Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Është i çmendur ai i cili i beson shkaut
Publikuar më 01 maj, 2012 në orën 00:28 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në shenjë respekti dhe përkujtimi të intelektualit dhe dëshmorit të UÇK-së, Isa Kastrati, i cili u vra më 21 prill 1999

Ditë jo e rëndomtë. I premtova Redaksisë së do ta vizitoj Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Llapit. Nëpërmjet një telefonate nga Shtabi, më preferuan që të jem i kujdesshëm dhe të nisem rreth orës 18. Dhe ashtu veprova. Miku im i cili drejtonte veturën, që kishte ardhur vetëm për mua, më thoshte se mund të kemi ndo një kontroll rrugës , por kujdes fotoaparatin dhe diktafonin. Vazhduam rrugën. Rruga pothuajse ishte e zbrazët.

Isa Kastrati
Lëvizje të veturave ishin shumë të rralla dhe kalonin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Porsa arritëm tek Ura e Vranidollit, na pushtoi aroma e luftës. Vetëm sa dukeshin fshatrat. Pa drita. Pa tym oxhaku. Një qetësi trishtuese. Në një bregore të fshatit, vëreheshin tri tanksa serbe të maskuara. Sa vazhdonte rruga, po aq shtohej frika nga ndonjë sulmi nga pozicionet e fshehura të policisë dhe të ushtrisë serbe. Megjithatë, motivi i nisjes ishte më i fort se frika. Miku, i cili ngiste makinën, fliste shumë rrallë. Nuk e di pse, ndoshta ai dinte më shumë se unë për rreziqe të mundshme. Pa pritur, porsa dolëm nga rruga kryesore, në të majtë e cila çonte në Podujevë, miku më tha: Gazetar, vetëm edhe 100 metra na ndajnë nga territori i trimave tanë. Makinës ia fiku dritat. Me kujdes, kaloi disa pengesa të UÇK-së. Me ngadalë, vetura ndalet. Në të dy anët e rrugës, nga dy ushtarë të UÇK-së, vështrojnë me kujdes. Njëri nga ata m’u afrua dhe më përshëndeti. Edhe pse vetura e mikut kalonte atypari çdo ditë, ata e pyetën për mua. Ju tha se ky është ai gazetari që po shkruan për luftën tonë. Është gazetar e gazetës “Flaka” e cila botohet në Shkup, dëshiron të shkoj në Shtab. Po mirë, tha ushtari, flaka ka ardhur në flakë, shprehet si me buzëqeshje, dhe shtoi duke m’u drejtuar mua: “Vërtet keni ardhur në flakë. Vazhdoni rrugën. Roje të tjera do t’ ju orientojnë deri në Shtab. Frymarrja ishte ndryshe, më e lehtë. Rruga ishte rrafshuar nga UÇK-ja. Kishte zig-zage të shumta. Nga roje tët tjera gjatë rrugës, vetëm dëgjohej refreni “ mirë se keni ardhur”. Minutat më dukeshin ditë. Porsa u afruam rrëzë një bregu, para një shtëpie trikatëshe, miku ndali veturën dhe më thotë: “Këtu kemi Shtabin.” Afrohemi me ngadalë. Para nesh, tek dera e hyrjes, qëndrojnë dy ushtarë shtatgjatë. Në uniformë shkruante “ policia ushtarake”. Përshëndetje vërtet të ngrohtë vëllazërore. Prezantohem me buzëqeshje , ushtari ndërhyri, urdhëroni brenda, jemi informuar për ardhjen tuaj, qysh kur keni hyrë në territorin tonë. Posa hymë në korridor, njëri nga eprorët më orientoi tek dhoma e pritjes. Ishte duke u mbajtur një mbledhje e Shtabit. Dhoma ishte përplot ushtar. Dëgjonin lajmet televizive. Më sollën një pije freskuese. Sytë shkonin nga një ushtar tek tjetri. Uniformë të pastër. Armët afër vetes. Ua kisha zili. Nuk vonoi shumë, njëri nga ushtarët më informoi se komandant me nofkën “ Luta” ( Idriz Shabani), ishte duke na pritur. Dera ishte e hapur. Brenda ishin disa eprorë. Përballë kishin fotografinë e Zahir Pjazitit dhe të Adem Jasharit. Në mes, flamuri kombëtar. Nga të gjithë morëm përshëndetje ushtarake. Ulemi. Për një moment heshtje. Ndërhyri njëri nga ata. I nderuari gazetar, komandanti është ky, tregon me sy dhe me gisht. Ktheva shikimin nga komandanti. Kisha përshtypjen se ishte i shumë i lodhur. Ai, duke porositur një kafe për mua, me një shikim të mprehtë më drejtohet: Ç ‘kemi të re nga qendra, mendonte për qytetin. A po ju pihen kafet? Buzëqesh me ironi dhe shton: ” Edhe për gazetarët kemi nevojë po aq sa për ushtarë. Ju sonte do të jeni me ne, sepse edhe kështu është vonë për kthim. Do t’i përjetoni më mirë aksionet dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë “, thotë komandanti. Sot, kemi pasur në vizitë shefin e misionit verifikues W.Woker ( portokallat). Dyshoj se edhe kësaj radhe do të na mashtrojnë. ” Është i çmendur ai i cili i beson shkaut. Shkaun vetëm gjaku e skuq”, thotë Eprori dhe intelektuali Isa Kastrati.
Ne, thotë Isa, nga marrëveshjet e armëpushimit, kemi humbur gra, pleq, fëmijë dhe ushtar, por le ta dijë shkau se luftën mund ta vazhdojmë, dhe se
Kosova ishte dhe do të mbetet e jona. Prapë heshtje.
Komandant “ Luta”, më thotë se, sipas informatave që kemi, për nesër pritet të kemi sulme nga ora katër (4) e mëngjesit. Ju mund të rrini me eprorin kujdestar, më drejtohet mua. Ishte ora dy e mëngjesit. Me një zë të ngrohtë, eprori Isa Kastrati, më thotë se mund të pushojë në krevatin e tij. Nuk ishte gjumë i zakonshëm. Në orën 4.30 minuta u ndezën makinat e ushtarëve. Dëgjova raportin e ndërrimit të njësive të cilat kishin bërë roje gjatë natës. Nga ora gjashtë e mëngjesit, filluan granatimet, nga shumë drejtime. Komanda jepej “, veproni sipas komandës, i sulmoni vetëm nëse rrezikoheni “. Kjo komanda jepej sepse atë ditë kishte disa vetura ( portokallat ) të njësisë vëzhguese. Filluan të digjen shumë shtëpi të cilat ishin të braktisura. E gjithë kjo zgjati deri në ora 14.
Granatimet vazhduan prapë, pas orës 20 deri në orën 23. Për asnjë pëllëmbë ushtarët pëllëmbë ushtarët e UÇK-së, nuk ishin tërhequr. Ishte bindja se granatimet janë ndalur. Komandant “ Luta”, me një dorë kishte radiolidhjen, i cili kishte kontakt pandërprerë me njësit vëzhguese, më shpërngoi dorën dhe më tha: “E pat dhe ju se si po qëndrojmë. Besoj se keni çka të shkruani dhe t’u tregoni kolegëve tuaj për rezistencën tonë. Do të dërgojmë në një fshat tjetër, nga ku nesër herët do të nisesh për në Prishtinë”.
E kisha vështirë të përshëndetem me intelektualin dhe patriotin e madh Isa Kastrati. Sikur më pushtoi një parandjenjë e keqe se më nuk do të shihemi prapë. Nuk më la të mendoj gjatë.
Duke më shtrënguar duart, më falënderoi shumë për këtë vizitë, dhe më tha se gjithmonë “jeni të mirëseardhur. Përmes tekstit tuaj, shton Isa, uroj dhe i përshëndes të gjithë ushtarët e UÇK-së, kudo që ndodhen. Përshëndes edhe ata që po merren me politikë, duke iu thënë që t’i varrosin ideologjizmat, sepse është koha që të bëhemi gjithë së bashku. T’i bashkojmë lapsin dhe pushkën. Fitorja është e jona. Mirupafshim në Prishtinë!

Haki LECI

Buricë, 16 shkurt 1999

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 818 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi