| REZOLUTA 1244 ĖSHTĖ ASIMETRIKE ME REPUBLIKĖN E KOSOVĖS |
| Publikuar më 20 shkurt, 2012 nė orėn 23:33 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Ose Rezoluta 1244, ose Deklarata e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės (17.02.2008). Tė dyjat nuk hyjnė nė tė njėjtin thes tė qeverisė sė Kosovės , sepse e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn.
*** Derisa Beogradi kėmbėngul qė tė zbatohet Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, kjo do tė thotė se ėshtė nė interes tė Serbisė, jo tė Republikės sė Kosovės. Ndryshe, sikur Rezoluta 1244, tė ishte simetrike me pėrmbajtjen e Deklaratės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės(17 shkurt 2008), Beogradi kurrė nuk do ti referohej Rezolutės 1244. Kėtė, duhet ta mbajnė parasysh si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Republikės sė Kosovės.
Nėse Serbia nuk pajtohet qė Kosova me emėr dhe me mbiemėr (REPUBLIKA E KOSOVĖS), tė pėrfaqėsohet nė konferencat rajonlae, ai ėshtė problem i Beogradit, jo i Prishtinės. Ai problem, duhet tė zgjidhet nė Beograd, jo nė Prishtinė, sepse nuk mund tė bėhet kurrfarė kompromisi politik nė kurriz tė Deklaratės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, e cila ėshtė ASIMETRIKE me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Ata shtetarė dhe liderė politikė tė Kosovės qė pėr hir tė arritjes sė kompromisit politik me Serbinė dhe me BE-nė, e pranojnė Rezolutėn 1244 (ashtu siē po i konvenon Serbisė), nė mėnyrė qė nėn etiketėn e saj, Kosova, tė prezentohet dhe tė pėrfaqėsohet nė takimet rajonale, e pranuan se pranuan, botėrisht e kundėrshtojnė Deklaratėn e shpalljes sė Republikės sė Kosovės (17 shkurt 2008), sepse pas kėsaj date historike, politike, kushtetuese, kombėtare dhe ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės, Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, juridikisht ėshtė e pavlefshme dhe e pazbatueshme nė Kosovė.
Shumė e thjeshtė, ėshtė pėr tu kuptuar pse Beogradi nuk heq dorė nga Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, pse po kėrkon revizionimin e statusit politik, juridik dhe kushtetues sė Republikės sė Kosovės. Sė pari, pėr tė copėtuar Veriun e Kosovės, e pastaj (gradualisht), edhe kantonizimin e saj sipas enklavave serbe. Kjo ėshtė pėrmbajtja e formulės sė kompromisit politik e Beogradit, qė ėshtė nė funksion tė dekompozimit tė territorit tė Republikės sė Kosovės.
Prandaj, pėrpos emėrtimit Republikė, e cila si e tillė, edhe ėshtė njohur nga 88 shtete tė Bashkėsisė ndėrkombėtare, qeveria e Kosovės nuk ka asnjė arsye ligjore dhe kushtetuese, qė tė shėrbehet me fusnota tė panevojshme dhe tė dėmshme pėr pavarėsinė dhe pėr sovranitetin e Republikės sė Kosovės.
Derisa qeveria e Kosovės ka dhėnė pėlqimin qė nė thesin e fusnotave tė propozuara, tė futet edhe Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, ashtu siē ka propozuar dhe diktuar Beogradi zytar, atėherė, po del se, vėrtetė, pėr qeverinė e Kosovės, nuk ėshtė i rėndėsishėm emėrtimi Republikė, por Rezoluta 1244, e cila e mohon pavarėsinė e Republikės sė Kosovės.
Ky ėshtė njė vendim absurd joligjor dhe jokushtetues i qeverisė sė Republikės sė Kosovės, sepse deri tani, asnjė shtet i bashkėsisė ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Amerikėn dhe BE-nė, nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės, duke u bazuar juridikisht nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė, por nė Deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008.
Konradikta e politikės ditore, herė kėshtu, herė ashtu!
Sė pari, mė 2 shkurt 2012, kryeministri i qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi ka deklaruar pėr ALFA TV-nė , se : REZOLUTA 1244 ĖSHTĖ E TJEKALUESHME, ndėrsa shteti sovran dhe i pavarur i Kosovės ėshtė i pėrjetshėm... (www.infoglobi.com/02/02/2012).
Atėherė, nga doli konstatimi i dytė kontradiktor me tė parin, kur kryeministri Hashim Thaēi, e pėrgėnjeshtron vetėvetėn, duke pohuar se Me pavrėsi, me GJND dhe me Rezolutėn 1244 nė nismat rajonale.(www.radioevropaelire.org/19/02/2012).
Po, nuk bėn kėshtu, kaq shpejt, ta ndryshojmė mendimin, para dite, jo Rezolutės 1244 (sepse i ka skaduar afati i pėrdorimit), kurse pas dite, PO! Atėherė, cilit vlerėsim, nė kėtė rast, duhet besuar lexuesi, tė parit, apo tė dytit?
Nėse i besohet tė parit, atėherė, politika kontradiktore e kryeministrit Hashim Thaēi, tė akuzon pėr kundėrshtimin e vizionit evropian dhe amerikan tė Kosovės, sepse ke lėnė jashtė Rezolutėn 1244!?
Mirėpo, nė kėtė rast, Hashimi harron se, edhe vetė e ka quajtur tė tejkalueshme Rezolutėn 1244. Mirėpo, kur partnerėt ndėrkombėtarė ia kanė ngrehur veshin pėr hudhjen poshtė tė Rezolutės 1244, ai disa javė mė vonė e ndėrroi mendimin e tij, duke theksuar se Rezoluta 1244 ėshtė e pranueshme, sepse mbron integritetin territorial tė Kosovės. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, me gjithė ndryshimin absurd dhe kontradiktor tė mendimit tė kryeministrit Hashim Thaēi, sepse Rezoluta 1244 e mohon pavarėsinė dhe tėrėsinė territoriale tė Kosovės.
-Krejtėsisht, do tė kishte qenė i kuptueshėm dhe i pranueshėm konstatimi i DYTĖ politik i kryeministrit Hashim Thaēi, sikur nė pėrmbajtjen e tij, tė mos figuronte Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, e cila de fakto dhe de jure e pėrjashton pavarėsinė e Kosovės, si dhe mendimin pozitiv kėshillėdhėnės tė GJND-sė tė datės 22 korrik 2010, sipas sė cilit, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, ishte nė pėrputhje me normat dhe me parimet e sė drejtės ndėrkombėtare.
Kur tė pėrkthehet nė guhėn juridike tė sė drejtės kombėtare dhe ndėrkombėtare, kjo pėrmbajtje e thesit tė pavarėsisė sė kryeministrit Hashim Thaēi, do tė thotė pa emėrtimin Republika e Kosovės nė pėrfaqėsimin dhe nė prezentimin e saj nė sesionet, nė konferencat dhe nė nismat e ndryshme rajonale, sepse Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nuk e njeh pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja kryesore, pse Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė, nuk duhet pranuar si fusnotė e prezentimit tė Republikės sė Kosovės, as nė konferencat rajonale e as nė ato me karakter ndėrkombėtar.
Si nė kuptimin politik, ashtu edhe nė atė juridik ndėrkombėtar, Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė e mohon Deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės (17 shkurt 2008), si dhe mendimin kėshilldhėnės tė GJND-sė (22 korrik 2010), sepse nė asnjė nen dhe, nė asnjė paragraf tė saj nuk flitet pėr tė drejtėn e pavarėsimit tė Kosovės. Kjo, ėshtė edhe arsyeja pse KS i Kombeve tė Bashkuara, nuk e ka anuluar Rezolutėn 1244, e cila ėshtė pengesa kryesore pėr miratimin e njė Rezolute tė re sipas sė cilės Kosovės, do ti njihej subjektiviteti juridik ndėrkombėtar nga ana e Kombeve tė Bashkuara.
Pikėrisht, pse Rezoluta 1244 e mohon pavarėsinė e Kosovės, politika dhe diplomacia serbe e Beogradit po pėrdor tė gjitha mjetet pėr copėtmin territorial dhe pėr izolimin e Republikės sė Kosovės si planin rajonal, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.
Mbi kėtė bazė sekretari i Pėrgjitshėm i KS tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon e pat miratuar edhe Planin gjashtė pikėsh tė Beogradit pėr EULEX-in, tė cilin qeveria e Kosovės, e pėrqafoi, pa asnjė rezervė.
Natyrisht se, NATO-ja(KFOR-i) dhe UNMIK-u janė stacionuar nė Kosovė, nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, por kjo Rezolutė nuk nėnkupton edhe njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Nė kėtė pikėvėshtrim, nuk mund tė bėhet kurrfarė manipulimi politik e as juridik, sepse sikur tė ishte ashtu, siē ka deklaruar kryeministri Hashim Thaēi, tanimė, qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008, Republika e Kosovės, do tė kishte qenė njohur nga ana e KS tė Kombeve tė Bashkuara.
Duhet tė vėmė nė dukje faktin se, qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, Rezoluta 1244 e KS tė KB-sė, nuk garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės, por qeveria e Kosovės dhe KFOR-i janė ata faktorė kryesorė tė ligjshėm, qė garantojnė tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Kosovės, jo kurrfarė UNMIK-u, as Rezolute 1244, tanimė e skaduar si nė kuptimin juridik, ashtu edhe nė atė kushtetues.
Mirėpo, nėse emėrtimi Republika e Kosovės, zėvendėsohet me fusnota tė kompromisit tė keq politik (siē ėshtė Rezoluta 1244), tė propozuara nga Beogradi, atėherė, kuptohet qė, jo vetėm agjenda evropiane, por edhe ajo ndėrkombėtare e saj, do tė jetė e zymtė, si dhe njė pikėpyetje e madhe, pėr shkak se Rezoluta 1244, do ti sfidojė atributet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės.
Sė fundi, pse me ēdo kusht Kosova, duhet tė marrė pjesė nė takimet rajonale nėn etiketėn e Rezolutės 1244, pa emėrtimin e saj tė saktė-Republika e Kosovės, duke qenė se Rezoluta 1244 nuk e njeh pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, pala shqiptare, nuk ėshtė e obliguar tė marrė pjesė nė asnjė konferencė a samit rajonal ose everopian, pavarėsisht nga ushtrimi i trysnisė dhe i diktatit tė BE-sė.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
348 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Pėr ēka kanė nevojė shqiptarėt nė IRJM?!... |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:21 ...Shqiptarėt nė IRJM nuk kanė nevojė pėr luftė sepse luftėn e kanė fituar nė vitin 2001 nėn emblemėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, shqiptarėt nuk kanė ... |
| Eurointegrimet mision i pamundur |
E premtė, 18 maj 2012 - 13:09 Pse Maqedonia e sotshme nuk do tė inkuadrohet nė NATO e nė BE? Kush nuk e do dhe kush e pengon kėtė inkuadrim? A ėshtė vetėm emri i Maqedonisė pengesė pėr ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|