| NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË (I) |
| Publikuar më 06 prill, 2012 në orën 16:52 ( ) |
Histori | |
|
|
|
PJESA E PARË
FIGURA DHE IDEALI I VËRTETË I JUSUF GËRVALLËS, I NJË LUFTËTARI TË PAEPUR, PËR LIRI DHE BASHKIM KOMBËTAR!!!
I I NJËJTË NË TË GJITHA PLANETET
II E kam njohur VETËM në Prishtinë
III REGJIMI KOMUNIST JUGOSLLAV
IV DIKTATORI BRUTAL - ENVER HOXHA
V PSIKOLOGJIA FASHISTE DHE YLLI PROLETAR
VI KËNGA PËR TROJËN
VII TRASHËGIMIA E TESHAVE DHE AJO E TRURIT
FIGURA DHE IDEALI I VËRTETË I JUSUF GËRVALLËS, I NJË LUFTËTARI TË PAEPUR, PËR LIRI DHE BASHKIM KOMBËTAR!!!
...Duke lexuar librin e Xhafer Durmishit: "NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË", ku në mënyrë të qartë, TË KONKRETIZUAR, NGA VETË VEPRA E TIJ, del realisht, e patjetërsueshme figura atdhetare e JUSUF GËRVALLËS, si luftëtar i paepur i LIRISË dhe BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR....
Xhafer Durmishi, njëri nga shokët e ngushtë dhe bashkëveprimtar i afërt i të Madhit Jusuf Gërvalla, nga fundi i vitit të kaluar, 2011, ka shkruar dhe botuar tre libra me vlerë kombëtare dhe rëndësi të madhe historike. Dhe tash, në fillim të këtij viti, 2012, posa e ka kryer edhe librin e katërt: ”NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË”, përsëri me tematikën me mjaft interes kombëtar, ate të figurës së JUSUF GËRVALLËS!
Në të katër librat e tij, autori Xhafer Durmishi ka trajtuar me hollësi, duke e analizuar me përkushtushmëri, në tërësi punën dhe veprimtarinë e të madhit Jusuf Gërvalla. Mund të them fuqishëm dhe me guxim se, Xhaferi ka bërë një punë të madhe, tepër të vlefshme me interes kombëtar dhe historik, me shkrimet, që i ka kushtuar veprimtarisë gjatë gjithë periudhës së Jusufit, duke u nisur nga vetë puna e palodhur e Jusufit, nga "pasuria"e tij, e lënë e shkruar nga dora, nga pena e heroit, të cilat autori i ka nxjerre, ashtu si kanë qenë të shkruara, pra realisht, ashtu si janë të dokumentuara.
Ndaj nga gjithe kjo pune e Xhafer Durmishit, VEÇANERISHT NE LIBRIN E TIJ "NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË" del shumë qartë se, kush ishte JUSUF GËRVALLA, figura e tij, e një atdhetari e patrioti me një dashuri të pakufi për popullin, vendin e kombin e tij, figura e një luftëtari të paepur për liri dhe pavarësi, të Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare nen ish-Jugosllavinë e atëhershme dhe bashkimin me Shqipërinë Amë, figura e një luftëtari të pa kompromis, luftëtari të vendosur deri në flijim për Çështjen Mbarëkombëtare! Nëpërmes shkrimeve të tij, shihet mjaft qartë se, si e ka urryer Jusufi i Madh dhe si e ka luftuar armikun e përbetuar serbo-sllavo-fashizmin dhe shovenizmin-revizionist, si atë serb-maqedono-malazezo-sllavë. Pra aty del vetëm e vërteta dhe realiteti pa i shtremberuar aspak ato!?
Dhe e gjithë kjo e VËRTETË E MADHE E PATJETËRSUESHME, për figurën e madhe të luftëtarit dhe të IDEALIT të JUSUF GËRVALLËS është pasqyruar më së miri, dhe konkretizuar me citatet e qarta te nxjerra nga artikujt dhe vepra e shkuar e JUSUFIT, me shumë kujdes, vëmendje dhe përkushtim nga puna serioze e Xhafer Durmishit.
Autori shkruan për punën e Jusufit dhe mençurine e tij, për aftësine mendore dhe talentin e tij, për guximin, për trimërine, për patriotizmin për atdhedashurine, për dashurinë për popullin e tij, për trojet shqiptare, për të gjitha viset ku flitej shqip, ku këndohet shqip, ku vajtohet shqip, aty ku i thonë bukës bukë e ujit ujë, aty ku ka qenë, është dhe do të jetë SHQIPËRI!
E falenderoj përzemërsisht Xhafer Durmishin, sepse falë punës voluminoze që ka bërë dhe përkushtimit të tij tepër serioz, ka nxjerrë në dritë të gjitha angazhimet, punën dhe veprimtarinë e pa kursyer, me vlerë të madhe kombëtare të JUSUFIT TE PAVDEKSHËM E TË PAZËVENDËSUESHËM, duke e vendosur figurën emblematike të JUSUFIT TË MADH, ashtu si ka qenë në realitet, të kompletuar me të gjitha tiparet dhe aftësitë e tij, ashtu si ai e ka merituar!!!
I uroj me zemër Xhaferit shëndet e shumë të mira në jetë, si dhe suksese edhe të mëtutjeshme, në punën e tij krijuese, që të na sjellë edhe më shumë libra të vlefshëm, si këto që na dhurojë, ne lexuesve, ku në librat e tij të gjejmë përhere të vërtetën, realitetin, sinqeritetin!
Do doja që të jepja edhe një "keshille"të vlefshme për ata, që "mundohen" të dinë të VËRTETËN, për figurën e madhe të Jusufit!? Nuk kanë pse e kërkojne aty, ku mungon e vërteta, aty ku shtrembërohet e tjetërsohet figura, e vërteta, ideali i madh, i JUSUFIT TË MADH, atje ku shkruhet e shkarravitet sipas qejfeve e orekseve, apo interesave të atyre, që asgjë nuk ka të bëjë me të vërtetën e ketij HEROI, që u fliju për idealin e tij të luftëtarit të madh të lirisë dhe Çështjes Kombëtare!?
...Jo, jo, s'keni pse bëni zhurmë, gjoja, sikur jeni duke kërkuar të dhëna për Jusufin!?! Ja ku i keni, të dokumentuara, ashiqare fare, hapur, në mejdan të burrave të vërtetë, në librat e shkruar me aq perkushtim, realizëm e konkretisht nga bashkëveprimtarët më të afërt, nga shokët më seroizë të Jusufit, në ditët dhe kohën kur Jusufi ishte në maje të veprimtarisë së tij...!!!
...Ju them me bindje të plotë se, do ta "gjeni" JUSUF GËRVALLËN, TË RINGJALLUR... si e gjeta unë... pas 30 VITESH, ashtu si e kam takuar e njohur unë në realitet, JUSUFIN E VËRTETË, JUSUFIN E GJALLË, shokun tim të IDEALIT, YLLIN E PAVDEKËSISË, në librin e Xhafer Durmishit: "NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË"!!!
Faridin Tafallari
I
I NJËJTË NË TË GJITHA PLANETET
Në përputhje me temën e librit nga leximi i veprës poetike të Jusufit e kam përpiluar këtë poezi që përbëhet nga rreshta të ndryshëm të poezive të tij.
po merrja frymë mes lulesh e polipash
në poret e lëkurës shihja ujë e dritë
më pëshpërisnin gjithë urat e planetit
ndërsa flija shthurur buzë lumit tim
GJYSHI IM - gjyshi më i çuditshëm në këtë planet
e mat me një shkozë krejt perëndimin e diellit
gjyshi im ka lerë në një planet tjetër prej fjale
në gjuhën e tij s'ka pos libra të urtësh që s'flenë
është një bërrakë kjo botë është një bërrakë planeti
plot hurdha ujërash që s’ecin përplot humbella
plot pusi ujqish përplot fjalë pelimi
është një fushë beteje një apokalipsë.
mes rrugëve të planetit ndonjë shtegtar poet si ti
ndonjë hije tjetër ndonjë fjalë ngushëllimi
në sallat e ngrohta do të recitojnë nën strehë zogjtë
sepse në secilin hark të kohës fle nga një fjalë
Përkundet si planet i përgjumur qetë
mes dy shuplakash të kohës zhuritur.
A është femër apo siluetë e bërë prej dritash?
Të kanë parë ëndërr njerëzit e planetit tjetër
ty që bënë dashuri të fshehtë me natën e psi njeriu i frikësuar.
Gjëmon si njeriu.
Të kanë parë ëndërr njerëzit e planetit tjetër,
je një hero vere kur shterojnë puset.
Të duan zogj e të dehur.
Kurrë s'ke fluturuar në vendet e Jugut.
Me kokën time e krijoj
me duart e mia
dhe eci nëpër planet.
Natën e mirë.
e ka parë planetin tonë si ujëvare si mrekulli
me një copë gazete e ka mbështjellë ëndrrën
ai katërqindkëmbësh që ecën edhe kur rri
si kanjushë e zezë si qyqe e murrët
bredh i cullakosur edhe i përhitur
urave të mallkuara të planetit
herë i zbrazët fare siç është edhe dita
herë fare i flashkët siç është edhe behari
Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Dhetë, nandë, tetë, shtatë, gjashtë, pesë, katër, tre, dy, nji
Udhë e mbarë, Shqiponjë e dashtun, plot me shend
Na trego, në planete tjera a kish vend
Për ca qenje t`padjallëzueme siç jemi ne?
II
E kam njohur VETËM në Prishtinë
Jusuf Gërvalla: "Gjatë jetës së tij gjashtëdhjetë e tetë vjeçare, Dimitrij Shostakoviç iu rrek një veprimtarie të gjerë e të llojllojshme muzikore. Kompozoi afro njëqind vepra zhanresh më të ndryshme, që nga simfonia e deri te opera, nga muzika skenike e deri te muzika për film. Nga të pesëmbëdhjetë simfonitë e Shostakoviçit më të njohura janë simfonitë "Leningrad" e "Stalingrad". Simfonia "Leningrad" u kompozua në kushte të vështira lufte, pikërisht në kohën e betejës së këtij qyteti. Vepra iu kushtua rezistencës së leningradasve, bashkëqytetarë të autorit, kurse interesant është fakti se simfonia u ekzektua për herë të parë nga ushtarakët – muziktarë, të cilët depërtuan në qytetin e rrethuar, duke pas ardhur nga degë të ndryshme të frontit, të lodhur e të uritur.
Për rrethant e tilla të veprimtarisë, ndonëse flasin qartë për një përkushtim të sinqertë të autorit ndaj vendit të vet dhe luftës për shpartallimin e fashizmit, kompozitorit të madh nuk i siguruan dot veprim të qetë pas lufte. Krtitika sovjetike e brumosur me ndjenja të burokracisë, që mendonte se ka të drejtë të jap diagnoza dhe të bëjë receta edhe përkitazi me veprimtarinë artistike, hove hove gjente shteg që Shostakoviçit t'ia mohojë çdo vlerë artistike prej kompozitori. Kështu u përsërit edhe një herë ajo që kishte ngjarë para se të shpërthej lufta. Më 1934 për herë të parë, kritika e mori në thumb keq kompozitorin, e kjo gjë u përsërit edhe më 1948, me një sulm të rreptë nga ana e bashkëpunëtorit të afërm të Stalinit, (Zhdanovit) i cili e padiste për shmangie nga udha e popullit. Po kurdoherë që u gjet përballë situatash të tilla, Shostakoviçi ia doli të triumfojë, në saje të ndjenjës së tij të fuqishme, e mbi të gjitha, të sinqertë, për muzikën, e cila personalitetin e tij e bënte më të zotin e më këmbëngulës." (Vepra, Publicistika 4, f. 207)
Faridin Tafallari: "Ne, bashkëluftëtarët e Jusufit nuk shohim kundërthënie në mes veprës së tij luftarake e politike me veprimtarinë kulturore e në fushën e muzikës, por do ta potencojmë sa herë që të jetë e nevojshme se veprimtaria politike e luftarake është ajo për të cilën populli shqiptar e njeh dhe e përkujton Jusuf Gërvallën. Jusuf Gërvalla është vra si luftëtar për çlirimin e popullit shqiptar dhe jo si këngëtar. Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se pushteti serbomadh nuk ka persekutuar edhe këngëtar." (Intervistë, www.albaniapress.com, 9 janar 2012)
Të gjitha citatet me fjalët e personazhes DONA, për këtë kapitull, janë nga drama Misioni e Sabri Hamitit (S. H.), faqe 88-89.
Në këtë pjesë tema është ndarë në 10 njësi, ku secila prej tyre sillet rreth fjalëve të Jusuf Gërvallës. Citati i parë në çdo njësi është marrë nga puna e tij si gazetar në Prishtinë (J. G. Vepra 1-4, Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë 2010), dhe dy të tjerët nga vepra e tij si ideolog i çështjes shqiptare, e krijuar në Shtutgart.
1.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Në aulën e madhe të pallatit "Skenderija" në Sarajevë, përfundoi festivali tradicional i këngës dhe i valles popullore të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë. Brenda tri netësh, publikut sarajevas iu prezantuan emrat më eminentë të muzikës popullore nga të gjitha viset e Jugosllavisë, prej të cilëve, më të mirët u plasuan në finalen, që e transmetoi drejtpërdrejt edhe Televizioni." (Vepra, Publicistika 3, f. 183)
S. H: "DONA- Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA- Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Ti je shqiptar, pasardhës i popullit më të vjetër në Ballkan, me një civilizim të lashtë. Kot ke luftuar kundër Romakut, bizantit dhe turkut, që deshën të ta japin emrin e vet dhe të ta shkelin tokën. Historia jote aq e gjallë dhe qëndresa jote e paepur ndaj përpjekjeve të të vazhdueshme të të huajit që ta zhdukë nga faqja e dheut emrin, gjuhën, kulturën dhe qenësinë tënde fizike kombëtare shqiptare duhet të ndalen, të hynë në një fazë ngurosjeje, e cila është e domosdoshme - jo pse është i tillë çasti yt historik e kombëtar, po pse kështu e do logjika ime pushtuese. Ti duhet të mburresh që po ta jap emrin tim - jugosllav (sllav i jugut), hymnin tim gjithësllav "Ej slaveni"; duhet të jesh i kënaqur nëse mëson të marrësh frymë si sllav, si pjesëtarë i një race më të lartë, ta ndërrosh bioritmin tënd kombëtar, duke shkelur vetëveten, historinë dhe atdheun tënd." (Letër e hapur satrapit J.B. Tito, janar 1980; Bashkimi, shkurt 1980, faqe 1, shtylla 3)
2.
S. H: "DONA- Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Në skenën e festivalit u ndërruan dhe "mblodhën" duartrokitjet e publikut sarajevas, këngëtarë të njohur si Safet Isoviq, Dushica Bikliq, Nikolla Karoviq, Hanka Baladum, si dhe shumë emra tjerë të rinj, të shoqëruar nga orkestra popullore e Radiotelevizionit të Sarajevës. ((Vepra, Publicistika 3, f. 183)
S. H: "DONA -Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Duke pasur lëverdi të madhe ekonomike nga kjo koloni, Jugosllavia sot ka mbyllur sytë dhe shurdhua veshët dhe nuk po don t'ia dijë për një rrezik të ri. Natyrisht, shqiptarët e robëruar duan t'ia dinë edhe më pak: ata kanë përpara vetëm një qëllim – çlirimin, dhe NUK DO TË PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË.
Për Jugosllavinë, ka gjithmonë një mundësi rezervë: tërheqja kufijve të vet të vërtetë, kur zjarri të bëhet i padurueshëm; ndërkaq për revolucionarët dhe për popullin shqiptar ka vetëm një alternativë: të presin të asimilohen, t'i shtrohen gjenocidit dhe ta bjerrin qenjen e vet kombëtare në mënyrën më mizore nga dora e sllavëve të jugut, ose luftën e vet ta shpien deri në fund, deri në fitore, e cila arrihet vetëm pas formimit të shtetit unik të të gjithë shqiptarëve. Për sakrifica, të thuash, nuk ka fare vend të mendohet." (Bashkimi, prill 1980, faqe 5)
3.
S. H: "DONA -Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Hiç më i vogël qe edhe suksesi i këngëtarëve folklorikë Bajrush Doda e Qazim Berisha, të cilëve u bashkohej kohë pas kohe edhe Qamili i Vogël.
Dëgjuam se ju ka pritur edhe konsulli jugosllav në Nju Jork?
– Më 4 janar, do të thotë gjashtë ditë para se të kthehemi, konsulli gjeneral i Jugosllavisë në Nju Jork, Dr. Milan Bulajiq, për grupin tonë organizoi pritje, me ç'rast qe i pranishëm tërë personeli i Konsullatës." (Vepra, Publicistika 4, f. 96-97)
S. H: "DONA -Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Prite Prekazin, o bishë e ndytë,
Në pancir e veshur e me tankun shok!
S’më le vend tjetër të të qëlloj, pos sytë,
Dhe më kapardisesh si një maçok
S’të thanë, kur u nise, në Beograd,
Se dhe njëherë këtu, në Drenicë,
Kur u vërsulën çetnikët e tu,
Mes vetullave i qëlloi Murseli sakicë?"
(“LIRIA” , nr 4-5; gusht 1981, faqe 23)
4.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla:: "Aty qëndruam katër orë të plota dhe, pasi këmbyem urimet për vitin e ri, nga ana e konsullit dëgjuam shumë fjalë të mira për koncertet tona. Për ne ky qe një gjest i mirë dhe mirënjohje për sjelljen kompakte e të hieshme të tërë grupit. Ndoshta pikërisht kjo bëri që turneu të vazhdojë edhe pesë ditë më tepër, natyrisht, me kërkesën e madhe për koncertet tona." (Vepra, Publicistika 4, f. 97)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Dhe vazhdoi lufta, e gjatë e rreptë.
Dhe u drodh trimi, pa të shtrirë plakun
“Duhet të tërhiqem, të çaj rrethimin,
Shumëfish t’ia marr Prekazit hakun.”
Po drit’e hënës e tradhëtoi,
Mbi maliherin kur i ra,
Nga mitrolozat në duar barbare
U shtri skaj prozhmit, Tahiri, u vra."
(“LIRIA” , nr 4-5; gusht 1981, faqe 23)
5.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Koha kur edhe te ne zuri të kultivohet muzika e lehtë, bie në momentin kur, në truallin e Jugosllavisë, pasi kishte humbur në një masë të madhe ndikimin dhe ngjyrën e vet, gjithandej kah ishte përhapur më parë, romansa ruse po jetonte çastet e fundit, me Olivera Markoviqin, Dushan Jakshiqin, Gjuza Stojilkoviqin e të tjerë, – si interpretues të adhuruar të kohës." (Vepra, Publicistika 4, f. 147)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla:: "Dhe s’lanë t’u bëhej as gjëma trimave,
Të vrarët e vet vajtonte Serbia.
Ndër mote, pra, atyre le t’u mbetet gjëma,
Shqipja bën edhe pa gjëmë, i mbetet lavdia
Këndej erdhën e thyen qafën panumër ushtri,
Turpin e tyre e namin tonë lanë pas,
Dhe lindjet përherë më të dashura
Dhe shqiponja e lirë në Prekaz."
(“LIRIA” , nr 4-5; gusht 1981, faqe 23)
6.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Ivo Robiq përfytej atëbotë me një lloj "songu" amerikan, Anica Zuboviq me një lloj melodie të rëndë, që nuk mund të definohej as si muzikë burimore argëtuese e as e ndërtuar sipas ndonjë modeli të huaj." (Vepra, Publicistika 4, f. 147)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Të të qaj Prekazin? E dyta herë që po i vihet kazma Prekazit tënd të shumëvuajtur e heroik; Jepi, Kosovë, jepi se do të këndojmë! Pa çka se në rrugë na kanë dalë therra? Të stepemi para tyre e ta shmangim rrugën?! Se mos ke mbetur shkret dhe nu ka kush të del zot? Se u derdh gjaku, se u hap plaga, se u mbush burgu, "nuk mbaroi Prekazi krejt". "S'ka mbarue kurrnji shpi / përveç shpirti i Ahmet Delisë /zbardhi f'tyrën krejt Shqipnisë..."
Atje ku ranë bijtë e bijat e tua, nga një mij u ngritën në vend të tyre. Ty s'të ka prekur dergja e qyqeve – shterpërimi. As trimërinë s'e ke shterpë e të rastit. Nëse barbari s'të la t'ua bësh gjëmën as t'ua mburrësh plagën djemve të tu, s'ka gjë. Nesër, në liri, varret e djalërisë trime kosovare do të përjetësohen me kurora lavdie të dëshmorëve të orëve të para, kurse plaga që mori kjo djalëri, do të ndriçojë si pishtar në rrugën e lumtur të ardhmërisë." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, f.2)
7.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Siç dihet, në këtë festival, Jugosllavinë e përfaqëson "Korni grupa" me melodinë "Gjenerata ime" të Kornelie Kovaçit, e cila e zuri vendin e parë në "Opatia '74". (Vepra, Publicistika 4, f.198)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Më 13 maj të këtij viti, në Prekazin e Poshtëm u zhvillua një luftë, e cila mund të hedhë në harresë legjendën e simbolit të luftës së pabarabartë, luftën me Davidit e Goliatit.
Babë e bir Nebih dhe Tahir Mehaj, të rrethuar në kullë të vet nga njësite të shumta të milicisë speciale serbe, të cilat shoqëroheshin edhe nga tanket e helikopterët, luftuan një ditë të tërë dhe ranë heroikisht, duke e këmbyer shumëfish jetën e tyre.
Atë ditë të turpshme për të, milicia speciale serbe, e ardhur në Kosovë për ta bërë zap popullsinë shqiptare të revoltuar, kishte marrë urdhër të prerë: të kapej, i gjallë a i vdekur, bujku i ri Tahir Mehaj nga Prekazi." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, f.8)
8.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Vizën për në festivalin "Kënga e Evrovizionit", shpërblimin e parë të jurisë profesionale (3000 dinarë dhe skulpturën e "Vala e artë" si dhe shpërblimin e parë të jurisë së publikut e mori melodia e kompozitorit lubjanas, Tadej Krushovar "Dita e dashurisë", në interpretim të grupit "Pepel in kri". (Vepra, Publicistika 4, f. 222)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Së pari për kapjen e Tahirit u ngarkua postkomanda e Skënderajt, por nuk ia doli dot kësaj pune. Tahiri, i përkrahur nga i ati dhe i vendosur deri në fund për të qëndruar, jo vetëm që nuk e braktisi shtëpinë, por dërgoi policët shqiptarë t'i çonin fjalë milicisë së Beogradit që ajo të vinte e ta merrte vetë, po t'i duhej gjë. Pas kësaj, Prekazi u vërshua nga milicia fashiste serbe. Rreth fshatit u vunë tre breza milicësh, e u rrethua edhe çdo lagje e shtëpi e fshatit veç e veç. Dy të ngujuarëve në kullë s'mund t'u vinte kështu asgjëkundi as ndihma më e vogël." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, f.8)
9.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Plaketa e artë, dhuratë e Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë i takoi kompozitorit dhe dirigjentit lubjanas Bojan Adamiq për aranzhmanin e melodisë "Po rritemi" në interpretim të duetit "Buldozheri" kurse çmimi "Kamelia e artë", Pero Zubacit për tekstin e melodisë "Ç'po ëndrron" të cilën e interpretoi Gjani Marshan." (Vepra, Publicistika 4, f. 222)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!"
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Fundi i luftës së 13 majit solli turp e panik të paparë për fashistët e tërbuar serbë përballë armës shqiptare dhe lavdi të pashoqe për Mehajt, Prekazin e Kosovën. ... ranë heroikisht ... dy trima të papërkulur shqiptar, Nebihu e Tahiri, që u shpaguan shumëfish. Lajmi i përfundimit të kësaj lufte popullin tonë e la me një ndjenjë të topitur keqardhjeje për jetën e shuar të luftëtarëve dhe me një admirim të pafund për lavdinë e zemrës dhe të armës së tyre. Me shpresën dhe këmbënguljen për vazhdimin, në shembullin e Prekazit, të luftës së ashpër e të pabarabart, por të lavdishme e ngadhnjimtare.
Shpërblim më të mirë për heroizmin e Prekazit nuk mund të ketë. Ndërkaq, armiku mbeti duke fajsuar të tjerët për turpin e vet. Për gjoja mosvigjilencë e mashtrim, u burgosën komandiri, zëvendëskomandiri dhe një milic i postkomandës së Skënderajt, që të tre shqiptarë. Pastaj serbomëdhenjtë u dhanë të vajtonin si qyqe." (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, f.8)
10.
S. H: "DONA - Babain e kam njohur vetëm në Prishtinë. Duhet të kthehem atje për ta rinjohur."
Jusuf Gërvalla: "Ndërkaq, shpërblimin e Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë për këngën që është shërbyer më miri me folklor e mori melodia "Zemra në zemër" të kompozitorit Nikolla Borota në interpretim të solistes sarajevase Neda Ukraden." (Vepra, Publicistika 4, f. 222-223)
S. H: "DONA - Ç’është ky vrap i mjerë i njerëzve që duan të gjejnë identitetin e vet te tjetri në vonesë kohe."
Jusuf Gërvalla: "Nga çasti që do ta braktisni ´taktikën´ tuaj e të kaloni në punë intensive revolucionare, ilegale, do t´ju kaplojë një ndjenjë e fuqishme turpi për gjumin e gjatë që keni bërë si ariu në shpellë. Por populli ka zemër të madhe dhe do t´jua falë gabimet, nëse ktheheni me seriozitet kah populli për t´i shërbyer drejtpërdrejt në çështjen e madhe të çlirimit. Prandaj, shfrytëzoni sa më parë këtë shansë!" (Bashkimi, janar 1981, faqe 3)
S. H: "DONA - Jashtë nuk ka qenë i njëjti. .... Ai për mua kishte humbur në Gjermani."
Jusuf Gërvalla: "Sepse, në qoftë se në luftën e tyre çnjerëzore antishqiptare, të egër e të pabarabartë, kanë mundur të sigurojnë epërsi në numër dhe në teknikën ushtarake (një shtet përballë dy individëve, ose përballë një popullsie të vogël duarthatë), serbomëdhenjtë e tërbuar nuk mund ta sigurojnë edhe shpirtin luftarak, frymën e sakrificës së lartë dhe këmbënguljen, të cilat janë virtyte vetëm të atij që bën luftë të drejtë, mbrojtëse.
Nebih dhe Tahir Mehaj mbesin për popullin tonë kujtimi e shkuar kujtimit të Ahmet Delisë e Mursel Ahmetit, të cilët kohë më parë patën luftuar heroikisht po për Prekazin, Kosovën dhe për gjithë Shqipërinë. (Zëri i Kosovës, nëntori 1981, faqe 8)
Faridin Tafallari: "Ne, bashkëluftëtarët e Jusufit nuk shohim kundërthënie në mes veprës së tij luftarake e politike me veprimtarinë kulturore e në fushën e muzikës, por do ta potencojmë sa herë që të jetë e nevojshme se veprimtaria politike e luftarake është ajo për të cilën populli shqiptar e njeh dhe e përkujton Jusuf Gërvallën. Jusuf Gërvalla është vra si luftëtar për çlirimin e popullit shqiptar dhe jo si këngëtar. Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se pushteti serbomadh nuk ka persekutuar edhe këngëtar." (Intervistë, www.albaniapress.com, 9 janar 2012)
III
REGJIMI KOMUNIST JUGOSLLAV
Donika Gervalla-Schwarz: "Ndodh që ta kem takuar edhe më herët me prindërit e mi në Prishtinë, por atëherë kam qenë tepër e vogël për t’u kujtuar. Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe. Të dy kishin ndjekur gjimnazin në Pejë dhe kishin studiuar Gjuhë dhe Letërsi pranë Universitetit të Prishtinës. Një nga shokët më të afërt të babait tim, Isa Zymberi, gjatë studimeve për një kohë ishte “cimer” i dr. Rugovës, kështu që edhe gjatë kësaj kohe takimet nuk do të kenë qenë të rralla. Të dy vinin nga fshatra të vogla jo shumë larg Pejës. Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav." (http://gervallablog.com, 21 janar 2010)
Në këtë kapitull e shtjellojë një çështje e cila duket se është delikate për disa të tjerë dhe ajo është: A ka qenë sistemi i Jugosllavisë së Titos sistem komunist apo jo? Me këtë rast unë nuk do të hyj në çështje të ndryshme teorike dhe nuk do të jap përgjigjen time personale, pasi ajo në këtë rast edhe nuk është e nevojshme. Megjithatë disa përgjigje duken të qarta. Zonja Donika Gervalla-Schwarz e definon Jugosllavinë e Titos si shtet komunist dhe se ai regjim komunist ka përndjekur famijen e Jusufit dhe të Ibrahim Rugovës. Për mua primare është definimi i sistemit politik të Jugosllavisë së Titos, sa i përket vetëm Jusufit. Përmendja e Ibrahim Rugovës për mua është rrethanë rasti, dhe këtë citat të zonjës Donikë do ta përdorja me të njejtin seriozitet dhe peshë edhe sikur ai të mos e kishte peshën e shtuar prej përmendjes së Presidentit.
Përgjigja ime nuk është e nevojshme sepse, nga prizmi i rrethit të Jusufit në Shtutgart, është dhënë nga vetë Jusufi. Gjatë analizimit të hollësishëm të veprës politike të Jusufit del se ai nuk e ka konsideruar Jugosllavinë e Titos si shtet komunist apo socialist. Dhe kjo çështje ka rëndësi të madhe. Përveç emërtimeve të ndryshme, gjatë përpilimit të këtij punimi i kam përcjell pothuaj të gjitha rastet se si e definon ai Jugosllavinë e Titos dhe çfarë mendimi ka Jusufi për marksizëm-leninizmin.
Në listën e mëposhtme i kam renditur 93 njësi, ku secila prej tyre përbëhet prej tri pjesëve. Renditjen nga numrat 1-93 e ka vendos fakti se në punimn tim kam gjetur 93 raste, ku pos tjerash Jusufi e quan Jugosllavinë e Titos, si shtet revizionist. Në 34 raste kemi mendimet e tij të parashtruara se çka mendon ai për marksizëm-leninizmin në përgjithësi. Pos këtyre kam marrë edhe tri citate të zonjës Donikë ku krahasimi i mendimeve të saj me ato të Jusufit është i lehtë.
Në fillim të çdo njësie (nga 1-93) i jap mendimet e Jusufit për revizionizmin, dhe këto mendime nuk përsëriten asnjëherë. Pastaj vijnë mendimet e Donikës, të cilat edhe pse janë tri, i përsëris në mënyrë të rregullt ashtu si m'u kanë nevoitë për të krijuar treshe të plota. Në fund të çdo njësie janë të vendosura mendimet e Jusufit për marksizëm-leninizmin, të cilat japin një pasqyrë të qartë se me çfarë idesh e ka identifikuar veten. Edhe këto mendime i përsëriti diçka më shumë se dy herë, me qëllim të krijimit të tresheve të plota.
Për këtë kapitull nuk është me rëndësi zgjidhja përfundimtare se a ka qenë Jugosllavia e Titos shtet komunist apo jo. Zgjidhja përfundimtare që jepet në këtë rast është se ai që e ka dhënë jetën në luftë kundër atij shteti, Jusuf Gërvalla, kurrë nuk e ka konsideruar Jugosllavinë si shtet socialist apo komunist. Në këtë pikë nuk e kam pa të arsyeshme me këtë rast, as të shtoj e as të heqi asnjë fjalë, për faktin e thjeshtë se aftësitë e mia nuk mjaftojnë për t'i thënë gjërat mirë se sa janë parashtruar këtu më poshtë.
1.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Pa paralajmërimet e zakonshme pas të cilave Kosova përgatitet gjatë e gjatë, duke bërë mure dërrasash që ta fshehin realitetin për festën e pritjes së sulltanit Tito, ky bajloz i zi kësaj rradhe doli papritmas nga errësira dhe u sul mbi këtë pjesë të robëruar të Shqipërisë që revizionizmi jugosllav e ka dërmuar tej mase në planin ekonomik, social, kulturor..." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla." (www.gervalla.org, 2007- burimi i këtij citati gjatë përsëritjeve nuk do të jepet në vazhdim.)
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Egzistojnë shumë grupe e organizata, që të gjitha me një qëllim të vetëm, madje me një ide të vetme edhe për mënyrën e sendërtimit të këtij qëllimi (jo zogistë, ballistë… po vetëm komunist, marksist-leninistë që pranojnë vetëm pikëpamjet e një vendi të vërtetë socialist, siç është Shqipëria), por gjithë këto grupe e organizata e patën vështirë t´i shplohen shoqja-shoqes dhe t´i bashkojnë armët, sepse armiku pat infilturar në radhët e tyre një armatë agjentësh." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
2.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Duke u nisur nga shkalla e kriminalitetit të madh në Jugosllavi del se sistemi yt revizionist është nga më të tmerrshmet xheheneme të kësaj bote." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse." (www.gervalla.org, 2007- burimi i këtij citati gjatë përsëritjeve nuk do të jepet në vazhdim.)
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Për qeverinë dhe popullin shqiptar, të mbledhur grusht rreth Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH), ky rrezik i popujve fqinjë u bë kushtrim i hapur për t'i ardhur në ndihmë proletariatit të Jugosllavisë dhe për të treguar edhe një herë, si vazhdimisht brenda këtyre 35 vjetë jete në socializëm të mirëfilltë, konsekuencën e pashembullt ndaj idealeve të larta proletare, marksiste-leniniste." (Bashkimi, prill 1980, f.1)
3.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ky tërmet i pat goditur edhe disa vise bregdetare të Malit të Zi: Kotorin, Budvën, Hercegnovin etj. Në këto vise gjendja është sanuar gati qind për qind, me ndihmat që revizionistët jugosllavë morën nga bota. Këto ndihma patën arritur njëlloj për viset shqiptare që u dëmtuan edhe më shumë nga tërmeti. Por, këtu nuk u bë asgjë." (Bashkimi, shkurt 1980, f.2)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav." ((http://gervallablog.com, 21 janar 2010-burimi i këtij citati gjatë përsëritjeve nuk do të jepet në vazhdim.)
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Duke fituar për vete (në saje të kultivimit të marksizëm- leninizmit të kulluar dhe të luftës së pakompromis kundër imperializmit, kapitalizmit, kolonializmit, neokolonializmit dhe revizionizmit modern) atributin e zërit më të fuqishëm në Evropë, Partia e Punës e Shqipërisë ndoqi me interes jetësor dhe me indinjatë të thellë edhe politikën diskriminuese jugosllave të gjenocidit mbi popullin shqiptar; e luftoi me ngulm këtë politikë, duke e denoncuar para forcave përparimtare të gjithë botës." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)
4.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ndonëse një gjendje e tillë pritej nga njerëzit që janë të informuar për kushtet ekonomike, sociale e politike të shqiptarëve në territorin e përfshirë brenda kufijve të Malit të Zi, megjithatë, kish edhe ndonjë mendim se qeveria revizioniste jugosllave e sidomos ajo e Malit të Zi, do ta mbulonte sadopak turpin e vet, nuk do të dilte aq haptazi me qëndrime aq diskriminuese ndaj shqiptarëve." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Prandaj në kohë ”paqeje”, FRONTI I KUQ POPULLOR ka për detyrë që me propagandë të shëndosh patriotike dhe marksiste- leniniste, t’i çjerrë maskën përgjithësisht klikës së egër të Beogradit dhe të thërras në luftë kundër saj edhe forcat përparimtare të popujve tjerë të Jugosllavisë." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)
5.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në një emision dokumentar të TV Titogradit (Podgoricës) lidhur me problemet pas tërmetit të prillit, përmendej ndihma e madhe nga bota e jashtme dhe një problem, jo fort i rëndësishëm në dukje, po shumë esencial për "administrimin" revizionist jugosllav: me të holla që arritën nga vendi dhe nga bota e jashtme, duhej filluar ndërtimi i shtëpive në mënyrë sa më urgjente, që të dëmtuarit të mos i zinte dimri në tenda." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nëpërmjet Organit të FRONTI I KUQ POPULLOR, gazetës ”BASHKIMI”, si dhe nëpërmjet literaturës marksiste-leniniste dhe literaturës tjetër revolucionare, që botohet me bollëk në RPS të Shqipërisë e që ne do ta shpërndajmë në mënyrë ilegale dhe ta popullarizojmë në radhët e popullit tonë (dhe të tjerëve, po që se ata shfaqin interesim), ne do ta shpiem përpara idenë e çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe kështu do ta shtrojmë terrenin për revolucion." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)
6.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "I pakti prej nesh nuk është bindur ende për ekzistimin e Institutit për Shfarosjen e Shqiptarëve në Beograd, i cili ka themele të forta - gjithë pushtetin e revizionizmit titist. Prandaj është e natyrshme vështirësia e madhe në të konsoliduar të të gjitha forcave revolucionare të shqiptarëve në Jugosllavi." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "FRONTI I KUQ POPULLOR e di se nëpër këtë rrugë të pagabueshme mund të na udhëheq vetëm ideologjia e shëndosh marksiste-leniniste, prandaj shembulli i Partisë së Punës dhe i rezultateve të mëdha të ndërtimit socialist në Shqipëri, do të jenë për ne busulla e vetme." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)
7.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në saj të "kujdesit" të revizionizmit jugosllav, një pjesë e madhe e popullsisë kanë mbetur analfabetë." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Po deshëm që lufta jonë, nga një rezistencë spontane, të kalojë në luftë të organizuar për çlirimin kombëtar dhe klasor, atëherë para nesh shtrohet si domosdoshmëri studimi dhe përvetësimi i historisë kombëtare dhe i literaturës revolucionare marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)
8.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Për këtë arsye, ne jemi detyruar t'u drejtohemi intelektualëve të vërtetë dhe pjesës më të shëndosh të popullsisë të viseve tona të robëruara, e cila pret me padurim jo vetëm të mësoj ndonjë fakt, se shumicën i di mirë, për arsye se i ndien mbi lëkurë të vetë, po edhe t'i jepet ndonjë shenjë për rrjedhën e luftës së mundimshme revolucionare apo për afrimin e betejës përfundimtare me armikun - Jugosllavinë revizioniste dhe renegatët shqiptarë në shërbim të saj." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nga literatura e tillë, që duhet të përvetësohet në mënyrë të domosdoshme dhe të ngutshme, sidomos nga pararoja jonë revolucionare, donë veçuar këto pikëmbështetje kryesore: veprat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e ato të marksist-leninistit dhe prijësit të madh shqiptar, shokut Enver Hoxha; historia kombëtare shqiptare, ajo e PPSH-së dhe dokumentat e PPSH-së; shtypi shqiptar, sidomos publikimet shkencore nga lëmi i historisë dhe ai i ndërtimit teorik dhe praktik të socializmit në Atdheun tonë." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)
9.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Identifikimi i plotë i anëtarëve të redaksisë së "BASHKIMIT", sikundër i të gjitha forcave revolucionare shqiptare nën regjimin revizionist jugosllav, do të bëhet vetëm pasi të shpërthejë Beteja përfundimtare me armikun e kombit tonë." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalçlirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një çështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)
10.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Përpara botës dhe përpara nesh, qoftë edhe formalisht, Jugosllavia, pasi na mbanë mbërthyer brenda kufijve të vet politikë, është e detyruar të mbaj ndaj nesh qëndrim të njëjtë me popujtë e tjerë të Jugosllavisë. Kështu e detyron Kushtetuta e saj "vetadministruese" revizioniste, kështu e detyron propaganda e saj e flakët "socialiste e paqdashëse", kështu e detyron, më në fund, njerëzia." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi - një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)
11.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej, burgjet jugosllave nuk kanë mbetur pa të burgosur politikë shqiptarë të organizuar në grupe e organizata të shumta, që kishin një qëllim të vetëm: flakjen e robërisë jugosllave dhe bashkimin me Vendin Amë SHQIPËRINË, siç e donë të gjitha ligjet njerëzore, pos atyre të pushtuesve. Kështu i shohim edhe burgimet e tanishme masive, më masivet në luftën tonë të ashpër me revizionizmin jugosllav." (Bashkimi, shkur 1980, f. 2))
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist- leninist i problemeve nga ana e krijuesve të "Lirisë", ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)
12.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Por, pas shovenistëve qëndronte dikur Rusia Cariste, ndërsa para, gjatë e pas Luftës Dytë Botërore, Revizionizmi Titist...." (Bashkimi, shkur 1980, f. 4)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Këtë ua dimë për nder patriotëve e revolucionarëve tanë, që ditën ta përqafojnë e ta përhapin në masa literaturën revolucionare marksiste-leniniste, sidomos atë që po botohet në Tiranë dhe është bërë fener ndriçues edhe për forcat revolucionare në të gjithë botën." (Bashkim, janar 1981, f. 2)
13.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Sigurisht një politikë e tillë diskriminuese e asimiluese ka lënë gjurmët e veta të vrazhda... Sidomos çpikja e kombit "musliman" (!) nga revizionistët titistë, të cilët, duke pasur aspirata shoveniste, bëjnë atë çfarë se bëjnë as mbretërit arabë." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 4)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne jemi krenar që, në një anë, populli ynë vëlla në RPS të Shqipërisë, nën udhëheqjen e ndritur të Partisë së Punës në krye me shokun Enver, po arrin rezultate të shkëlqyeshme në kultivimin e socializimit të kulluar dhe në avancimin e idesë së madhe marksiste-leniniste, kurse në anën tjetër, Kosovës gjithnjë më shumë po i shtohen forcat për t’i thënë një herë vendosmërisht armikut të tërbuar shovinist: Jo!" (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 2)
14.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Edhe në Gostivar, në vitin 1978 ishin mbi 2000 veta që kerkonin punë. Dihet se këto janë statistika të mangëta zyrtare, pasi që revizionistët tentojnë që shifrat e tilla t'i minimalizojnë." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 4)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): “Në mos Evropën, me vete do ta kemi pjesën e saj më përparimtare, marksistë- leninistët e rinj, që i kanë drejtuar sytë nga atdheu ynë i dashur, Shqipëria, të cilën e konsiderojnë atdhe të proletariatit." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, faqe 10)
15.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Kërcnimi Sovjetik për intervenimin ushtarak në Jugosllavi, kumboi në Shqipërinë Socialiste si kushtrim për t'u ardhur në ndihmë proletariatit dhe popujve të Jugosllavisë. Për shqiptarët që ndjekin me admirim politikën e vendit të tyre amë, RPS të Shqipërisë, kjo është rruga e vetme që shpie kah lufta e pritur për çlirimin social e nacional nga revizionizmi titist dhe kah bashkimi kombëtar me vendim amë." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e dikurshme të Venedikut e të Serbisë me vezirë e sulltanë, në një kohë që Shqipëria martire po e lante në gjak çdo pëllëmbë të tokës së vet në luftë kundër fuqisë më të madhe të epokës, nuk ndryshojnë aq shumë nga tradhtia jugosllave, sovjetike, kineze… që tradhtuan komunizmin, duke mos qenë të gatshme t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë marksist-leninist dhe duke parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të epokës- imperializmit dhe kapitalizmit." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f.3)
16.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Dhe bota, si një masë amorfe, e rënduar nga përgjumja kapitaliste, kolonialiste dhe revizioniste, ka zënë të merret me shkaqet dhe me arsyet e BS për një intervenim ushtarak në Jugosllavi, në vend që ta shtrydh mendjen se si të pengohet ky rrezik i prapët për popujt e Jugosllavisë." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Mburrja e entuziasmi ynë s’kanë kufi kur kujtojmë që Shqipëria, nga një vend i varfër dhe i prapambetur feudo-borgjez, tash është kthyer në një vend të përparuar e të zhvilluar, pa analfabetizëm e papunësi, ku kultivohet socializmi i mirëfilltë, në një vend, që jo vetëm po ia del ta ruajë të paprekur kështjellen e marksizëm-leninizmit, po edhe të ndezë shkëndija revolucionare te pjesa më e madhe e popujve të botës." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)
17.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Dhe gjithë këto fronte popujt e Jugosllavisë janë të shtrënguar t'i përballojnë vetëm me forcat e veta, të cilat në këtë çast janë të dërmuara fare nga mjetet e egra të pushtetit anti-popullor revizionist në Jugosllavi qe tridhjetë e pesë vjet." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Kësisoji u sprapsën edhe forcat e djeshme komuniste, të cilat në vallen e madhe të komunizmit patën hyrë përpara Shqipërisë së “vogël”. (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)
18.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, e cila ka shenuar me interesim të gjallë dhe me indinjatë të thellë çdo akt të diskriminimit nacional social e politikë të shqiptarëve në Jugosllavi nga ana e revizionizmit jugosllav (dëbimin e programuar shtetëror të shqiptarëve nga tokat e tyre dhe popullizimin e atyre tokave me kolonistë serbë, malazezë e maqedonas..." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne, shqiptarët e shkëputur me dhunë nga trungu i Atdheut tonë të shenjtë, që dhuna na mbërtheu brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekin krenarë çdo hap të Shqipërisë nënë në formimin dhe përparimin e Atdheut dhe të çështjes së madhe komuniste." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)
19.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Eshtë ideali i lartë proletar, solidariteti i pashembullt klasor e fqinjësor, mungesa e ndjenjës së praptë të revanshizmit, dhe jo harresa e fakteve, që Shqipërinë Socialiste e bën të dallojë mirë pafajësinë e popujve të Jugosllavisë nga egërsimi sllavomadh dhe nga tradhtia e madhe e qeverisë revizioniste e nacional-shoveniste të Jugosllavisë." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ideja e madhe komuniste mori krahë në Gjermani, me Marksin në ballë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)
20.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Më në fund, vetëvrasja e vërtetë do kish qenë bashkimi i armëve me krerët revizionist jugosllavë, që po veprojnë me tërbim për t`ua ngrën kokën shqiptarëve liridashës të Kosovës..." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në këto çaste na kujtohet edhe gulçimi i rinisë hitleriane për ta shtruar e për ta dërrmuar Shqipërinë. Por, këtij kujtimi i del përballë me gjallëri një pamje e këndshme: sot, komunistët marksistë-leninistë gjermanë, Atdheun tonë, Shqipërinë socialiste, e konsiderojnë pishëtar të komunizmit dhe atdhe të të gjithë proletarëve në botë." (Lajmëtari i lirsë, tetor 1980, f. 4)
21.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Por aq sa ishin të rrepëta kritikat ndaj regjimit revizionist jugosllavë, aq ishte e madhe dashuria dhe keqardhja e shqiptarëve për popujt e Jugosllavisë." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "S'ka revolucion pa popullin dhe s'ka popull jorevolucionar. Gjithçka varet nga kushtet objektive, në të cilat do të shpërthej ose jo revolucioni. Kurse qielli ynë - siç e tregon realiteti objektiv dhe siç e thonë analizat e thella shkencore marksiste-leniniste të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të udhëheqësit të madh shqiptar Enver Hoxha - është i stërngarkuar me elektrizim të fuqishëm revolucionar." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 6)
22.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Qeveria shqiptare dhe Partia e Punës e Shqipërisë paskan ndërmend të rreshtohen krah për krah me revizionizmin jugosllav!
Kjo është edhe një shenj e qartë se tradhtia revizioniste jugosllave ndaj interesave të popujve brenda kufijve politik të saj dhe jashtë tyre, është e papërmirësueshme." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "- Poshtë titizmi, armiku i përbetuar i popullit shqiptar! Lavdi marksizëm-leninizmit! Poshtë klika tradhtare kosovare. Rroftë populli shqiptar, i lirë e i bashkuar!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 1)
23.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Kur u pa se shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare në Jugosllavi nuk e hanin dot këtë pemë helmuese, sepse vetëdija e ngritur kombëtare dhe klasore ata i bën të zgjedhin të vetmen rrugë të mbarë, atë të bashkimit me vendin amë Shqipërinë dhe të përkrahjes parezervë të rrugës së Partisë së Punës me Enver Hoxhën në krye, revizionizmi jugosllavë e hoqi maskën dhe i zbuloi këmbët e veta: A. Gërliçkovi, një funksionar i lartë i revizionizmit jugosllavë dhe renegat maqedonas, deklaroi se Jugosllavia as e ka kërkuar dhe as e ka për gjë ndihmën që po i ofron një parti dhe një vend, që deri më tash e ka kritikuar ashpër politikën jugosllave!" (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Që atëherë, ndërsa në Shqipëri filloi lufta heroike për ndërtimin e socializmit, e cila sot e mban lart flamurin e revolucionit e të socializmit dhe Atdheun tonë e bën flamurtar të marksizëm-leninizmit e shembull për të gjitha forcat përparimtare e revolucionare në botë, ne, shqiptarët e Kosovës, u shtrënguam të ballafaqohemi me shfrytëzimin më të egër të pasurive dhe të popullit tonë nga ana e revizionistëve titistë, që po përpiqen ta çojnë përpara me mjete gjithnjë më perfide genocidin mbi shqiptarët." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)
24.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Duke ditur për borxhet e mëdha ndaj shqiptarëve revizionizmi jugosllavë do të pranonte gjithçka tjetër më parë sesa kosovarët e mobilizuar dhe kalimin e Ushtrisë Shqiptare këndej kufirit, pa marrë parasysh se u vjen për ndihmë popujve të qeverisur prej tij." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Lavdi marksizëm-leninizmit, idesë dhe realitetit të pamposhtur të pararojës së njerëzimit!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)
25.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin sovjetik): "Revizionistët hrushovianë, – ua përkujton shoku Enver Hoxha komunistëve të vërtetë dhe proletariatit të Bashkimit Sovjetik, të cilët mbyten nën thundërn e revizionizmit, – luftojnë që të ngjallin te ju ndjenjën e prepotencës dhe të zotërimit mbi të tjerët. Forcën tuaj të madhe ata pretendojnë se gjoja e përdorin për të luftuar imperializmin amerikan dhe kapitalizmin botëror, por ky pretendim është i rremë. Sundimtarët tuaj janë në kontradikta dhe në aleancë me imperializmin amerikan dhe kapitalizmin botëror jo për interesat e revolucionit, por për shkak të ambicieve dhe lakmive imperialiste për ndarjen e sferave të influencës dhe për sundimin e popujve." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Populli ynë, që nga Revolucioni i madh i Tetorit i udhëhequr nga Lenini e Stalini, ka parë se nuk ka rrugë e mik më të mirë se marksizëm-leninizmi dhe nuk beson në të tjera ideologji, që i shquan dogma e demagogjia. Edhe Plaku i Maleve, Bajram Curri, pat thënë se Shqipëria e Kosova do të çlirohen vetëm kur të ketë ngadhnjyer ideja e Leninit." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 4)
26.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Nga ana tjetër Evropa, ... po angazhohet për ruajtjen e Statu-kuosë në Jugosllavi, përkatësisht për ekzistimin e mëtejshëm të një rendi revizionist, të cilit i prinë egjemonizmi dhe nacional-shovenizmi serb ndaj nacionaliteteve të tjera brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ku ka lulëzuar materiali perëndimor dhe shkelja flagrante e të drejtave sociale dhe nacionale të popujve të ndryshëm." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Milici Bajram Gashi, sipas të gjitha gjasëve, është vetëm një nga deti i tërë i njerëzve tanë të ndershëm, që, edhe pse kanë qenë në punë te okupatori, mendjen dhe zemrën i kanë pasur në rregull, do të thotë në anën e drejtësisë e të njerëzisë. Ai, me gjasë, nuk mundi t'i durojë më pa kundërshtim prapësitë e armikut kombëtar dhe klasor. E cekim edhe – klasor, sepse ai ishte lexues i zellshëm e i flaktë i literaturës marksiste-leniniste dhe rezononte me ndershmërinë e me mprehtësinë me të cilën e kishte pajisur ajo literaturë dhe ideja e pastër komuniste." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca-faqja 2)
27.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Tashmë dihet se në krye të frontit për çlirimin social e nacional të shqiptarëve nga Jugosllavia borgjezo-revizioniste dhe për bashkim me vendin amë Shqipërinë Socialiste, po depërtojnë disa nga forcat më përparimtare të intelektualëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë." (Bashkimi, prill 1980, f. 2)
Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Një ditë, më 24 të nëntorit që shkoi, "marksistët" titistë, që kanë alergji të madhe ndaj marksizëm-leninizmit të vërtetë dhe ndaj shqiptarizmit, vendosën ta arrestojnë edhe Bajramin dhe ta hedhin në edhe atë në qelitë e akullta ku i hedhin "armiqtë e popullit". (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca-faqja 2)
28.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Qoftë edhe me kreditë e huatë e botës kapitaliste imperialiste, të cilave, sikurse revizionizmi jugosllav, ia kanë hapur edhe ata dyert e shfrytëzimit barbar." (Bashkimi, prill 1980, f. 2)
Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Si dikur Mic Sokoli, Selam Labi e Vojo Kushi, djalëria patriotike e revolucionare, e mbrujtur edhe me idealet e larta marksiste-leniniste, doli sypatrembur para tankut të ushtrisë së revizionistëve jugosllavë." (Liria, maj 1981, f. 15)
29.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Rezoni, me të cilin maskohet ky paradoks, u përgjigjet llogarive naivo- epileptike të Jugosllavisë borgjezo-revizioniste. Ajo ende, si në kllapi, mendon se opinioni botëror s'i ka rënë në fije marifetit të saj." (Bashkimi, prill 1980, f. 5)
Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Së këndejmi, del se ato forca revolucionare, që parapëlqejnë mjekimin e përkohshëm, të shpejtë e pa mundime, pa u organizuar me themel dhe pa program të hollësishëm që të ketë bazën në një teori të shëndoshë marksiste-leniniste, zgjedhën e huaj dhe kalbëzimin e rendit shoqëror nuk e marrin si plagë të vetën." (Zëri i Kosovës, mars 1982, f. 12)
XHAFER DURMISHI
Vijon...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
1,142 herë
|
|
|
|
|
|
|