Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Spiro Ksera dhe Vangjel Dule të pranishëm në dhënien e Mirënjohjes ish-diplomatit grek që u përzu në heshtje nga Shqipëria
Publikuar më 14 shkurt, 2012 në orën 09:49 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata “Rinia e Vorio Epirit,, ditën e shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë.
Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Theothoros Ikonomu Kamarinos me ministrin Spiro Ksera
Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës “Rinia Vorio Epiriote,, Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare tju plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë. Politikani grek i Demokracisë së Re foli edhe për dënimin pa të drejtë nga gjykata shqiptare të grekut Naum Disho si dhe përpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos për çështjen e Vorio Epirit.

Theothoros Ikonomu Kamarinos, duke mare Mirenjohjen






















Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiços, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.
Gjatë muajt shkurt-mars shoqatat greke që punojnë për Autonominë e Vorio Epirit do të organizojnë një sërë aktivitetesh si më 19 shkurt do mbahet një Simpozium për Protokollin e Korfuzit. Ish-kampioni Olimbik në peshëngritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do të udhëtojë në Amerikë në mars-prill, me qëllim për mbledhjen e fondeve për financimet e aktiviteteve për greqëzimin e Jugut të Shqipërisë. (Kriza ekonomike që po kalon Greqia ka bërë që pak ditë më parë Pirro Dhima të dorëzojë në polici targat e makinës xhip për ti shpëtuar tatim taksave. Baba i katër fëmijëve familja e tij tashmë do mund të përdori vetëm një makinë). Të gjitha këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Deputeti Vangjel Dule
























Kush është Diplomati që është vlerësuar me disa Mirënjohje nga shoqatat e minoritetit grek?

Ish-Konsulli i Përgjithshëm grek Theothoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”.
Deklaratë e cila provokojë një situatë të pakëndshme diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por kjo deklaratë u mirëprit me entuziazëm nga organizatat ekstremiste greke që luftojnë për autonominë e Vorio Epirit. Shumë organizata të tilla e nderuan me Mirënjohje diplomatin grek Theodhoros Ikonomu për aktivitetet e tij jashtë fushës diplomatike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 1,549 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi