Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Agresioni i Serbisė kundėr shtetit tė Kosovės
Publikuar më 18 mars, 2012 nė orėn 21:48 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Serbia ish-okupatore, pak ditė pas marrėveshjes pėr fusnotėn (pėrfaqėsimi rajonal i Kosovės) dhe marrjes sė kandidaturės pėr anėtarėsim nė BE, ka shtuar tejet egėrsisht, agresionin e saj kundėr shtetit tonė. Edhe pse fusnota ėshtė referencė pėr pėrfaqėsimet rajonale, Serbia fqinje mundohet qe kėtė princip ta aplikojė edhe pėr rregullimin e brendshėm territorial tė Kosovės. Pikėnisja e gjithė kėsaj uverture fillon me pėrpjekjet pėr krijimin statusi special pėr serbėt nė veri, pėr tė avancuar mė vonė ngjashėm me “Republika Srpska” nė Bosnjė.

Serbia kėrcėnon me luftė tė hapur Kosovėn. Keshtu janė cilėsuar tendencat e Beogradit pėr mbajtjen e zgjedhjeve lokale e parlamentare tė Serbisė edhe nė shtetin e Kosovės. Ky vlerėsim i klasės sonė politike (qeveritare), nuk duket tė jetė aq bindės, a i vendosur. E them kėtė, nisur nga fakti se agresion i Serbisė, nuk u cilėsua djegia e pikave tona kufitare nė veri (pėrmes strukturave paralele serbe), agresion nuk u quajt as bllokimi i rrugėve dhe pengesat pėr shtrirjen e autoriteteve RKS nė kėtė pjesė. Lufta e hapur e Beogradit pėr zhbėrjen e shtetėsisė sė Kosovės, u shpėrblye nga elitizmi ynė politik, duke bėrė kompromise me sovranitetin (pranimi i fusnotės i cili lexohet si kthim nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė), fazė kjo qe ishte funksionale deri nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2008 (shpallja e pavarėsisė dhe hartimi i Kushtetutės sė Kosovės). Serbia ish-okupatore, pak ditė pas marrėveshjes pėr fusnotėn (prezantimi i Kosovės nė nismat rajonale) dhe marrjes sė kandidaturės pėr anėtarėsim nė BE, ka shtuar tejet egėrsisht, agresionin e saj kundėr shtetit tė ri. Beogradi, duke qendruar parantezė e strukturave ilegale nė veri, (nė tė gjitha dimensionet), vazhdon ti atakojė institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, si nė aspektin ekonomik, politik e propagandistik. Mbajtja e zgjedhjeve lokale e parlamentare serbe nė veriun e shtetit tonė, ka pėr synim forcimin e Serbisė brenda Kosovės, legalizimin e strukturave kriminale, pėr tė vazhduar edhe me aplikimin e parimeve juridke sipas kushtetutes hegjemoniste tė Serbisė fqinje. Agresioni i shtuar i Serbisė rrjedh edhe nga leximi ose intepretimi i fusnotės, dhe thirrjes qe i bėn Rezolutės 1244, e cila e njeh Kosovėn si entitet etnik, por jo edhe si shtet tė pavarur (faza parastatutore). Edhe pse fusnota ėshtė referencė pėr pėrfaqėsimet rajonale tė Kosovės, Serbia fqinje mundohet qe kėtė princip ta aplikojė edhe pėr rregullimin e brendshėm territorial tė shtetit tė Kosovės. Pėr arritjen e kėtyre synimeve do tė kėrkohet edhe njė faze e re bisedimesh nė tė ardhmėn. Pas thyerjes sė kritereve tė shtetėsisė (pranimi i fusnoitės), do tė kėrkohen edhe kompromise tjera edhe mė tė dhimbshme nga Kosova. Nėse Brukseli vazhdon me kushtėzime ose “kompromise” tė imponueshme nė dėm tė Kosovės, lehtė mund tė llogarisė edhe nė njė luftė tė re nė Ballkan.

Pėrpjekjet pėr ‘Republika Srpska’ nė veri

Tė gjitha pėrpjekjet e Serbisė kundėr Republikės sė Kosovės, kanė pėr synim krijimin e kantoneve tė veēanta egocentrike serbe. Pikėnisja e gjithė kėsaj uverture fillon me pėrpjekjet pėr krijimin e njė statusi special nė veri, pėr tė avancuar mė vonė nė republikė serbe, ngjashėm me “Republika Srpska” nė Bosnjė. Ditė mė parė edhe ambasadori britanik nė Kosovė, Jan Klif, ka theksuar se “nuk do tė lejohet qė veriu i Kosovės tė shndėrrohet nė njė ‘Republika Srpska’ tė dytė. Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do tė legjitimonte ekzistimin e strukturave paralele serbe nė Kosovė, prandaj ato janė tė papranueshme”. Nismat pėr autonomi nė veri vijnė edhe nga institucione periferike siq ėshtė fondacioni “Carnege Europe”. Ky fondacion rekomandon se BE-ja duhet tė iniciojė bisedime Prishtinė-Beogradi, me qėllim qe “pėrmes autonomisė rajonale nė veri tė tejkalohet ndarja mes veriut dhe pjesėve tjera tė Kosovės”. Koncepti i ndarjes ėshtė keqinterpretuar kėtu, ngase vet “autonomia pėr veriun”, do tė thotė ndarje nga pjesa qendrore e shtetit tė Kosovės. Iniciativa tė tilla janė tė njohura,kohėn e fundit, kinse pėr “pajtueshmėri”, shqiptaro-serbe. Pajtueshmėri e vetme nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve mund tė ndodhė, atėherė kur Serbia tė heqė dorė nga qėllimet ekspansioniste ndaj vendit tonė, tė distancohet nga tė palarat e saj nė dėm tė popullit shqiptar, dhe tė njeh pa asnjė kusht shtetin e pavarur dhe sovran tė Republikės sė Kosovės.

Testimet e Brukselit

BE-ja vazhdon ta pėrkėdhelė Serbinė sikur nėna fėmijėn e keq. Pėrkrahja e parezervė nga Brukseli, pėr tė gjitha tekat e Serbisė nė rrugėn e integrimeve (me kushtetutėn hegjemoniste dhe mbajtjėn gjallė tė strukturave paralele), lehtėsisht mund tė qojnė rajonin drejt njė konflikti tė hapur ndėretnik. Ky rrezik vjen pėr faktin se shqiptarėt nuk mund ta bartin pafundėsisht nė qafė Serbinė agresore. Brukseli, duhet ta rikujtojė se Serbia nė dekadėn e fundit, ishte agresore e tri luftėrave ballkanike. Edhe pse ishte shkaktare e tri luftėrave, Serbia sėrish mbetet e pėrkėdhelura e BE-sė.
Edhe sot, nė vend qe tė ndėshkohet shkaktari i turbulencave nė Ballkan (Serbia me aspiratat milosheviqiane), kėsaj i lejohet qė tė “evropianizohet” duke dėmtuar interesat e Republikės sė Kosovės. Nėse Brukseli mendon se duke i bėrė lajka Serbisė, mund ta fusė nėn tutelėn e vet, pėr ta “civilizuar” mė vonė, ose ta shkėpusė nga lidhjet e forta me Rusinė, e ka shumė gabim. Serbia nė BE, do tė jetė Rusi e vogėl, duke i shėrbyer mė shumė interesave tė Moskės se sa vet principeve tė Brukselit. Anėtarėsimi pa kushte e kritere tė duhura, mund tė lėkund peshėn qe e ka sot BE-ja, si bashkėsi kombesh tė civilizuara. Greqia mund tė shėrbejė si mėsim i mirė nė kėtė drejtim. Por, duket se Brukseli dėshiron ende testim me lojėn “standardet pas anėtarėsimit”. Prishtina zyrtare e cilėsuar si klasė politike e pėrulur,nuk ėshtė fare e pėrfillshme nga BE-ja, tė paktėn si autoritet me ndikim. Proklamimi i politikave shtetėrore tė Kosovės, sipas kėrkesave tė BE-sė, OKB-sė, etj., ėshtė degradim dhe shpėrfillje e interesave tona nacionale. As Brukseli e as Uashingtoni, nuk qėndrojnė roje nė pragun tonė tė shtėpisė. Kthimi nė rezolutėn 12 44, ėshtė dėshtimi mė i madh qe ka mundur tė bėjė kjo elitė politike e cila udhėheq aktualisht me Kosovėn.

Retorikat pėr tregun e brendshėm

Retorikat e nxehura tė kryeministrit, Hashim Thaēi, rreth zgjedhjeve lokale serbe nė Kosovė, duke shtuar se ‘paralajmėrimi i Serbisė pėr mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare nė territorin e Kosovės paraqet agresion, ndaj tė cilit Kosova do tė kundėrpėrgjigjet. Shqiptarėt mund tė jetojnė mė se miri nė njė shtet etj’, ngjajnė tė jenė retorika boshe dedikuar pėr tregun e brendshėm. Sikur fraza tė tilla tė dėgjoheshin para se Kosova tė pranonte rrėshqitjen nė 12 44, do tė ishin mė bindėse. Po tė ishin kėto (fjalė tė dala nga zemra) nuk do tė prekej asnjė milimetėr ēėshtja e shtetėsisė, as nė nismat ndėrkombėtare. Sovraniteti ėshtė mburoja mė e fortė e parimeve tė pacenueshmėrisė. Shteti i Kosovės do tė kishte mė shumė autoritet politik por edhe moral, sikur tė mos kishte ndodhur fusnota. Realisht, principet e 1244 krijojnė dualizma juridikė me shumė tė panjohura. Kjo vjen nga fakti se Kushtetuta e Kosovės, si akti mė i lartė juridik, (me kthimin e 1244) vlenė vetėm pėr ato pjesė ku njihen ose pranohen segmentet e saja juridike, brenda shtetit tonė. Ndėrkaq, nė veriun e Kosovės janė ta aplikuara ligjet e UNMIK-ut, bazuar nė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB, por edhe “ligjshmėria” e Serbisė fqinje (targat sėrbe, dokumentet e identifikimit, udhėheqėsit ilegalė tė dalė nga zgjedhjet e Serbisė etj). Gati si fushatė mund tė cilėsohet edhe aksioni policor i gushtit tė vitit 2011, nė veri. Ngase pasojė e kėtij reagimi janė bllokimi i rrugėve, dhe vrasja e policit Enver Zymberi. Republika e Kosovės ndjen nevojė imediate pėr njė klasė politike me kredibile, mė autoritative dhe mė tė pėrgjegjshme. Nė kėtė kontekst, duhen krijuar politika mė efektive, (jo vetėm ndaj krimit dhe korrupsionit), por pėr tė mbrojtur nė mėnyrė mė tė dinjitetshme tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Kosovės. Miratimi i rezolutės nga ana e Kuvendit tė Kosovės, me anė tė tė cilės kundėrshtohet mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė territorin tonė, ėshtė organizimi mė i fuqishėm dhe mė legjitim, nė mbrojtjen e parimeve tė shtetėsisė. Qeveria e Kosovės e ka pėr obligim ligjor, qė t’i mbrojė interesat e shtetit dhe gjithė qytetarėve tė vet. Ky princip duhet tė jetė i prekshėm dhe i aplikueshėm nė tėrė territorin e Kosovės. Ndryshe nga kėto principe, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės, janė kthyer nė arenė fushate elektorale se kush ėshtė mė patrioti, duke harruar pėrgjegjėsinė qe e ka pushteti nė mbrojtjen e interesave tė shtetit dhe qytetarėve tė vet.

Degradimi i shtetėsisė

Formulimi i fusnotės se Kosova pėrfaqėsohet nė nismat rajonale pa prejudikim pėr statusin, sipas Rezolutės 12 44 dhe mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė, ėshtė degradim i shtetėsisė dhe sovranitetit. Pra, vet formulimi i fusnotės dhe interpretimi i saj biejnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe Deklaratėn e pavarėsisė sė Kosovės. Pikėrisht mbi kėto formulime tė paqarta tė fusnotės, Kosova dhe Serbia edhe mė keq do tė pėrlasėn nė nismat rajonale. Duke iu referuar Rezolutės 1244, Serbia do ta trajtojė Kosovėn si krahinė tė saj, (por nėn protektorat ndėrkombėtar). Nė anėn tjetėr Kosova do t’i shpėrfill tendencat e Serbisė, pėr ruajtjen e legjitimitetit tė kėsaj tė fundit ndaj shtetit tonė. Beogradi do tė reagojė kundėr pėrfaqėsimit tė Kosovės sė pavarur, gjithnjė duke u bazuar nė kushtetutėn e vet hegjemoniste tė hartuar qė nė kohėn e Slobodan Milosheviqit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Prishtina nuk ėshtė dashur tė pranojė asnjė marrėveshje me Serbinė, pa hequr dorė kjo e fundit nga kushtetuta hegjemoniste e cila e mban Kosovėn si pjesė tė saj. Pasojat e fusnotės do tė jenė afatgjata, dhe tė paparashikueshme. Pra, fusnota ėshtė shteg pėrmes tė cilit Serbia vazhdon ta keqtrajtojė Kosovėn, jo vetėm nė nismat rajonale, por edhe pėrmes pakicės sė vet nė shtetin tonė. Kthimi nėn 1244, ka qenė synim i pėrhershėm i Serbisė, edhe rėnia nė kėtė deregje ka ndodhur pikėrisht pėr “hatėr” tė Beogradit. Nė prezantimet ndėrkombėtare, (pėrmes fusnotės) Republika e Kosovės nuk prezantohet sipas Kushtetutės sė vet, por nė bazė tė Kornizės Kushtetuese, e cila e prezanton shtetin tonė si etni tė veēantė por me status tė pa definuar. Kosovės i duhet konfirmim ndėrkombėtar edhe pėr aktet e veta juridiko-kushtetuese, e jo tė atillė qė ėshtė i zbatueshėm vetėm brenda territorit. Pra, Kushtetuta e Kosovės nuk ėshtė akt i njohur ndėrkombėtarisht,dhe si e tillė ėshtė minorė, ngase ēdo shtet i pavarur bazohet nė Kushtetutėn vet edhe nė instanca ndėrkombėtare. Kthimi nė Rezolutėn 1244, i lė hapėsirė Serbisė, qe tė rrahė telallin e statusit tė pazgjidhur pėr Kosovėn, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė mbyllur me 17 shkurt tė vitit 2008.

(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 883 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi