Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LUFTA E DRENICĖS DHE SHABAN POLLUZHA (I)
Publikuar më 21 shkurt, 2012 nė orėn 00:29 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nėse vazhdojmė rrugėn pėr nė frontin e Sremit, do tė likuidohemi pa arritur atje, kurse, nė anėn tjetėr, nė Kosovė tė tjerėt pa kurrfarė mėshire as pengesash do tė bėjnė terror mbi gratė dhe fėmijėt tanė“
(Brigada e Shaban Polluzhės, Podujevė, 20 janar 1945)

Regjimi serb, prej se okupoi Kosovėn, mė 1912 e kėndej, zhvilloi politikė tė shfarosjes sė shqiptarėve, duke i persekutuar, duke i torturuar dhe masakruar nė mėnyrė individuale e kolektive dhe, mė nė fund, duke i vrarė dhe duke hapur varre tė panumėrta.

Heroi - Shaban Polluzha
Njė politikė e tillė nuk pushoi asnjėherė, por pėrkundrazi, erdhi duke u bėrė gjithnjė mė e egėr, politikė xhelatėsh dhe okupuese. Nga viti 1912 e deri me sot, mund tė thuhet se asnjė qytet, lokalitet, fshat a shtėpi nuk mundi t’u shpėtojė mundimeve dhe masakrave. Menjėherė pas okupimit tė Kosovės, filloi masakrimi i popullatės nėpėr tė gjitha rajonet shqiptare. Masakrėn e patėn nisur nė Drenicė, pikėrisht nė Prekaz tė Epėrm, duke vrarė Ahmet Delinė (i njohur pėr rezistencėn antiturke) dhe fqinjėt e tij. Shfarosja masive intensifikohet pas vitit 1918, pėr tė arritur pikėn tragjike nė vitet 20. Gjate kėsaj periudhe ushtria dhe xhandarmėria serbe vėrsulen pamėshirshėm mbi popullatėn e pafajshme shqiptare, duke lėnė shumė kufoma nėpėr oborre, shtėpi dhe rrugė. Nė fshatin Shtupel (Pejė) dogjėn 52 shtėpi, vranė mbi 90 fshatarė; nė Jabllanicė(Gjakovė) vriten 63 veta dhe digjen 20 shtėpi; nė Dumnicė-Zagorth (Vushtrri) bėhet njė masakėr e paparė ndaj fėmijėve e grave; nė Kollė pushkatohen i madh e i vogėl, digjen tė gjitha shtėpitė dhe shuhet jeta nė pėrgjithėsi. Masakra tė tilla tė vrazhdėt ushtria dhe xhandarmėria serbe bėn nė tė gjitha viset shqiptare. Ndėrmorėn aksione barbare, vetėm e vetėm qė tė zhduknin vetėdijen dhe qenien kombėtare, zbatoheshin metoda mesjetare tė presionit mbi popullatėn autoktone dhe nė valėn e reprezaljeve bėjnė gjithė ē’ėshtė e mundur pėr t`i shpėrngulur nė Azi e gjetkė. Gjithashtu, ndėrmerren masa pėr zhdukjen e intelektualėve shqiptarė dhe ndaj tė gjithėve atyre qė i bėnė rezistencė kėsaj politike dhe, i rralli, arriti t’u shpėtojė torturave, burgjeve dhe vdekjes. U derdhėn mjete tė shumta nga ministria pėr tė mbushur trenat me shqiptarė qė t’i ēonin nė Anadoll (marrėveshja e nėnshkruar jugosllave-turke).
Sillen kolonitė nga Mali i Zi, Dalmacia, Vojvodina e viset tjerat vendit pėr t`i marrė me tapi tokėn e shqiptarėve nė Kosovė dhe vazhdon hartimi i elaborateve tė tėra qė tokat shqiptare t’i bėjnė serbe.
Kėsisoj, kjo politikė hegjemoniste vazhdoi edhe gjatė Luftės sė Dytė botėrore duke bėrė vrasje masive nė tė gjitha rajonet e Kosovės dhe duke hapur varrin mė tė madh kolektiv nė Tivar. Kėtij terrori do t`i kundėrvihet Lėvizja Kaēake shqiptare me tė gjitha format nė mėnyrė qė tė krijojė siguri pėr popullatėn shqiptare, qė ishte nė trojet e veta dhe qė nuk bėnte t’i lėshonte kurrsesi.

DRENICA

Drenica nuk pėrfshinė vetėm territorin administrativ tė dy komunave tė sotme- Drenas dhe Skenderaj, por njė territor edhe mė tė gjerė, qė disa pjesė tė tė cilit sot administrativisht u takojnė komunave tė tjera e Vushtrri, Lypjan, Malishevė dhe Mitrovicė).
Si ēdo anė qė ka karakteristikat e veta, edhe Drenica ka tiparet e saja tė veēanta: doket, zakonet, veshjet, gjuhėn, bujarinė dhe trimėrinė. Gjatė historisė, Drenicėn, sikur edhe vise tė tjera shqiptare, e rrahėn furtuna dhe stuhi tė fuqishme nga tė gjitha anėt dhe nga tė gjitha drejtimet. Drenica, ndėrkaq, pat njė rol tė posaēėm nė pėrthyerjet vendimtare tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, sidomos nė periudhėn pas vitit 1912 – kur Kosova u pushtua nga okupatori serb.
Duke parė qėllimet gėlltitėsh tė regjimeve, nė Drenicė u organizua rezistenca e popullit nė mėnyrė qė t’u bėhej ballė rrėmeteve tė mėdha qė, nė fakt synonin zhdukjen e shqiptarėve. Nė tė vėrtetė popullata e Drenicės qė moti motiv kishte mosnjohjen dhe mosrespektimin a administratės sė pushtuesve. Nė kohėn e Turqisė, pushtuesi duke mos ia dalė tė bindte popullin qė tu nėnshtrohej ligjeve, dh sidomos pagimit tė tagrave, deshi s’deshi, u detyrua qė nga shumė mjedise tė hiqte dorė.
Nė Kuvendin e Drenicės mė 1903 – Ahmet Delia pėrshėndeti masėn e tubuar prej 5000 vetash dhe tri ditė mė vonė nėn udhėheqjen e Ramė Lutanit ata marrin Vuēitėrnėn dhe nisen pėr tė sulmuar Mitrovicėn, nė mėnyrė qė ta dėbonin konsullin rus nga Kosova.
Nė ēastet vendimtare tė viteve 1910-1911, nė kryengritjen e kosovarėve qė u zhvillua nė Carralevė kundėr xhonturqve, kontributi i Drenicės ishte i madh. Njė numėr i drenicasve me Isa Boletinin nė krye, i bėnė rezistencė tė gjatė tė rreptė depėrtimi turk nė Kosovė, mė drejt nė Carralevė. Nė kėtė periudhė vendimtare deri nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, u organizuan mėnyra tė shumta tė rezistencės.
Si dihet, rezistencės mė tė madhe popullata e Drenicės e nisi pas largimit tė osmanllinjve mė 1912 kur, hyri Serbia e parė nė Prekaz tė Epėrm, fillon rezistenca e Ahmet Delisė. Ky trim i Drenicės i kundėrvihet me forcė ekspeditės ndėshkuese tė njė togu tė xhandarmėrisė, duke u thėnė atyre “Kush ju ka thanė nė Drenicė me hy”. Prej kėtij momenti e deri mė tė pėrfunduar rezistenca e njohur e vitit 1945, nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės, asnjėherė dhe pėr asnjė ēast nuk do tė pushojė. Nė mes dy luftėrave botėrore nė Drenicė, si askund tjetėr qe e pėrhapur rezistenca pėr ēlirimin kombėtar tė Kosovės.
Lėvizja kaēake, nė kėtė periudhė do tė marrė pėrmasat e gjera, sidomos pas formimit tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Kundėr kėtij regjimi do tė organizohen kryengritje masive dhe do tė luftohet nė tė gjitha territoret e Kosovės, veēanėrisht nė Drenicė, ku u thirr populli qė tė mos njihet ky regjim. Sunduesi injorohet, duke iu kundėrvu edhe me luftė masive nė tė gjitha frontet edhe nė tė gjitha anėt. Kėsaj kryengritje tė armatosur i printe kryetrimi i Drenicės- Azem Bejta me ēetat e tjera qė i udhėhiqnin Ahmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tėrnavci, Dan Doroci, Lutė Gllanasella e disa tė tjerė.
Thirrjes sė Azem Bejtės iu pėrgjigjėn shumė luftėtarė. Ēiēavica ishte mbushur me anėtarė tė rinj ė Lėvizjes, qė zhvillonin luftėra nė territore tė Drenicės, Mitrovicės, Vuēitėrnės, Llapushės dhe nė rajone tė tjera tė Kosovės. Kryengritėsit shqiptarė me tė gjitha forcat iu kundėrvunė shpėrnguljeve pėr nė Turqi, kolonizimit tė Kosovės dhe formave tė tjera tė dhunės qė ushtronte regjimi serb i kohės. Lėvizja ēlirimtare Kaēake, nė vitet 20, kishte arritur t’i tubonte nė Drenicė mbi 2000 shqiptarė, tė cilėt zhvillonin luftime tė ashpra me ushtri dhe xhandarmėri. Nė kėtė kohė fton tė rinjtė e Drenicės qė tė mos shkonin nė ushtrinė serbe por t’iu bashkoheshin ēetave ēlirimtare. Azem Bejta gjithherė pėrsėriste fjalėt e ideologut tė ēlirimit kombėtar tė Kosovės – Hasan Prishtinės, se pa luftė nuk mund tė ketė liri dhe identitet kombėtar.
Nė kėtė kohė, Drenica e Azem Bejtės dhe Shote Galicės dridhet nga tė gjitha anėt nga Lec Gradica, Zenel Baica, Iljaz Reēaku, Sadik Rama, Azem Gjaka, Kamber Loshi, Lutė Gllansella, Mehmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tėrnavci, Dan Doroci, Emin Lati e tė tjerė. Pėr shkak tė humbjeve tė mėdha qė u kishte shkaktuar Azem Bejta ushtrisė she xhandarmėrisė, regjimi serb ndėrmerr masa tė rrepta kundėr fshatarėve tė Drenicės, duke i djegur disa fshatra dhe duke bėrė terror mbi ta. Kėshtu nė kėtė periudhė digjet vendlindja e Mehmet Delisė trim shumė i njohur i Drenicės, Radisheva, Azem Bejta mbante lidhje tė drejtpėrdrejta me Hasan Prishtinėn dhe respektonte sugjerimet e tij sa i pėrket ēėshtjes shqiptare nė Kosovė. Siē dihet Hasan Prishtina, pėrmes Lėvizjes Kaēake, kishte pėr qėllim internacionalizimin e Kosovės dhe tė shqiptarėve.
Regjimi serb, duke qenė i pafuqishėm qė me forcė ta zhdukė kryetrimin e Drenicės- Azem Bejtėn, qė me tė tė hyjė nė marrėveshje pėr ndarjen e territorit tė Drenicės. Nė bisedime arrihet qė Azem Bejta tė formojė territorin e vet sovran. Nė Drenicė, duke pėrfshirė nė fillim komunėn e Prekazit, e pastaj ky territor do tė ngushtohet nė tri fshatra: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė.
Republika e vogėl e Azem Bejtės, e cila ishte pothuaj e para e llojit tė vet nė Ballkan, kishte administratė tė vetėn dhe ushtri (ēeta) tė veta, popullsia e kėtij territori lirohet nga tė gjitha detyrimet shtetėrore dhe, sė fundi sipas kėsaj marrėveshje nuk do tė kishte pėrzierje nė punėt e brendshme tė njėritjetrit, do tė thotė se as Azem Bejta nuk bėnte tė dilte jashtė territorit tė vet, por as ushtria dhe xhandarmėria serbe tė hynin nė territorin e “Arbėrisė sė vogėl”.
Nė kėtė kohė Azem Bejta ngriti kullėn nė Galicė. Kjo, shprehur nė mėnyrė metaforike, ishte njė kėshtjellė, fortifikatė, dhe nė tė njėjtėn kohė dhe kurorė e “Arbėrisė sė vogėl”. Pėr lėvizjen kaēake kurorė mbi kurora ishte Ēiēavica ku shumė luftėtarė gjenin strehim, dhe pikėrisht prej kėtij mali tė shenjtė fillonin tė gjitha aksionet kundėr regjimit serb.
Se ēfarė rezistence i bėri Lėvizja kaēake ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe, mė sė miri pasqyrohet nė kėngėt popullore qė kėndohen edhe sot e kėsaj dite, me ėndje nėpėr tėrė Drenicėn e mė gjerė.

Azem Bejtėn domė me rrethue
me rrethue paj me asqeri
se s’po nxinet ai me xhanari...


Pra siē shihet edhe nė kėngė, kur regjimit serb nuk i bėnte punė xhandarmėria, ai kundėr lėvizjes kombėtare dėrgonte dhe ushtrinė, duke pėrdorur kėshtu tė gjitha forcat e mundshme ushtarake kundėr kėtij trimi.
Pushtuesi serb bėnte presion dhe represalie kundėr fshatarėsisė sė Drenicės, qofshin ato grupe, apo individė, tė rebeluar tė Lėvizjes. Nė kėngėt e popullit jepen tablo tė shumta lidhur me kėtė ēėshtje:

Kurrė tri net nuk janė shkue
xhanaria pa mė rrethue
me dipēika mė rrehnin mue
thoshin Lecin me kallėzue...


Luftėtarėt e lirisė i shoqėronte kėnga e kushtrimit. Kėto kėngė ktheheshin nė forcė dhe moral, nė dashuri ndaj atdheut dhe popullit. Edhe zhuganin e Shkupit e kapte tmerri kur dėgjonte pėr kėto kėngė dhe pėr trimėrinė e Azem Bejtės dhe tė Shote Galicės me ēetat e tyre:

Ky zhumpani ban ēudi,
si ky komb nuk kam pa me sy
qė i binė asqerit pėrmbi
me shqiptarėt nuk koka mahi...


Pas vrasjes sė kryetrimit tė Drenicės - Azem Bejtės nga ushtria serbe, kryetarėt e ēetave vunė nė krye tė Lėvizjes Mehmet Delinė dhe Shote Galicėn, tė cilėt vazhduan luftėn kundėr xhandarmėrisė dhe ushtrisė serbe nėpėr Drenicė dhe nė rajonet e tjera. Shumėherė nė pėrleshjet frontale armiku u tėrhoq i turpėruar para ēetave tė Lėvizjes Kombėtare.
Disa elemente tė kėsaj periudhe i dhamė pėr tė parė vazhdimėsinė e rezistencės qė do tė pasojė mė 1945 tash nga njė tribun tjetėr, Shaban Polluzha, kundėr partizan-ēetnikėve, qė pretendonin tė zhduknin ēdo gjė shqiptare.

1. SHABAN POLLUZHA MBRON JENI-PAZARIN

Nė secilėn kohė dhe nė secilėn periudhė shqiptarėve iu kanos rreziku i zhdukjes. U hartuan elaborate tė shumta nga akademia dhe akademikė serbė. Janė tė njohura elaboratet e kobshme tė Vasa Ēubrilloviqit dhe tė Ivo Andriēit, si dhe tė tė tjerėve, mė pak tė njohur, pėr shfarosjen e shqiptarėve. Nė kėtė bazė rrėnuese ėshtė punuar mė herėt dhe mė vonė. Pra, u punua para dhe pas luftės. Nė secilėn kohė dhe nė secilin regjim qėllimet ishin tė njėjta. Mė 1941, kur shkatėrrohej shteti serbo-kroat-slloven, ēetnikėt vėrsulen nė drejtim tė Kosovės pėr ta pushtuar atė dhe pėr tė bėrė masakra nė popullsinė shqiptare, si nė vitet 20. Qėllimi i fundit i tyre ishte qė me anė tė terrorit tė futnin frikė nė tėrė masėn, nė mėnyrė qė ajo tė mos merrte guxim tė ngulte nė trojet e veta shekullore. Dhe, kėshtu shqiptarėt tė shpėrnguleshin nė Turqi e nė vende tė tjera.
Lėvizja ēetnike mė 1941 provon tė hyjė nė fshatrat e Artakollit (Bivelak, Strofc, Mihaliq, Dėrvar, Beēuk, Shipitullė, Sibovc, Kollė, Zhilivodė dhe Pestovė), duke zbarkuar me tren nė fshatin Prelluzhė, por nė saje tė organizimit tė fshatarėve tė Artakollit dhe tė Drenicės, ēetnikėt pėsojnė katastrofė tė vėrtetė, duke u mbetur shumė tė vrarė nė urėn e Gllavotinit dhe pėrgjatė dy brigjeve tė lumit Sitnicė, qė asokohe ishte tėrėsisht e vėrshuar. Nė kėtė pėrleshje me ēetnikėt shquhet Mehmet Gradica dhe Sadri Klinaku i Bivolakut. Lufta, si tregojnė dėshmitarėt, kishte zgjatur tėrė ditėn.
Herėn tjetėr, ēetnikėt mėsyjnė tė depėrtojnė nė disa rajone tė Istogut tė Drenicės Veriore, pėrkatėsisht nė fshatrat Suhogėrllė, Banjė, Cerkolez, Uēė, Rakosh, Kotor, Radishevė dhe Runik. Populli, kur u gjet ngushtė, diti tė organizohej dhe vullnetarisht (trimėrisht) t`i kundėrvihej ēdo armiku. Ēetnikėt u ndoqėn, dhe nė pėrleshje qė patėn me shqiptarėt, lanė shumė viktima nė Kosovė. Nė kėtė konfrontim tė rreptė, mbesin tė vrarė edhe njė numėr shqiptarėsh.
Meqenėse nė Kosovė nuk arritėn tė realizonin apetitet e tyre, ēetnikėt kohė mė vonė bėnė strategjinė pėr shfarosjen e myslimanėve tė Sanxhakut. Ata, si nė Jeni-Pazar, Tutin, Senicė, Bihor e nė lokalitete tė tjera. Nė kėto vendbanime tė tjera ēetnikėt vranė pa mėshirė fėmijė, gra e pleq, duke i lėnė shumė fshatra tė shkretėruara.
Plaēkitnin pasurinė dhe bėjnė dhunė mbi njerėz, duke lėnė pas njė imazh tejet tė dhimbshėm. Nė rrethana tė tilla, popullsia e Sanxhakut kėrkoi ndihmė. Natyrisht, kėtė do ta gjejnė nė Kosovė- te ky popull qė nė periudha shekullore tregoi njerėzi dhe humanitet tė madh.
Nė Kosovė mėsyjnė kolona tė panumėrta refugjatėsh myslimanė pėr tė shpėtuar jetėn e fėmijėve dhe jetėn e vet. Ata u pritėn mirė kudo nė viset shqiptare dhe me ta u nda pėrgjysmė buka dhe veshmbathja.
* * *
Pėr tė shpėtuar Sanxhakun nga ēetnikėt, pėr nė Jeni-Pazar nisen shumė grupe shqiptarėsh nga Drenica, Artakolli, Vushtrria, Shala dhe rajone tė tjera tė Kosovės. Kėtė luftė e udhėheq kryetrimi i Drenicės Shaban Polluzha.
Nė Duga Pollanė afėr Jeni-Pazarit njėsive dhe forcave shqiptare u flet Shaban Polluzha:
“Vėllezėr, jemi tubuar pėr tė kryer njė mision tė shpejtė, pėr t`i mbrojtur familjet e rrezikuara nga bishat e egra ēetnike, qė po bėjnė terror tė rėndė mbi popullatėn e pafajshme tė Sanxhakut. Prandaj, nuk duhet kursyer as jeta, por duhet luftuar me nder si i ka hije njė populli tė vjetėr qė diti tė luftojė sa herė u gjend nė rrezik dhe i pambrojtur. Pra, t`i mbrojmė fėmijėt dhe gratė, nė emėr tė njerėzisė.”
Me tė pėrfunduar kėto fjalė, Shaban Polluzha u pėrkrah nga tė gjithė ata qė kishin ardhur pėr t’u flijuar nė emėr tė humanitetit.
Nė bazė tė kujtimeve tė dėshmitarėve tė kėsaj ngjarje- nė Duga Polanė, nė mėnyrėn zakonore fetare, kėtyre luftėtarėve iu drejtua prijėsi fetar nga Drenica mulla Ilaz Broja, i cili tha se misioni juaj ėshtė njerėzor dhe dikush mund tė bjerė edhe viktimė, prandaj pėrshėndetuni njėri me tjetrin. “Ju qoftė rruga e mbarė e ngadhėnjimtare!”- i kujton fjalėt e babait tė tij (Mulla Ilazit), Brahim Spahiu.
Gjatė qėndrimit nė frontin e Pazarit, Shaban Polluzha arriti autoritet te luftėtarėt dhe te popullsia vendase, nė saje pėrpjekjeve mbinjerėzore qė bėri ai pėr t`i pėrzėnė ēetnikėt nga ato troje. Luftėtarėt e Kosovės nė frontin e Jeni-Pazarit treguan trimėri dhe dinjitet.
Duke ėndėrruar gjithherė terrorin nė Kosovė, ēetnikėt tash pėr tė tretėn herė nga Kollashini i Ibrit organizojnė depėrtimin e tyre nė trojet shqiptare, njėherė nė Drenicė, e pastaj edhe nė viset e tjera tė Kosovės. Nė fund tė vitit 1943 dhe nė fillim tė vitit 1944, zhvillohen luftime tė ashpra dhe sėrish shqiptarėt i detyrojnė ēetnikėt (tė tretėn herė) tė tėrhiqen. Nė kėtė pėrleshje pati viktima pati nga tė dy palėt.

2. KOSOVA HYN NĖ DIMRIN E MADH

Rrethanat politiko-shoqėrore nė Kosovė nga fundi i vitit 1944 dhe nė fillim tė 1945-ės, ishin mjaft tė disfavorshme pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Ēlirimi nga okupatori gjerman pėr shqiptarėt nuk solli asgjė tė re, nė tė vėrtetė vijnė ditė shumė mė tė zeza. Kėshtu fillon spastrimi i njerėzve, i atyre qė kinse kishin qenė nė pushtet gjatė periudhės sė kaluar dhe i atyre qė ishin nė shėnjestėr tė pushtetit komunist, por ajo nuk ishte e vėrtetė, nė fakt fillon likuidimi masiv i shqiptarėve nė pėrgjithėsi nė tė gjitha rajonet e Kosovės.
Brigadat e Shqipėrisė, qė kishin marrė pjesė nė ndjekjen e okupatorit gjerman, tani do tė dėrgohen nė frontin e Sanxhakut, kurse tė mobilizuarit e Kosovės do t`i ēojnė nė frontet e tjera nėpėr gjithė Jugosllavinė, e nė anėn tjetėr nė Kosovė do tė vijnė brigadat serbo-malazeze e maqedonase. Me tė ardhur, kėto brigada do tė fillojnė terrorin nė Kosovė, qė nuk do tė ndalet pėr njė kohė tė gjatė.
Si nisi kjo katarzė? Nė komandat porsaformuar thirren njerėzit, kinse pėr biseda me pėrfaqėsuesit e pushtetit dhe menjėherė futen nė brigje, tė cilat ishin adaptuar pėr kėtė qėllim. Kėto nuk ishin vetėm burgje, por nė tė njėjtėn kohė edhe kasaphana. Kėsisoj nė Drenicė, nė pjesėn e parė tė janarit tė vitit 1945 thirren njė numėr i caktuar njerėzish(paria e Drenicės) dhe futen nė burgjet Sėrbicės e tė Gllogofcit pėr t’u likuiduar vetėm pak ditė mė vonė.
Nė njė situatė tė tillė nė Kosovė ishte krijuar pasiguri e madhe, sidomos nė Drenicė dhe nė rajonet e Gjilanit, tė Ferizajit, tė Mitrovicės e tė Vushtrrisė.
Shqiptarėt nė kėto ēaste tė vėshtira u gjenden nė njė udhėkryq tė madh: tė shkonin nė fronte nėpėr Jugosllavi, do tė likuidoheshin, tė mbeteshin nė Kosovė do tė ndiqeshin me dhunė pėr t’i quar atje ku i kishin planifikuar. Pra, fati kolektiv i tyre ishte i rrezikuar. Pėr t’u realizuar qėllimet serbo-ēetnike, nė Kosovė do tė shpallej administrimi ushtarak dhe tani kėtu do tė koncentrohen forca tė mėdha ushtarake, tė cilat do tė bėjnė terror tė pashembullt mbi popullin e pafajshėm shqiptarė. Tė gjitha kėto ishin pėrgatitur mirė. Tash vetėm veprohej nė realizimin e asaj qė ishte pėrgatitur.
Viti 1945 do tė jetė viti mė i pėrgjakshėm nė historinė e Kosovės: vrasje, burgosje, ndjekje, tortura, reprezalje dhe likuidime pa gjurme e shenjė. Nė kėtė vit tė pėrgjakshėm u pushkatuan mijėra veta. Mbi 30 mijė u vendosėn nė burgje e kampe. Po kaq shqiptarė morėn botėn nė sy (shkuan nė Turqi), shumė tė tjerė gjatė luftės vriten jashtė Kosovės. Tė gjitha kėto bėhen me qėllim qė Serbia tė bėjė edhe aneksimin e Kosovės (nė Kuvendin e Prizrenit, mė 8-10 korrik 1945).
Nė emėr se kinse njė mobilizimi, nė Tivar vriten mbi 4 mijė shqiptarė. Nė anėn tjetėr, nė Kosovė ndėrmerren aksione ndėshkuese policore dhe ushtarake pėr vrasjen edhe shumė tė tjerėve, qė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr nuk u pajtuan me politikėn terroriste tė ushtrisė jugosllave. Nė mbėshtetje kinse tė ligjit tė pushtetit popullor, nxirren njerėzit nga burgjet dhe pushkatohen. Fėmijėt dhe tė afėrmit mbeten nėn kontrollin rigoroz tė UDB-sė dhe nuk u lejohet shkollimi dhe hyrja nė punė.
Shtrohet pyetja: nė se i bėnė kėto masakra vetėm brigadat serbe e malazeze, apo edhe ato shqiptare? Pėrgjigjja ėshtė e ditur: masakra bėnė tė parėt, por nė raste tė caktuara edhe tė dytėt. Prej tė parėve ėshtė pritur, se masakra kanė bėrė vazhdimisht mbi shqiptarėt, ndėrkaq tė dytėt kėtė e bėnė se u mashtruan pas ideologjisė komuniste. Pėr tė qenė edhe mė keq, brigadat e Shqipėrisė, jo qė nuk pėrkrahėn revoltėn e armatosur tė kosovarėve me nė krye tribunin Shaban Polluzha kundėr terrorit shovinist serb, por kėtė tragjedi tė kosovarėve e vėshtruan sė largu, e herėpashere edhe sė afėrmi, madje aty kėtu ishin edhe tė pranishėm (nė Drenicė e Artakoll).
Nuk ėshtė absurd tė vrasėsh njeriun, por tė kėrkosh prej dikujt qė tė rrijė gatitu e ta vrasėsh, ky ėshtė absurd mbi absurdet. Kėshtu kėrkoi ushtria jugosllave nė Kosovė, t`i vrasė shqiptarėt duke ndenjur gatitu. Nė kėtė prizmė u vėshtrua lufta e Drenicės, do tė thotė u cilėsua kryengritje, sepse ata nuk i ndenjėn gatitu ushtrisė dhe UDB-sė jugosllave qė t`i vrisnin!
Thuhet se historia shkruhet nga i forti, dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Nė tė gjitha librat e shkruar , nė artikuj e publikime, rezistenca e Drenicės ėshtė trajtuar tragjikisht njėanshėm. Pra, kjo qe tragjedia e dytė e shqiptarėve tė Kosovės, veē vrasjeve masive tė vitit 1945.
Janar-shkurt i vitit 1945. Luftės sė Dytė Botėrore i afrohej fundi. Bėnte dimėr i madh, qė nuk mbahej nė mend nė atė dhjetėvjetėsh tė fundit. Jeta pėrgjithėsisht zhvillohej me mund e pėrpjekje tė mėdha. Njerėzit ishin lodhur nga Lufta dhe dimri. Pranvera ende ishte larg.
Kėto ditė tė kėtij dimri, Drenica i jetonte nė frikė dhe pasiguri tė madhe. Mortaja ushtarake shėtisnin si hije e zezė nėpėr shtėpitė shqiptare. Shume divizione e brigada partizano-ēetnike bllokojnė fshatra tė tėrė. Forca tė mėdha u koncentruan nė rajonin e Gllogofcit tė Serbicės, tė cilat zhvillonin luftime nė Brigadėn e Shaban Polluzhės, qė iu kundėrvu territorit mbi popullatėn e pafajshme shqiptare. Masakra sidomos u bėnė nė Tėrstenik. Polac, Likofc, Ticė, Bezheniq, Gllogofc, Sėrbicė, Prekaz, Kozhicė, Krajmirofc dhe nė fshatra tė tjera tė kėtij rajoni. Disa Brigada nė mesin e tė cilave kishte dhe ēetnikė, dogjėn she shkretėruan katunde tė tėra. Terrorin sė pari e filloi OZNA dhe Brigada e parė e Kosovė-Metohisė me Zyfer Musiqin, nė krye, pastaj ajo e Petar Brajeviqit (KNOJ-it) dhe Brigada e Bokės, e njohur me emrin famėkeq ‘’Bokeshka brigada’’ si dhe brigada IV dhe V e Kosmetit. Nė kėto masakra u inkuadruan edhe brigadat serbe e maqedonase.
Pėrveē masakrave qė bėnė kėto brigada, gjatė Luftės sė Drenicės, dogjėn dhe plaēkitėn afro 500 shtėpi, grabitėn ushqime dhe pasuri tė fshatarėve, morėn me qindra bagėti dhe sė fundi morėn edhe shtrojėn e mbulojėn e fshatarėve, duke i lėnė barkthatė e nė mjerim tė thellė. Kėto brigada barbare tė udhėhequra nga serb e malazez, e tė shtyra nga urrejtja e thellė kundėrshqiptare, vranė pa mėshirė fėmijė, gra e pleq, duke lėnė prapa njė imazh tejet tragjik e shfarosės.
Mė 8 shkurt, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė, Kosovėn e shpalli zonė tė administrimit ushtarak, sado qė edhe para kėsaj date gjendja nuk ishte mė e mirė. Pra, ai koncepti i shfarosjes sė shqiptarėve qė ishte bėrė mė parė, tani do tė realizohej me lehtė dhe nė mėnyrė tė legalizuar. Me dėbimin e okupatorit gjerman, shumė brigada shumė brigada shqiptare qė kishin marrė pjesė nė kėto operacione, dėrgohen pėr nė viset e tjera tė vendit, posaēėrisht pėr nė frontin e Sremit (ato kosovare) dhe nė Sanxhak ato tė Shqipėrisė. Pėr njė rrugė tė tillė tė gjatė pėrgatitej edhe Brigada e Shaban Polluzhės, e cila kishte bėrė mobilizimin e luftėtarėve tė Drenicės. Mė vonė kėsaj brigade do ti bashkohen edhe shume njerėz tė anės sė Vushtrrisė e tė Llapit. Parandihej se shkuarja e shqiptarėve pėr kėto vende bėhej me prapavijė tė errėt, pėrkatėsisht me qėllim tė likuidimit tė tyre nė njė anė, dhe nė anė tjetėr, pėr tė bėrė pastaj terror mbi popullatėn e pambrojtur shqiptare nėpėr fshatra e qytete tė Kosovės. Kjo hetohet nė Mitrovicė, kur bėhen pėrpjekje pėr shpartallimin e kėtyre mobilizuarve shqiptarė, duke u munduar qė t’i shpėrndajnė nėpėr brigada tė tjera. Mirėpo, njė regji e tillė dėshton.

3. PĖRGATITJA E ATENTATIT KUNDĖR SHABAN POLLUZHĖS

Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė 1945-ės, nė Sėrbicė e Gllogofc formohen komandat e vendit dhe nė to vendosen njerėzit qė mendohej se mund tė jepnin kontribut nė konsolidimin e pushtetit tė ri komunist. Nė komandėn e vendit, tė Serbicės, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kėrstiq dhe Hysen Thaqi. Nėpėr qendra tė mėdha fshatare formohen edhe komunat. Nė Polac kryetar i komunė emėrohet Mulla Brahimi e kėshtu emėrohen edhe kryetarėt nė qendrat tjera. Nė kėtė kohė, Shaban Polluzha me brigadėn e vet tė porsaformuar kishte shkuar nė Sėrbicė me qėllim qė t’u bėnte me dije autoriteteve nė pushtet se duhej tė kishin kujdes pėr sjelljet e tyre me fshatarėt e Drenicės. Posa arrin kėtė qendėr, Shaban Polluzha hyn nė komandė dhe takohet me udhėheqjen e sajė. Menjėherė pas Shabanit hyn Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocės me kėto fjalė ”Qysh bėn, unė si kryetar tė mos di pėr arrestimin e njerėzve tė mi, pėr burgosjen e Osman Xanit dhe tė dy bashkėfshatarėve tė tij”? Nė skenė del Vllado Kėrstiq, i cili imanit tė Polacit i thotė se nėse i kanė duart e pėrlyera me gjak, do tė marrin edhe tė tjerė dhe nuk do ti kthejnė mė e nėse jo, atėherė do t`i lirojmė. Ndėrkohė qė foli Kėrstiqi, Shaban Polluzha kishte dalė jashtė zyrės dhe nė momentin kur u kthye i dėgjoi vetėm fjalėt e fundit “duart me gjak” dhe menjėherė reagoi duke pyetur atė se kush kėrkon kėtu gjak me nervozizėm i thotė atij se kush ishte. Ē’ėshtė e vėrteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladen dhe gjatė bisedės me tė, nuk mund tė hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirė shqip. Ky i thotė se quhej Vllado Kėrstiq dhe me tė hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet: ”ti po kėrkon gjak apo jo”?. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur Shaban Polluzha nxjerr revolen pėr ta vrarė, por urgjentisht reagojnė Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imani i Polacit dhe unė, tregon Shaban Aruēi i Rezallės qė ishte korrier nė komandėn e vendit. Vllado Kėrstiqi, nga frika hyri nėn tavolinė, ndėrkaq qė e kapėm Shaban Polluzhėn pėr ta qetėsuar dhe mezi e bindėm tė dilte jashtė. Mė kujtohet, thotė Shaban Aruēi, kur theksoi kėto fjalė: ”Nuk do tė lejoj qė gjithfarė bythėpalari tė sundojė nė Drenicė”. Mori brigadėn dhe u nis, si mė duket, nė drejtim tė Mitrovicės.
-Sipas disa njoftimeve qė kisha si korrier nė kėtė qendėr, - tregon Shabani, - nė Mitrovicė pėrgatitej atentat kundėr Shaban Polluzhės. Menjėherė Vllado Kėrstiqi bėn me dije autoritetet e Mitrovicės pėr vėrsuljen qė i kishte bėrė Shabani.
Duhet theksuar se gjatė asaj periudhe Shaban Polluzha gjithherė ėshtė ruajtur dhe pėrcjellė mirė nga njerėzit e brigadės sė vet dhe mu pėr kėtė, si thotė Shaban Aruēi, nuk ka mundur tė realizohet atentati i pėrgatitur nė Mitrovicė.
Ky fakt ėshtė bindės, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qėllimin e tyre, filloi tė ngrite zėrin pėr t’iu kundėrvėnė mė vonė edhe me luftė tė organizuar.

LUMI NĖ GJAK

Pėrderisa Shaban Polluzha bėnte pėrgatitjet e fundit pėr t’u nisur nė frontin e Sremit, nė Sėrbicė e Gllogofc, fillon ekzekutimi i fshatarėve tė Drenicės nga OZN-ja famėkeqe. Nė Sėrbicė Vllado Kėrstiqi me disa tė tjerė inaugurojnė kasaphanėn mė tė tmerrshme, kurse nė Gllogofc Zyfer Musiqi , komandant i Brigadės sė parė tė Kosovės e Metohisė, mbyt njerėz me thikė e ēekiē. Nė kėto dy qendra, fshatarėt merren me dhunė nga shtėpitė e tyre dhe sillen nė shtabe, ngujohen nė bodrume dhe, pas maltretimeve qė ua bėjnė, Mbyten me kazmė; disa tė tjerė, pasi i sakatojnė me thikė, i qesin dhe i pushkatojnė nė anėn e kundėrt tė ndėrtesės sė shtabit dhe pastaj kufomat e tyre, tė gjymtuara, tė prera nė qafė e trup, i qesin pėrgjatė lumit tė Serbicės-(Skėnderaj). Ca prej tyre i ēojnė nė burgun e Mitrovicės dhe mė vonė i pushkatojnė. Brenda njė nate, si thonė Tafė Geci, Muhamet Spahiu e Sadri Geci nga Llausha, ekzekutohen mbi 30 veta.
Duke kaluar njė brigadė partizane nėpėr fshatin Gradicė dhe duke bastisur nėpėr shtėpi, arrijnė nė odėn e Bahtiar Bajramit, ku qėllojnė mysafirė Durmish Qirezi, nga Qirezi me njė kusheri tė vetin, dhe Maliq Ikolli; qė tė katėr i marrin dhe i dėrgojnė nė Sėrbicė-(Skėnderaj). Edhe ata mbyten dhe masakrohen si tė tjerėt dhe natėn qiten nė lumė. Kur kemi shkuar t’i marrim kufomat,-thotė Bajram Muja nga Gradica,- i gjetėm tė katėrtit me njė pus. Dyve prej tyre ua kishin prerė hundėn dhe u kishin nxjerrė sytė, ndėrsa tjetrin e kishin prerė nė qafė dhe tė katėrtin nė bark. “ishte lemeri e vėrtetė, sot kur mė kujtohen ato kufoma nuk mund tė vi nė vete nė ditė tė tėra” - kujton kėtė kataklizėm Bajram Muja. Siē deklarojnė dėshmitarėt e gjallė tė kėsaj ngjarjeje, nė mbytjen e kėtyre 30 fshatarėve tė Drenicės nė Sėrbicė-(Skėnderaj) kanė pasur dorė edhe Ali Shukrija , atėherė prokuror publik dhe Rasim Ēerkezi nga Mitrovica. Masakrės nuk i shpėtuan as disa fshatarė tė Llapit dhe tė anėve tė tjera, tė cilėt ato ditė tė kobshme u gjendėn nė Serbisė dhe nė disa fshatra tė rajonit tė Drenicės pėr strehim.
Tė nesėrmen qytetarėt shohin se uji i lumit tė kėsaj qyteze po rridhte gjak. Kjo bėri qė tė niseshin drejt rrjedhės pėr tė parė se ē’kishte ngjarė, dhe kėshtu ata hasėn nė masakrėn qė kishte bėrė OZNA gjatė natės. Menjėherė bėhet me dije Shaban Polluzha dhe po atė ditė ai me njerėzit e vet vjen nė Sėrbicė (Skėnderaj) dhe aty organizohet njė miting proteste, ku ftohet edhe Fadil Hoxha.


Kolaboracionisti - Fadil Hoxha

5. “BESA” E FADIL HOXHĖS

Para mbajtjes sė protestės nė Sėrbicė (Skėnderaj), pikėrisht nė shtėpinė e Dushan Drashkoviqit, zhvillohen bisedime midis Fadil Hoxhės dhe Milladin Popoviqit nė njėrėn anė, dhe Shaban Polluzhės nė anėn tjetėr. Me Shaban Polluzhėn ishte edhe bashkėpunėtori i tij, Hamzė Istogu nga Polluzha. Bisedimet, si thotė Hamzė Istogu, u mbajtėn nė njė atmosferė tejet tė tendosur dhe me mjaft nervozizėm.
Shaban Polluzha nė fillim i thotė Fadilit: - Apo e sheh se ēka keni bėrė? Si mund tė veprohet kėshtu ndaj njerėzve tė pafajshėm? Ti popullin e paē nė qafė!-duart tona na i lidhe me besė, shoku Fadil.
Fadil Hoxha: Qysh po flet nė kėtė mėnyrė Shaban? Ėshtė e vėrtetė se janė pėrzier ēetnikėt e gjithēka tjetėr. Duhet durim.
Miladin Popoviqi: Mixha Shaban, disa njerėz tė brigadės sate i kanė duart e pėrlyera me gjak dhe ėshtė mirė t`i dorėzosh.
Shaban Polluzha: Nuk e dorėzoj brigadėn pėr jetė tė jetėve, pėrderisa tė mos i dorėzoni tė gjithė ēetnikėt qė po presin e grijnė shqiptarė.
Fadil Hoxha: Edhe njėherė, dėgjomė mixha Shaban, se mė nuk do tė ketė as vrasje as masakra.
Shaban Polluzha: Qysh tė shkohet e tė lihen nė kėtė gjendje vėllezėrit? Shiko Fadil Hoxha, edhe kėsaj radhe po tė besoj, por mbaje mend se edhe njė shqiptar vritet, do tė nis luftėn menjėherė.
Kėto ishin fjalėt e fundit tė bisedės- thotė Hamzė Istogu. Pastaj dolėm para brigadės nė qytet, e cila priste epilogun e bisedimeve.
Nė kėtė tubim sėrish Shaban Polluzha para Fadil Hoxhės ngriti zėrin e protestės kundėr masakrės qė ishte bėrė njė ditė mė parė dhe i thotė se si ka mundur tė ndodhė qė pa kurrfarė gjyqi e ligji tė masakrohen njerėzit? Kėshtu nuk kanė bėrė as neofashistėt. Ju e dini kėtė. Nė kėtė tubim Shaban Polluzha i thotė edhe kėto fjalė: ”Kėshtu mendoni tė zhvilloni luftėn kundėr okupatorit dhe ta farkoni bashkim-vėllazėrimin?” E pyet pastaj edhe pėr Qamil Hoxhėn, i cili si aktivist nga Gjakova kishte ardhur nė Skėnderaj, e pėr tė cilin nuk dihej nėse ishte likuiduar atė natė apo jo. Nė atė tubim Shaban Polluzha urdhėron qė para syve tė Fadilit tė sillen kufomat ndaj tė cilėve ishte bėrė gjithė ai terror i pashembullt. Nė atė rast Fadil Hoxha thekson se kjo qė ka ndodhur ėshtė e tmerrshme, por garantoj se kjo mė nuk do tė ngjajė.
Nė Skėnderaj, atė natė, mė 8 janar 1945 u likuiduan:

Halil Bajraktari (Llaushė)
Rexhep Vojvoda (Llaushė)
Isuf Geci (Llaushė)
Abdyl Xani (Polac) Sadik Zeneli (Obri)
Avdi Klina (Klinė)
Tush Selmani (Izbicė)
Halil Tėrrnavci (Tėrrnafc)
Durmish Qirezi(Qirez) me tė gjithė njė kusheri
Maliq Ikolli(Qirez)
Bahtir Bajrami (Qirez)
Bahtir Bajrami (Gradicė)
Xhelatin Xani (Polac)
Ramė Kabashi
Nuhi Sushica
Qamil Hoxha (Gjakovė)
Dy tė Rezallės (babė e bir)
Mė vonė likuidohen Jusuf Gradica, Bajram Bajraktari, e disa tė tjerė. Imami i Polacit, Brahim Hoti nga burgu i Skenderajt dėrgohet nė Mitrovicė, ku vdes nga torturat qė i bėjnė.
Se ēka ndodhi nė ato ditė dimri tė vitit 1945 nė burgun e Skenderajt, mė sė miri shihet nė kujtimet e Brahim Spahiut tė Brojės, i cili pėrjetoi kėtė tmerr:
“Burgu i Skenderajt nė fillim tė janarit tė kėtij viti tė pėrgjakshėm, ishte i mbushur pėrplot me njerėz nga tė gjitha anėt e Drenicės.
Prej kėtij burgu pėr ēdo natė nxirreshin nga disa tė burgosur, kinse pėr t’u marrė nė pyetje E nė realitet likuidoheshin. Unė dhe Hysen Lutani ishim arrestuar me pretekst se prindėrit nuk ishin pajtuar me pushtetin e ri qė po formohej. Nuk mė kujtohet data e saktė, por mendohej se ishte 8 ose 10 janari, kur njėsia partizane me Shaban Polluzhėn nė krye vjen nė Sėrbicė pėr t’u konsultuar se kur duhej tė niseshin pėr frontin e Sremit.
Njėsia e Shaban Polluzhės bėn njė lėvizje tė tėrėsishme nėpėr qendrėn e Serbicės dhe me ndihmėn e qytetarėve nė stom tė lumit zbulojnė njė gropė tė madhe tė mbushur pėrplot me kufoma njerėzish, tė cilėt ishin masakruar-vepėr e ashtuquajturve njėsi ēlirimtare partizane. Pėr kėtė vepėr tė ndyrė luftėtarėt e Shaban Polluzhės e informojnė atė nė shtab, ku ishte me krerėt komunistė. Ky lajm e tronditi shumė Shaban Polluzhėn, i cili protestoi ashpėr ndaj kėtij tmerri dhe urdhėroi qė tė lirohen tė gjithė tė burgosurit e ngujuar (ata qė kishin mbetur). Ashtu si urdhėroi, edhe u veprua.
Mė kujtohet kur erdhi njė oficer i OZN-ės dhe ēeli derėn e burgut, ku ishim tė ngujuar mbi 50 vet. Pas daljes nga burgu bėra disa hapa dhe papritmas pash njė turmė njerėzish qė po lėshonin zėra tė tmerrshėm. U drejtova nga ajo turmė pėr tė parė se ēka po ndodhte.
Aty pashė disa kufoma njerėzish qė i njihja. Ndėr ta ishte i ndjeri Tush Selmani- Izbica i masakruar tėrėsisht. Kishte tė prerė hundėn, veshėt dhe pjesėt gjenitale; Halil Bajraktari nga Llausha, po ashtu i masakruar nė tė njėjtėn mėnyrė. Ndėr ta ishte edhe njėfarė Nuha nga fshati Sushicė i Istogut. Nė kėtė gropė e pėrgjatė lumit u gjetėn rreth 30 njerėz tė masakruar. Nė kėtė burg u masakrua edhe djaloshi Abdyl Xani i Polacit nxėnės i Liceut tė Prishtinės.


6. GJIMNAZISTI I MASAKRUAR

Abdyl Xani, nxėnės i Gjimnazit tė Prishtinės, ishte nisur nga vendlindja (Polac) me vullnet tė madh pėr tė kryer liceun dhe pėr tė pėrhapur dijen nė fshatrat e Drenicės. Familja e tij do tė ndajė nga kafshata e gojės pėr ta shkolluar tė birin, i cili me perspektivė shikonte jetėn e tij djaloshare. Ishte nxėnės i zellshėm dhe i respektuar nga kolegėt e tij. Kishte dėshirė tė mėsojė pėr tė gjitha ēėshtjet, por mbi tė gjitha i interesonte historia kombėtare. Siē rrėfejnė ata qė e njohėn kėtė djalosh tė Polacit, gjithherė fliste pėr ēėshtjen kombėtare. E adhuronte bashkėvendėsin e tij, qė njėherėsh e ishte edhe idhull, Hasan Prishtinėn. Kur vinte gjatė fundjavės nė fshatin e tij, rrallėkush e shihte pa libėr nė dorė, fliste me pietet pėr tė gjitha figurat kombėtare. Kishte siguruar libra dhe literaturė nga Shqipėria, dhe ato i mbante nė ēantė, edhe pse nuk ishin tė parapara me programin mėsimor.
Vjen dimri i vitit 1945. Kosovėn e pėrfshinė valė e re territori. Nė Drenicė burgosen dhe likuidohen njerėzit e pafajshėm . njė ditė e kobshme OZN-ja vjen nė Polac pėr ta bastisur shtėpinė e Abdyl Xanit. Abdyli merret nga OZN-ja dhe dėrgohet nė burgun e Serbicės. Ngujohet si gjithė tė tjerėt. Njė natė, me gjasė mė 7 janar, tė atij dimri tė madh, masakrohet me thikė dhe qitet nė njė gropė lumi, ki ishin qitur edhe shumė tė tjerė. Siē deklarojnė njerėzit e kohės, pėr kėtė masakėr janė fajtorė Ali Shukrija dhe udhėheqės tė tjerė tė Kosovės.
Pas betimit tė Fadil Hoxhės se mė pak nuk do tė ngjajnė tragjedi tė tilla, Shaban Polluzha me brigadėn e vet niset pėr nė frontin e Sremit. Tafė Geci, thotė se at natė kishin bujtur nė Polac dhe nė fshatrat afėr Serbicės pėr tė marrė rrugė pastaj t nesėrmen nė drejtim tė Podujevės.
-Gjatė udhėtimit, njė natė kalojnė nė Novosellė tė Magjunit. Kėtu arrijnė lajme se nga burgjet e Prishtinės, tė Mitrovicės e Vushtrrisė pop nxirren njerėzit e po pushkatohet-shtoi ai.
Bindja se duhet shkuar pėr nė frontin e Sremit tashmė ishte zbehur edhe mė shumė, saqė ēdo hap i mėtejmė pothuajse ishte formal.
Ende pa arritur Shaban Polluzha me luftėtarėt e vet nė Podujevė, ndėrkohė partizano-ēetnikėt fillojnė masakrat e reja mbi fshatrat e Drenicės. Duke shkuar pėr tė bluar nė Llaushė, Xheladin Xani e Ramė Kabashi nga Polaci, masakrohen, dhe mė pėrtej po atė ditė vriten babė e bir nga Rezalla pėr t’u hedhur pastaj nė rrugė.
Lajmi pėr kėto masakra, Shaban Polluzhės i arrin nė Podujevė. Ndalen nė kėtė pjesė tė Llapit pėr tė biseduar se a duhet vazhduar rruga mė tej (nė rrethana tė tilla) apo jo?
Sipas raportit tė komandantit tė administrimit ushtarak, Sava Dėrletiqit, Shaban Polluzha nė Podujevė kishte mbi 5.000 njerėz.
-Nė tubimin qė u organizua, i pari ngrihet Miftar Bajraktari nga Llausha-thotė Tafė Geci, i cili insistoi qė menjėherė tė kthehet brigada dhe tė mbrojė popullsisė shqiptare nga masakrat ēetnike e partizane. Pasi folėn edhe disa tė tjerė, po edhe Shaban Polluzha, konstatohet: “Nėse vazhdojmė rrugėn pėr nė frontin e Sremit do tė do tė likuidohemi pa arritur atje, kurse, nė anėn tjerėt nė Kosovė pa kurrfarė pengesash do tė bėjnė terror tė tjerėt mbi gratė dhe fėmijėt tanė”.
Nė Podujevė priste Shaban Haxhia (major nga Shqipėria) me Brigadėn e Shtatė Kosovare, komisar Qamil Brovina, Ramadan Haxhia, kapiten tė e tė tjerė. Vijnė te ne pėr tė na bindur qė tė nisemi (edhe ne) pėr nė frontin e Sremit. I pari prej tyre del nė skenė Shaban Haxhia, i cili thekson se brigada e Shaban Polluzhės duhet t’i bashkohet Brigadės sė Shtatė Kosovare nė bazė tė urdhrit tė shtabit operativ, qė udhėhiqte Fadil Hoxha dh menjėherė tė nisemi pėr nė frontin e Sremit. Nė kėtė tubim folėn edhe Qamil Brovina dhe Ramadan Hoxha. Edhe kėta pėrsėritėn kėto konstatime – thotė komandant Ramadan Rexha, komisar politik i njė batalioni tė Shaban Polluzhės. Nė tribunė sėrish dalin njerėzit e brigadės sė Drenicės dh e i kundėrshtojnė qėllimet e tyre, duke thėnė se vendin tonė e kemi ēliruar dhe se nuk duam t'i lėmė eshtrat nė vende tė huaja. Nė atė tubim, si thotė mė tutje Ramadan Rexha, asistonin katėr oficerė me uniformė tė OZN-ės dhe me tė dėgjuar zėrin e njėrit nga masa: “Pėrse tė shkojmė nė Serbi kur dihet se ēka mund tė ndodhė me familjet tona”? - menjėherė vėrsuleshin drejt tij. Nė atė ēast i kapėn armėt pėr tė bėrė rezistencė, atėherė shpejt e shpejt doli nė tribunė Shaban Polluzha, i cili tha: “Ngadalė mos u ngutni”. Kėto fjalė i pėrsėriti dy tri herė. Kur panė se ēfarė situate e nderė do tė krijohej, oficerėt me uniformė tė OZN-ės humbėn sa hap e mbyll sytė. Pastaj, prapė paraqitet Ramadan Hoxha i Sedllarit. Me tė dėgjuar fjalėt e kėtij udhėheqėsi tė Brigadės sė Shtatė Kosovare – Shaban Polluzha i drejtohet Shaban Haxhisė: “Nuk mund tė ofendojė askush e as ky qė foli tash, njerėzit e mi. Ne nuk do tė nisemi andej ēka thotė dikush – do tė vendosim ashtu siē mendojmė ne, e dihet mirėfilli si kemi vendosur”! Kėtu merret qėndrimi qė tė kthehet dhe t’u kundėrvihet tė gjithė atyre qė bėjnė masakrime tė popullatės sė pafajshme. Pikėrisht nė kėtė kohė, kur u mor qėndrimi pėr t’u kthyer, vjen njė njeri dhe thotė se Shaban Polluzhėn po e thėrret Fadil Hoxha nė telefon. Meqė ishte bukur larg zyra ku thėrriste, - thekson Hamzė Istogu, e shoqėrova Shabanin. Fadili e pyeti e si i kishte hallet. Ndėrkaq, ky iu pėrgjigj kurrqysh. Pėr frontin e Sremit – thotė Shaban Polluzha – nuk do tė shkojmė, ngase nuk e mbajte fjalėn. Njerėzit edhe mė tej po vriten pėr ēdo ditė e madje edhe nėpėr rrugė.
Prandaj, ata tė cilėt e bindėn Shaban Polluzhėn qė tė nisej me brigadėn pėr nė Srem, mu ata duke i kthyer nga Podujeva pėr nė Drenicė, me tė kaluar grykėn e Llapit, ndezėn topat kundėr, tij. Dhe nė fakt, prej kėtij momenti fillon likuidimi masiv i njerėzve nė Drenicė. Nė tė kthyer, ata bujtėn nė fshatrat e Llapit. Tė nesėrmen nė mėngjes, arrin letra e Fadil Hoxhės. Letrėn, mė kujtohet,- thotė Hamzė Istogu, e lexoi Sadik Tafarshiku. Nė letėr shkruante: Ju nuk keni dashur ta zbatoni urdhrin e Shtabit operativ dhe mu pėr kėtė prej kėtij ēasti jeni tė rrethuar nga tė gjithat anėt. Nė fund tė letrės shkruante se nuk kini nga t’ia mbani.
Pėrhapnin parullėn se do tė hyjnė nė Prishtinė, me qėllim qė t'i shmangeshim qė t'i shmangen kurthit tė pėrgatitur. Sė kėndejmi, kur dolėn nė Lluzhan, kthehen nė drejtim tė Barilevės dhe pėr tė vazhduar rrugėn pėr nė Drenicė. Atėherė nė Kosovė dėrgohet brigada e parė e Kosovė e Metohisė, batalionet e sė cilės shpėrndahen nė disa territoret Drenicės, me seli nė Sėrbicė. Mirėpo, forca nuk arritėn t’i kundėrviheshin brigadės sė Shaban Polluzhės, e cila depėrtoi nė Drenicė. Nė front kundėr kėsaj brigade dėrgohen forca tė mėdha ushtarake nga Serbia e Mali i Zi, e mė vonė inkuadrohet edhe brigada e Shqipėrisė e cila kthehet nga Sanxhaku. Luftimet marrin pėrmasa tė mėdha aty nga 20 janari.

7. BABAI PĖR DJALIN

Sėrbica dhe Gllogoci, dy qendra tė Drenicės, nė pjesėn e parė tė janarit tė vitit 1945, ishin bėrė kasaphane tė vėrteta. OZN-ja pėr ēdo ditė merrte fshatarė tė pafajshėm nėpėr shtėpi, nėpėr rrugė dhe kudo qė i gjente, pėr t’i ekzekutuar pastaj dhe mėnyrat mė tė egra. Kėtė punė e kryente vetėm OZN-ja, por edhe shumė brigada partizane, sidomos ato serbe e malazeze. Njė ditė janari, duke kaluar njė brigadė malazeze nėpėr Likoshan, merr djalin e ri tė Rexhep Gjelit dhe e nisin pėr nė Sėrbicė ku do tė ekzekutohej si gjithė tė tjerėt. Nė tė hyrė tė Serbicės Rexhep Gjeli sheh se si njė djalosh e kishin vendosur pėrpara dhe tė lidhur me 6-7 partizanė. Kur afrohet edhe pak, sheh se ai ėshtė djali i tij. Nė atė ēast tejet dramatik. Siē thekson Selim Abdyli nga Dobrosheci, Rexhepi bllokon dy ushtarė me armė dhe nė mėnyrė ultimative urdhėron ta lirojnė djalin e tij, i cili vetėm disa hapa duhej bėrė pėr tė hyrė nė ndėrtesėn famėkeqe, ku masakroheshin fshatarėt e Drenicės.
- Si fėmijė kish ndalur atė ditė nė Sėrbicė, - tregon Ismet Spahiu nga Llausha, dhe nė skaj tė qytezės pashė pėrpėlitjet e Rexhep Gjelit, duke shpėtuar tė birin, i cili nuk kishte mė shumė se pesėmbėdhjetė vjet. Pasi liron djalin, Rexhepi merr rrugėn nė drejtim tė kundėrt tė qytezės, ndėrsa “partizanėt” mbetėn tė hutuar duke shikuar largimin e Rexhep Gjelit me djalė.

8. MBYTJET ME ĒEKIĒ

Ėshtė trishtim qė rrėfimi i mėposhtėm tė dėgjohet nė njė pėrrallė e lėre mė tė pėrjetohet. Ajo qė ndodhi nė Gllogofc mė 6, 7, 8, 9, e 10 janar 1945, nuk ka ngjarė nė asnjė kamp tė pėrqendrimit tė nazistėve, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kėtė e bėri Brigada e parė e Kosovės, komandant i sė cilės ishte Zyfer Musiqi. Kjo brigadė vrasėse, ēetnike-partizane, - si thonė Ali Bajraktari, nė Gllogofc nga rajoni o Pejės. Nė tė arritur nė kėtė pjesė tė Drenicės, formon shtabin nė shtėpinė e Jusuf Gradicės qė asokohe ishte i burgosur nė Sėrbicė, ku likuidohet nė pranverė tė atij viti. Zyfer Musiqi, komandant i brigadės, urdhėron qė tė bėhet arrestimi i fshatarėve dhe kėshtu ata tė silleshin nė kullėn e Talit, ku edh likuidohen. Njerėzit qė merreshin sipas sinjalizimit tė kolonėve dhe tė OZN-sė. Si deklaron Ali Bajraktari, nė kullė ishin dy dhoma, ku i futnin tė arrestuarit dhe, pas shumė maltretimeve fizike, njė nga njė i ēonin nė njė dhomė tjetėr, ku i mbytnin me ēekiē e kazmė. Gjatė tėrė kohės nuk kemi dėgjuar krisma pushkėsh, qė do tė thotė se nuk dinim se ēka po ndodhte nė atė kullė, edhe pse nuk ishte larg shtėpive tona. Ne po mendonim se po i merrnin dhe po i ēonin diku tjetėr nė burg ose po i mobilizonin. Pas dy ditėsh morėm vesh se nuk ishte ashtu. Ata posa i mbytnin, diku nga mesi i natės, kufomat ua ngarkonin dy tė tjerėve nė shpinė dhe me roje pėrcjellėse i ēonin te mulliri i Delisė nė Gllobar, ku ndodhej njė pus i thellė, dhe i hidhnin njėri pas tjetrit. Posa i lėshonin nė pus, ata dy qė i kishin bartur kufomat aq larg, pushkatoheshin she pastaj i pėrplasnin nė tė njėjtin pus e nė tė njėjtin varr kolektiv.
Nė kėtė kasaphanė u mbytėn rreth njėzet veta nga rajoni i Gllogofcit dhe shumė tė tjerė tė anės sė Llapit qė nė ato tė pasigurta nė Llap, ishin strehuar nė Drenicė. Bėnte tė ftohtė tė madh. Ēdo gjė ngrin. Ngrin edhe pusi i mullirit tė Delisė. Kufomat mbesin aty deri nė pranverė. Disa prej tyre u identifikuan, po shumė tė tjerė nuk qe e mundur. Mė pastaj varrosen aty qė tė gjithė. E tėrė kjo shkakton revoltė tė madhe nė popull. Mbretėronte pasiguri e pėrgjithshme me masė. Nuk dihej mė se kėnd e err nata, e kėnd e qel dita. Brigada e Zylfer Musiqit, siē do tė shohim nė vazhdim, bėn edh shumė masakra tė tjera masakra nėpėr fshatra tė tjera bashkime Brigadėn e parė tė Bokės.

Nė Gllogofc me kazmė e ēekiē u mbytėn:
Azem Zeqiri (Gllobar)
Mehmet Gjikoka (Tėrstenik)
Feriz Kukiqi (Krajkovė)
Hajdar Hydi (Krajkovė)
Ibrahim Thaēi (Potėrk)
Halil Thaēi (Potėrk)

Trembėdhjetė tė tjerė nuk qe e mundur t’i identifikonin, - thotė Ali Bajraktari, por me gjasė ishin tė anės sė Llapit dhe pėr ta hapėn njė varr kolektiv.
Brigada e parė e Kosovės e Metohisė me Zyfer Musiqin nė krye bastis katundet e Drenicės dhe maltreton tė gjithė, duke mos kursyer as fėmijėt. Ata merren me dhunė nga shtėpitė e tyre dhe dėrgohen nė drejtim tė panjohur. Disa ēohen nė burgje, e disa tė tjerė zhduken pagjumė. Ishte fillimi i njė aksioni tė shfarosjes masive tė shqiptarėve. Nė krye tė kėtyre aksioneve ishin Petar Brajoviqi dhe proverbi i merituar Zyfer Musiq. Ky i fundit nė pjesėn e parė tė janarit shkon nė fshatin Shtrubullovė dhe nga shtėpitė merr Zenel Sahitin, Ukė Miftarin, Avdi Myrtė, Hetė Hamzėn, Sherif Mehmetin, Ikan Sahitin, Latif Murtezin, dhe Rifat Sahitin. Tė gjithė kėta i dėrgojnė nė burgun e Gllogofcit, nė shtėpi tė Jusuf Gradicės dhe i torturojnė nė metoda tė ndryshme. Ata u thonė: ”ose do tė dorėzoni armėt qė i keni, ose do tė pushkatoheni”. U jepet afat prej dymbėdhjetė orėsh. Kur pamė se ē’po ndodhte nė kullėn e Talit (mbyteshin njerėzit me kazmė e ēekiē), siē tregon Latif Murtezi, thamė se pushkėt i kemi nė shtėpi dhe do ti dorėzojmė. Tė lidhur me tela na dėrgojnė nė fshatin tonė nė Shtrubullovė, por, meqė nuk patėm pushkė tė dorėzonim, ata vendosėn tė na pushkatonin nė fushė tė kėtij fshati. Prej tė gjithėve vetėm Hetė Hamza kishte pushkė, tė cilėn e dorėzon. Avdinė dhe njė tjetėr i zgjidhin dhe i urdhėrojnė tė hapin njė varr tė madh qė do t’i nxinte tė gjithė. Para se tė pėrfundojė ēelja e varrit kolektiv, pėrkujton Latifi, ne qė e kėqyrnim me duar tė lidhura, i thamė: ”Zgjeroje edhe pak, se nuk do tė na nxėrė”. Me tė dėgjuar kėto fjalė komisari i batalionit, Vujiqi nga Baca, thotė: ”Nėse do t’i bini pushkėt pėr gjashtė orė, do tė shpėtoni nga batarja”.
Pas kėtij afati na dėrgojnė nė kullė tė Misin Ymerit. Varri kolektiv mbetet i ēelur. Kur e panė fshatarėt se do tė na pushkatonin, dolėn nėpėr miq e shokė e siguruan nga tri pushkė, kurse tė tjerat i blenė. Meritė pėr shpėtimin tonė ishte Adem Hamza, i cili asokohe ishte kėshilltar i fshatit.
Pasi dorėzohen pushkėt, tė nėntė burrat e Shtrubullovės i ēojnė nė njė brigadė plotėsuese dhe nė pranverė tė po atij viti do tė kenė fatin e ligė, pėrkatėsisht do tė dėrgohen nė Tivar, ku do tė pėrjetojnė tėrė tmerrin qė pėrjetuan edh shumė kosovarė tė tjerė.

9. TRI DITĖ PAS TMERRIT

Masakrimi i popullatės u bė me motivacion se fshatarėt e kėsaj ane mbanin me bukė “kundėrrevolucionarėt” e Shaban Polluzhės dhe tė Mehmet Gradicės. Qėllimi, ndėrkaq, i qartė: shfarosje e shqiptarėve. Drenica, e tėra, kėto ditė janari ishte nėn flakė.
Vrasje masive nė tė gjitha anėt; nė Gllogofc pėrqendrohen forca tė mėdha ushtarake. Bėnte tejet ftohtė, dita e fundit e janarit tė vitit 1045. nuk kishte bukė tė mjaftueshme qė tė vazhdojė jeta. Dita mezi kalohej. Nė fshatin ml tė madh tė Drenicės, nė Tėrstenik, Petar Brajoviqi me brigadėn e tij dhe me ata tė brigadės sė Bokės pėrgatiti shfarosjen e tė gjithė njerėzve.
Pėrderisa forcat e Shaban Polluzhės ndodheshin nė rajonin e Obrisė e ato partizane kishin zėnė pozitat nė trevėn e Gllogofcit dhe nė njė pjesė tė Tėrstenikut, Asim Luzha nga Gjakova, ish-deputet i Drenicės qė kishte autoritet nė kėtė anė, nė fund tė janarit tė kėtij viti, qe dėrguar nė mision tė posaēėm nė Drenicė pėr t’i bindur fshatarėt qė tė ktheheshin dhe tė inkuadroheshin nė lėvizjen partizane.
U tubuan tė gjithė meshkujt, sa ishim nė njė fushė, tė Kukajve, tregon plaku Shaban Mulaj. Nė atė Kuvend Arsimi na tha se populli shqiptarė nė Jugosllavinė e vjetėr nuk ka pasur kurrfarė tė drejtash, sė kėndejmi tani ėshtė mirė dhe me interes tė pėrgjithshėm tė inkuadroheni nė njėsitė partizane, se, me tė pėrfunduar lufta, shqiptarėt do t’i gėzojnė tė gjitha tė drejtat si tė tjerėt. Ata qė vijnė me ne, tė mos frikėsohen se nuk do ti gjejė asgjė. Edhe kundruall kėsaj, ne mbetėm nė shtėpitė tona, sepse nuk kishim bėrė askujt gjė, thotė Shabani.
Vinin ditė tė vėshtira. Prej ēastit nė ēast lufta merrte pėrpjesėtime mė tė gjera. Pėrleshjet nė mes forcave tė Shaban Polluzhės dhe atyre partizane bėheshin gjithnjė mė tė shpeshta. Nėpėr tėrė Drenicėn qarkullonin brigada dhe divizione tė UNĒJ-sė. Ndėrkaq, sipas tė dhėnave, njė brigadė e Batalionit tė Korparmatės sė mbrojtjes popullore tė Jugosllavisė (KNOJ-sė) dhe Brigada e parė e Bokės, mė 30 janar hynė nė fshatin Tėrstenik dhe bėnė tmerr tė paparė, duke vrarė burra, gra e fėmijė.

10. KUFOMAT NĖ ZJARRĖ

Nė tė hyrė nė fshat, kėto Brigada formuan dy shtabe, njė nė lagjen e Spahiajve e tjetri nė atė tė Mulajve. Rrethimi i fshatit ishte bėrė qė mė parė nė disa drejtime, si zonė e lirė kishte mbetur ana perėndimore, ku nuk kishte siguri pėr shkak tė malit qė gjendej jo fort larg kėtij vendbanimi. Fshatarėt nuk e dinin se ekzistonte kjo zonė pėr t’iu shmangur sė keqes qė vinte. Mu pėr kėtė tė gjithė mbetėn nėpėr shtėpi me shpresė se nuk do tė ndodhė diēka tragjike.
Tragjikja ndodhi dy orė para mbrėmjes, rrėfen Hanumshahe Spahiu. Vėllai im Selimi, hetoi se ishim rrethuar nga forca tė mėdha ushtarake. Hyri shpejt e shpejt brenda, pėrkatėsisht nė dhomėn ku rrinim, dhe tė gjithė anėtarėt e familjes na zbriti nė katin e poshtėm. Nuk kaloi shumė kohė dhe oborret u mbushėn me ushtarė. Ndihej vetėm komanda ” ky ėshtė rajon ballistėsh” u tha ushtarėve njėri prej komanduesve. Nga oborri vinte erė e kobshme. Tė gjithė ishim tė ngujuar nė njė dhomė. Askush nuk fliste thuajse kishte rėnė perdja e jetės. Rrogėtari Xheladin Ēallapeku, i cili nė atė moment nuk gjendej nė shtėpi, ishte kidnapuar dhe urdhėrohet qė t’ua shtjerė flakėn kashtės, plemes, arave dhe gardhiqeve. Posa u detyrua tė bėnte kėtė, e detyruan tė thėrriste “O Selim Spahiu, dil jashtė se u kalle me ēka ke! Selimi deshi tė dilte por nuk e la nėna e tij Hava, se e dinte ē’do tė ndodhte. Kur flaka kaploi hambarin dhe gardhiqet, ata u afruan te dera e shtėpisė, duke bėrtitur ”dilni, se do t’ju vrasim tė gjithėve!”. Atėherė nuk na mbeti gjė tjetėr veē tė dilnim jashtė. Dola unė, thotė Hanumshahja, pastaj nėna dhe vėllai Selimi, kurse tė nėntė anėtarėt, gra e fėmijė, mbetėn brenda. Me tė dalė, Selimin e lidhėn dhe me sytė tonė, nė fund tė oborrit, afėr njė gardhi i kishte hyrė flaka, e pushkatuan dhe pastaj e qitėn nė zjarr. Njėri qė fliste njė shqipe tė zorshme, tha: “Merreni tash nė paēi ēka tė merrni!” me nėnėn e larguam kufomėn nga flaka. Ishim habitur pas vėllait dhe nuk dinin se ē’po bėhej me tė tjerėt, as me anėtarėt e familjes, as me fqinjėt. I vranė edhe qentė.
Po afrohej mbrėmja. Tė shtėnat bėheshin mė tė shpeshta. Flaka gardhiqeve kishte shkretėruar shumė ēka. Digjeshin stallat dhe shtėpitė. Zjarri i ndihmuar nga era rrezikonte jetėn e fėmijėve dhe tė grave. Pėrderisa gratė bartnin ujė pėr ta shuar zjarrin, nė shtėpinė pasi ia kishin marrė bukėn me dhunė, e vrasin Sali Spahiun para syve tė grave dhe tė fėmijėve. Kėto brigada nė kėto lagje nė mėnyrė barbare vranė pastaj Qazim Spahiun, Emin Spahiun, gruan e Milaim Spahiut, Xhemilen e cila, duke mbajtur nė duar foshnjėn, Bajramin, i cili rastėsisht u shpėtoi revoleve. Ai sot ėshtė gjallė. Nė kėtė lagje tė Tėrstenikut, u krijua njė imazh tragjik. Shtėpitė dhe njerėzit mbetėn nė tym dhe flakė, kufomat nėpėr oborre, shumė shtazė u dogjėn nėpėr are.
Ndėrkaq Xhemajl dhe Ramadan Spahiu, qė nuk kishin mė shumė se 13 vjeē, nga vdekja shpėtuan vetėm nė saje tė njė gruaje, e cila kėta i veshi nė tesha tė femrave dhe kėshtu i shpėtuan tragjedisė. Ngase nuk mbeti asnjė burrė, pas largimit tė ēetniku-partizanėve qė e bėnė kėtė terror mbi popullatėn e pafajshme, kufomat i morėn gratė dhe, duke mos pasur kush t’i qelė varret, ato qėndruan 5 ditė mbi dhe. Duke dėgjuar pėr vrasjen mizore nė lagjen e Spahiajve nė Tėrstenik, vijnė disa njerėz tė Shaban Polluzhės dhe i vrasin dy nga dy nė lamėn e Mehmet Spahiut, vetėm pėr Xhemilen u ēel njė varr i veēantė. Pas tri javėsh kthehet Ibrahim Spahiu, i cili ditėn qė kishte ndodhur kjo masakėr ishte qėlluar nė Bijcė, i nxjerrė kufomat nga lama dhe i varrosė nė varreza, por sėrish nga dy, meqė nuk mundi rihapte pėr secilėn kufomė veē e veē, ngase toka ishte ngrirė acar dhe bėnte acar.

11. STREHIMI I KOBSHĖM

Nė atė ēast tė kobshėm nė lagjen e Spahiajve, nė odėn e Ibrahimit, u gjetėn - kallėzon Asllan Spahiu - 18 tė rinj, si thoshin ata, tė anės sė Gjilanit, qė pėrpiqeshin pėr t’u kthyer nė shtėpi tė tyre. Pasi hetohen nga partizano-ēetnikėt e kėtyre bandave dhe meqenėse nuk kishin armė, lidhen dorė pėr dore dhe nja 700 metra pėrtej shtėpive pushkatohen, me pėrjashtim tė tre vetave, tė cilėt Fata Spahiu, grua e zhdėrvjellėt, arrin t’i fshehė nė njė grazhd tė ahurit duke i mbuluar me kashtė. Atė natė dinim se vetėm u nxorėn nga shtėpia jonė kėta tė rinj vazhdon ai – por nuk e dinim se a u pushkatuan apo jo, sepse tė shtėna kishte nga tė gjitha anėt e Tėrstenikut. Njėri prej tyre nuk kishte vdekur nga plagėt, por i plagosur rėndė, bėri pėrpjekje qė tė arrinte nė shtėpinė mė tė afėrme. Meqė nuk kishte mundur ta kapėrcente pėrroin, nga plagėt dhe tė ftohtėt e madh, vdes edh ky. Nė lagjen e Spahiajve, ku prej nga edhe i kishin marrė, tregon Fata, gjatė asaj nate ndihej zėri i atij tė plagosuri qė kėrkonte ndihmė. Nė atė moment pasi kishte dėgjuar klithjen kėtij tė plagosuri shkon pėr t’i ndihmuar Fata, e cila mė parė i kishte shpėtuar tre shokėt e tij, por me gjithė pėrpjekjet qė bėn nuk arriti t bartte. Mė tha se ėshtė nga njė katund i Gjilanit, e pėrmendi edhe emrin e tij, por nga krismat e rafaleve dhe mitralozave nė lagjen tjetėr, mu zhduk nga kujtesa ky emėr dhe kurrė nuk mu kujtua. Mė la edhe njė porosi, por as atė nuk e mbajta mend. Pas dy ditėsh mora vesh se edhe tė tjerėt po atė ditė ishin pushkatuar. Nuk kishte kush t’i varroste. Mbi dhe mbetėn disa ditė, derisa u gjetėn dy-tri burra tė cilėt i varrosėn nė njė varr tė pėrbashkėt. Edhe sot e kėsaj dite, askush nuk u interesua pėr identitetin e atyre tė masakruarve. Edh]e pse kėta tė rinj para pak netėsh kishin bujtur nė odėn e Ibrahim Spahiut dhe me siguri kishin treguar kush janė dhe nga janė, fatkeqėsisht kishin mbetur tė paidentifikuar, sepse burrat qė u bėnė konak kėtyre tė rinjve, u pushkatuan. Sipas kujtimeve tė Ramadan Rexhės, komisar i batalionit tė IV tė brigadės sė Shaban Polluzhės, del se kėta tė rinj tė pushkatuar ishin tė Batalionit tė rinisė sė Kosovės, i cili nė atė kohė vepronte nė kuadėr tė Brigadės sė Parė tė Kosovė e Metohisė (komandant Zyfer Musiqi). Si thotė Ramadani, nga fundi i janarit batalioni ynė, me Hazir Gjakėn nė krye, njė natė kaluam nė Gllobar. Tė nesėrmen shkojnė nė fshatin Tėrstenik , por nė afėrsi tė kėtij lokaliteti i sulmon Batalioni i tė rinjve tė Kosovės, tė cilėt i printe Jusuf Gilani. Gjatė kėsaj pėrleshjeje ne arritėm tė zinim 2 tė rinj shqiptarė dhe 3 femra serbe dhe menjėherė o dėrguan nė Rezallė, ku ishte shtabi i Shaban Polluzhės. Se kėta tė rinj janė sjellė nė Rezallė (tė zėnė nė front), kėtė e vėrtetojnė edhe Hajzer dhe Sadik Malaj nė shtėpinė e tė cilėve asokohe ishte udhėheqja e Shaban Polluzhės. Ata thonė se pasi u mor vesh se kush janė dhe cilės njėsi partizane i takonin, i liruan duke thėnė se pėr shkak tė sigurisė do tė ishte mirė qė disa tė qėndrojnė nė Rezallė e pastaj tė shkojnė nėpėr shtėpi, por 20 sish e lėshuan Rezallėn, kurse shtatė veta me tri femra mbetėn aty. Kėta 20 tė rinj gjatė rrugės pėr nė shtėpi tė tyre ( me siguri ishin tė rajoneve tė Gjilanit) bujtėn nė Tėrstenik nė konakun e Ibrahim Spahiut. Pėr fat tė keq e tragjik, fshati Tėrstenik rrethohet tė nesėrmen nga partizanėt dhe sė bashku me shumė tė tjerė tė Tėrstenikut pushkatohen nga Brigada e Mbrojtjes popullore.


Asim Luzha
12. KUSH ISHTE ASIM LUZHA

Asim Luzha u lind, mė 1896 nė Gjakovė. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin nė Shkup e medresenė nė Gjakovė. Nė dhjetor tė vitit 1938 u zgjedh deputet i popullit nė Drenicė. Ka qenė njohės i mirė i gjuhėve orientale, ishte dashamir i pėrhapjes sė arsimit nė Dukagjin dhe nė Kosovė gjatė LNĒ-sė ishte inkuadruar nė kėtė lėvizje. Shtėpia e tij ishte ēerdhe pėr tė gjithė njerėzit pėrparimtarė. Mė 1913 internohet nė Nikshiq, ku ishin internuar edhe shumė intelektualė, tė tjerė nga Gjakova dhe Peja. Kur pushtohet Shkodra nga malazezėt, Asimi dhe tė internuarit tjerė lirohet. Duke qenė i inkuadruar nė LNĒ, nga fundi i vitit, 1944, Asimi takohet nė Junik me Fadil Hoxhėn dhe aty e kėshillon qė nė Drenicė tė dėrgojė njė brigadė tė Shqipėrisė, sepse drenicasit kanė pėrvojė tė hidhur nga regjimi serb, kishte deklaruar Qamil Luzha. Ky pastaj i bėn edhe propozimin tjetėr qė tė shkojė vetė nė Drenicė, se nė kėtė rajon kishte qenė deputet dhe gėzonte autoritet, pėr ta qetėsuar situatėn, mirėpo Fadili nuk pranon kėtė dhe nė tė njėjtėn kohė pėr nė Drenicė nis Ismet Shaqirin dhe Ymer Pulėn. Si thoshte Qamili, pas ēlirimit tė Gjakovės nga gjermanėt, pėrsėri Asimi i propozon Fadil Hoxhės qė nė Drenicė tė dėrgohet sėrish brigada shqiptare, por Fadili me nervozizėm pėrgjigjet: “Asim-efendi, le ta bėjnė Drenica pushkėn top, se nuk bėjnė dallime se cila brigadė duhet tė shkojė atje”. Pasi dėshton misioni i Ymer Pulės dhe i Ismet Shaqirit, arrini telegrami prej Prishtinės nė fillim tė vitit 1945. Asimi shkon nė Prishtinė she sė andejmi bashkė me Rifat Drenicėn nisen pėr nė Drenicė. Rifati e kėshillon Asimin qė pėr shkak tė shtetrrethimit qė mbretėronte nė atė kohė tė mos shkonin nė Tėrstenik. Mirėpo, Asimi ngul kėmbė, e Rifat Berisha kthehet nė drejtim tė Drenicės sė Pashės, ndėrsa Asimi, i shoqėruar nga dy partizanė, arrin nė Tėrstenik.

13. KOMANDANTI – ĒETNIK

Tridhjetė janari, siē kemi theksuar, ishte tragjik pėr fshatarėt e Tėrstenikut. Pėrveē pushkatimeve qė u bėnė nė lagjen e Spahiajve, nė tė njėjtėn ditė dhe pothuaj nė tė njėjtėn kohė, fillon vrasja masive dhe nė lagjet e Kukajve, tė Mulajve dhe tė Balajve.
Diku rreth orės dhjetė nė lagjen tonė (tė Mulajve) erdhėn gjashtė tė rinj nga Dobrajt e Vėrbofcit, tė cilėt kishin pėr qėllim t’u bashkoheshin forcave tė Shaban Polluzhės, qė nė atė kohė gjendeshin tė pėrqendruara nė rajonin e Obrisė. Fetah Mulaj, me dhėndrin e vet Keēėn (kėshtu e quanin) nga Tėrdeci, u jepnin bagėtive ujė. Kėta tė rinj, - thotė Rrustem Mulaj, mė pyetėn se nė ē’drejtim ėshtė rruga pėr tė dalė nė bjeshkė. E dija fare mirė pėrse mė pyetėn. U tregova drejtimin qė pėr mua ishte mė i shkurtri, mirėpo ndėrhyri Fetahu (mixha im), duke u thėnė atyre se mė mirė ėshtė t’i bien rrugės sė malit, sepse mund tė takoheshin me ndokend dhe mund tė pėsonin. Mirėpo, ata, edhe pse isha mė i ri, zgjodhėn drejtimin qė u thashė unė, tregon Rrustemi. Nė ndėrkohė, duke udhėtuar nė atė drejtim, pėrpak sa nuk u takuan me ushtarėt e komandantit Brajeviē.
Nuk vonoi shumė e djelmoshat u gjetėn nė oborrin tonė (i kishim edhe miq) dhe na treguan se po vijnė shumė partizanė. Atėherė, ne e lamė bagėtinė dhe u mbyllėm nė kullė. Derisa erdhėn ata, ne e mbyllėm derėn e shtėpisė. Me tė arritur para derės, u pėrpoqėn ta thyenin derėn dhe tė hynin brenda me dhunė. Nė tė vėrtetė, duke e parė se dera po thyhej, njė hallė nga Tėrdeci (e strehuar te ne) e ēeli dhe menjėherė mė kidnapuan mua, thekson Rrustemi. Pastaj mė qitėn pėrpara dhe mė detyruan t’i ēilja tė gjitha dyert e dhomave pėr tė parė se kush ishte aty, dhe pasi kontrolluan pesė dhoma, nė radhė vinte oda ku ishin strehuar kėta tė rinj. Nė momentin kur hapa derėn, gjithnjė si peng, djelmoshat, tė frikėsuar, u ngritėn nė kėmbė. U thashė se kėta janė meshkujt e shtėpisė sonė. Njėherė nuk e kuptuan apo nuk deshėn ta kuptojnė, derisa erdhi njėri prej tyre qė fliste shqip. U thanė tė ngrinin duar lart dhe pastaj e morėn njėrin qė ishte mė i gjati po ishte mė i riu dhe e qitėn jashtė, duke e detyruar qė t’u printe pėr ta bastisur lagjen. Mua, rrėfen Rrustemi, mė liruan, sepse s’isha mė shumė se 12 vjeē. I riu qė ishte tash peng nė vendin tim, quhej Rifat Dobra.
Duke i bastisur shtėpitė e lagjes, gjejnė Fetah Mulajn me njė strajcė nė shpinė qė ishte pėrgatitur pėr tė ikur, ngase e dinte se ē’do tė ndodhte. Bashkė me tė ishte edhe dhėndri i tij, Keēa, tė cilėt i pushkatuan para shtėpisė. Ndėrkaq, kur bastisėn tėrė lagjen, pushkatuan edhe djaloshin qė u printe, Rifat Dobrėn. Pas dy orėsh, nė shtėpinė tonė erdhi komandanti i brigadės, me tė cilin ishin edhe kėshilltarėt Hashim Mulaj, Ali Kaciēani dhe e vendosin shtabin nė shtėpinė tonė. Mė pas erdhi Asim Luzha me pesė-gjashtė njerėz nė shtab. Mė kujtohet fare mirė kur komandanti i batalionit i tha Asim Luzhės se duhej tė dorėzoheshin tė gjithė fshatarėt qė kanė mė shumė se 13 vjeē. Asim Luzha, thotė Rrustemi, me tre-katėr kėshilltarė u nis pėr nė lagjen e Spahiajve dhe tė Kukajve pėr t’i bindur fshatarėt qė tė dorėzoheshin. Edhe pas premtimit se nuk do t’i gjente asgjė, vetėm njė numėr i vogėl i fshatarėve u bind se duhej tė dorėzoheshin nė shtab. Isuf Hajdari, ndėrkaq, u tėrhoqi vėrejtjen kėshilltarėve tė fshatit qė tė mos bėnin dorėzimin e meshkujve, sepse kishte hetuar qė komandanti i batalionit ishte ēetnik. Megjithatė fjalėt e Isuf Hajdarit nuk u pėrfikėn. Kėshilltarėt, sipas asaj qė u kishte thėnė Asim Luzha, bėnė dorėzimin e meshkujve nė shtab. Kėshtu, Hashim Mulaj i dorėzoi tė gjithė burrat e lagjes sė vet, pra, tė gjithė tė dorėzuarit tė armatosur, u futėn nė njė dhomė tė kullės sė Halit Mulajt, ku ishte edhe shtabi.
E revoltuar pse nuk kishin sjellė edhe tė tjerė, udhėheqja e shtabit urdhėron menjėherė qė tė niset njė ēetė pėr lagjen e Kukajve, ku ishin mbledhur tė gjithė ata qė nuk donin tė dorėzoheshin dhe kėshtu nė mes tė kėsaj ēete e fshatarėve filloi njė pėrleshje e ashpėr. Si tregojnė dėshmitarėt qė e pėrjetuan kėtė ngjarje, aty mbetėn shumė tė vrarė nga kjo ēetė ndėshkuese. Ndėrkaq, nė shtab kurdiset tinėz skenari i vrasjes sė Asim Luzhės dhe i fshatarėve tė Tėrstenikut.

14. LETRA E ASIM LUZHĖS

Duke parė se po pėrgatitej diēka e keqe, Asim Luzha i shkruan njė letėr Fadil Hoxhės dhe nis njė njeri qė ta dėrgonte kėtė letėr sa mė shpejt nė Gllogofc, mirėpo kėtė njeri gjatė rrugės e ndalojnė partizanėt dhe letra mbetet nė xhepin e tij. Nė letėr Asim Vokshi shkruante: “Kėrkohet intervenim urgjent pėr tė shpėtuar jetėn e popullatės sė pafajshme (tė ngujuar nė kullėn e Halit Mulajt) nė Tėrstenik nga batalionet e brigadės sė mbrojtjes popullore, pėrkatėsisht nga komandanti Tabakoviq.”

MUHAMET MJEKU

Vijon...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 61 vizitorë
Lexuar: 1,699 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
MAQEDONIA E ILIRISĖ MADHĖSHTORE
E martė, 19 gusht 2014 - 02:10
Nė gazetėn “ILLYRIA” tė datės 25-31 korrik 2014, nė faqet 16, 17, 30 deri 31, fillova tė lexoj artikullin e z. Spiro Butka. Gjatė leximit, mendova i habi...
Monografi pėrplot ngjarje dhe fakte historike
E enjtė, 14 gusht 2014 - 01:41
Recension I nderuari autor i librit qё sot po e pёrurojmё, z. Habib Mustafa! Tё nderuar dashamirёs tё fjal...
MAQEDONI – SHQIPĖRI
E martė, 12 gusht 2014 - 01:24
Qeveria tradhtare e Tiranės dhe e Kosovės, ishin tė parat qė njohėn shtetin artificial tė Maqedonisė, ekzistencėn e kombit dhe tė shtetit maqedon. Kjo duh...
BARDHOK BIBA, PERSONALITET ME PERMASA TĖ MĖDH...
E premtė, 08 gusht 2014 - 21:16
E dashur dhe shumė e nderuar vajza e heroit tė popullit Bardhok Biba, Marie Biba dhe pjesėtarė tė familjes sė saj! Tė nderuara familje tė heronjve dhe dė...
SPAHIAJT E LLASHTICĖS
E martė, 05 gusht 2014 - 21:13
Monografi qė plotėson zbrazėtirat e historisė (Argjend Hasani dhe Xhevat Berisha, SPAHIAJT E LLASHTICĖS,...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi