Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Urimi i 4-vjetorit të pavarësisë u takon; kombit, UÇK-së, heronjve dhe dëshmorëve
Publikuar më 20 shkurt, 2012 në orën 23:17 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Injorimi i patriotizmit është rreptësisht i dënueshëm Ekziston patriotizmi kolektiv human njerëzor e kombëtar dhe ai individual Është krenari kur kryhet një vepër e mirë humane patriotike dhe kombëtare

Në një shkrimin para këtij, pata shkruar për patriotizmin e vërtet puro të pastër dhe atë “modernë”! Patriotizmi i vërtetë, i pastër dhe i pranuar në shkencë, pra në vepër, është atëherë kur njerëzit apo njeriu vihet në shërbim të sinqertë të popullit dhe vendit të vetë. Qoftë në luftë për liri me besnikëri vetëmohim dhe dinjitet, qoftë duke kryen një shërbim madhor ndaj kombit, atdheut, njeriut dhe perëndisë. Kjo u shpreh këto ditë në tragjedinë e fshatit Restelicë të komunës së Sharrit në (Dragash). Këta banor janë të Kosovës dhe Kosova ka përgjegjësinë ndaj tyre, kur sesi Serbia, por as Maqedonia, siç u dëshmua në vepër dhe në luftë për shpëtimin qoftë edhe të vetmes vajzë, Amserës së njomë, mbetur pa familje, por nën përkujdesje të dajave dhe humanizmit njerëzor, që duhet të dëshmohet ndaj saj dhe për te! Kurse injorimi i veprës kombëtare-patriotike është rreptësishtë i dënueshëm!
Intervenimi vetëmohues i bashkëfshatarëve, FSK-ës, Policisë, Zjarrfikësve dhe gjithë atyre që u gjinden pranë kësaj tragjedie natyrore, e cila mori 10-viktima sa (qelë e mbyll sytë nga orteku i madh i dëborës), ndaj dy familjeve Reka. Ngase në vepër u shpreh solidariteti dhe patriotizëm kolektiv. Në kushtet në të cilat u zhvillua aksioni në luftë për shpëtimin dhe nxjerrjen e viktimave, fletë për një vepër humane dhe njerëzore. Varësisht kushteve të vështira të motit të ashpër, që s`u mundësua diçka më shumë. U shpëtua një fëmijë (vajzë), e cila do të mbetet legjendë kohe e shpëtimit e gjetur gjallë në gjoksin e së ëmës. Por edhe një legjendë e dhembshme e humbjes së familjes, një histori tjetër kohe, roman jete për jetën e Amserës bonjake!
Në jetën e përditshme, luftën për liri, bashkim - ribashkim, në çdo kohë, vend dhe hapësirë, njeriu i ndershëm, patriot dhe atdhetar i devotshëm, ndeshet me vepra të tillë, duke kryen një obligim patriotikë. Patriotizmi është edukatë, pastërti ndaj veprës së kryer me nxënës, studentë popullin në nevojë. Patriotizmi është puna e ndershme mësimi, respekti, frymë bashkuese dhe vëllazërore, kudo që e gjen njeriun. Në shkollë, fakultet, kuvend, qeveri, presidencë, në situata të tilla si në Restelicë, pranë halleve të shumta njerëzore, humane e shoqërore.

Është krenari kur me sukses kryhet një vepër njerëzore dhe patriotike

Shprehja patriotizëm paraqet nderë dhe respekt, sidomos kur finalizohet me sukses një vepër e tillë, por edhe kritika ka vendin e vet. Apeli për të bërë dhe për t`u sjellë mirë, ndershëm, ndaj votuesit, elektoratit, popullit, i cili i ka mundësuar; një deputeti, udhëheqësi, gjyqtari, porotës, gjykatës, avokatit të popullit, policit, ushtarit, punëtorit, arsimtarit etj., një vend meritor. Nëse në vendin e punës u është afruar besimi, obligimi duhet kryer me respekt. Gjithsesi është një patriotizëm i kryer ndaj shtetit, popullit, komunitetit, rrethit familjar, si pjesë dhe celulë e shtetit. Me ç`rast është krijuar një ind më shumë kombi, shteti dhe populli. Është patjetër nderë, mirësi, humanizëm dhe valerë e çmuar patriotike. Nëse për rrethin, mjedisin ku gjendesh, ke bërë një shërbim qoftë ai edhe ngritje e një burimi, i cili do t`u mundësoj kalimtarëve, për ta shuar etjen, është një vepër patriotike e vlerave humanitare-njerëzore shoqërore. Me ketë ke kryer një shërbim human e kombëtar.
Në hierarkinë shtetërore, për çdo orë, çdo ditë dhe javë, mund të kryhet një vepër humanitare, patriotike, por mund edhe të keqpërdorët, nëse kryhet shkel e shko, ose ara-mara, siç i thuhet veprës së keqe. Vepra patriotike kërkon një përkushtim më të sinqertë sesa vepra e zakonshme dhe e rëndomtë. Patriotike ishte vepra e njerëzve të FSK-së në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë. Por, jo sall e ushtarakëve. Sepse në luftë për shpëtimin nga fenomeni i ortekut të borës, nga i cili e pësuan disa viktima, morën pjesë bashkëfshatarët, shumë individë vullnetarë, pavarësisht pësimeve...
Në ndodhitë e fenomeneve të natyrës, ujërave, zjarreve, tërmeteve, vullkaneve, ortekët e dëborës, furtunave dhe të ligave tjera të tilla, pasqyrohet dhe dëshmohet vepra patriotike e çdo njeriu të aftë, për të ofruar ndihmë, duke u përpjekur që rreziqet apo rreziku të jetë sa më i vogël. Pra, patriotizmi dëshmohet në shpëtimin e jetës së njerëzve. Në fatkeqësi dëshmohet patriotizmi individual dhe kolektiv. Por, gjithmonë shteti duhet bartë barrën kryesore, obligimin ligjor me organizmat dhe institucionet; ushtrinë, policinë, grupet e intervenimeve të shpejta, zjarrfikësve, pastaj përfshirja e çdo individi, çdo njeriu me shpirt humanisti dhe patriotizmi.
Për raste të tilla, dikur ekzistonin çmime, lavdërime, shpallje heronjsh pune dhe sakrifice, nderi dhe shpëtimi njerëzish, nga pësime të mundshme dhe të rrezikshme. Ndonëse veprat patriotike nuk kanë nevojë për lavdërime, as për çmime, meqë janë obligim njerëzor, moral, human e kombëtar për çdo individ, i cili merr për obligim vullnetar, me dinjitet dhe vullnet të pastër e të sinqertë, për ta kryer cilëndo detyrë që i është besuar. Qoftë vullnetarisht dhe pa u obliguar dhe pa u detyruar nga askush! Me fjalë tjera, atdhedashuria dhe patriotizmi nuk njohin kategorizime të posaçëm të vlerësuara në shkallë gradimi. Pos heronjve, sakrifikuesve, dhe flijuesve për liri atdhe dhe për komb, të cilit i takojnë. Nuk është thënë kotë në popull: “Bënë mirë në mal, gjen mirë në shtëpi, ose me “sjellje të mirë në Prizren ke siguruar konak (bujtinë) në Shkodër” dhe anasjelltas ! Është krenari kur kryhet një vepër e mirë humane, njerëzore dhe e çmuar në shkallën patriotizmi human e kombëtar!

Përbuzja e patriotizmit arealit etnik gjuhësor historik është e dënueshme!

Në fund do të shtoja edhe këtë referencë politike: Në Bruksel po takohen ekspertë nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin ndërkombëtar evropian. Grupi nga Kosova, (populli s`i njeh kush janë ata), por duhet të jenë të kujdesshëm sa të mos shpallën anti-patriotë të kombit dhe vendit të cilit i takojnë! Ata duhet të shkojnë më larg sesa Rambujea! Më larg takimeve të Vjenës dhe pranimit të Pakos shumë të dhembshme të Ahtisarit! E cila Kosovës i ka sjellë lëshime të tepërta për komunitetin serb! Pasojat e të cilës Pako u panë që në Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008! Me heqjen e simboleve, pranimin e të drejtave jashtë kushtetuese me komunat etnike serbe. Shembulli konkret i strukturave paralele kriminele, referendumi serb në veri, i cili shkel sovranitetin, integritetin dhe kushtetutën, ligjet e shtetit “sovran”, të pranuar nga afro 90-shtete dhe GJND-ja. E cila në jetën praktike dhe juridike në Kosovë nuk po zbatohet. Strukturat kriminele, Kosovën e sollën para aktit të kryer, luftës së haptë politike..! Kjo është pasojë e bisedimeve kuturu, t`imponuara me hile nga Brukseli me vendorët! Kjo është shkelja me dy këmbët mbi patriotizëm! Amanetin e heronjve, dëshmorëve dhe gjithë patriotëve të kombit. Ky më nuk është patriotizëm, por shkelje e veprës, të së drejtës për liri, sovranitet, patriotizëm dhe amanet i heronjve dhe dëshmorëve të rënë për liri. Të gjallëve, të cilët s`do të pajtohen kurrë me shkeljen e gjakut për liri, unitet, bashkim dhe ribashkim të kombit, Kosovë-Shqipëri!
As me këmbim territoresh tua, me territorin tënd! E keni gabim z. akademik, Rexhep Qosja, po ua them përherë të dytë, se jeni kah gabon atdhetarisht! Nuk dhurohet ara jote për ta marrë arën tënde, që gjithashtu është okupuar, është marrë me dhunë. Mbase ju z. akademik dini më shumë sesa ne “idealistet”, për atdhe dhe për ruajtjen të paktën të asaj tërësie, qe ka mbet, e pranuar edhe nga GJND-ja, ndërkombëtaret, nga afro 90 shtete më të fuqishme të botës. Pos pesë të tjerave në Evropë, të cilat luajnë lojën e futbollit me Brukselin dhe me vendorët në Kosovë! Pjesa veriore e Kosovës, dikur me qendër në Rasë (Rashkë), fundi i mesjetës së hershme, ishte themeluar nga dinastia e Nimanasve. Pra Stefan Nimani i kësaj dinastie u kurorëzuar për mbret, nga Papa, që do të thotë se ky mbret ishte shqiptar dhe i takonte Kishës Shqiptare. Për ketë dëshmojnë faktet si këto:
Emri Deçan, si llagap i mbretit Stefan, si emër i manastirit dhe si emër fshati, ka etimologji shqipe: Deç-an, anë e deçëve, ( e deshve; vend blegtorë i dhenve e deshve). Stefani i dinastisë së Nimanasve, themeloi principatën e Rasës të shtrirë deri në Pantinë. Shih:”Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë”, fq. 12, Kapitulli:”Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Kush është Kosova? Prof, dr. Skënder Rizaj, historian dhe njohës i shkëlqyeshëm i Mesjetës së hershme të mesme dhe mesjetës së vonë. Prandaj, pjesa veriore e Mitrovicës, përkatësisht e Kosovës, është po aq autoktone shqiptare sa edhe Lugina e Preshevës, respektivisht Kosova Lindore! Duke mos u mohuar kurrë historikisht, Sanxhaku i Nishit dhe ai i Jeni Pazarit si toka të okupuara nga Serbia me përkrahjen ryse, pikërisht si aktualisht me tri komuna, gjysmë fshatra të imagjinuara, nga strukturat kriminele serbe të përkrahura nga Serbia, hilet e Brukselit si përherë ndaj shqiptarëve. Pra, z. akademik Qosja, është një thënie e Hamletit te Shekspiri, ju e dini, po ju kursej, s`po ua them..! Nuk falët toka jote për tokën tënde! Kosova i ka humbur brenda më pak se 150- vjet, dy Kosova tjera, deri kur kështu z. Qosja?! Jemi në 4-vjetorin e pavarësisë, urimi u takon; (kombit, UÇK-së, heronjve, Familjes Jashari, Banorëve të Reçakut, Mejës, Gllogjanit, Gjakovës, Izbicës, Prekazit, Drenicës). I takon popullit i cili sakrifikojë. Atyre që u flijuan për atdhe, bashkim dhe ribashkim. Prandaj, injorimi i patriotizmit është rreptësishtë i dënueshëm, i papranueshëm..!

Qerim Pllana

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 524 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi