Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kėrkesė pėr anullimin e Konferencės sė Londrės sė vitit 1913
Publikuar më 11 shkurt, 2012 nė orėn 02:22 ( ) Dr. Koēo Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Variantin e papėrpunuar te materialit, qe i eshte derguar 6 ministrave te jashtem qe organizuan mbledhjen kolonialiste te Londres. Materialin e plote prej 20 faqesh, do tua veme ne dispozicion mbas disa javesh...

Duke studjuar dhe analizuar Konferencėn e Londrės sė viteve 1912-1913 e cila coptoi nė pesė pjesė kombin shqiptar,
Duke studjuar nė vazhdimesi diskutimet ne kėtė Konferencė qė nga 16 dhjetori i vitit 1912 deri ne 29 korrik 1913,
Duke studjuar thelbin e kėsaj konference dhe qėllimin pėr tė cilin ajo u mblodh,
Duke studjuar lidhjen e saj me konferencat e e mėvonshme nė tė cilat dhe pėr tė cilat u fol dhe diskutua pėr kombin shqiptar,
Duke u bazuar nė gjėndjen aktuale tė kombit shqiptar,

Paraqesim para jush konkluzionet si mė poshtė:

Takimet e ambasadoreve te 5 fuqive te mėdha, Italisė, Francės, Gjermanisė, Austro-Hungarisė, Rusisė nėn drejtimin e ministrit tė jashtėm britanik Eduard Grey, nuk pėrbėjn bazėn e mjaftueshme pėr tė qėnė njė konferencė. Pėr mė tepėr, nuk pėrbėjnė bazėn pėe tė qėnė njė konferencė zyrtare. Cilat janė argumentet qė sillen nė favor tė tezės sė lartėpėrmėndur:

1. Periudha midis 16 dhjetorit 1912 deri ne 29 korrik 1913 me shume kane qene takime ambasadoresh te gjashte fuqive te medha se sa nje konference zyrtare. Njohesi dhe studjuesi me i mire i saj, profesor Arben Puto, shprehet se: Ėshtė pėr tu theksuar qė Konferenca gjatė zhvillimit tė punimeve tė saj nuk mbajti process verbale, cka do tė thotė se nuk kanė mbetur raporte tė rregullta zyrtare mbi punimet e Konferences. Megjithatė u bė praktikė qė ambasadori francez Pol Kambon, tė hartonte nė gjihėn frėnge pėrmbledhjen koncize tė diskutimeve tė seancave mė tė rėndėsishme dhe ato tu dėrgoheshin pėe njoftim kancelerive. (Arben Puto, Shqiperia Politike, faqe 55).

POR KĖTĖ E POHON VETĖ DREJTUESI I KONFERENCĖS ISH-MINISTRI I JASHTĖM BRITANIK GREY NĖ KUJTIMET E TIJ. JA POHIMI I TIJ LIDHUR ME KĖTĖ CĖSHTJĖ: .......NE ISHIM GJASHTĖ: LICHNOĖSKY, MENSDORFF DHE IMPERIALI, RESPEKTIVISHT AMBASADORĖT E GJERMANISĖ, AUSTRISĖ DHE ITALISĖ; CAMBON DHE BENCKENDORFF, AMBASADORĖT E FRANCĖS DHE TĖ RUSISĖ, DHE UNĖ PĖR BRITANINĖ E MADHE. MĖ TAKOI PĖRGJEGJĖSIA E DREJTIMIT, POR NE VENDOSĖM TI THJESHTOJMĖ PROCEDURAT DHE TĖ BĖNIM NJĖ KOMITET MIQSH, ASHTU SIC EDHE ISHIM. NĖ MBLIDHESHIM PASDITEVE, ZAKONISHT RRETH ORĖS 4 DHE DISKUTONIM DERI RRETH ORĖS 6 OSE SHTATĖ ME NJĖ PUSHIM TĖ VOGĖL ĒAJI. KONFERENCA VAZHDOI DERI MĖ GUSHT 1913, POR NE MBLIDHESHIM VETĖM KUR E KĖRKONIN RRETHANAT DHE RAPORTET E MIQĖSISĖ QĖ NE KISHIM NUK I PENGUAN DEBATET TĖ VAZHDONIN TĖ PAPĖRCAKTUAR NĖ MĖNYRĖN MĖ TĖ BEZDISSHME...(EDĖARDS GREY, MEMOIRES, FAQE 248, BOTIMET PAYOT, 1927)

2. Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se: ...Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grass et, viti 1946).

PO KĖTĖ E POHON VETĖ DREJTUESI I MBLEDHJES GREY I CILI SHPREHET SE: ........TA MENDOSH MIRĖ, ROLI IM PERSONAL NĖ KĖTĖ KONFERENCĖ DUKEJ PA NGJYRA DHE SHUMĖ BANAL. INTERESAT BRITANIKE NUK ISHIN TĖ AFEKTUAR NGA FATI I GJAKOVĖS, SHKODRĖS APO FSHATRAVE TE TJERA SHQIPTARE, DHE NUK MĖ TAKONTE TĖ MERRJA AS INICIATIVA TĖ NDONJĖ POLITIKE, AS TA FORMULOJA, POR TĖ VEPROJA SI NJĖ MEDIATOR I NEVOJSHĖM DHE I DURUESHĖM MIDIS RUSISĖ DHE AUSTRISĖ, TĖ ISHA GATI PĖR TĖ GJETUR TERRENIN E KONSENSUSIT DHE TĖ MBULOJA PIKAT EMOSMARRĖVESHJEVE....... (GREY, MEMOIRES, PAYOT, 1927,FAQE 254)

Pra, e ashtuquajtura Konferencė e Londrės, u mblodh 18 ditė pasi ishte shpallur pavarsia e Shqipėrisė Natyrale nga Ismail Qemali. Nė datėn 29 Nėntor 1912, ministritė e jashtme tė 6 fuqive tė mėdha u njohėn me Aktin Juridik tė shpalljes sė Pavarsisė.

3. Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetė Grey e pranon njė gjė tė tillė. Ai pohon nė Kujtimet e tij se:.... Aleatėt ballkanikė ishin tė verbuar nga fitorja; Serbia donte, tė kishte dalje nė Adriatik, dhe kishte shumė mundėsi qė ajo dhe Mali i Zi tė dėshironin tė merrnin disa rajone tė Shqipėrisė duke i konsideruar pjesė tė plackės sė luftės..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)

Per te kėnaqur Greqine, krahina shqiptare e Camėrisė ju aneksua asaj, megjithėse shumica dėrrmuese e popullsisė ishte shqiptare. Sipas Memorandumit tė qeverisė shqiptare tė Vlorės nė vitin 1913, nė Camėri jetonin 75 mije shqiptarė nga tė cilėt 18 mijė shqiptarė tė greqizuar, tė cilėt ishin vendosur, ne kazanė e Reshadijes (Igumenicės) 16 mijė shqiptarė, nė kazanė e Margėllicit 25 mije shqiptarė, nė kazanė e Filatit 20 mijė shqiptarė, nė kazanė e Paramithisė, 13 mijė shqiptarė……

Nė kazanė e Luros 100 pėrqind shqiptarė…..(Memorandum I qeverisė sė Vlorės, drejtuar Konferenceės sė Londrės, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)

Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Vetė Grey e pohon njė gjė tė tillė duke folur me pėrbuzje pėr trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund tė bėnim luftė pėr disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndėrkaq, teritori qė ju dha Sėrbisė pėrbėnte 19 mije kilometra katrore troje shqiptare. Ndersa trojet shqiptare nga Plava deri ne Ulqin ju dhane Malit te Zi.

4. Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha, nuk u moren asnjehere me aktin e shpalljes se pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 nga politikanet shqiptare qe nga Kosova deri ne Cameri, qe nga Durresi deri ne Shkup. Kemi te bejme me nje akt juridik i cili i u injorua pergjate cdo takimi.

Qeveria shqiptare qė u krijua pas 28 Nėntorit ishte njė qeveri e pėrbėrė nga pėrfaqesues tė tė gjitha trojeve shqiptare. Pėr shėmbull, ministėr I mbrojtjes ishte Mehmet Pashė Deralla nga Tetova, ministėr I bujqėsisė ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar I Asamblesė ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe.

5. Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha ne qendrimin ndaj kombit shqiptar mbajten nje qendrim tipik colonialist duke I perdorur teritoret shqiptare si placke tregu per te kenaqur fqinjet e saj dhe duke quajtur Shqiperi, ate qe mbeti dhe te cilen dy vjet me pas po keta ambasadore me Traktatin e fshehtė te Londres vendosen ta coptojne serish duke quajtur Shqiperi vetem nje krahine pergjate lumit Shkumbin dhe duke ja dhene teritoret e tjera Italise dhe Serbise.

6. Pėrgjatė njė shekulli, bashkėsia ndėrkombėtare ka mashtuar opinioni publik shqiptar dhe atė ndėrkombėtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.

Kėtė e thotė Grey nė fillim tė vitit 1914. Ja pohimi I tij: …. Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe bregdeti dhe Shkodra ti mbeten shqiperise, ndersa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…Une e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin...Por ne e bėmė kėtė pėr tė ruajtur paqen europiane..(Fjalimi i Greyt ne Dhomen e Komuneve, shkurt 1914)

Por, nė Kujtimet e tij tė botuara nė vitin 1927, vetė Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atė qė kishte pohuar nė Dhomėn e Komuneve nė 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :.... lufta nė Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cėshtjes sė Kostandinopojės apo tė ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitė mė ngushtėsisht tė interesuara, nuk kishin ndėr mend tė ishin aktive pėr tė influencuar kushtet qė Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisė duke prekur Maqedoninė. Cėshtja e rrezikut dhe e pėrplasjes ishte Shqipėria, ku dominimi turk u thye pas luftės....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)

7. Pjesmarrėsit e asaj qė u konsiderua padrejtėsisht Konferencė, pranojnė me pohimet e tyre, se ata nuk morėn asnjė vendim. Takimi midis tyre, te ngjan mė shumė me njė Kazino Politike, nė Tavolinėn e sė cilės ishin trojet shqiptare. Cilat janė Pohimet:

- Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bėmė fotografi grupi, nuk na dhanė asnjė falėnderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam sė takuari. Ne nuk kishim pėrcaktuar asgjė, as detajet e kufijve shqiptarė, e megjithatė ne kishim bėrė njė punė tė dobishme: ne kishim qenė mjeti i mbajtjes sė gjashtė fuqive tė mėdha nė kontakt direkt dhe miqėsor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)

- Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946)

- Grey......Serbia kėrkonte fshatin e Gjakovės – Austria pretendonte ti mbetej Shqipėrisė. Rusia nuk donte tė ndėrhynte nė mėnyrė qė Serbia tė tėrhiqej: Austria qėndronte e palėkundur. Ishim nė njė situatė tė bllokuar. Kjo vazhdoi me ditė e me javė; ishte e pamundur qė tė rrinim pa bėrė gjė por megjithatė e dinim shumė mirė qė presioni vazhdonte tė rritej, sepse valvula e sigurisė qė pėrfaqėsonte Konferenca nuk po funksiononte mė. ....
Njė mėngjes tė bukur mora nė shtėpi njė mesazh nga Ambasadori Austriak qė dėshironte tė mė takonte me urgjencė: i thashė tė vinte menjėherė tek unė. Disa minuta mė pas Mensdorff ishte aty. Dhoma nė tė cilėn e prita ishte e vogėl, kishte njė tavolinė tė vogėl nė mes me vazo tė gjata me narcize qė vinin nga Fallodon. Mensdorff hyri si era, dhe i merrej pak fryma ngaqė kishte nxituar, i lumtur nga lajmet e mira qė sillte, dhe bėrtiti: “ Ne heqim dorė nga Gjakova”. .....Mė pas u morėm me rehati me Gjakovėn. ...(Grey, Memoires, Botimet Payot, 1927, faqe 256).

Ēfarė pėrbėn rasti i kombit shqiptar dhe teritoreve tė tij nė marrdhėniet ndėrkombetare?

- Rregullimi i statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres qe mori vendime tipike koloniale duke e coptuar kombin shqiptar, Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem njepjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kushtua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi.

SOT KUR FLITET PER MARRDHENIE TE REJA NDERKOMBETARE TE MBESHTETURA JO NE TE DREJTEN E FORCES, POR NE FORCEN E SE DREJTES, SHQIPTARET KANE TE DREJTE TE KERKOJNE RIPARIMIN TERESOR DHE JO PJESOR TE PADREJTESIEVE KOLONIALE QE JANE BERE NDAJ TYRE. VETĖ DREJTUESI I TĖ ASHTUQUAJTURĖS KONFERENCĖ TĖ LONDRĖS GREY, E PRANON SE ATA VEPRUAN ME ANTĖ TĖ FORCĖS DHE JO ME ANĖ TĖ SĖ DREJTĖS: JA POHIMI I TIJ: ......TRAKTATI I VENDOSUR PAS LUFTES SE DYTE BALLKANIKE ISHTE NJE RREGULLIM ME ANE TE FORCES DHE JO ME ANE TE SE DREJTES..... SERBIA DHE MAL I ZI I KONSIDERONIN DISA RAJONE TE SHQIPERISE, SI PJESE TE TYRE OSE SI PLACKE LUFTE PER SHKAK TE FITORES MBI TURQINE....(GREY, MEMOIRES, 1927, FAQE 246).

TE NDERUAR ZOTERINJ
E drejta e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem bazohet ne disa akte juridike te pranuara nderkombetarisht edhe nga vete fuqite e medha.

Cilat jane ato?
1. Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe eshte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve. Njohja e dates 28 Nentor si feste kombetare e shqiperise, le te hapur edhe nga ana juridike bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet te vetem.

2. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.

3. Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptareve qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore.

4. Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet, do te jete procesi pertfundimtar i paqes dhe stabilitetit te rajonit te ballkanit.

5. Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 78 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.

6. Pas viteve 90, si pasoje e ndryshimit te marrdhenieve nderkombetare jane anulluar dy Konferenca te rendesishme nderkombetare

- Eshte anulluar Konferenca e Versajes e citit 1919-1920. Ajo krijoi aso kohe mbreterine serbo-kroato-sllovene, duke anulluar edhe pavarsine e Malit te Zi. Me vone, ne vitin 1927, kjo krijese u quajt Jugosllavi. Sot ky vendim i Konferences se Versajes eshte anulluar ne masen 90 perqind, ne vend te Jugosllavise, jane krijuar 7 shtete te vecanta. Ka mbetur pa u zgjidhur nga kjo Konference bashkimi i Kosoves me Shqiperine.

- Eshtė anulluar tėrėsisht Konferenca e Jaltės e vitit 1945. Eshte shpėrbėrė, blloku lindor dhe vetė ish-bashkimi Sovjetik. Ne vėnd tė tyre kanė lindur me dhjetra shtete te pavarura. Eshtė riparuar edhe coptimi kolonial qe ju bė Gjermanisė nė Konferencėn e Jaltės. Gjermania Lindore ju bashkua asaj Perėndimore. Ka mbetur pa u riparuar vetėm njė pjesė e kėsaj konference qė ka te beje me kombin shqiptar, i cili akoma nuk ėshtė bashkuar.

Ka mbetur pa u anulluar edhe mbledhja koloniale e Londres.

Pėr tė gjitha ēfarė u thanė mė lartė, Lista pėr Shqipėri Natyrale kėrkon:


1. Anulimin teresor te mbledhjes koloniale dhe gjenocidiste te Londres, e cila nuk ka qene zyrtare dhe duke mos qene e tille nuk ka fuqi juridike mbi kombin shqiptar.

2. Dėmshpėrblimin 50 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha per shkak te humbjeve qe i kane shkaktuar kombit shqiptar si pasoje e coptimit kolonialist dhe gjenocidist te teritoreve te tij.

3. Lejimin e kombit shqiptar per tu bashkuar nė rrugė paqėsore nė nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.

Per Lista per Shqiperi Natyrale
Kryetari,
Koco Danaj



Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koēo Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 1,723 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi