| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė Kosova, por Lugina e Preshevės |
| Publikuar më 08 shkurt, 2012 nė orėn 20:16 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia ket realitet aq mė mirė do tė jetė pėr popullin e saj dhe pėr gjithė rajonin
ka deklaruar shefi i opozitės shqiptare z.Edi Rama nė intervistėn ekskluzive dhėnė sot agjencisė informative kombėtare « Presheva Jonė »
INTERVISTĖ EKSLUZIVE ME EDI RAMĖN, LIDER I OPOZITĖS SHQIPTARE DHĖNĖ AGJENCISĖ INFORMATIVE KOMBĖTARE PRESHEVA JONĖ »
Tiranė, 8 shkurt/ AIK-Presheva Jonė
Sa i pėrket angazhimit tė Shqipėrisė nė Luginė tė Preshevės, siq ju kishte premtuar kryesocilaisti shqiptar z Rama liderėve dhe popullatės sė atjeshme, gjatė vizitės sė tij tė parė rajon, ai nė vazdhim pėr « Presheva Jonė » ka deklaruar se « ne po pėrgatisim njė projektligj qė do ta dorėzojmė ne parlament pėr financimin e dy shkollave dhe tė njė materniteti. Ndoshta ėshtė shumė, pak por ėshtė sidoqofte diēka pėr tė filluar. Fakti qe qysh prej kohės se ish-Jugosllavise aty sėshtė ndėrtuar asnjė shkollė e re. ėshtė rrėnqėthese dhe e papranueshme
»
Presheva Jonė: Z.Rama, fillimisht bisedėn tone po e nisim me njė pyetjem, siq thone tek ne, ku dhemb dhėmbi, aty shkon edhe gjuha, pra me Preshevėn. Meqė qėndruat ditė mė parė nė Preshevė si ju pritėn dhe cfarė pėrshtypje u ndatė?
EDIA RAMA: Ishin njerėz te mrekullueshem. Varfėri e dhimbshme. Gjendje e padurueshme sociale per te cilen Shqipėria duhet me patjetėr tė bėjė diēka pėr tė ndihmuar. Nuk prisja qė nė mes tė dėborės e me njė mot aq tė ftohtė tė mė uronin mirėseardhjen aq shumė njerėz. U jam mirėnjohes pėrgjithmone dhe do tė kthehem pėrsėri me shumė dėshirė.
Presheva Jonė: Gjatė qėndrimit nė Preshevė, madje dhe pas largimit nė Tiranė keni folur pėr pėrkrahje, pėr mbėshtetje pėr popullatė e kėtyre viseve. Mund tė na thoni dic mė konkretisht pėr cfarė pėrkrahje ėshtė fjala kėtu?
EDI RAMA : Ne po pėrgatisim njė projektligj qė do ta dorėzojmė ne parlament pėr financimin e dy shkollave dhe tė njė materniteti. Ndoshta ėshtė shumė, pak por ėshtė sidoqofte diēka pėr tė filluar. Fakti qe qysh prej kohės se ish-Jugosllavise aty sėshtė ndėrtuar asnjė shkollė e re. ėshtė rrėnqėthese dhe e papranueshme.
Presheva Jonė: Kur jemi tek Lugina e Preshevės, edhe pse jem nė dimėr, sa here nxehet situata nė veri tė Kosovės, po ashtu kjo situtė nxehet edhe nė Luginė tė Preshevės, cka nuk mungojnė edhe idete e spekulimet e larmishme herė pėr kėmbim territoresh e her pėr ndarje tė Kosovės. Po ju z. Rama si e shifni tė ardhmen e Luginės ė Preshevės?
EDIA RAMA: Ndėrrimi i territoreve nuk ėshtė opsion. Kosova ėshtė shtet i Pavarur dhe i paprekshėm nė integritetin e vet territorial. E ardhmja e Shqiptarėve ne rajon ėshtė Europa dhe shqiptaret e Lugines se Presheves meritojnė ne Europe nė trojet e tyre. Me liri e tė drejta te plota e tė paprekshme, me ekonomi tė zhvilluar, me arsim e shėndetėsi tė denjė pėr njė bashkėsi njerėzish qė jetojnė nė mes te Europes dhe sot janė ende larg saj pėr shkak politikash qorre qė rrisin veē pakėnaqesinė e dėshpėrimin social.
Presheva Jonė: Po cili do tė ishte mesazhi i juaj pėr lidertėt politik nė Ludinėn e Preshvės, sepse edhe kėtu edhe pse nė Luginė janė njė grusht shqiptarėsh nuk, ka parit shumė dhe janė pa divergjenca, pėr tmos thėnė pėrqarje?
EDI RAMA: Po, sigurisht sa mė tė bashkuar tė jenė shqiptaret aq mė fort do tė dėgjohet zėri i tyre.
Presheva Jonė: Gjatė njė interviste nė Gjenevė me ministrin serb Dacic ai i ka thėnė agjencisė sonė se ma mirė ridefinim tė kufijve mes Kosovės dhe Serbisė, duke perfshirė edhe Shqipėrinė, me dilaog se sa me luftė.. Pėr cka flasin keto deklarata dhe ju jani pėr lėvizje tė medzahve, ridefinim tė (kufijve nė ballkan
EDI RAMA: Serbia vazhdon te jete peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin se Kosova lavdi Zotit dhe lavdi ēlirimtarėve tė saj sė bashku me forcat e medha demokratike tė botės, i ka ikur perfundimisht nga duart, nga okupimi. Kosova, sot ėshtė shtet mė vete dhe Serbia duhet tė kuptoje se me Kosovėn duhet te sillet njesoj si me gjithe shtetet e tjera pasi ēeshtja e Kosovės ėshtė zgjidhur njehere e pergjithmone. Sa me shpejt ta kuptoje kete Serbia aq me mire do te jete per popullin e saj dhe per gjithe rajonin. Lufta e sotme e Kosoves dhe Shqiperise eshte lufta per integrimin europian te te dyja shteteve dhe perpjekja e perbashket per nje Ballkan te integruar plotesisht ne Bashkimin Europian. Shqiperia mbėshtet e do ėe mbėshtesė permes te gjithe faktoreve te saj politike ēdo vendim e qendrim te shtetit te Kosovės nė raport me Serbinė e me ardhmėrinė europiane tė shqiptarėve tė Kosovės. Ndėrkohė, qe mes Shqiperise e Serbise nuk ėshtė me Kosova, Lugina e Preshevės ku ėshtė e domosdoshme rerspektimi ilirive dhe tė drejtave tė shqiptareve nė keto vise.
Presheva Jonė. Sikur nė Kosovė ashtu edhe nė Luginėn e Preshevės jeni i njohur nė luftėn rreth bashkisė sė Tiranės. Mė mirė sot e keni tė jeni njė kryetar i njė partie, tė njė opozite tė forte apo kryetar i njė bashkie?
EDI RAMA: E kam jetuar me pasion te jashtezakonshėm punėn nė krye tė Bashksisė sė Tiranes dhe besoj kam tė gjithė tė drejtėn tė jem krenar pėr sa kam bėre bashke me njerezit e bashkise e me banoret e kryeqytetit ne kėto nje mbedhjete vitet qe e transformuam Tiranen nė njė qytet europian. Sot jetoj me tė njejtin pasion punėn nė krye tė opozites shqiptare me bindjen se nesėr do tė transformojmė Shqipėrinė e kyēur ne rrethin vicioz tė prapambetjes e tė gėnjeshtrave qeveritare.
Presheva Jonė: Po Kosova nė sy tė socialistėve shqiptarė? Mendoni se Kosova po ecėn mirė, lobimi, njohjet njė proces nė rrugė tė mbarė?
EDI RAMA: Ajo ēka ka ndodhur me Kosovėn ne pak mė shumė se dhjetė vjetėve eshte fantastike, e paimagjinueshme pėr shumėkend deri kur luftėtarėt e guximshėm tė saj dhe bota demokratike i dhanė fund barbarisė serbe nė trojet tanime tė ēliruara e tė pavarėsuara tė Kosovės. Kosova e fitoi luftėn e nisur nga Ibrahim Rugova e ndjekėsit e tij te vendosur dhe te kurorėzuar me sukses nga Hashim Thaēi e Ushtria e saj Clirimtare. Sot Kosova po lufton me te tjera halle e probleme, qe jane hallet e problemet ekonomike e sociale tė njė shteti tė dalė nga nje errėsire e gjatė, ndėrkohė qė procesi i njohjeve te shtetit te saj te ri ėshtė pa ndalesė e as kthim.
Presheva Jonė: Ka mendime tė larmishme rreth aktiviteteve tė Vertvendsoje-s. Ju me cfare syri e shifni ket lėvizje ? Ku mund tė arrihen qėlimet apo ambiciet politike, mė mirė, mė lehtė pėrmes rrugėve tė qytetit apo ato insitucionale?
EDI RAMA: Vetevendosja ėshtė pasuri kombėtare dhe pėr kėtė skam asnjė dyshim. Ashtu siē nuk ka asnje dyshim se Albin Kurti ėshtė njė ndėr shqiptarėt mė tė mirė me tė menēur e mė tė kulturuar qė jetojnė sot. Une skam leksione pėr te dhe e ndjek me admirim pėrpjekjen e tij pavarėsisht se nuk ndaj me Albinin tė njejten qasje strategjike per ardhmėrine e shqiptareve. Por pa Albinin dhe Vetevendosjen politika shqiptare do te ishte padyshim shumė mė e varfėr.
Presheva Jonė: Nuk mund tė pėrfundojmė bisedėn pa prekur marėdhėniet e juaj me pozitėn, me shefin e saj Sali Berishėn. Marėdhėniet me pushtetin i keni sot mė tė mira apo mė tė acaruara, se sa dikur, kur ju ishit nė pushtet, dmth, partia e juaj apo?
EDI RAMA: Une skam qenė ndonjėhere nė pushtet ne kuptimin e qeverisjes sė Shqipėrisė dhe jam i bindur se pertej personalitetit shume tė diskutueshem te Sali Berishes, Shqiperia meriton te qeveriset shumė mė mire dhe shqiptaret meritojnė shumė mė tepėr nga qeveria e tyre. Me Sali Berishen skam asgje personale, po thjesht nje vizion krejt tė ndryshėm, njė Formim krejt tė ndryshėm, njė edukatė krejt tė ndryshme. Sali Berisha ėshtė e shkuara qė mban peng zhvillimin normal tė Shqipėrisė dhe perēan shqiptarėt mesveti nė funksion tė njė pushteti tė korruptuar e injorant.
Presheva Jonė: Ditėve tė fundit nė mediat shqiptare janė dy emra qė po i hasim mė sė shpeshti ai i Ina Ramės dhe Sali Bersihės. Nė Gjenevė takuam kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe ajo na tha se po na pengon Berisha pėr 21 janarin. Pėr cfarė pengesash ėshtė fjala ketu?
EDI RAMA: Sali Berisha ėshtė pėrgjegjese pėr vrasjet e 21 janarit, ndėrsa Ina Rama ka pėrgjegjėsinė tė hetojė deri nė fund dhe tė kėrkojė drejtėsi. Kėshtu qė ėshtė e thjeshtė tė kuptohet pse Saliu e pengon me ēdo mjet hetimin dhe sulmon nė mėnyrėn mė primitive kryeprokuroren. E cila meriton tė gjithė mbėshtetjen dhe respektin e shqiptarėve pėr kurajon e pėr integritetin profesional.
Presheva Jonė: Z. Rama, edhe pse jeni nė opozotė, dorėn nė zemėr, nė Shqipėri a ka dicka mirė?
EDI RAMA: Nė Shqipėri ka njerėz tė jashtėzakonshėm, vullnet e talentė tė
rralla, vepra te admirueshme tė iniciativės private, por ka njė qeveri banale qė Shqipėria nuk e meriton dhe e mban nė kurriz fale vjedhjes sė zgjedhjeve.
Presheva Jonė: Siq e dini z.Rama, shqiptarėt anė e kėnd ku ndodhen, madje edhe ne diapsorė sivjet kanė filluar me kremtimet pėr tė shėnuar 100 vjetorin e pavarėsisė. Mund tė na thoni se ky pėrvjetor si po i gjenė shqiitarėt nė Gadushllin Ilirik, mund tė rrahim gjoks se kombi ynė ka ecur pėrpara. Sikur tė ishte gjallė Skenderbeu apo Ismajl Qemajli kujt do tja tėriqte veshin apo do t ja vente njėsh (Enver Hoxhės, Fatos Nanos, Alfred Mojsiut, Rexhep Mejdanit, Sali Berishės apo Edi Ramės ) se detyrat e shtėpisė, detyrat e kombit nuk i ka bėrė si duhet?
EDI RAMA: Zakonisht veshet i terhiqen qeverisė, sepse siē thoshte i madhi Ronald Regan qeveria ėshtė gjithmone problemi.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 76 vizitorë |
| Lexuar:
1,063 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Intervistė me historianin Alexandre Lambert |
E dielė, 13 maj 2012 - 10:40 Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan.
Pėrderisa ne nuk e njohim vetveten mirė, pėrderisa ngremė zėrin, nxijmė ... |
| Intervistė e imagjinuar me Hasan Prishtinėn |
E premtė, 10 shkurt 2012 - 21:04 Tė bėhet Shqipėria ashtu siē e meriton
Kemi hyrė nė vitin jubilar tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ēdo datė historike ka edhe personalitetet e ... |
| RAMA: Mes Shqipėrisė e Serbisė nuk ėshtė mė K... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 20:16 EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon tė jetė peng i sė shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojė realitetin rreth statusit tė Kosovės. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|