Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BEDRI TAHIRI - Tufё poezish
Publikuar më 02 mars, 2012 në orën 18:25 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.
















PËRBETIMI

Oj Drenicë me fusha e gropa
Kurrë s’ durove lot e robëri
Barbaria të qëllojë me topa
Bijtë e tu të thuren lavdi

Ky Prekazi i Prekë Kuçit
Hanedan gurrë e trimërisë
Bacalokët në kullë prej tuçit
Përtërinë veprën e Ahmet Delisë

Ballë oxhakut Shaban Jashari
Flet me zemër e po bën be
Na erdhi dita për së mbari
Ta bëjmë vdekjen si me le

Hamza në qoshe dredh mustakun
Dhe me turr përjashta mësyn
Me bombë n’dhëmbë ndalon tankun
Në gjoks granatat po i shkrinë

Adem trimi një djalë dragua
Ia thotë këngës me piskamë
Gjakatarët zunë me u tmerrua
Nuk po zinte as dera në lëmë

Tri herë doli jashtë rrethimit
Po si shqipja me krah të lehtë
Sa ia ndjente pushkën Kushtrimit
Sërish kthehej në folën e vet

Tymi e flaka ngriheshin në qiell
Përplot gjak na u mbush fusha
S’dukej hënë as s’dukej diell
Pushoi kënga e u ndal pushka

U zbardh koka e Qyqavicës
Bari i njomë u nxi nga dheu
Foli busti i Azem Galicës:
- Të lidhim besën si Skënderbeu

Të gjithë tok të përbetuar
Mbi këto varre të lavdisë
Të ecim rrugës së trasuar
Nga Luftëtarët e L I R I S Ë !


I takoi Besarta

Në Prekaz buzё kodre
Fort jehoi kushtrimi
Tri ditë e tri net
Nuk pushoi gjëmimi

Si n’bedena kёshtjelle
Vdekjen sfiduan burrat
Me gjoks e me krisma
Se ç’i pritёn plumbat

Bie Shaban Jashari,
Hamza dhe Ademi,
Gjёmon kullё e vjetёr
Dridhet i gjithё vendi.

Tymi ngrihet lart
Besarta thërret,
S’ka kush e dёgjon,
S’ka se kush i flet

...Atje tek livadhi,
Atje nё lendinё,
I takoi Besarta
Tek prisnin lirinё.

Liria

Më e hijishme se lulet,
Qё lendinash i mblodha,
Më e kthjellët se loti,
Më e bardhё se dёbora,
Mё e bukur se vetё bukuria,
Qenka liria...

Më e ndritshme se hëna
Më e lartë se qielli,
Më e shtrenjtë se jeta,
Më e ngrohtë se dielli,
Më e dashur se vetё dashuria,
Qenka LIRIA...

PAVARËSIA

Nëpër mote, vite e shekuj
Për trojet tona u flijuam
Dhe pemën e ujitur me gjak
Asnjëherë nuk e shijuam

Brezi brezit amanet
Gjakimet për LIRI
Luftërat dhe sakrificat
Të dhanë shpirt PAVARËSI

Sot erdhe me këmbë të mbarë
Oj Nuse me shumë prikë
Në ballë t’shkëlqyeka madhërishëm:
K O S O V A R E P U B L I K Ë!

Lodhja

Shqipja lodhet
kur s’fluturon.
Punëtori lodhet
kur s’punon.
I dituri lodhet
kur s’mëson.
Artisti lodhet
kur s’ krijon.
Luftёtari lodhet
kur s’lufton
Bilbili lodhet
kur s’këndon.
Qyqja lodhet
kur s’vajton.
Tregtari lodhet
kur s’fiton.
Dielli lodhet
kur nuk rrezon.
Hëna lodhet
kur nuk ndriçon.
Dashnori lodhet
kur nuk dashuron.
Besimtari lodhet
kur nuk beson.
Lavdia lodhet
kur e tepron.
Lodhja lodhet
veç kur e sfidon.

KЁNGA E RIBASHKIMIT

Thonё: Vaji i burrit ёshtё kёnga
Kёtё e mёsova gjatё fёmijёrisё
Kur im gjysh qe kthyer nga betejat
Dhe mё nanuriste pёr trimat e lirisё

Çudi: Si dje, si sot e si edhe nesёr
Nuk ndryshuaka gjithaq njerёzia
Ndёrruakan vetёm kohёt e zakonet
Herё mё tё mira, herё mё tё kёqija

Pse para nesh kryeulur rri historia?
Si tekanjoze smirake e zёnё nё faj
Dhe,pas njё shekulli i erdhi mundёsia
Ta korrigjoj burrёrisht gabimin e saj

Kёnga jonё prapё nuk tё ndalet
Por do ta kёtё krejt tjetёr kuptim
Jo, mё nuk jemi si dikur pёrgjumur
Do jetё njё kёngё pёr RIBASHKIM!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 2,679 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi