Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NUK PYESIN PËR ÇMIMIN E LIRISË (II)
Publikuar më 08 prill, 2012 në orën 03:04 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E DYTË

30.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Kështu, robëria e vjetër e kralëve serbë u zëvendësua me robërinë e re serbomadhe, në krye me klikën revizioniste të Titos." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."
Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Historia e luftrave çlirimtare dhe e revolucioneve ka treguar se lidhur me këtë çështje, në periudha të ndryshme, kanë dalë divergjenca në lëvizjet revolucionare, që kanë çuar edhe në përçarje të plotë dhe në tradhëtinë e teorisë marksiste-leniniste, si teoria më e përsosur e revolucionit, nga ana e revolucionarëve, që kanë qenë të prirur të ndjekin rrugën e rezistencës më të vogël, duke u përpjekur që pjesëzat e tërësisë t'i imponojnë si tërësi dhe qëllime të fundit." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

31.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Megjithatë, mbetën mundësi tjera, me anën e të cilave RPS e Shqipërisë ndikoi shumë në qëndresën tonë. Duke fituar për vete (në saje të kultivimit të marksizëm-leninizmit të kulluar dhe të luftës së pakompromis kundër imperializmit, kapitalizmit, kolonializmit, neokolonializmit dhe revizionizmit modern) atributin e zërit më të fuqishëm në Evropë, Partia e Punës e Shqipërisë ndoqi me interes jetësor dhe me indinjatë të thellë edhe politikën diskriminuese jugosllave të gjenocidit mbi popullin shqiptar; e luftoi me ngulm këtë politikë, duke e denoncuar para forcave përparimtare të gjithë botës. Në këtë mënyrë për popullin shqiptar në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi u bë e qartë se ai nuk është i vetmuar në luftën për çlirimin social e nacional nga revizionizmi i egër titist." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Dhe, mund të shkojnë edhe më larg, duke bërë pyetjen, e me kë, pra, mendokeni ju t'i realizoni aspiratat shekullore të popullit tonë dhe ta bëni njëherazi edhe çlirimin e tij klasor? Me gurët e sukës?! Apo pikërisht me këtë popull dhe me këta punonjës? Dhe kjo është pyetja më me vend që kanë bërë ndonjëherë. Dhe neve na takon të përgjigjemi: Pikërisht dhe vetëm me këtë popull dhe me këta punonjës! Por, u rekomandojmë të konsultojnë pakëz edhe shkencën marksiste-leniniste." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

32.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Bazuar në domosdoshmërinë e Luftës Nacional Çlirimtare, si të vetmen për sigurimin e pavarësisë së plotë kombëtare, bazuar në domosdoshmërinë e përgatitjes së masave për revolucion dhe vet revolucionit, i cili pos pavarësisë dhe bashkimit kombëtar, në pushtet sjell popullin, bazuar në diskriminimin klika revizioniste që po ushtron klika revizioniste e Beogradit, të cilit diskriminim duhet t’i ndajvehemi përkatësisht, bazuar në shfrytëzimin e paskurpullt që u bëhet viseve shqiptare në Jugosllavi nga ana e klikës në pushtet..." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Lëvizja revolucionare marksiste-leniniste synon dhe realizon krijimin e forcave të rregullta revolucionare, teorikisht të përgatitura dhe të lidhura në trajtë ingranazhi, që mund të sigurojnë vazhdimësinë e veprimtarisë revolucionare, ta përcaktojnë orientimin dhe ta koncentrojnë forcën goditëse të masave popullore e punonjëse dhe, duke mos u zbrapsur e hutuar as në kohën e vlimeve të masës e as në kohën e tërheqjes së saj para brutalitetit të armikut – t'ia bëjnë armikut varrin e vërtetë." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

33.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Nën thundrën e klikës revizioniste të Beogradit, pos shqiptarëve, u merret fryma edhe popujve tjerë, të përfshirë brenda kufijve politik të Jugosllavisë, të cilët i shtrohen politikës në favor të borgjezisë titiste." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Shkenca dhe historia e përgjithshme njerëzore, për shumëçka e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Sidomos dija marksiste-leniniste." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

34.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Meqë interesat tona klasore e kombëtare përputhen me interesat klasore e kombëtare të popujve të Jugosllavisë, ne nuk dëshirojmë luftë me këta popuj, pos me klikën revizioniste të Beogradit." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Demonstrata e parë, shumë e sukseshme, është bërë para ambasadës jugosllave në Bern të Zvicrës, më 11 prill, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga RFGJ. Demonstrata e dytë do të mbahet po në Zvicër, në qytetin Cyrih, më 18 prill, kurse të tretën e kemi parashikuar në Shtutgart, aty nga 26 prilli. Parullat e demonstratave kanë një përmbajtje thellësisht marksiste-leniniste dhe përkrahin deri në fund kërkesat e rinisë heroike të Kosovës për republikë (që nënkupton edhe përfshirjen e tokave dhe të popullsisë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi)." (Letër për Sabri Novosellën, 14 prill 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010, f. 260)

35.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "FRONTI I KUQ POPULLOR thërret të gjithë shqiptarët e robëruar në luftë për LIRI e PAVARESI, për shpartallimin e armikut shekullor, borgjezisë dhe pasardhësve e idhëtarëve të saj, revizionistëve jugosllavë, në krye me klikën titiste." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Egzistojnë shumë grupe e organizata, që të gjitha me një qëllim të vetëm, madje me një ide të vetme edhe për mënyrën e sendërtimit të këtij qëllimi (jo zogistë, ballistë… po vetëm komunist, marksist-leninistë që pranojnë vetëm pikëpamjet e një vendi të vërtetë socialist, siç është Shqipëria), por gjithë këto grupe e organizata e patën vështirë t´i shplohen shoqja-shoqes dhe t´i bashkojnë armët, sepse armiku pat infilturar në radhët e tyre një armatë agjentësh." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)

36.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Strategjia e punës dhe e luftës së FRONTIT TE KUQ POPULLOR do të jetë strategjia e PPSH, e cila e ka demaskuar dhe demaskon me ngulm revizionizmin dhe politikën e egër jugosllave të gjenocidit mbi shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Lufta e shokut Enver Hoxha kundër revizionizmit, strategjia e hollë dhe trimëria e pashembullt e Tij në mbrojtjen e interesave jetike të popullit dhe të Shtetit Shqiptar, do të jenë mësimet bazë për të gjithë anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR dhe do të studiohen me kujdes në mënyrë kreative, duke iu përshtatur kushteve konkrete." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Për qeverinë dhe popullin shqiptar, të mbledhur grusht rreth Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH), ky rrezik i popujve fqinjë u bë kushtrim i hapur për t'i ardhur në ndihmë proletariatit të Jugosllavisë dhe për të treguar edhe një herë, si vazhdimisht brenda këtyre 35 vjetë jete në socializëm të mirëfilltë, konsekuencën e pashembullt ndaj idealeve të larta proletare, marksiste-leniniste." (Bashkimi, prill 1980, f. 1)

37.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Meqë ky shovinizëm duhet të jetë i huaj edhe për popujt sllavë, sidomos për ata të Ballkanit, që janë gjithashtu të shtypur nga krerët e Moskës dhe të Beogradit, ne i ftojmë edhe këta popuj t’i bashkohen luftës sonë kundër revizionizmit dhe shovinizmit të egër." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Duke fituar për vete (në saje të kultivimit të marksizëm- leninizmit të kulluar dhe të luftës së pakompromis kundër imperializmit, kapitalizmit, kolonializmit, neokolonializmit dhe revizionizmit modern) atributin e zërit më të fuqishëm në Evropë, Partia e Punës e Shqipërisë ndoqi me interes jetësor dhe me indinjatë të thellë edhe politikën diskriminuese jugosllave të gjenocidit mbi popullin shqiptar; e luftoi me ngulm këtë politikë, duke e denoncuar para forcave përparimtare të gjithë botës." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

38.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Lufta jonë është e vështirë por e drejtë. Këtë e kanë kuptua edhe armiqët tanë, revizionistët e Beogradit." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Prandaj në kohë ”paqeje”, FRONTI I KUQ POPULLOR ka për detyrë që me propagandë të shëndosh patriotike dhe marksiste-leniniste, t’i çjerrë maskën përgjithësisht klikës së egër të Beogradit dhe të thërras në luftë kundër saj edhe forcat përparimtare të popujve tjerë të Jugosllavisë." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

39.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Propaganda duhet të kryhet në çdo vend dhe në çdo rast e kohë; ajo duhet të jetë propagandë e shëndosh, që demanton dhe demaskon plotësisht realitetin revizionist jugosllav dhe sidomos politikën antishqiptare të Jugosllavisë." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nëpërmjet Organit të FRONTI I KUQ POPULLOR, gazetës ”BASHKIMI”, si dhe nëpërmjet literaturës marksiste-leniniste dhe literaturës tjetër revolucionare, që botohet me bollëk në RPS të Shqipërisë e që ne do ta shpërndajmë në mënyrë ilegale dhe ta popullarizojmë në radhët e popullit tonë (dhe të tjerëve, po që se ata shfaqin interesim), ne do ta shpiem përpara idenë e çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe kështu do ta shtrojmë terrenin për revolucion." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

40.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Renegatët shqiptarë, që janë lidhur pas qerres së revizionizmit jugosllav, konsiderohen tradhtarë dhe luftohen njësoj si vetë titistët." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "FRONTI I KUQ POPULLOR e di se nëpër këtë rrugë të pagabueshme mund të na udhëheq vetëm ideologjia e shëndosh marksiste-leniniste, prandaj shembulli i Partisë së Punës dhe i rezultateve të mëdha të ndërtimit socialist në Shqipëri, do të jenë për ne busulla e vetme." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

41.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Punonjësit dhe mbarë populli shqiptar në tokat tona të pushtuara jeton në skamje dhe mjerim dhe i ekspozohen jo vetëm shtypjes e grabitjes, por edhe një demagogjie e propagande të fuqishme revizioniste, e cila ka për qëllim ta përjetësojë pushtetin e huaj mbi popullin tonë." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Po deshëm që lufta jonë, nga një rezistencë spontane, të kalojë në luftë të organizuar për çlirimin kombëtar dhe klasor, atëherë para nesh shtrohet si domosdoshmëri studimi dhe përvetësimi i historisë kombëtare dhe i literaturës revolucionare marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)

42.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Për pjesën e vetëdijshme të popullsisë sonë është e qartë njëherë e përgjithmonë se te ne kurrë nuk do të pinë ujë gënjeshtërat dhe demagogjitë që kanë për qëllim t'ia zgjatin jetën robërisë sonë. Prandaj, në këso kushtesh, leja për shpërndarje të lirë të një numri të gazetës sonë, do të kish qenë vetëvrasje për qeverinë revizioniste të Beogradit." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nga literatura e tillë, që duhet të përvetësohet në mënyrë të domosdoshme dhe të ngutshme, sidomos nga pararoja jonë revolucionare, donë veçuar këto pikëmbështetje kryesore: veprat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e ato të marksist-leninistit dhe prijësit të madh shqiptar, shokut Enver Hoxha; historia kombëtare shqiptare, ajo e PPSH-së dhe dokumentat e PPSH-së; shtypi shqiptar, sidomos publikimet shkencore nga lëmi i historisë dhe ai i ndërtimit teorik dhe praktik të socializmit në Atdheun tonë." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)

43.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Pas lufte ishte e natyrshme që popull ynë, për gjakun ederdhur në Srem e Slloveni, të gëzonte një simpati sado të vogël së paku nga ana e popujve fqinjë sllavë, atë që nuk e gëzonin nga qeveria revizioniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 1)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalçlirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një cështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

44.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Gjasët e armikut tonë, revizionistëve jugosllavë dhe renegatëve shqiptarë, për shtrirjen e ndikimit në rininë tonë po bëhen përditë më të vogla." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi - një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

45.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Për të mbrojtur pozitat e veta: sundimin mbi popujt e shtypur, mbi pasuritë e veta e të huaja, mbi rezultatet e punës së punonjësve në botë, kapitalizmi, socailshovinizmi dhe revizionizmi kanë siguruar edhe mekanizma përkatëse në shkallë shtetërore e ndërshtetërore. Kryerojë e "trashëgimisë" imperialiste e revizioniste janë ushtritë dhe policitë e tyre antipopullore, që ruajnë shtypjen dhe shfrytëzimin e përligjur me dhunën ndërkombëtare. Po një nga armët më dinake të gjakpirësve të popujve e të punonjësve në botë, është përpjekja që te masa të krijohet e të forcohet ideja dhe ndjenja e përjetësisë së kësaj gjendjeje, dhe të avullohet çdo iniciativë për ndryshimin e saj.
Një nga mjetet kryesore, që i shërbejnë në shkallë ndërkombëtare këtij qëllimi, është edhe popullarizimi me çdo kusht i idesë imperialisto-revizioniste për mbajtjen e të ashtuquajturës statuskuo, qoftë kur është fjala për "pandryshueshmërinë" e kufijve të tashëm shtetërorë në botë, qoftë për raportin në mes klasavndryshme, e në kurriz të klasës punëtore dhe të fshatarësisë." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve të "Lirisë", ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

46.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "E mira është se në të gjitha poret e aparatit shtetëror revizionist, siç e ka treguar praktika e deritashme, ka shumë intelektualë popullorë dhe përgjithësisht forca të atilla pozitive, që janë të gatshëm të vënë gjithë çka kanë në shërbim të luftës sonë të drejtë për çlirim kombëtar e klasor." (Bashkimi, janar 1981, f. 3)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Këtë ua dimë për nder patriotëve e revolucionarëve tanë, që ditën ta përqafojnë e ta përhapin në masa literaturën revolucionare marksiste-leniniste, sidomos atë që po botohet në Tiranë dhe është bërë fener ndriçues edhe për forcat revolucionare në të gjithë botën." (Bashkimi, janar 1981, f. 2)

47.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në Kosovë, si dhe në viset e tjera shqiptare të robëruara nga revizionistët jugosllavë, intelektuali është ngritur me thonj të duarëve dhe me djersën e ballit." (Bashkimi, janar 1981, f. 3)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne jemi krenar që, në një anë, populli ynë vëlla në RPS të Shqipërisë, nën udhëheqjen e ndritur të Partisë së Punës në krye me shokun Enver, po arrin rezultate të shkëlqyeshme në kultivimin e socializimit të kulluar dhe në avancimin e idesë së madhe marksiste-leniniste, kurse në anën tjetër, Kosovës gjithnjë më shumë po i shtohen forcat për t’i thënë një herë vendosmërisht armikut të tërbuar shovinist: Jo!" (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 2)

48.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Bëni edhe një rishqyrtim të problemeve dhe shikojini ato në kuadër të robërisë dhe të diskriminimit të popullit tonë nga ana armikut jugosllav. Pastaj, si intelektualë që jeni, nëse e zotëroni sado pak shkrimin, do të dini t'i lidhni faktet ashtu si e implikon logjika e objektivitetit dhe jo demagogjia revizioniste." (Bashkimi, janar 1981, f. 3)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): “Në mos Evropën, me vete do ta kemi pjesën e saj më përparimtare, marksistë-leninistët e rinj, që i kanë drejtuar sytë nga atdheu ynë i dashur, Shqipëria, të cilën e konsiderojnë atdhe të proletariatit." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 10)

49.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Edhe kralët e moçëm jugosllavë, edhe këta të sotmit; revizionistët e Beogradit, kanë hapur shumë institucione "shkencore" si Ozna, UDB-ja etj., që kanë për qëllim të mbledhin informata lidhur me shqiptarët, për të gjetur pikat më të dobëta në qëndresën e tyre ndaj asimilimit dhe gjenocidit." (Bashkimi, janar 1981, f. 5)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e dikurshme të Venedikut e të Serbisë me vezirë e sulltanë, në një kohë që Shqipëria martire po e lante në gjak çdo pëllëmbë të tokës së vet në luftë kundër fuqisë më të madhe të epokës, nuk ndryshojnë aq shumë nga tradhtia jugosllave, sovjetike, kineze… që tradhtuan komunizmin, duke mos qenë të gatshme t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë marksist-leninist dhe duke parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të epokës- imperializmit dhe kapitalizmit." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

50.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Shqiptarët, kudo që të jenë, e dinë mirë në të kujt shërbim ishte tradhtari Koçi Xoxe. E dinë se, për parat dhe postin e premtuar nga revizionistët jugosllavë, ky tradhtar tradhtarësh desh ta shiste Shqipërinë, për t'ia futur në grusht Jugosllavisë, si republikë të saj të shtatë." (Bashkimi, janar 1981, f. 5)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Mburrja e entuziasmi ynë s’kanë kufi kur kujtojmë që Shqipëria, nga një vend i varfër dhe i prapambetur feudo-borgjez, tash është kthyer në një vend të përparuar e të zhvilluar, pa analfabetizëm e papunësi, ku kultivohet socializmi i mirëfilltë, në një vend, që jo vetëm po ia del ta ruajë të paprekur kështjellen e marksizëm-leninizmit, po edhe të ndezë shkëndija revolucionare te pjesa më e madhe e popujve të botës." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

51.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Por, për t'iu treguar renegatëve dhe tradhtarëve të mëdhenj e të vegjël shqiptarë të të gjitha ngjyrave, që interesat jetike dhe aspiratat shekullore të popullit të vet i kanë shitur për një kockë të hedhur apo për një pozitë të mjerë në administratën revizioniste jugosllave, këtu poshtë po nxjerrim disa të dhëna nga premisat e jetës ekonomike, politike e shoqërore, që janë rrjedhim i kësaj "bashkjetese", e cila s'është gjë tjetër pos bashkëjetesë e xhelatit me viktimën." (Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Kësisoji u sprapsën edhe forcat e djeshme komuniste, të cilat në vallen e madhe të komunizmit patën hyrë përpara Shqipërisë së “vogël”." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

52.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Për të parë se sa është e arsyeshme, e leverdishme dhe e domosdoshme bashkëjetesa e shqiptarëve me popujt tjerë të mbërthyer brenda kufijve administrativo-politikë të Jugosllavisë revizioniste, po e bëjmë një krahasim të ndarjes së të ardhurave personale të punëtorëve në Republikën e Sllovenisë dhe në Kosovë." (Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ne, shqiptarët e shkëputur me dhunë nga trungu i Atdheut tonë të shenjtë, që dhuna na mbërtheu brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekin krenarë çdo hap të Shqipërisë nënë në formimin dhe përparimin e Atdheut dhe të çështjes së madhe komuniste." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

53.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Revizionistët jugosllavë, këta telallë absurd të "socializmit specifik", "mosangazhimit", "vëllazërim-bashkimit", "barazisë" së kombeve e kombësive, i shtrembërojnë në mënyrë drastike disa fakte vitale karshi opinionit të vendit dhe atij botëror. Ndër të tjera, atyre ua do puna të mos flasin kurrsesi me të dhëna reale kur është fjala për papunësinë në disa vise të caktuara, sidomos në Kosovë.
Sipas kritereve, me të cilat vlerësohet problemi i papunësisë në shkallë jugosllave, del se numri më i madh i të papunëve është në Maqedoni, po edhe atje vetëm 5,7 për qind. Vendin e dytë e zë Serbia me 4,7 për qind të papunë, ndërkohë që në Kosovë, sipas këtyre kritereve, as qe ekziston problemi i papunësisë! Në Krahinën tonë, gjithnjë sipas këtyre kritereve, që as "Rilindja" revizioniste nuk durohet pa i quajtur "sa mashtruese, aq edhe joreale", të papunë qenkan vetëm 3,7 për qind." ((Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Ideja e madhe komuniste mori krahë në Gjermani, me Marksin në ballë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

54.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "3,7 përqindëshi që paraqitka sipas revizionistëve titistë, shkallën e papunësisë në Kosovë, duke "zëvendësuar" si me shkop magjik 30 përqindëshin, është nxjerrë nga 61000 të papunët që kërkojnë punë nëpërmjet enteve të inkuadrimit. Dhe për këtë numër kapen, si i mbytyri për kashtë, revizionistët, kur duan të na e hedhin syve, neve dhe botës. Mëkot do të ngulë këmbë edhe një pjesë e shtypit revizionist sesi "një numër i madh i kosovarëve të papunë, për shkaqe subjektive e dobësi të ndryshme (ne do të themi për shkak të pritjes së gjatë e të pa shpresë - "Bashkimi"), nuk paraqiten fare në BVI-të gjegjëse". (Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Në këto çaste na kujtohet edhe gulçimi i rinisë hitleriane për ta shtruar e për ta dërrmuar Shqipërinë. Por, këtij kujtimi i del përballë me gjallëri një pamje e këndshme: sot, komunistët marksistë-leninistë gjermanë, Atdheun tonë, Shqipërinë socialiste, e konsiderojnë pishëtar të komunizmit dhe atdhe të të gjithë proletarëve në botë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 4)

55.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Këtë shtrembërim faktesh, revizionistët e realizojnë me mjeshtëri edhe në saje të përvojës më të hershme jugosllave në këtë drejtim." (Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "S'ka revolucion pa popullin dhe s'ka popull jorevolucionar. Gjithçka varet nga kushtet objektive, në të cilat do të shpërthej ose jo revolucioni. Kurse qielli ynë - siç e tregon realiteti objektiv dhe siç e thonë analizat e thella shkencore marksiste-leniniste të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të udhëheqësit të madh shqiptar Enver Hoxha - është i stërngarkuar me elektrizim të fuqishëm revolucionar." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 6)

56.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Natyrisht, është e tepërt dhe gati banale t'u thuhet revizionistëve gjakpirës jugosllav se këto shpresa të tyre nuk janë gjë tjetër pos qep me ujë." (Bashkimi, janar 1981, f. 9)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "- Poshtë titizmi, armiku i përbetuar i popullit shqiptar! Lavdi marksizëm-leninizmit! Poshtë klika tradhtare kosovare. Rroftë populli shqiptar, i lirë e i bashkuar!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 1)

57.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Duke u nisur nga lufta jonë e drejtë, sepse ndryshe s’ka si cilësohet lufta për mbrojtjen e tokave të tua dhe të interesave jetike të popullit tënd; si dhe nga pjesëmarrja aktive e përhershme e shqiptarëve të Kosovës në vlimet e përgjithshme të historisë së Shqipërisë për ruajtjen e tokave dhe të popullit nga copëtimet e ndryshme barbare; pastaj, me vetëdije të lartë se qeveria titiste e Beogradit, mashë e imperializmit dhe e revizionizmit botëror meriton tek e fundit edhe urrejtjen e popujve jugosllavë, që lëngojnë si mos më keq nën këmbën e shovinizmit serb, është e natyrshme që ne, revolucionarët kosovarë të ndahemi diametralisht me mendime nga kjo qeveri dhe nga ky shtet. Ç’ka quan Jugosllavia mik, për ne do të jetë ( dhe ka qenë) armik." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 2)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Që atëherë, ndërsa në Shqipëri filloi lufta heroike për ndërtimin e socializmit, e cila sot e mban lart flamurin e revolucionit e të socializmit dhe Atdheun tonë e bën flamurtar të marksizëm-leninizmit e shembull për të gjitha forcat përparimtare e revolucionare në botë, ne, shqiptarët e Kosovës, u shtrënguam të ballafaqohemi me shfrytëzimin më të egër të pasurive dhe të popullit tonë nga ana e revizionistëve titistë, që po përpiqen ta çojnë përpara me mjete gjithnjë më perfide genocidin mbi shqiptarët." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

58.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Të lakuriquar e sheh sot shqiptari përparimtar edhe shpirtin dhe luftën imperialisto-revizioniste të Evropës, të Sllovenisë, të punëtorisë dhe të fshatarësisë së shfrytëzuar." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 3)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Lavdi marksizëm-leninizmit, idesë dhe realitetit të pamposhtur të pararojës së njerëzimit!" (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

59.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "REKUIEM PËR NJË MONARK – Me rastin e vdekjes së monstrumit revizionist, J.B.Tito, këtij armiku të përbetuar të popullit shqiptar" (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 6)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Populli ynë, që nga Revolucioni i madh i Tetorit i udhëhequr nga Lenini e Stalini, ka parë se nuk ka rrugë e mik më të mirë se marksizëm-leninizmi dhe nuk beson në të tjera ideologji, që i shquan dogma e demagogjia. Edhe Plaku i Maleve, Bajram Curri, pat thënë se Shqipëria e Kosova do të çlirohen vetëm kur të ketë ngadhnjyer ideja e Leninit." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f.4)

60.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Por ai nuk mjaftoi dot për t’u mbajtur në krye të një partie dhe në një luftë. Por ai nuk mjaftoi dot për t’u mbajtur në krye të një partie dhe të një shteti revizionit – siç doli puna pastaj. Për këtë duhej një emër i dytë, përkëdhelës, sugjestionues: Tito." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 6)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Milici Bajram Gashi, sipas të gjitha gjasëve, është vetëm një nga deti i tërë i njerëzve tanë të ndershëm, që, edhe pse kanë qenë në punë te okupatori, mendjen dhe zemrën i kanë pasur në rregull, do të thotë në anën e drejtësisë e të njerëzisë. Ai, me gjasë, nuk mundi t'i durojë më pa kundërshtim prapësitë e armikut kombëtar dhe klasor. E cekim edhe – klasor, sepse ai ishte lexues i zellshëm e i flaktë i literaturës marksiste-leniniste dhe rezononte me ndershmërinë e me mprehtësinë me të cilën e kishte pajisur ajo literaturë dhe ideja e pastër komuniste." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca-faqja 2)

61.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Nëse Titua, me përkrahjen e zëshme të aparatit shtetëror revizionist të Jugosllavisë, për shtetin e vet 22-milionësh ka marrë hua te imperializmi dhe te kapitalizmi botëror 36 bilionë e 400 miliardë dinarë, atëherë ai çdo banor të Jugosllavisë, madje edhe Bali Katravellën tim kërthi, e ka ngarkuar me nga 1 654 550 dinarë borxh." (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, f. 7)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Një ditë, më 24 të nëntorit që shkoi, "marksistët" titistë, që kanë alergji të madhe ndaj marksizëm-leninizmit të vërtetë dhe ndaj shqiptarizmit, vendosën ta arrestojnë edhe Bajramin dhe ta hedhin në edhe atë në qelitë e akullta ku i hedhin "armiqtë e popullit"." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca-faqja 2)

62.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): ""Rilindja" që e pat botuar këtë lajm senzacional, nuk e tha dot se 1000 000 dinarë të vjetër, që Gjilasi detyrohej të paguante gjobë, ishte cazë më i vogël se pensioni i rangut të parë, që merr ky ish funksionar i lartë. Pa llogaritur këtu të ardhurat e tjera të këtij ultrarevizionisti, të cilat ai i vjel nga honoraret për intervista, shkresurina e libra, të gjitha thellësisht antijugosllave, që kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin nga pena dhe nga goja e tij në botën e jashtme." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, faqe 2)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Si dikur Mic Sokoli, Selam Labi e Vojo Kushi, djalëria patriotike e revolucionare, e mbrujtur edhe me idealet e larta marksiste-leniniste, doli sypatrembur para tankut të ushtrisë së revizionistëve jugosllavë." (Liria, maj 1981, f. 15)

63.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Kjo Shqipëri e “vogël”, në njërëndësinë e saj të madhe në luftë për zhvillimin dhe pavarësinë e plotë të vendit si dhe për avancimin dhe mbrojtjen e çështjes së madhe komuniste, revizionistëve ua mori gjithë merakun – në kushte të luftës me një intensitet që ato s’e kishin parë e s’e kishin menduar." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Së këndejmi, del se ato forca revolucionare, që parapëlqejnë mjekimin e përkohshëm, të shpejtë e pa mundime, pa u organizuar me themel dhe pa program të hollësishëm që të ketë bazën në një teori të shëndoshë marksiste-leniniste, zgjedhën e huaj dhe kalbëzimin e rendit shoqëror nuk e marrin si plagë të vetën." (Zëri i Kosovës, mars 1982, f. 12)

64.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ne ndjekim me indinjatë të thellë bllokadën e ligë ndaj Shqipërisë, të nisur nga imperializmi e kapitalizmi dhe të vazhduar egërsisht nga revizionizmi modernë." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Historia e luftrave çlirimtare dhe e revolucioneve ka treguar se lidhur me këtë çështje, në periudha të ndryshme, kanë dalë divergjenca në lëvizjet revolucionare, që kanë çuar edhe në përçarje të plotë dhe në tradhëtinë e teorisë marksiste-leniniste, si teoria më e përsosur e revolucionit, nga ana e revolucionarëve, që kanë qenë të prirur të ndjekin rrugën e rezistencës më të vogël, duke u përpjekur që pjesëzat e tërësisë t'i imponojnë si tërësi dhe qëllime të fundit." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

65.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Në sajë të ekzistimit të kësaj Shqipërie të mbarë, të fortë e vigjilente dhe në sajë të shpirtit të paepur luftarak të popullit tonë në përgjithësi, edhe ne – shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë – ndonëse jemi dëmtuar në një farë mase nga shtrëngimi i darëve të social-shovinizmit serbo-malazezo-maqedonas, kemi qendruar dhe ia kemi dalë të ruhemi nga ujërat e zeza ideologjike të revizionizmit titist-rankoviçist." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f.3)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Dhe, mund të shkojnë edhe më larg, duke bërë pyetjen, e me kë, pra, mendokeni ju t'i realizoni aspiratat shekullore të popullit tonë dhe ta bëni njëherazi edhe çlirimin e tij klasor? Me gurët e sukës?! Apo pikërisht me këtë popull dhe me këta punonjës? Dhe kjo është pyetja më me vend që kanë bërë ndonjëherë. Dhe neve na takon të përgjigjemi: Pikërisht dhe vetëm me këtë popull dhe me këta punonjës! Por, u rekomandojmë të konsultojnë pakëz edhe shkencën marksiste-leniniste." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

66.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ne shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tona të tjera brenda Jugosllavisë, këtë nëntor po e shënojmë në një skamje e mjerim të madh, ku jemi katandisur në saje të politikës kolonialiste të pushtuesve revizionistë jugosllavë, me lot ndër sy qajmë vuajtjet e motrave dhe të vëllezërve tanë, që lëngojnë në burgjet e armikut gjaksor, por dhembja jonë është dhembje krenare, sepse ata nuk e kursyen rininë e tyre, por u hodhën në luftë të guximshme për realizimin e aspiratave tona shekullore për bashkimin e tokave shqiptare dhe për shembjen e rendit antipopullor të Jugosllavisë revizioniste." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 3)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Lëvizja revolucionare marksiste-leniniste synon dhe realizon krijimin e forcave të rregullta revolucionare, teorikisht të përgatitura dhe të lidhura në trajtë ingranazhi, që mund të sigurojnë vazhdimësinë e veprimtarisë revolucionare, ta përcaktojnë orientimin dhe ta koncentrojnë forcën goditëse të masave popullore e punonjëse dhe, duke mos u zbrapsur e hutuar as në kohën e vlimeve të masës e as në kohën e tërheqjes së saj para brutalitetit të armikut – t'ia bëjnë armikut varrin e vërtetë." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

67.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Tragjika e Alija Toskiqit në krahasim me fatin e shumë qytetarëve të tjerë që e kanë pësuar njësoj ose edhe më keq se ai, ka megjithatë një satisfaksion të vockël. Krimi i policëve mbi këtë jetë të njomë u shqyrtua në forume të larta dhe bëri njëfarë buje edhe në shtypin revizionist jugosllav." (Lajmëtari i lirisë, tetor 1980, f. 11)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Shkenca dhe historia e përgjithshme njerëzore, për shumëçka e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Sidomos dija marksiste-leniniste." (Luftë të dëshpëruarish, apo lëvizje të ndërgjegjshme, dorëshkrim)

68.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Me një tentim shtazarak, që i kalon edhe kufijtë e terrorit të aksionit famëkeq të armëve të vitit 1956, revizionistët jugosllavë po orvaten të zhbijnë çdo filiz të rezistencës shqiptare ndaj shtypjes dhe shfrytëzimit të egër kapitalist e kolonialist nga ana e shovinistëve të Beogradit." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 1)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Demonstrata e parë, shumë e sukseshme, është bërë para ambasadës jugosllave në Bern të Zvicrës, më 11 prill, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga RFGJ. Demonstrata e dytë do të mbahet po në Zvicër, në qytetin Cyrih, më 18 prill, kurse të tretën e kemi parashikuar në Shtutgart, aty nga 26 prilli. Parullat e demonstratave kanë një përmbajtje thellësisht marksiste-leniniste dhe përkrahin deri në fund kërkesat e rinisë heroike të Kosovës për republikë (që nënkupton edhe përfshirjen e tokave dhe të popullsisë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi)." (Letër për Sabri Novosellën, 14 prill 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010, f. 260)

69.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ne, shqiptarët e Kosovës, u shtrënguam të ballafaqohemi me shfrytëzimin më të egër të pasurive dhe të popullit tonë nga ana e revizionistëve titistë, që po përpiqen ta çojnë përpara me mjete gjithnjë më perfide genocidin mbi shqiptarët." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Egzistojnë shumë grupe e organizata, që të gjitha me një qëllim të vetëm, madje me një ide të vetme edhe për mënyrën e sendërtimit të këtij qëllimi (jo zogistë, ballistë… po vetëm komunist, marksist-leninistë që pranojnë vetëm pikëpamjet e një vendi të vërtetë socialist, siç është Shqipëria), por gjithë këto grupe e organizata e patën vështirë t´i shplohen shoqja-shoqes dhe t´i bashkojnë armët, sepse armiku pat infilturar në radhët e tyre një armatë agjentësh." (Bashkimi, shkurt 1980, f. 2)

70.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Aktualisht, në burgjet jugosllave dergjen me mijëra patriotë e revolucionarë shqiptarë, e mes tyre një numër i madh femra. Me idealin e lartë të çlirimit kombëtar e klasor nga revizionizmi jugosllav dhe të bashkimit të shenjtë me vendin amë..." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Për qeverinë dhe popullin shqiptar, të mbledhur grusht rreth Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH), ky rrezik i popujve fqinjë u bë kushtrim i hapur për t'i ardhur në ndihmë proletariatit të Jugosllavisë dhe për të treguar edhe një herë, si vazhdimisht brenda këtyre 35 vjetë jete në socializëm të mirëfilltë, konsekuencën e pashembullt ndaj idealeve të larta proletare, marksiste-leniniste." (Bashkimi, prill 1980, f.1)

71.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Përkundrazi, jo vetëm ideologjia revizioniste jugosllave, po mbi të gjitha shtypja e saj e egër mbi popullsinë shqiptare, te Shqipëria gjetën denoncuesin e vetëm e më të fortë të barbarizmave dhe të genocidit." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 3)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Prandaj në kohë ”paqeje”, FRONTI I KUQ POPULLOR ka për detyrë që me propagandë të shëndosh patriotike dhe marksiste-leniniste, t’i çjerrë maskën përgjithësisht klikës së egër të Beogradit dhe të thërras në luftë kundër saj edhe forcat përparimtare të popujve tjerë të Jugosllavisë." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

72.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Pararoja e rinisë kosovare ju fton në luftë për çlirimin e tokave tona të shtrenjta nga kthetrat e kralëve të rinj revizionistë jugosllavë." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 4)

Donika Gërvalla: "Shtypja e vazhdueshme e popullatës në Kosovë nga ana e regjimit komunist jugosllav, nga artisti dhe gazetari Jusuf Gërvalla, bëri edhe veprimtarin politik Jusuf Gërvalla."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Nëpërmjet Organit të FRONTI I KUQ POPULLOR, gazetës ”BASHKIMI”, si dhe nëpërmjet literaturës marksiste-leniniste dhe literaturës tjetër revolucionare, që botohet me bollëk në RPS të Shqipërisë e që ne do ta shpërndajmë në mënyrë ilegale dhe ta popullarizojmë në radhët e popullit tonë (dhe të tjerëve, po që se ata shfaqin interesim), ne do ta shpiem përpara idenë e çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe kështu do ta shtrojmë terrenin për revolucion." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

73.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Ekonomikisht, Jugosllavia ka interes të madh për viset e pushtuara shqiptare në Kosovë, Dukagjin, Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi. Pasuritë natyrore në këto vise janë procentualisht nga më të mëdhatë në gjithë territorin administrativo-politik të Jugosllavisë. Ato sigurojnë një pjesë të madhe lëndësh të para dhe rezerva të begatshme natyrore, që ndikojnë dukshëm në potencialin e përgjithshëm të pasurive të këtij vendi revizionist." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, f. 8)

Donika Gërvalla: "Ai merr pjesë në lëvizjen ilegale, e cila ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore që vuanin nga regjimet e tyre diktatoriale përpiqej të mbronte dhe të realizonte të drejtat e popullatës ndaj shtypjes totalitare të regjimeve përkatëse."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "FRONTI I KUQ POPULLOR e di se nëpër këtë rrugë të pagabueshme mund të na udhëheq vetëm ideologjia e shëndosh marksiste-leniniste, prandaj shembulli i Partisë së Punës dhe i rezultateve të mëdha të ndërtimit socialist në Shqipëri, do të jenë për ne busulla e vetme." (Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, maj 1980)

74.
Jusuf Gërvalla (për revizionizmin jugosllav): "Kështu, vjeshtën e shkuar u vendos të pagëzoheshin rrugët e qytezës që kish zënë të rritej, ndonëse me një rritë të fëmijës defekt. Me këtë rast edhe pse popullsia shqiptare në këtë komunë paraqet 94,2 % të popullsisë së përgjthshme (sipas regjistrimit të vitit 1971), s'u respektua as tradita as historia shqiptare, po rrugët u pagëzuan me emra krerësh revizionistë sllavë, si Eduard Kardel e C°, dhe me emra çetnikësh sllavë, si Petar Përla & C°." (Lajmëtari i lirisë, janar 1981, Shtojca, faqja 2)

Donika Gervalla-Schwarz: "Dr. Rugova dhe babai im Jusuf Gërvalla i përkisnin një gjenerate dhe për mendimin tim janë mjaft tipikë për intelektualin kosovar të asaj kohe... Të dy kishin përjetuar që në fëmijëri pasojat e përndjekjes së regjimit komunist jugosllav."

Jusuf Gërvalla (për marksizëm-leninizmin): "Po deshëm që lufta jonë, nga një rezistencë spontane, të kalojë në luftë të organizuar për çlirimin kombëtar dhe klasor, atëherë para nesh shtrohet si domosdoshmëri studimi dhe përvetësimi i historisë kombëtare dhe i literaturës revolucionare marksiste-leniniste." (Bashkimi, janar 1981, f.1)

XHAFER DURMISHI

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 981 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi