Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Terrori serb kundėr shqiptarėve nė veri
Publikuar më 09 prill, 2012 nė orėn 16:09 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj ėshtė pasqyrė e realitetit tė hidhur qe mbretėron tash e 13 vjet nė veriun e vendit. Qeveria jonė nė vend qe tė merr masa efikase pėr kapjen e atentatorėve vrasės dhe zhbėrjen e bandave kriminale tė Serbisė, (tė cilėt jetojnė nė ēerdhen e izoluar matanė Ibrit), kjo vazhdon plane nėnshtruese ndaj shtetit serb, kinse pėr pajtim historik. Me kėtė politikė tė retarduar, udhėheqėsit tanė, jo vetėm se veriun do t’ia dorėzojnė pa kushte Serbisė, por edhe pjesėn tjetėr me shumicė shqiptare do ta bėjnė tė varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.

Terrori serb kundėr shqiptarėve vazhdon. Akti terrorist i vrasjes se Selver Haradinajt dhe plagosjen e katėr fėmijėve nė shtėpinė e tij nė veriun e Mitrovicės, nuk ėshtė as i pari e as i fundit qe bandat terroriste tė Serbisė po demonstrojnė kundėr qytetarėve shqiptarė nė kėtė zonė tė trazuar. Sulmi fatal pėr familjen Haradinaj, nuk ishte i papritur, ngase kėrcėnimet e bandave serbe kundėr shqiptarėve nė veri janė tė pėritshme dhe nga mė tė ndryshmet. Pra, mungesa e dorės sė shtetit e tė ligjit, bėri qe Selver Haradinaj, tė bėhet dėshmori i ri i rrugės sonė pėr liri. 13-vjet tė lirisė sė Kosovės (dėbimi i makinerisė pushtuese serbe), po kaq vjet shqiptarėt e veriut tė Mitrovicės, jėtojnė nėn ethet e terrorit serb, nėn sulmėt e kėrcėnimet e vazhdueshme tė mbeturinave millosheviqiane tė njohura si struktura paralele. Sulm terrorit ishte edhe dėbimi i shqiptarėve nga vendbanimet e veta nė veri (1990), atak terrorist ishte edhe vrasja e policit Enver Zymberit, atak terrorist ėshtė edhe bllokimi i rrugėve e shumė sulme tjera kundėr autoriteteve shtetėrore tė Kosovės, KFOR-it, Policisė, EULEX-it, etj.

Kur mungon liria, “ujqėrit”, ngrenė krye

Mungesa e shtrirjes sė ligjit nė veri si dhe paaftėsia e institucioneve unikate shtetėrore pėr tė vepruar dhe shpartalluar bandat terroriste e kriminale serbe nė kėtė pjesė delikate tė shtetit tonė, mund ta shėndrrojnė veriun e Mitrovicės nė njė ēerdhe tė terrorizmit ballkanik. Shqiptarėt nė veri tė Kosovės i janė nėnshtruar terrorit tė egėr nga elementet e paligjshme tė instrumentalizuara nga Serbia, me qėllim tė ndjekjes edhe tė atyre pak familjeve shqiptare qe kanė mbetur nė kėtė pjesė tė vendit tonė. Ashtu siē ishte planfikuar nga UDB-ja dhe MUP-i serb, kidnapimi i policėve tanė nė zonėn kufitare, edhe akti terrorist kundėr familjes Haradinaj, ėshtė kuzhinė e pėrgatitur nga strukturat e sigurisė e tė spiunimit serb, tė cilat veprojnė lirshėm nėpėr enklava. Familja Haradinaj, shquhej pėr qėndrimet e pathyeshme tė saj, pėr tė jetuar nė pronėn e vet tė shenjtė nė kėtė pjesė tė vendit, pėrkundėr tendencave e kėrcėnimeve tė vazhdueshme tė bandave terroriste serbe pėr t’i larguar nga pronat e tyre nė veri. Ky akt tregon notėn mė tė lartė tė dėshtimit tė institucioneve qeveritare nė mbrojtjen e jetės sė lirė qytetare. Kėtu ka dėshtuar EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovės, tė cilat nuk po arrijnė t’i zhbėjnė strukturat kriminale serbe e as bandat terroriste qe vijnė e “mrizojnė” nga shteti fqinj Serbia. Edhe pse popullata shqiptare nė veri vazhdimisht ka kėrkuar ndihmė dhe mbrojtje nga institucionet tona shtetėrore, njė gjė e tillė nuk ėshtė ofruar asnjėherė, por “ligjin, rendin e sigurinė” nė kėtė pjesė delikate e bėjnė strukturat kriminale tė Serbisė. Reagimi i presidentes sonė, Qeverisė, MPB-sė dhe institucioneve ndėrkombėtare, nuk ka qenė aspak nė shkallėn e duhur tė veprimit. Akterėt e sulmeve terroriste duhet tė kapen e tė ndėshkohen, jo vetėm tė dėnohen me retorika boshe. Nė raste tė tilla ēdo shtet normal do tė mobilizohej dhe do tė ngriste shkallėn e sigurisė sė lartė kombėtare, do t’i moblizonte njėsitet antiterror, e jo siē ndodh zakonisht tek ne, qe sulmet e vrasjet tė dėnohen nga kafenetė a zyrat e buta tė ndėrtesave qeveritare.

Dėnime deklarative

Mosefikasiteti dhe paaftėsia e institucioneve tona pėr kontrollin e tėrėsisė territoriale do tė pėrcjellin probleme tė mėdha, rreth sigurisė qytetare, por edhe pėr vet autoritetet policore, doganat etj. -Agresioni i xhandarmėrisė serbe nė kufirin verior, atentateti vdekjeprurės dhe bllokimi i rrugėve, janė sinjale se nė tė armen jo shumė tė largėt mund tė kemi perballje edhe me uniformat e policisė dhe ushtrisė serbe, tė cilat tashmė janė funksionale dhe veprojnė nėn petkun e MUP-it dhe tė UDB-sė. Kjo kėrkon masa urgjente pėr marrjen e veriun nga dora a pushtuesit serb, por edhe ēlirimin pėrfundimtar tė kėsaj pjese tė shtetit tonė. Duken absurde deklaratat e kreut tė MPB-sė, Bajram Rexhepi, kur thotė se “akti kriminal i sulmit kundėr familjes Haradinaj, mund tė tensionojė situatėn nė veri”. Ku ka tensionim mė tė madh se kur ta ndalojnė lirinė e lėvizjes (bllokimi i rrugėve). Edhe krimi i fundit terrorist ėshtė pjesė e pandashme e blllokimit tė rrugėve. Po kaq i tmerrshėm ėshtė imazhi teksa lėshon nė banesėn e fundit tė dashurin, i cili u vra vetėm pse ėshtė shqiptar. Nėse njė udhėheqės nuk jeton me ndjenjat e ēdo qytetari tė vet, ai njeri nuk meriton tė mbajė atė post. Kryetari i Mitrovicės, Avni Kastrati, nxjerr nė pah nevojėn urgjente qė strukturat e sigurisė, Policia e Kosovės, EULEX-i dhe KFOR-i, etj., tė izolojnė strukturat kriminale serbe qė po terrorizojnė qytetarėt shqiptarė nė veri. Kjo thirrje duhet tė vlejė pėr qeveritarėt tanė tė cilėt mė tepėr se administratorė nuk po tregojnė menaxhim tė duhur tė elementeve kyēe tė shtetit. Gjithashtu edhe thirrja pėr gjakftohtėsi ėshtė pothuajse shabllon. Ku ka gjakftohėsi mė tė madhe se sa tė qėndrosh nė shtėpinė tėnde, pranė familjes sė shenjtė dhe pronės qe e ke siguruar me mund e sakrificė. Vrasja nė gjumė ėshtė ekzekutimi mė i rėndė dhe mė i shėmtuar qė mund tė ndodhė. Akti i tillė do duhej t’i mobilizonte tė gjithė mekanizmat shtetėror tė Republikės sė Kosovės (politik, policor etj.), pėr kapjen e aktorėve tė krimit dhe zhbėrjen e strukturave kriminale serbe nė veri. Reagimi i presidentės sonė ėshtė gati shabllon, pa asnjė pikė reference pėr kapėrcimin e situatės. “Zyra e Presidentes sė Republikės sė Kosovės kėrkon nga institucionet pėrgjegjėse qė tė kapin autorėt e kėtij incidenti dhe t’i vėnė ata pėrpara drejtėsisė.Ato pengojnė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr vendosjen e rendit dhe tė qetėsisė nė gjithė Republikėn sė Kosovės”. Akti terrorist nuk ėshtė incident, e as prishje e rendit dhe qetėsisė, por ėshtė vrasje e lirisė, e cila ėshtė e mbrojtur me tė gjitha konventat ndėrkombėtare. E nderuar Presidente, autorėt e krimit e kanė ēerdhen e vet.Unė nuk e di se ku mendon presidentja jonė qe tė ndiqen ata, (nėse nuk kapen nė ēerdhen e tyre), ndoshta nėpėr koridoret e Kuvendit tė Kosovės! Dhe kjo, nėse njė ditė banditėt mėsyjnė tė vijnė nė godinė. Edhe reagimi nga Qeveria e Kosovės, pavarėsisht tonit mė tė nxehtė, serish nuk pėrkon me realitetin. Qeveria duhet tė veprojė, jo tė deklarojė rastin. “Ky akt i drejtuar ndaj jetės, lirisė dhe pronės sė qytetarėve, ėshtė njė akt kriminal dhe terrorist, ndaj tė cilit Qeveria e Kosovės shpreh indinjatė dhe angazhohet qė ndriēimi i tij, kapja e akterėve dhe dėnimi i tyre tė bėhet sa mė shpejt”. Ky ėshtė akt kriminal dhe terrorist, por ēfarė po bėnė Qeveria dhe institucionet tjera pėr kapjen e kėtyre aktorėve, ose zhbėrjen e bandave dhe terroristėve. Reagimi i kryeministrit Thaēi ngjanė me reagimin e ndonjė zyre diplomatike a ambasade nė Republikėn e Kosovės. Kreu i Qeverisė ėshtė dashur ta thėrret kabinetin e tij qeveritar, udhėheqėsit e MPB-sė e PK-sė, pėr tė ngritur gjendjen e jashtėzakonshme, ngase ky akt terrorist ėshtė vrasje edhe pėr institucionet shtetėrore tė Kosovės,shpėrfillje ndaj aktit juridik e kushtetues, dhe atentat ndaj lirisė qytetare e njerėzore. Vetėm fjalėt nuk kanė kuptim nė kėtė rast. Mė mirė dhe mė qnjerėzishėm reagon Pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Samuel Zbogar, duke thėnė se ka mbetur i tronditur nga shpėrthimi nė Mitrovicė. “Mbeta i tronditur kur dėgjova pėr shpėrthimin nė tė cilin humbi jetėn z. Selver Hajradinaj. Shpreh ngushėllimet e mia familjes sė tij”. Aktet tė tilla tronditėse pėrjetohen ēdo ditė nga qytetarėt shqiptarė tė kėsaj ane, tė cilėt akoma nuk e ndjejnė aromėn e lirė e tė pavarėsisė sė Kosovės.

Mosveprimi institucional mund tė prodhojė konflikt ndėretnik

Terrorizimi i vazhdueshėm i shqiptarėve tė veriut, nga ana e bandave dhe strukturave kriminale serbe mund tė ēojnė deri tek hapat e konfliktit etnik. Kjo pėr faktin se shqiptarėt nuk mund tė bėhen gjithmonė “kurban” pėr t’i kėnaqur epshet e sėmura sllave. Nėse Qeveria e Kosovės dėshton nė krijimin e sigurisė qytetare pėr tė gjithė dhe nuk merr masa tė duhura pėr zhbėrjen e strukturave paralele serbe nė veri, situata lehtėsisht mund tė merr dimensione tė paparashikueshme. Qytetarėt shqiptarė kėrkojnė nga institucionet e shtetit tė Kosovės tė veprojnė me urgjencė pėr vendosjen e kontrollit policor dhe kushtetues edhe nė ato pjesė tė veriut ku jetojnė shqiptarėt, nė mėnyrė qe tė mbrohet jeta e tyre, prona dhe terrorizimi. Ndryshe ti lėnė dėnimet deklarative e boshe, ngase tė qeverisėsh shtetin nuk ėshtė vetėm luks, por edhe sakrificė dhe pėrgjegjėsi. Akti terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj ėshtė pasqyrė e realitetit tė hidhur qe mbretėron tash e 13 vjet nė veriun e vendit. Qeveria jonė nė vend qe tė merr masa efikase pėr kapjen e atentatorėve vrasės dhe zhbėrjen e bandave kriminale tė Serbisė, (tė cilėt jetojnė nė ēerdhen e izoluar matanė Ibrit), kjo vazhdon plane nėnshtruese ndaj shtetit serb, kinse pėr pajtim historik. Me kėtė politikė tė retarduar, udhėheqėsit tanė, jo vetėm se veriun do t’ia dorėzojnė pa kushte Serbisė , por edhe pjesėn tjetėr me shumicė shqiptare do ta bėjnė tė varur ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 930 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LUGINA E PRESHEVĖS PO ZBRAZET EDHE MĖ SHUMĖ, ...
E merkurė, 13 dhjetor 2017 - 21:43
Lugina e Preshevės para luftės sė Kosovės sė vitit 1998/99, por dhe pas luftės sė UĒPMBsė sė vitit 2000-2001 kishte diku rreth 80 mijė banorė. Kėto dy konf...
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi