin sa herė qė tė nėnshkruhet njė marrėveshje ndėrkombėtare.
4. Amandamentimi ose tėrheqja nga marrėveshjet ndėrkombėtare do tė kenė tė njejtėn
procedurė tė vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare.
5. Parimet dhe procedurat pėr ratifikimin dhe kontestimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare rregullohen me ligj.
Kuvendi i Republikės sė Kosovės nė pikėn e parė tė vendimit tė kontestuar ka mirėpritur arritjen dhe ka mbėshtetur zbatimin e tėrėsishėm tė kėtyre marrėveshjeve. Nė kėtė mėnyrė pėrmes mirėpritjes sė arritjes sė marrėveshjeve dhe pėrmes mbėshtetjes pėr zbatim tė tėrėsishėm tė tyre, Kuvendi i Republikės sė Kosovės i ka njohur dhe i ka ratifikuar kėto marrėveshje si dhe ka marr pėrsipėr detyrimet qė dalin nga kėto marrėveshje.
Siē shihet nga dispozitat e nenit 18 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, kjo mėnyrė e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha dispozitat e kėtij neni.
Pėr shkak tė fakteve tė parashtruara mė lartė, vendimi i Kuvendit tė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė mė nenin 18 tė Kushtetutės dhe si i tillė e shkel Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe mėnyrėn e pėrshkruar pėr ratifikim tė marrėveshjeve ndėrkombėtare.
|