Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POLITIKA SERBE MË E LAZDRUARA NË EVROPË E KUDO!
Publikuar më 09 shkurt, 2012 në orën 01:18 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Evropa më në fund po e “zbulon“ rrugën reale të Kosovës!

Në kohë të fundit ka filluar të flitet e të përflitet, të shkruhet e të thuhet për heqjen e emrit të rregullimit kushtetues: REPUBLIKË. Çfarë strategjie e projektuar nga Bashkësia Evropiane? Ky qëndrim i pa qartë, jo serioz nuk duhet t`i habitë shqiptarët, qoftë në Kosovë e më gjerë, e sidomos ata që po duanë të thirren si popull i quajtur „Kosovar“ në Kosovë, apo më saktë në Dardaninë Shqiptare.
Si duket bota perëndimore është bezdisë nga një rregullim i quajtur Republikë. Dhe, nga një mendim jo i qëndrueshëm nuk duhet t`i habit popullin e sidomos politikanët në Kosovë. Mendimet e ndryshme të Evropës – lakmuese, ndaj politikës serbe, janë të njohura që moti kohë. Thënë realisht, politika serbe ka qenë dhe mbetet më e lazdruara në Evropë edhe më gjerë.

Po, çka tash? Çka do të bëhet me disa analistë “kosovarë” që u dalldisën? ... pa i “mbush ditët” filluan të ëndërrojnë për emrin “nacional”, pra për “sajim produkt komb ” dhe pak a shumë edhe për gjuhën: Kosovar - Kosovar-e, të ngjashme me një gegërishte të bastarduar. Duke mos përfillë Gjuhën Letrare Shqipe, të ndërtuar me shumë mund e sakrifica për disa decenie më radhë. Sot dikujt i teket dhe fletë në TV, pa asnjë kriter (edhe pse ka titull akademik), fletë si një person që kurrë nuk e ka parë derën e shkollës, si p.sh. ma ka japë (e jo sipas rregullit: ma ka dhënë, etj) dhe i rritur diku në një vend të izoluar. Ka individë të tillë, pa marrë asnjë pëlqim dhe bekimin nga askush, e as nga ndonjë njohës tjetër të kësaj lamie, thërrasin për një gjuhë të “re”. Dhe pa pasur asnjë të dytë, ngritët e flet, sikur të jetë vetëm dert e tij. Duke bastarduar në mënyrën më të shëmtuar, që edhe armiku zor që kishte mundur ta bëjë një gjë tillë. Po, për fat që numri i tyre është, numër në “miniaturë” të skajshme. Pra, me një dialekt të pa ekzistuar dhe i pa shkruar deri më tash. Që nuk i ngjan as gegërishtes së shkruar, dikur para dyzet vitesh, e lere më letrarishten e sotme. Kjo po bëhet për herë të parë në shekullin e XXI, kur bota ecë përpara me hapa gjigant, këta cikrimtarë na shkojnë mbrapa dhe me një “patriotizëm” alla rajonale. Me mendime e emërtime kurrë të pa dëgjuar, e për fat edhe të pa shkruara deri më sot.
Dikur politikanët nga Beogradi thoshin se populli shqiptar i Kosovës është tjetër popull nga ai i Shqipërisë. Sot këta “nacionalistë” po e përkrahin këtë ide të huaj – të kundërshtarit, të thënë shumë kohë më herët. Ironi tjetër është se, këta po e pëlqejnë një nacionalitet që ky emërtim ka etimologji sllave: Kosov(o)ar-e.
T'i kthehemi “zbulimit” më i ri të këtij viti, heqjen e emrit të rregullimit kushtetues: Republikë.
Po bash mirë është, bash mirë ia kanë qëlluar kësaj here Evropa, këta ideatorë, këta vizionarë, ama a jemi ne, kah e kuptojmë këtë “zbulim”, këtë novitet nga kontinenti plakë?! ...
Mendoj se jo, jo. Po halli? Lehtë e mirë, lehtë e qartë, lehtë e këndshëm! Të hiqet termi Republikë, se shumë më mirë, e më të lirë, shumë më drejtë, e më shpejt dhe pa i hyrë kujt në hak, ta bëjmë veç një Republikë - Shqipërinë.
Vetëm i bëhet një nderë i veçantë dhe përulje së pari, para gjithë dëshmorëve, para të gjithë atyre që ranë dhe luftuan për: LIRI dhe BASHKIM! Kjo u bë nga shumë atdhetarë, e patriotë që ia falën më të shtrenjtën: Jetën, gjakun, pjesët e trupit në vazhdimësi kohorë dhe atë për shumë shekuj e shekujsh. Dhe në të gjitha kohërat çdo gjë është filluar, nis – mbarim, vetëm për BASHKIM. Dhe atë BASHKIM KOMBËTAR. As më shumë, e as më pak.
Po pse mos t`i jepet, pra emrin kësaj toke, që e ka pasur gjatë gjithë historisë e, që e ka edhe sot, shumë qartë dhe vetëm - SHQIPËRI. Më këtë shuhen të gjitha kundërthëniet. Fitohen vlerat më e larta, vlerat më të çmueshme se, së pari shpërblehet jeta dhe gjaku i të gjithëve dëshmorëve; me shenjtëri e dritë të përjetësisë dhe amaneti i Tyre do të bëhet realitet. Gjaku i tyre do të ndritë si ylberi mbi tërë hapësirën qiellore të trojeve të Shqipërisë Etnike. Dhe kujt i duhet Republika, kujt i duhet nacionaliteti Kosovar-en, e kujt i duhen gjuhë tjera, kur e kemi një pasuri gjuhësore: Gjuhën Letrare të Njësuar, ashtu siç e kanë shtetet moderne si p.sh. krejt gjermanofolësit kanë një gjuhë: Letrare Gjermane – Oh Deutsch, që në shkollë dhe në literaturë e flasin dhe e shkruajnë, tre shtete, diku me afër 100 milion banorë. Vetëm Vjena ka banorë gati sa ka Kosova shqiptarë.
Por është neveritëse dhe trishtuese, kur përkrahësit dhe shpjeguesit e idesë për heqjen e termit republikë marrin model, mostër një shtet fqinjë, që fqinjët e saj, nuk ia njohin as emrin, as gjuhën, as historinë, as origjinën dhe as flamurin, ma shkurtë asgjë. E përfaqësues-ja në bisedime Kosovë – Serbi, mundohet dhe na preferon, mostra e leksione bajate, të këtij shteti artificial.
Dardania - Kosova, që u emërtua nga serbet me emrin: Kosovo; Kosovo i Metohija, e herë edhe si Kosmet etj. etj. e popullin e saj e quajnë (me emra nënçmues) herë si: “shiftari”, “shiptari”, herë albanci, e herë, herë Kosovari.
Fundi i fundit, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare kanë historinë e vet kombëtare shqiptare, kanë gjuhën letrare shqiptare, kanë kulturën dhe zakonet e veta shqiptare. E veçanta e krejt kësaj është se, popullata shqiptare dallohet nga popujt tjerë jo shqiptarë. Prandaj pse lodhemi kotë së koti? Kur me një zëvendësim, me një ndërrim të bëhet ajo, që herë do kur, do të bëhet. Po pse sot të mos bëhet? Kur shumë gjëra dihen historikisht, por që sot janë në tavolinë edhe më të pa definuara dhe të pa “prera” e të freskëta. Çdo vonesë do të na kushtojë si popull dhe si individ shumë e më shumë.
Të gjitha qëllimet, dëshirat dhe vullneti i popullit dhe atributet e shtetit fitohen përnjëherë: hyrja në NATO, hyrja në EVROPË dhe hyrja në të gjitha strukturat, rajonale e ato ndërkombëtar dhe në OKB. Pa asnjë telashe, pa asnjë “therë në këmbë” siç thotë populli i ynë. Madje, ne deshëm s`deshëm jemi një popull kemi një gjuhë, një origjinë, një identitet nacional, një kulturë, një histori, një mentalitet, por edhe një Gjuhë Letrare dhe shumë e shumë njësha tjerë.
Prandaj Evropa po e “zbulon” rrugën më të mirë për Kosovën. Po edhe për populli shqiptar në trojet e tyre autoktone, ku sot bashkëjetojnë me qytetarët sllavë në Maqedoninë Shqiptare. Këta të fundit janë të nxitur dhe shumë herë në shumë mënyra, shfaqin urrejtjen dhe dëshirën për të mos jetuar bashkërisht. Po shqiptarët janë popull autokton dhe nuk kanë ku të shkojnë. Ndërsa shqiptarët disi si me zor, duanë të jetojnë në një shtet. Çudi!? Këta me shqiptarët do të jenë shtet, se pa shqiptarët nuk do të jenë as vetë.
Për të gjitha këto, të hiqet me shumë kënaqësi termi Republikë nga Prishtina, dhe të merret një qëndrim i gjithëmbarshëm, me një bindje e këmbëngulësi të fortë, pra të shkelim me dy këmbë në tokën tonë, në shtetin tonë Amë. Aty ku i thuhet ujit ujë, e bukës bukë, e ku janë të gjitha të mirat: shpirtërore, materiale, ekonomike, politike e diplomatike, kulturore etj ...
Shtet i gatshëm, tani i pranuar nga gjithë bota: SHQIPËRIA - ALBANIA, si një shtet i vetëm i shqiptarëve!
RROFTË SHQIPËRIA!

Qemal MUSLIU

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 643 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi