Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shumica e mediumeve tona këto njëzet viteve shkruajtën - folen jo objektivishtë dhe anti-kombtarisht sidomos në Kosovë
Publikuar më 14 prill, 2012 në orën 01:12 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto 20 vite të ''demokracisë'', në gazetat e Kosovës i kam të botuara vetëm 20 shkrime, kurse në internet dhe në tri gazeta të Shqipërisë i kam rreth 100 shkrime të botuara. As një nga shkrimet në këto pesë gazeta ditore të Kosovës nuk mi kanë botuar, si: Koha Ditore, Epoka e Re, Zëri, Express dhe Lajm.
Në katër gazetat tjera ditore, si: Kosova Sot mi ka botuar 6 shkrime, Iliria Post 2, Pavarësia News 2 dhe Bota Sot 1 shkrim.

Në gazetat javore, si: Fokusi mi ka botuar 5 shkrime, Tema 2, Çlirimi 1 dhe Zëri javor 1 shkrim.
Në Shqipëri në gazetën 70 vjeqare ''Zëri i Popullit'' i kam të botuara 2 shkrime, aq sa u kam dërguar.
Në gazetën ''Ndryshe'' të paktën 2 shkrime i kam të botuara, pa ua dërguar, por të marrura nga mediumet tjera.
Ndërsa në gazetën ''Zëri i së Vërtetës'' i kam të botuara rreth 20 shkrime, kurse shumicën e shkrimeve i kam të botuara në 7 redaksi të interneteve sidomos në (www.albaniapress.com, www.al-today.com, www.diplomacia.dk, www.lajmet.com, www.zëriyt.com dhe www.kosova-press.com)
Nuk shkruaj për mendjemadhësi! As internetin nuk e përdorë, përtoj (mosha-jo mirë nga shëndeti). Fëmijëve u jep shkrimet me dorë për t'i shkruar në internet. Ka patur raste që shkrimet janë botuar edhe me gabime teknike dhe gjuhësore (2-3 duarsh).

Pesë gazetave të shënuara më lartë që nuk mi kanë botuar as një shkrimet u kam treguar që do t'iu kritikoj. Këta zotërinjë në gazetat e veta shkruajnë vetë me bashkëpuntorët e tyre. Në '' Koha Ditore '' shkruajnë rregullishtë Flaka Surroi, Adriatik Kelmendi (Koha Vision net), Enver Robelli etj., të njëjtit. Psh. E. Robelli në '' K.Ditore'', 4 prill 2012 i ka dy shkrime. Veton Surroi më 25 shkurt në ''K.Ditore'' i ka dy shkrime. Fq. 6. V. Surroi: Kompromisi mund ta çojë çështjën e veriut në KS të OKB-së... Fq.11. Çfarë është rezultati i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Një lexim (tjetër) i Dialogut Prej 1244-së drejt një rezolute tjetër, dikur në ardhmën Serbia, nepërmjet të presidentit të vetë, ka paralajmëruar se procesi i ardhshëm nëgociator dot të duhej të zhvillohej rreth katër pikave (prej kishave deri te Veriu i Kosovës, pra rreth çështjeve të brendshme të Kosovës...) Po aty fq.10, F.Surroi Bac 'e kënaqën'! Kosova na kthen 13 vjet mbrapa... kur udhëhiqet nga injorantët mbi të cilët rëndon edhe barra e dyshimit se nuk i kanë duart të pastra. Kurse pas dy dite '' K.Ditore '' 27 mars 2012, V.Surroi flet para ushtarëve amerikanë në ''Bondsteel'' ku ai thotë:" Bombardimi ndryshoi historinë, jo vetëm në Kosovë..."

Para lufte V.Surroi ishte në udhëheqjen e Partisë Parlamentare. Gjatë luftës nënshkrues i delegacionit kosovarë në Rambuje. Pas luftës pos gazetës '' K.Ditore '' edhe drejtues i TV-ve (Koha Vision dhe Arta),V.Surroi ishte drejtues i Partisë Ora, Deputet (2004-2007),Udhëheqës i Grupit Parlamentar Ora,Anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim në UE, Anëtar Komisioni për çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Korrnizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike. Tash V. Surroi ështe kryetar i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme. Vetoni pas Konferencës së Rambujesë ishte edhe në Vjenë për bisedime me Serbinë (pjesë e Ekipit të Unitetit). Sikur mos të humbëte Ora-V.Surroi në zgjedhje, më 2007, ai mund të ishte tash në kualicion (ministër ose zv.ministër, ndoshta edhe kryesues i bisedimeve me Serbine në Bruksel në vend të Edita Tahirit).
Edhe Veton Surroi ka faj për çështjen e Kosovës të paktën deri më 2007. Dhe mos i kritikoni të tjerët.
Jakup Krasniqi me të drejtë u thotë në Parlament disa deputetëve të opozitës: ''ju nuk kini të drejtë të kritioni pasi që edhe ju keni qenë në bashkëqeverisje, vetëm L. Vetëvendojse ka të drejtë të kritikoj''.
Po aty ''K.Ditore'' 27 mars 2012, Flaka Surroi drejtoreshë e Grupit ''Koha''. Me rastin e 15 vjetorit të daljës së gazetës ''Koha Ditore'', F.Surroi thotë: ''Gazetë nr 1 e informimit më objektiv në Kosovë''... ''Botimet Koha''... vazhdoi me zhvillimin e saj për të mbërritur në 91 tituj autorësh shqiptarë e të huaj...
A e din F.Surroi që Rilindja ka botuar mbi 7 mijë tituj të veprave të ndryshme në mbi 24 milionë ekzemplarë... Gazeta ''Rilindja'' shtypej deri në 250 mijë ekzemplarë.... Frrok Kristaj, Rilindja, Abetare e Gazetarisë, Gazeta Rilindja Prishtinë 2009.
Flaka Surroi mburret më 91 tituj të botuar duke i reklamuar ato, disa herë në ditë bashkë me ''K.Ditore''. Këto botime reklamohen vazhdimisht në " Vitrinën e librit" kinse si më të lexuarat.
F.Surroin në këtë shkrim nuk e kisha përmendur (kritikuar), por shkrimin për botim ia pata dërguar edhe Flakës pas 10 dite pasi ia kisha dërguar ''K.Ditore'', duke i thënë që ''Koha Ditore'' as një shkrim timin nuk po e boton... F.Surroi më përgjigjet: ''I nderuar, unë nuk merrem me botimet e teksteve, luteni t'ia përcillni redaksisë. Përshëndetje'' (5 mars 2012)
Ja çfarë përgjigjeje kurrëfare e F.Surroit, ku shkrimin e kishte Flaka dhe Redaksia, e cila aty është nr.1 ose 2.

Më 2006 në ''Koha Ditore'' e kisha dërguar një shkrim për të Arriturat e ekonomisë së Shqipërisë në kohën e E. Hoxhës. Pas një jave shkova në ''K.Ditore'' aty nuk pata mundësi të kontaktoj me askënd në redaksi, nga rojet (Sigurimi i K.Ditore) duke më thënë vetëm në mes shkrimeve - e-mailave mund të kontaktoni. Ja çfarë redaksie! As në Qeveri apo në organet tjera të larta, nuk besoj që ka këso bllokade (dikush të pranon, kuptohet as këtë shkrim nuk e botoi K.Ditore). Këtë shkrim ma paten botuar gazetat ''Fokusi javor'' dhe ''Iliria post''.
Rexhai Surroi, babai i Vetonit dhe Flakës, ka qenë shkrimtarë, gazetarë-publicist, jurist, diplomat (ambasador në tri shtete: në Bolivi, Meksikë dhe në Spanjë). Për hirë të tij, Vetoni dhe Flaka është dashur të jenë më të sinqertë, më objektiv në dy mediumet e tyre (Koha Ditore dhe KTV), duke mos kritikuar të kaluarën dhe duke mos vjellë vrerë kundër komunizmit.
Një shkrim para pak vitesh nuk ma botonte ''Kosova sot'', i drejtohem Margarita Kadriut në tel., më premtoi dhe e botoi. Shkrimin e fundit pos interneteve ma botoi vetëm ''Bota sot'' e morra në tel. Bajrush Morinën, më kuptoi dhe shkrimin e botoi.
Si F.Surroi, ashtu M.Kadriu dhe B.Morina nuk më njohin, siç nuk më njohin shumica e atyre që mi kanë botuar shkrimet.

Gazeta ''Express'' e ngjajshme me ''Koha Ditore'', drejtor i së cilës ishte Baton Haxhiu, pasi u nda nga V.Surroi (K.Ditore dhe KTV-ja). B. Haxhiu tani udhëheqë TV. Klan Kosova - kopje e TV Klan të Blendi Fevziut dhe shok i tij. Por ai kaçikun e ka më të vogël se të Blendit dhe të Vetonit. Ashtu gazetat: ''Zëri'', ''Epoka e Re'' dhe ''Lajm'' nuk ndryshojnë nga ''K.Ditore'' dhe ''Express". Edhe në këto gazeta shkruajnë vet udhëheqësit e tyre me bashkëpunëtorët-kolumnistët e tyre të njejtë. P.sh. kolumnist i ''K.Ditore'' është Halil Matoshi, kolumnist në gazetën ''Zëri'' është Nexhmedin Spahiu ideator i kombit kosovarë, udhëheqës i R.TV ''Mitrovica''. Migjen Kelmendi, inicues i gjuhës gegë, drejtues i TV ''Rrokum'' dhe deri para pak vitësh i gazetës ''Java''. Kështu ka dashur dhe don Serbia dhe disa vende, të mos çuhemi shqiptarë dhe mos të flasim e shkruajnë si në Shqipëri.
Këta drejtues të mediumeve janë edhe ''analist politik'' me ia pleqëruar punët Kosovës e shqiptarisë. Këtyre në RTV u shkojnë dhe i ftojnë udhëheqësit e partive politike (pozitë dhe opozitë). Udhëheqësit shkruajnë edhe në gazetat e tyre.

Ky shkrim u dërgohet të gjitha gazetave ditore të Kosovës, dhe atyre që nuk ma kanë botuar as një shkrim, sidomos gazetës ''Koha Ditore''.

Ragip Megjuani

Prishtinë, 11 prill 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 69 vizitorë
Lexuar: 1,585 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi