Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova nė mes tė referendumit serb dhe fusnotave tė BE-sė
Publikuar më 22 shkurt, 2012 nė orėn 01:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sa po rrezikohet ardhmėria e Kosovės, nga dhuratat e imponuara- njė ditė para dhe njė pas 4 - vjetorit tė Pavarėsisė?!

Me rastin e 4 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shtetit, nė prag tė tė cilit u mbajt referendumi i Serbisė nė Veri tė Kosovės,dhe pranimi pėr heqjen e Republikės,pėr ta zėvendėsuar atė me fusnota- pushtetarėt e vendit kanė humbur ēdo legjitimitet pėr tė qeverisur edhe mė tej me Kosovėn, sikurse Zyrtarėt e Bashkimit Evropian tė cilėt definitivisht kanė humbur ēdo tė drejtė qė ti shtrydhin edhe mė tej shqiptarėt, qoftė edhe pėrmes kėrkesės me shprehje tė zbrazėta pėr tė ashtuquajturin-Dialog "teknik" me Serbinė.

Zėvendėssekretari amerikan i Shtetit, William Burns, sikur mos ta dinte se me ēfarė pushtetarėsh ka tė bėjė ky vend, tė cilėt korrupsionin dhe pasurimin e tyre nė kurriz tė shtetit dhe popullit tė Kosovės, e kanė kthyer nė Parim tė sundimit dhe moto bashkėkohore tė jetesės sė tyre tė veēantė, me para dhe pasuri pėrrallore, mu nga ta kėrkon qė tė fokusohen nė sendėrtimin e rendit dhe tė ligjit, madje ta luftojnė edhe korrupsionin (e instaluar nga ata vet), pėr tė vazhduar rrugėn drejt integrimeve euroatlantike, siē thuhet nė porosinė e tij.

Madje z. Burns sikur nuk e di se, si pushtetarėt vendor ashtu edhe ata tė BE-sė nė Kosovė, tash e katėr vite me radhė nuk arritėn tė bėnin pothuajse asgjė, nė luftė kundėr Korrupsionit, Krimit tė organizuar dhe zhbėrjes sė Strukturave Kriminale tė Serbisė, nė Kosovė tė cilat pas dėshtimit tė BE-s dhe pushtetit vendor pėr zhbėrjen e tyre, me kalimin e kohės-sa vinė e trashen. Ato jo vetėm se tash e 12 vite nė mėnyrė tė hapur, kanė uzurpuar njė pjesė tė territorit tė vendit tonė por sė fundi me mbajtjen e referendumit nė atė pjesė, arritėn tė bėhen edhe forcat e vetme VENDIMMARRĖSE pėr veriun e Kosovės.

Kėshtu qė strukturat e shtetit tė Serbisė, duke shfrytėzuar dobėsitė shumėvjeēare tė dy segmenteve tė lartcekura, janė akomoduar aq mirė nė Kosovė, sa qė veprojnė pa asnjė penge, bile janė kthyer nė sundimtare megaloman, si nė asnjė vend tjetėr pėrreth. Njė gjendje si kjo nuk do tė lejohej askund nė botė, qė para hundėve tė pushtetit vendor dhe gjithė atyre forcave ndėrkombėtare, strukturat e MUP-it serb,tė veprojnė si nė Kosovė, ku ata tash e sa vite, luajnė "mbretin" e kėsaj toke.

Mendoj se me tė drejtė u tha edhe nė reagimin e Shqipėrisė se edhe referendumi i serbėve, (nuk ėshtė aq i thjesht siē dėshirohet tė paraqitet nga dikush), por i orkestruar dhe qė ka pėr qėllim skenarin e rrezikshėm pėr ndryshimin e kufijve ekzistues, sipas linjave tė pastra etnike nė rajonin tonė”.

Madje, as tė ashtuquajturat marrėveshje tė "arritura" pas rėnies sė territ mediatik dhe nėn mjegullėn e mbrėmjeve tė Brukselit " me Serbinė, tė ndėrmjetėsuara nga BE, nė legjislacionin e tė cilit pėrfshihet edhe i ashtuquajturi "Menaxhimi i Integruar i Kufijve", mjerisht nuk ndryshuan gjendjen e mėparshme nė Kosovė.

Ndaj siē edhe dihet nga tė gjithė, ekzekutimi i tyre edhe sot vetėm pjesėrisht realizohet, pėr tė mos thėnė fare, dhe tanimė pranohet se ky ndėrmjetėsim shqiptarėt deri mė tani nuk i ndihmoi me asgjė, pėrkundėr asaj se marrėveshjet u arritėn, me ndėrmjetėsimin e BE-s e cila sė fundi, pėr kėnaqjen e kėrkesave tė Serbisė, kėrkon edhe heqjen e Republikės dhe vėnien e FUSNOTAVE shtetit tė Kosovės.

Xhejms Huper: Nėse Kosova pajtohet me ndryshimin e emrit do ngujohet

Pasi qė BE, mė tepėr ėshtė kthyer nė mekanizėm pėr plotėsimin e fontanave tė dėshirave tė Serbisė, ajo pas katėr vitesh tė shpalljes sė Pavarėsisė, kėrkon qė Kosovės t'i hiqet edhe Republika, dhe pas kėtij "mėkati tė madh" katėrvjeēar, qė daton nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova edhe para botės tė "shfajėsohet" me FUSNOTA, pėr ē`gjė jo vetėm se u dėshpėruan tė gjithė shqiptarėt, por ne ishim dėshmitar tė shprehjes sė mendimeve pesimiste edhe nga personalitete tė njohura ndėrkombėtare.

Lidhur me dėmin e madh qė do ti shkaktonin vendit, kėto "fusnota" tė famshme, tė cilat parashihen ti vihen mbi krye Kosovės, pėrkundėr asaj se ato vetėm pak kohė mė parė, i favorizonte edhe zonja me "Kamelie tė kuqe", foli edhe ish diplomati i njohur amerikan,zoti Xhejms Huper.

Ai u shpreh hapur dhe pa ekuivoke se fusnotat nuk janė nė interesin e Kosovės, dhe nėse Kosova pajtohet me lojėn e ndryshimit tė emrit, ashtu siē e propozojnė disa diplomatėt dhe negociatorė evropianė, ajo do tė ngujohet pėrgjithmonė me to dhe shndėrrohet nė njė ”shtet asterisk”, siē ėshtė ngujuar ish-republika jugosllave e Maqedonisė me emrin FYROM nga gėzhoja e tė cilit tash e njėzet vite, ajo assesi tė dalė!

Mjerisht, Kosova nuk mund tė bėjė kurrfarė pėrparimi as pėr inkuadrim nė BE, derisa mbetet e kapluar nga kjo shkallė korrupsioni, kundėr tė cilit pothuajse kot fare, vite me radhė formohen, Agjenci Antikorrupsion, Task-Forca Antikorrupsion, dhe sė fundi edhe Kėshilli Antikorrupsion, tė cilat kush e di se me ēka do tė pasohen mė vonė, pėr tė pėrfunduar nė histori si pararendėset e tyre tė famshme.

Mungesa e veprimeve ligjore dhe mosėshtrirja e shtetėsisė nė gjithė territorin e saj, e determinojnė Kosovėn ndėr vendet qė nuk ka bėrė asnjė nga hapat e mėdhenj nė rrugėtimin e nevojshėm drejt BE-sė. Madje, ajo nė vend tė veprimeve tė lartcekura, “Dialogon" dhe "arrin""marrėveshje" me Serbinė, edhe pse ekzekutimi i tyre kryhet vetėm nga Kosova, dhe pothuajse fare nuk gjen zbatim nga ana e Serbisė.

Madje Serbia, e cila nuk lejon ekzekutimin e marrėveshjeve as me ndėrmjetėsimin e BE-s, ajo edhe nėn kėto kushte, organizon si nė "tokė tė babės" zgjedhje dhe referendume nė territorin e Kosovės, e pa penguar nga Kosova e as nga ata tė cilėt Kosovės i diktojnė “Dialog"pas dialogu me Serbinė, dhe kėtė pa ndonjė premtim qoftė ai edhe formal se pas kėtyre marrėveshjeve do tė pasonte njohja e Kosovės edhe nga 5 shtetet tjera tė BE-s dhe pjesėmarrje tė barabartė nė konferencat rajonale.

Pėr fat tė keq, jo vetėm nga BE, por as nga OKB,le qė nuk i kėrkohet Serbisė qė ta njohė Shtetin e Kosovės, por asaj i lejohet edhe mbajtja e strukturave tė saj policore dhe shtetėrore nė Kosovė, duke mos kėrkuar nga ajo, as tė shfuqizoj dhe hedhė poshtė me Vendim Shtetėror apo Deklaratė Zyrtare, referendumin e pa ligjshėm serb tė mbajtur nė veriun e Kosovės, mbajtjen e tė cilit, ajo bėri "sikur e kundėrshtoi", para se ai tė mbahej, i cili tanimė pritet me siguri tė 100% qė tė shndėrrohet nė mjet qė do tė imponojė "Dialogun" edhe pėr statusin e veriut tė vendit.

Ndaj besoj se pas lejimit aq tė lehtė tė vendosjes sė barrikadave dhe mbajtjes sė referendumit nga MUP-i serb nė veri tė Kosovės, zyrtarėt e Bashkimit Evropian kanė humbur ēdo tė drejtė qoftė edhe formale,qė edhe nėn kėto kushte, t'u bėjnė thirrje shqiptarėve pėr "dialog" me Serbinė, derisa BE-ja, tash e katėr vjet nuk bėri asgjė tjetėr pėrpos qė realizoi edhe nė terren ndarjen e Kosovės, njėjtė siē ndau Rusia Gjeorgjinė.

Pėr tė qenė tragjedia edhe mė e madhe, mu kjo BE, e cila jo fort larg nė kohė, pėr njė decenie me radhė shihte vuajtjet e shqiptarėve nėn regjimin millosheviqian, si diēka tė zakonshme, dhe siē pati heshtur atė botė pėr mbylljen e tė gjitha shkollave nė gjuhėn shqipe, pėrjashtimin e tė gjithė punėtorėve fizik dhe administrativ shqiptarė nga puna, pėrzėnien e tyre nga shtėpitė, banesat dhe pasuritė personale dhe shoqėrore, mbylljen e tė gjitha mediave elektronike dhe tė shkruara tė shqiptarėve, ajo tani zgjodhi prapė ta viktimizoj Kosovėn duke shkel dhe pėrdhosė ardhmėrinė e saj, pėr arritjen e integrimit tė Serbisė nė BE!

Kurse si shpėrblim pėr dialogun qė zhvillojnė politikanėt e shantazhuar tė Kosovės me Serbinė, shqiptarėt,pėrveē ndarjes sė trojeve tjera tė ndara qė mase njė shekull, kėtė vit duhet ta vajtojnė edhe ndarjen mė tė re "zyrtare" qė po i bėhet Kosovės me referendumin e papenguar serb nė veri, i cili zyrtarisht mbetet i pa shfuqizuar nga asnjė rezolutė apo vendim zyrtar me tė cilin, si Serbia, ashtu edhe BE dhe OKB, do ta hidhnin poshtė si tė pavlefshėm.

Ndaj, sa mund tu ketė mbetur shqiptarėve dėshirė tė festojnė nėn kėto kushte edhe pas mbajtjes sė referendumit serb nė veriun e vendit tonė, i cili u "miratua" me heshtjen e BE-s dhe OKB-s, dhe mbytjes sė Republikės me FUSNOTA kur Pavarėsia e shtetit tė Kosovės, tanimė nuk dihet ku fillon as ku mbaron!?.

Kur referendumi serb i cili pėrfundoj vetėm njė dit para pėrvjetorit tė katėrt tė Pavarėsisė dhe vetėm njė ditė pas kėtij pėrvjetori, ai po fuqizohet edhe me Fusnota tė BE-sė, tė cilat do t`i heqin Kosovės "Republikėn"! mendoj se kėto janė dėshmi tė mjaftueshme si para faktorit ndėrkombėtar ashtu edhe para shqiptarėve se Kosova, asnjė herė nuk paska qenė njėmend shtet,dhe dora e cila do t'i nėnshkruaj kėto Fusnota, do tė jetė Dora-vrastare e kėtij vendi tė shumėvuajtur, nga e cila Kosova do ta ketė tė vėshtirė ringritjen e sėrishme tė saj.

Ndaj, jo vetėm nga referendumi serb por edhe nga politikanėt e shantazhuar tė Kosovės, po humbin shqiptarėt dhe pėrfiton Serbia, e cila duke mos e vėnė fare nė tryezė bisedimesh, ēėshtjen e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės, gjė qė zyrtarisht, deri mė tani as qė i ėshtė kėrkuar Serbisė, nga cilado palė relevante, duke e heshtur edhe luftėn e zhvilluar atje, ajo me miratimin e heshtur sė pari tė vet shqiptarėve, do t'i mbaj ato, pa asnjė fjalė tė kėmbyer, as edhe pėr tė drejtat njerėzore dhe kombėtare tė cilat u mungojnė vėllezėrve tanė nė trojet e tyre etnike tė mbetura nėn sundimin serb, dhe kam frikė se pėr njė kohė tė shkurtėr, mund tė shkėpus edhe veriun e vendit, me arsyetimin e tė mos- qenurit tė Kosovės shtet i njėmendėt, gjė tė cilėn pėrmes futjes sė fusnotave, me nėnshkrimet e tyre, dashje e pa dashje-duan ta vėrtetojnė edhe politikanėt e "ndershėm" modern shqiptar.

Gani Qarri

Cyrih, 18 shkurt 2012

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 229 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Pėr ēka kanė nevojė shqiptarėt nė IRJM?!...
E premtė, 18 maj 2012 - 13:21
...Shqiptarėt nė IRJM nuk kanė nevojė pėr luftė sepse luftėn e kanė fituar nė vitin 2001 nėn emblemėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, shqiptarėt nuk kanė ...
Tregu i pėrbashkėt ndėrshqiptar, garanci e ve...
E premtė, 18 maj 2012 - 13:18
Fjalimi i mbajtur nė tryezėn e rrumbullakėt tė organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temė: "Drejtė njė tregu tė pėrbashkėt gjithėshqiptar" Shqiptarėt e Shq...
MENTALITETI SHQIPTAR DHE METAFORA E KALASĖ SĖ...
E premtė, 18 maj 2012 - 13:16
Edhe pse e dua popullin tim ashtu si ėshtė dhe gjithsesi krenohem qė jam pjesė gjenetike e tij, pėrveē virtyteve tona tė mira qė neve na bėjnė krenarė, sh...
Bashkėjetesė me kompromise, tė pa kritere, tė...
E premtė, 18 maj 2012 - 13:13
Mirėqenia dhe liria e individit varen nga mundėsia punėsimit, shkalla e sigurisė dhe zbatimi i ligjit, si njė mekanizėm universal me tė cilin funksionon sh...
Eurointegrimet – mision i pamundur
E premtė, 18 maj 2012 - 13:09
Pse Maqedonia e sotshme nuk do tė inkuadrohet nė NATO e nė BE? Kush nuk e do dhe kush e pengon kėtė inkuadrim? A ėshtė vetėm emri i Maqedonisė pengesė pėr ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi