Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DALLIMI NĖ MES SULMIT GJERMAN DHE SULMIT TĖ NATO-s
Publikuar më 07 prill, 2012 nė orėn 01:34 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 13-vjetorit tė intervenimit ushtarak tė NATO-s mbi caqet serbe, kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, deklaroi se sulmi i NATO-s ka qenė kundėr Serbisė dhe popullit serb, atėherė po del se mbarė populli serb ka qenė pėr zhdukjen e popullit shqiptar nė Kosovė dhe popullit boshnjak nė Bosnjė Hercegovinė me anėn e ushtrisė dhe policisė serbe nė krye me kriminelin, Sllobodan Millosheviq. Dihet qė NATO gjatė fushatės sė bombardimeve 78 ditėsh nė pranverė tė vitit 1999 sulmoi vetėm caqet serbe pėr tė ndaluar aksionet e pėrgjakshme dhe spastrimin etnik tė popullsisė shqiptare, qė drejtohej nga Beogradi, dhe jo ndaj popullit serb.

Historikisht dihet qė popullin serb e ka sulmuar vetėm Gjermania Fashiste, kur mė 6 prill 1941 e bombardoi Beogradin, pėr shkak se populli serb me anėn e demonstratės mė 27 mars 1941 nuk pranoi tė hynte nė Paktin Tripalėsh me Adolf Hitlerin. Konkretisht, aleanca ushtarake nuk e ka sulmuar popullin serb, por vetėm depot e armeve tė Serbisė, atje ku prodhohej armatimi i rėndė pėr vrasjen dhe zhdukjen e popullit shqiptar; si dhe atje ku fabrikohej helmi kimik pėr helmimin e rinisė shqiptare dhe mjedisit natyror tė Kosovės.

Shtypi serb ankohet se gjatė shekullit 20-tė Beogradi i tyre ėshtė bombarduar dy herė: mė 6 prill 1941 dhe mė 24 mars 1999. Megjithatė dallimi nė mes bombardimit tė parė nga aviacioni gjerman dhe bombardimit tė dytė nga aleanca e NATO-s ėshtė si nata me ditėn. Bombardimi i parė gjerman ishte bombardim armiqėsor me synime pushtuese tė Adolf Hitlerit, kurse bombardimi i dytė i aleancės verioreatlantike dhe bashkėsisė ndėrkombėtare ishte bombardim humanitar me synim tė mbrojtjes sė popullit shqiptar, tė cilėt forcat e shumta ushtarake e policore serbe Kosovėn po e digjnin me themel, kurse shqiptarėt po i masakronte krahas spastrimit, do tė thotė me synim tė zhdukjes sė pėrhershme. Edhe njė dallim tjetėr ishte se Gjermania e Hitlerit nuk synonte tė shfaroste popullin serb dhe nė vend tė tyre tė sillte banorė gjermanė, por kėrkonte nėnshtrimin e Mbretėrisė Jugosllave ndaj Gjermanisė Fashiste. Nuk duhet harruar diplomacinė djallėzore tė Serbisė, sepse Serbia duke luftuar pėr ēlirim e vendit kundėr hordhive gjermane, njėkohėsisht masakronte dhe digjte fshatrat shqiptare nė Kosovė. Pėr nga koha e luftės, nė fillim dhe nė fund tė shekullit XX-tė, Serbia e Millosheviqit ia kalonte fashizmit gjerman e italian, sepse pushtimi serb kishte synim spastrimin dhe zhdukjen e popullit shqiptar, me anėn e sė cilės duke zvogėluar numrin e banorėve shqiptarė, synonte qė me lehtėsi mund tė dilte nė detin Adriatik. Kjo do tė thotė se atė ēka nuk mundi ta bėnte njė superfuqi e madhe ushtarake e Gjermanisė nė krye me Adolf Hitlerin qė tė pushtonte Ballkanin, mundohej ta bėnte Armata Jugosllave nė krye me Sllobodan Millosheviqin. Edhe ashtu pasojat e sulmit serb nė Kosovė kanė qenė shumė mė tė mėdha se sulmi mbrojtės i NATO-s qė ishte i pėrqendruar vetėm mbi caqet strategjike tė armatimit serb, dhe jo mbi popullin serb. Prandaj nuk ka qenė bombardim i madh i NATO-s nė Beograd, kundrejt masakrimit e spastrimit tė mbarė popullit shqiptar qė ka kryer ushtria vrastare serbe nė Kosovė, gjithashtu kundrejt spastrimit dhe masakrimit tė mbarė popullit boshnjak. Tekembramja, fajtor pėr viktimat e shkaktuara nga sulmi i forcave tė NATO-s nė Beograd ėshtė vetė Sllobodan Millosheviq, jo aleanca verioantlanitike. Derisa nė Beograd binte shi, nė Kosovė binin plumbat dhe predhat serbe, tė prodhuar pikėrisht nė fabrikat e Beogradit. Prandaj pėr shkak tė dhunės sė pėrgjakshme njė shekull me radhė nga shteti kriminal serb, lindi Ushtria e Ēlirimtare e Kosovės nė krye me komandantin Adem Jashari pėr mbrojtjen e Kosovės, ashtu siē kishte lindur Ushtria Franceze nė krye me gjeneralin Sharl De Gol pėr ēlirimin e Francės nga trupat gjermane.

Para gjashtė vjetėsh, ish-kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, zonja Karla del Ponte, pati deklaruar se Sllobodan Millosheviqi nuk do tė mund tė tallet me Gjykatėn tonė (lexo: Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės), mirėpo me kalimin e kohės doli edhe mė keq, sepse kryekrimineli serb jo qė nuk arriti tė dėnohet, por edhe vetė ajo ndėrkombėtarisht kaloi nė taborin kriminelėve serbė qė duhej tė dėnoheshin. Nė vazhdim, nė vend se ish-prokurorja tė shkruante libėr pėr masakrat qė bėri Serbia kriminale nė Kosovė, nė Bosnjė e Hercegovinė e nė Kroaci, ajo mundohet tė trillojė vrasės shqiptarė e boshnjakė, kinse pėr njė viktimė serbe, prandaj nė vend se ajo tė dėnojė kriminelėt serbė, tė cilėt kanė pasur edhe ushtarė tė paguar nga Rusia, sepse kanė parashikuar spastrimin e madh tė Bosnjė Hercegovinės dhe tė Kosovės, me anėn sė cilės do tė dilnin nė detin Adriatik nė mėnyrė qė Serbia tė bėhet superfuqi nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thotė se atė ēka nuk mundi ta bėnte perandoria turke pėr 500 vjet, dhe Gjermania hitleriane, e fuqishme si nė fushėn ekonomike ashtu edhe nė fushėn e armatimit ushtarak pėr tė pushtuar detin Mesdhe, do ta bėnte Serbia pėr njė dekadė me anėn e zhdukjes sė tė gjithė atyre qė kėrkonin liri, dth ēlirim nga prangat shekullore tė Serbisė. Kujtoni kėngėn serboēetnike, qė njė kohė tė gjatė kėndohej nė rrugėt e Beogradit: "Ubit ćemo, zaklat ćemo ko sa nama neće!" (Do t'i vrasim, do t'i therim, ata qė nuk na duan!), kėtė slogan ēetnik e mora nga njė faqe serbe nė internet. Dihet, sipas sloganit tė tyre fashist do tė vriteshin e tė thereshin shqiptarėt, boshnjakėt, kroatėt dhe hungarezėt, vetėm pse nuk e durojnė pushtuesin serb.

Tani nė vend se populli shqiptar tė revoltohet e tė tėrbohet pėr liri, dhe si shtrėngatė tė sulet kundėr armiqve tė vendit, po ndodh e kundėrta, Serbia armike po tėrbohet pėr pushtim, ajo nuk do qė pakica serbe tė jetojė me popullin shumicė shqiptare, por do qė me anėn e Serbisė sė madhe ekspansioniste tė vazhdojė tė shtyp popullin shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Iliridė e nė Kosovėn lindore, qė konkretisht po vepron edhe Greqia si dorė e zgjatur serbo-ruse nėn flamurin e tyre ortodoks. Thuhet se ēelėsi pėr marrjen e Bosnjė Hercegovinės ėshtė pushtimi administrativ i Kosovės, pastaj Serbia ringjallet e forcohet si nė kohėn e Nikolla Pashiqit e tė Josip Broz Titos. Nėse pakica serbe prej 5% nuk mund tė jetojė me shqiptarėt nė Kosovėn demokratike, atėherė pse PE i detyron 95% shqiptarė tė jetojnė nė shtetin e Serbisė kriminale, qė kurrė nuk janė tė sigurt pėr bashkėjetesė. Pa dyshim se lufta kundėr pushtuesit serb pėr vrasjen e shqiptarėve mund tė ndodh edhe me ndonjė Millosheviq tė ri, meqė trashėgimtarėt serbė presin tė shfrytėzojnė kohėn e pėrshtatshme dhe tė vazhdojnė gjenocidin aty ku e lanė tė parėt e tyre kriminelė, qė njėkohėsisht u bėnė shkaktarė tė luftės pėr spastrimin e popujve dhe pushtimin vendeve fqinje.

Serbia vazhdon t'i kėrcėnohet Bashkimit Europian, duke pėrsėritur qėndrimin se nuk heq dorė nga Kosova, mirėpo edhe Shqiperia duhet t'ia bėjė tė qartė Serbisė Fashiste, se nuk heqė dorė nga Bashkimi i Kosovės me shtetin amė dhe asnjė pėllėmbė tokė shqiptare nuk e lėshon. Parashtrohet pyetja se ku e marrin guximin ministrat serbė qė i kėrcėnohen Bashkimit Europian pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Republikės sė Kosovės?! Formula e vetme ėshtė se Serbia duhet tė zhbėhet, kurse Shqiperia duhet tė bėhet, ashtu siē ka qenė pjesė e trungut shqiptar. Shkencėrisht dihet qė shtetet ballkanike nuk kanė kapacitet ushtarak dhe ekonomik tė pushtojnė asnjė pėllėmbė tokė tė vendeve fqinje, mirėpo Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia tokat shqiptare i kanė pushtuar me ndihmėn e diplomacisė evropiane, dhe atė me mbėshtetjen e madhe tė Rusisė. Shqiptarėt kurrė nuk kanė qenė pushtues - asimilues tė vendeve tė huaja dhe popujve tjerė nė Ballkan, por vazhdimisht kanė qenė viktimė e dhunės sllavogreke. Flamuri serb me flamurin shqiptar kanė dallime, i pari ėshtė pushtues, i dyti ėshtė mbrojtės i tokave shqiptare. Pastaj nuk ėshtė aspak demokratike qė pakica serbe nė Mitrovicė tė ketė frikė nga asimilimi shqiptar, kurse pakica shqiptare nė Preshevė e nė Bujanoc tė mos ketė frikė nga asimilimi dhe dhuna serbe, edhe pse ai popull ėshtė autokton, ishte pjesė e Shqiperisė veriore qysh para pushtimit jugosllav. Nė anėn tjetėr, derisa Serbia ėshtė mike me tė gjitha shtetet e Ballkanit, Shqiperia nuk e ka atė privilegj, jo pse ėshtė e konfeksionit mysliman e krishter, por sepse ėshtė me prejardhje tė popullit tė vjetėr ilir. Gjithashtu serbėt nuk e kanė hallin e kishave, nė kohėn e dinamizmit tė madh tekniko-shkencor, por sepse duan qė me anėn e kishave tė sundojnė nė trojet shqiptare. Dihet, qė Serbia nuk ėshtė dhe aq e varfėr me tokėn e bukės e me minerale, por do qė pėr inat tė popullit shqiptar, ta copėtojė Kosovėn. Atėherė parashtrohet pyetja, pse shqiptarėt detyrohen tė bashkėjetojnė nė tė gjitha shtetet sllave: nė Serbi, nė Mali tė Zi dhe nė Maqedoni, kurse serbėt edhe pse i kanė tė drejtat e barabarta nė Kosovė, qė konkretisht shqiptarėt jashtė Kosovės nuk i gėzojnė. Kush u largua nga ish-Jugosllavia, Serbia, apo republikat tjera?! Dihet qė pėrkundėr vullnetit tė Serbisė autokratike, tė gjitha republikat prej Sllovenisė deri te Mali Zi u larguan pa pasoja prej Jugosllavisė Federative, pėrveē Bosnjė Hercegovinės dhe Kosovės qė nga gėzhoja jugosllave dolėn me pasoja tė pėrgjakshme. Fatin e boshnjakėve dhe shqiptarėve tė masakruar nga makineria serboēetnike do tėa pasonte edhe Kroacia, mirėpo pavarėsinė e tyre tė shumėpritur e shpėtoi gjenerali me pėrvojė tė madhe luftarake e diplomatike, Dr. Franjo Tuxhman, qė me themel e njihte krijimin dhe zhvillimin e fashizmit serb. Nuk duhet mohuar faktin se pavarėsia me kohė e shtetit kroat prej Jugosllavisė serbe, e ka shpėtuar Bosnjė Hercegovinėn nga zhdukja, pėrndryshe pasojat do tė ishin me pėrmasa mė tė mėdha, qė do tė pėrfshinte tėrė Gadishullin Ballkanik.

Ndonėse shteti administrativ quhej Jugosllavi, megjithatė udhėhiqej kryesisht nga serbomėdhenjtė, qė merreshin jo me demokratizimin dhe zhvillimin e vendit, por me shtypjen e popujve tjerė, kryesisht me shtypjen e popullit shqiptar dhe shfrytėzimin e pasurive tė Kosovės. Psh. deti Adriatik ishte i kroatėve, mirėpo nė opinionin ndėrkombėtar mė shumė njihej si det i Jugosllavisė (lexo: Serbisė), se i Kroacisė. Nuk thoshte kot kryefashisti Sllobodan Millosheviq se "Gde god ima serba, tamo je Serbia!" Prandaj nėse nė Kninin bregdetar kishte banorė serb, do tė thoshte se deti ishte i Serbisė. Ngjashėm ishte edhe me gjuhėn kroate, edhe pse quhej gjuhė serbokroate, mė shumė tingėllonte si gjuhė serbe, dhe shkonte drejt shuarjes sė kroatishtes tradicionale tė Kroacisė, kur tė kihet parasysh qė babai i universitetit nė mbarė gadishullin ballkanik konsiderohet Universiteti i Zagrebit qė ėshtė ndėr mė tė vjetrit, ashtu siē konsiderohet Herodoti baba i historisė botėrore.

Suedi, 2012. 04. 06

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 830 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
KARRABISHTI I UJD-it (27)
E martė, 30 shtator 2014 - 19:35
Xhokeri serbo-jugosllav me damkė, Vetoni i murrmė i racės sė Dinastisė sė Surrojve&Co ėshtė themelues i “Orės”, i revistės “Koha”, i gazetės “Koha ditore” ...
Vetėdijesimi
E martė, 30 shtator 2014 - 18:39
Problemin mė tė madh e ka njeriu, pėr tė qenė i vetėdijshėm, nė momente tė caktuara, megjithėse duhet tė jetė gjatė gjithė jetės. Ky vetėdijesim vjen vetėm...
NGERCI I PDK-SE DHE KOSOVA
E martė, 30 shtator 2014 - 18:32
U bene sa muaj qe ne Kosove nuk ke pse e hap televizorin, radion, internetin e gazeten... Lajmi qenderor vazhdon te mbetet "ngerci" politik, institucional,...
KUR FRIKACAKĖT KONSIDEROHEN DHE HIMNIZOHEN SI...
E dielė, 28 shtator 2014 - 22:42
”Mė e mirė ėshtė njė humbje heroike sesa njė kompromis i turpshėm”. (Nikolla Makiaveli). -Kjo thėnie gjeniale u shkon mė sė miri politikanėve shqiptar...
Njė vend nuk ka miq, vetėm interesa
E dielė, 28 shtator 2014 - 22:40
Liria ėshtė e drejta pėr tė bėrė ēfarėdo qė ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime nė lidhje me njė individ ose grup forcojnė ndjenjat dhe ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi