| Ministri Makolli turne në Gjermani |
| Publikuar më 23 mars, 2012 në orën 03:11 ( ) |
Isuf I. Bytyçi | Të ndryshme | |
|
|
|
Diaspora me mësimin plotësues në gjuhën shqipe
Republika e Kosovës, nëpërmjet të Ministrisë së Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës organizoi KONSULTËN dyditore për mësimin plotësues në diasporë me temë:
“Gjendja aktuale e arsimit në Diasporë dhe hapat konkretë për institucionalizimin e tij”
Më datën 10 e 11 Mars në rrethinë të Shtutgartit, në Gjermani KONSULTA u mbajt. Nikoqir ishte Konzullata e Kosovës në Shtutgart, që konzulli Faket Kajtazi dhe vice-konzulli Ymer Lladrovci, e kishin organizuar një pritje madhështore.
Aty ishin z. Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës, z. Ramë Buja, ministër i Arsimit Shkencës e Teknologjisë, ambasadori në Berlin Vilson Mirdita, ambasadori në Zvicër Naim Malaj rektori i Kosovës Mujë Rugova, Ymer Avdiu, udhëheqës i Divizionit për Arsimit, Mustafë Xhemaili, drejtor i Departamentit për Politika të Diasporës, i cili gjatë gjithë kohës e udhëhoqi KONSULTËN KONSULTËN e, tjera personalitete që këtu ishin edhe mësues nga shumë shtete të Europës si: nga Gjermania, Austria, Italia, Norvegjia, Suedia e tj.
Qëllimi i kësaj KONSULTE ishte: avansimi dhe institucionalizimi i mësimit plotësues në gjuhën amtare, në Diasporë.
Që të nxirren nga KONSULTA konkluzione themelore për orientimin dhe veprimin praktik në lidhje me institucionalizimin e arsimit plotësues në gjuhën amtare të fëmijëve tanë në Diasporë.
Ato konkluzione të zgjerohen të dhe përpunohen si dhe të shërbejnë si teza kryesore për Konferencën Ndërkombëtare mbi institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, e cila do të mbahet në Prishtinë.
 Grupi punues për mësimin shqip
Arsyetimi i KONSULTËS ishte qëllimi i avansimit plotësues në Diasporë dhe para së gjithash për institucionalizimin e mësimit plotësues në Diasporë në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës dhe të parashehë planin e veprimit dhe me Planin e Punës së Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u tha se synohet që përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të mësimit plotësues, të intensifikohet bashkëpunimi me MeD, MASHT dhe MPJ të Republikës së Kosovës dhe shtetet e tjera të interesuara në regjion, me qëllim të bashkërendimit të punës dhe aktiviteteve për institucionalizimin, bashkërendimin dhe integrimin e mësimit plotësues në Diasporë.
Diaspora në fokus
Në këtë takim, përveç tjerash u tha se Diaspora s`guxon të jetë e niglezhuar. Prandaj kemi marrë vendim dhe në mënyrë të përshpejtuar do të përpiqemi, që sa më mirë ta organizojmë bashkëpunimin e njerëzve tanë kudo që janë. Tani në radhë të parë në fokus është mësimi plotësues në gjuhën amtare kudo që ka shqiptarë, jo vetëm nga Kosova, por ngado që vijnë shqiptarët, ata do të janë pjesë e Diaporës sonë.
Fushata, të cilën dota bëjmë do të jetë njoftuese dhe mobilizuese, nëpërmjet të mëdiave të shkruara dhe atyre elektroike, por jo vetëm kaq, ne do t`i shfrytëzojme të gjitha fushat e jetës, po ashtu edhe takimet për sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Do të punojmë ngusht edhe me shtetet, aty ku jetojnë shqiptarët dhe do t`i koordiojmë punët në mëyrë idividuale me secilën nga ato.
Do ta bëjmë licencimin e mësuesve, në bazë të kritereve që duhet plotësuar ata. Do të hapen konkurse, që në radhë të parë, mësuesit duhet të jenë kompetentë, që do të thotë se ka shkuar koha e mësuesve të profesioneve jopërkatëse, duhet të ketë njohuri të gjuhës së vendit ku jeton dhe tani të bëhen trainime, në mënyrë që t`i mësojnë rregullat më të reja pedagogjike e metodologjike dhe të njihen me plan-programet mësimore. Tekstet shkollore të jenë nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe jo si deri tani, ato ishin në disa versione.
Financimi
Financimi i mësimdhënësve do të organizohet në bashkëpunim me bashkatdhetarët, brenda mundësive, që i kemi së bashku. Në fillim, arsimtarët do të marrin kontakte me prindërit shqiptarë, ta marrin numrin e nxënësve, që janë për ta vijuar mësimi plotësue, ta formojnë këshillin e prindërve dhe ta caktojnë një shumë simbolikë për pagesë.
Siç dihet tani, vetëm Austria edhe Suedia e bëjnë pagesën e arsimtarëve shqiptarë, ndërsa shtetet tjera, si psh. Gjermania, nuk e bën këtë por diku-diku i paguan mësuesit si mësim integrues dhe diku si mësim plotësues. Kurse në Zvicër, mësimin plotësues e paguajnë prindërit, që ideja më e mirë duket ajo, të cilën e dha z. Vaxhid Sejdiu, që deri sa të jetë në gjendje Ministria e Arsimit të Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhë shqiptarët e Iliridës, të Kosovës Lindore dhe të Malësisë së Madhe, pse jo edhe me ata të Çamërisë, të paguhet një shumë prej 50 eurosh për çdo familje shqiptare në Diasporë, në mënyrë që të mos u bëhët tepër prindërve shqiptarë pagesa e mësimit plotësues. Mirë po kjo nuk bëhet edhe aq leht, për shkak se duhet të jetë një konto e hapur, por nga Qeveria e Kosovës e, jo nga individë dhe se edhe këtu dalin një sërë pengesash, sepse me secilin shtet duhet biseduar shteti ynë edhe duhet t`i lejohet ajo konto për derdhjen e të hollave për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Përfitimi
Përfitimi nga mësimi plotësues në gjuhën shqipe është i shumëfishtë. Fëmijët tanë, të cilët e mësojnë gjuhën amtare në shkollat ku jetojnë në Diasporë, kanë përfitime të shumëfishta: ata mbrohen nga asimilimi i egër, mundësitë i kanë më të mëdha për t`u integruar në ato vende ku jetojnë, fondin e fjalëve e pasurojnë edhe nëpërmjët të gjuhës amtare, më mirë e mësojnë gjuhën e vendit ku jetojnë, kanë mundësi ta studiojnë gjuhën amtare edhe në një të ardhmë të afërt do të bëhet gjuha amtare gjuhë e tretë, që më leht e kanë fëmija tanë që ta mësojnë gjuhën e tyre se sa ta marrim gjuhën spaniolle dhe, se nota do të vlerësohet nga vendet ku jetojnë, do të mund të shkojnë kur të rriten, në vendin e tyre për pushime dhe do të kyçen në biznese të ndryshme, do të kenë mundësi të bëhen përkthyesë, por edhe diplomatë, kuptohet nëse e zotërojnë gjuhën e vendit ku jetojnë, gjuhën angleze edhe gjuhën amtare edhe çka është me rëndësi; do të kenë mundësi të komunikojnë lirshëm me bashkatdhetarë.
Në Munih takim me shoqata
Si në Shtutgart ashtu edhe në Munih, ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, i cili ishte i shoqërruar me konzullin e Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi dhe këshilltarin e tij z. Krasniqi, u takua me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, të cilat veprojnë atje. Nikoqir ishte shoqata BAVAREZE – KOSOVARE në Munih, që kryetar i saj është z. Mislim Berisha.
Përveç punës dyditore, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Shtugart, ku mori pjesë, dëgjoi hallet dhe përpjekjet e Diasporë shqiptare, ai po ashtu tregoi se është i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të mërgatës shqiptare kudo që janë.
Gjatë të Shtunës, më datë 10 Mars e shfrytëzoi rastin të marrë pjesë në takimin me shoqatat në Stutgart dhe vazhdoi me takimin e fundit për këtë turne me shoqatat shqiptare në Munih, më 16 Mars dhe pasoi në takim me mikun e madh të shqiptarëve dhe politikanin e fuqishëm z. Bernd Posselt, me të cilin bëri një bisedë rreth shumë punëve dhe mënyrës së bashkëpunimit të mëtejmë.
 Njeriu i duhur në vendin e duhur
Pa nguruar, në rastin e fjalës z Makolli përseriti se Diaspora shqiptare, jo vetëm tani me rastin e ndihmës , të cilën i dha Diaspora jonë luftës çlirimtare të UÇK-së, por edhe Rilindja Kombëtare, u themelua dhe u udhëhoq nga Mërgata Shqiptare, që pa te tani 100 vjet Shqipëria e tani 4 vjet Pavarësia e Kosovës zor se do të kishin ndodhur. Diaspora, shtoi ministri duke thënë: ishte ajo, e cila e ndihmoi vendin për t`u çliruar nga kthetrat dhe gjenocidi i Sllobodan Millosheviqit me ushtrinë e policinë e tij gjakatare, që i vrau rreth 15 mijë shqiptarë, i dogji mbi 80 për qind të shtëpive të shqiptarëve dhe i deportoi mbi 800 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.
Ne e dimë, tha ai se nga Kosova jetojnë mbi 25 për qind në Diasporë, prandaj i kemi borxh, që ta përkrahim dhe ta ndihmojmë, sepse ju jeni pjesë e trungut tonë.
Nga të gjitha shoqatat, përfaqësuesit e tyre u prezentuan dhe ato, pra shoqatat i prezantuan.
Përveç prezantimit të shoqatave dhe aktivitetit të tyre, bashkatdhetarët tanë i paraqitën edhe vështirësitë e tyre, bënë kërkesa për bashkëpunim.
Aty u paraqitën kërkesa edhe për:
- hapjen e një konzullate në Munih, për shkak se Munihu me rrethinë i ka rreth 17 mijë shqiptarë, të cilëve duhet t`u qëndrojë afër shteti i Kosovës. Përndryshe, ne kemi shumë vështirësi me marrjen e dokumentave, që edhe ministri me të drejtë shtoi duke thënë se brenda mundësive, që i kemi do të bëjmë çdo gjë. Problem është edhe ligji për marrjen e dokumentave, që personi i cili shtron kërkësë për pasaportë, duhet të jëtë prezent në dhëien edhe marrjen e dokumentit. Unë medoj se për të bërë kërkesë për pasaportë është e arsyeshme të jetë paraqitësi i kërkesës, bie fjala te fëmija edhe të rinjtë, por për ta tërhequr dokumentin, nuk duhet të jetë personi, duke u mbështetur në punën e organeve gjermane, që nuk pyesin se kush e pranon dokumentin, nga ana e familjarëve, sepse askush edhe nëse përpiqet ta keqpërdorë dokumentin në fjalë, nuk i ka mundësitë ta bujë këtë.
Po ashtu, preokupim ishte edhe
- Kartoni i Gjelbërt ( sigurimi i automjeteve), që është duke na kushtuar para edhe kohë duke pritur në kufi për ta marrë.
Po ashtu, edhe ministri me vullnetin, të cilin kishte ardhur, tregoi gadishmëri për bashkëpunim dhe se do ta bëjë të mundshmën, që të jëmi sa më afër shpirtërisht dhe se do ta bëjë maksimumin për njerëzit tanë, të cilët asgjë nuk kursyen, madje edhe jetën e dhanë në luftën e fundi për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Mesazhi i tij ishte se Diasporës do t`i hapen dyert edhe për investime dhe do të ketë lehtësime në rregullimin e dokumentave. Diaspora jonë është pasuri ekonomike, kulturore dhe kombëtare, prandaj do ta përkrahim doemos atë, tha ai.
Prandaj nëpërmjet të bashkëpunimit me Diasporën, hapjes së mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe dhe hapjen për investime, ne do ta përkrahim atë dhe ta ndihmojmë për t`u integruar n`ato vende ku jetojnë e punojnë dhe në të njejtën kohë e mbrojmë nga asimilimi i egër, në mënyrë që ta ruajmë identitetit tonë kombëtarë.
DITËT PANEUROPIANE
Edhe në Andeks të Gjermanisë, ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli mori pjesë, në “ Ditët e Unionit Paneuropianë”, me ftesë të z. M. Berisha. Në atë takim kishte udhëheqës nga parti, shoqata e personalitete, që në mesin e tyre kishte personalitete edhe nga shoqata BAVAREZE-KOSOVARE.
Aty ishte i ftuar edhe ministri i Punëve të jashtme z. Enver Hoxhaj, i cili për shkak të udhëtimit në Stamboll, në të Shtunën më 17 Mars dhe në Nju-jork në të Dielen, nuk erdhi, por në vendin e tij ishte këshilltari z. Behrami.
Përveç tjerash, aty mbajti një fjalim relativisht të gjatë z. Andreas Rab dhe nuk e la pa përmendur popullin shqiptar të Kosovës dhe luftën e tij të drejtë, që bëri për liri, në vitet `90. Por jo vetëm kaq, ai shtoi duke thënë se Kosovës i duhet përkrahja jonë edhe një kohë, në mënyrë që të arrihen standardet për integrim në B. Europian.
Po ashtu edhe z. Ibrahim Makolli e mbajti një fjalim të gjatë dhe të frytshëm. Të gjithë mysafirët e dëgjuan me vëmendje të veçantë, kur dëgjuan se kush është ky personalitet, se çka foli në lidhje me Kosovën, në veçanti dhe Ballkanin në përgjithësi.
 z. Ibrahim Makolli në DITËT PANEUROPIANE
Ai u bëri me dije atyre se Kosova po ec në rrugë të mirë, por i duhet akoma përkrahja juaj, në mënyrë që sa më e lehtë të bëhet rruga drejt Europës së Bashkuar. Shprehu gadishmëri për bashkëpunim, si me organet gjermane, të cilat e kanë ndihmuar Kosovën në zhvillimet për lirinë dhe demokracinë e Kosovës e, tani drejt Bashkimit Europian. E përshëndeti nga zemra, deputetin europian dhe mikun e madh të shqiptarëve z. Bernd Posselt, i cili aq shumë bëri edhe është duke bërë për Kosovën dhe popullin tonë.
Aty ishin edhe përfaqësues nga Serbia, Maqedonia, Bosna e Hercegovina dhe Kroacia. Të gjithë, përpiqeshin t`i arsyetojnë veprimet e tyre dhe mundoheshin t`u mbushin mendjen gjermanëve se vendet e tyre janë në rrugë demokratike. Përfaqësuesi i Maqedonisë, arsyetohej se vendi i tij po ashtu është demokratik dhe pretendonte se mirë janë duke shkuar punët nga ana shtetërore, në përjashtim të disa rasteve. Ndërsa ai i Serbisë, filloi të vajtojë se jugu i Europës, në një mënyrë është i diskriminuar dhe se derisa Europa është duke u bërë një, pra duke u bashkuar, ju po krijoni shtete të reja dhe se Serbia tani e mori kandidaturën për hyrje në EU, por megjithatë e ka vonuar Europa. E, kroati u ankua në Marrëveshjen e Dejtonit, që sipas tij; Europa i la pjesë të tëra nga ish-Jugosllavia të pastrohen etnikisht e, pastaj u bë Marrëveshja e Dejtonit në dëm të popujve të ndryshëm, duke aluduar në popullin kroat, brenda kufijve te B. E Hercegovinës. Kurse zonja Sadie Klepo nga komuniteti musliman në B. E Hercegovinë, dha për të kuptuar se aty ku pasivizohen njerëzit e ndershëm, veprojnë dhe sundojnë të pandershmit.
Ndërsa edhe mua m`u dha rasti ta bëj një pyetje, por në të njejten kohë edhe përgjegje: A është e mundur bashkëjetesa në ato vende të Europës Juglindore, ku shkelen të drejtat e pakicave në mënyrë drastike dhe akoma pa u demokratizuar ato vende? Ndërsa përgjegjia ishte poashtu nga unë: se ka mundësi, por duhet të jetë edhe vullneti i mirë dhe respektimi i të drejtave të pakicave dhe investimet, në mënyrë që të punësohen grupet etnike në bazë të përqindjes dhe të janë rreptësisht të ndaluarë bisedat politike.
 z. Bernd Posselt në DITËT PANEUROPIANE
Më në fund e mori fjalën z. Bernd Posselt, deputet në Parlamentin Europian, kryetar i Unionit Paneuropian për Gjermani edhe miku më i madh i shqiptarëve, ndoshta, i cili foli gjerë e gjatë për zhvillimet politike brenda teritorit ish-Jugosllav dhe shkelja e përhershme e të drejtave të shqiptarëve, në kohën e Titojës, që vazhdoi me aparteidin e fashistit Sllobodan Millosheviq, që me makinërinë ushtarake e policore i vrau me dhjetëra mijëra shqiptarë, që i deportoi afër një milion nga Kosova etj. Por nuk e la pa iu kundërvu edhe atij mysafirit ga Serbia, duke i thënë se; ty të duket se vonë e keni marrë kandidaturën për EU, por unë mendoj se shumë heret e keni marrë, për arsye se akoma Serbia nuk i plotëson kushtet për të hyrë në Bashkimin Europian dhe se ju duhet ta kuptoni realiteti e ri, sepse Kosova është në rrugë të mirë drejt Europës dhe gjithë botës demokratike.
21 Mars 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
| Lexuar:
1,728 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
| 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
| NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
| NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|