Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kodi i vrasjes së demokracisë
Publikuar më 05 maj, 2012 në orën 01:19 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dita e lirisë së shtypit (3 Maji) e gjenë shtetin e Kosovës me liri të pjesërishme për fjalën e lirë. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e informacionit në raste të procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar të klasës sonë politike, dëshmtimin kolektiv të elitizmit tonë politikëbërës. Liria dhe demoracia në Kosovë janë fituar me shumë sakrificë e gjak, andaj askush nuk ka të drejtë që ta rrënojë ose ta varsë këtë vlerë të shenjtë.

Në ditën e lirisë së shtypit në botë (3 Marsi) i gjen mediat e Kosovës në protesta (bojkot) kundër aktiviteteve pushtetare, në shenjë kundër sanksionimit të fjalës së lirë. Kodi i ri Penal (me referencat e neneve 37 dhe 38), ngulfatë për vdekje lirinë e medieve, trurin dhe shpirtin e kombit. Elitizmi ynë politik (votuesit e Kodit të ri në Kuvendin e Kosovës), në vend që të mobilizohen në aplikimin e politikave nacionale (kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ruajtjes së tërësisë territoriale), ky autoritet është përqëndruar në fshehjen e dështimeve të veta, në të gjitha segmentet, duke goditur në parim gjahun hulumtues (mediat)që e bën qeverinë të mos ndihet aspak komod.Ky veprim është tipik antidemokratik i cili dëshmon se elitizmi ynë politik është në siklet të mbrojtjes së mafisë së krimit të organizuar ekopolitik. Qeveritarët tanë në vend qe ta lutojë krimin e korrupsionin e shfrenuar,vihen në mbrojtje të interesave e klaneve mafioze. Prekja në esencë e lirisë së medias është vrasje e demokracisë, i cili kërcënon ndërgjegjën dhe interesat shtetërore e kombëtare të shtetit të Kosovës. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e informacionit në raste të procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar të klasës sonë politike, dëshmtimin kolektiv të qeveritarëve tanë. Është e dhimbshme kur preket në esencë liria e fjalës, por edhe më e tmerrshme është, kur kjo vrasje e lirisë mëtohet të sanksionohet edhe me formalitete juridike (metodë e njohur vetëm në sistemet e diktaturave). Klasa politike qe udhëheq aktualisht me Kosovën, gjithnjë e më shumë po dëshmon se është një klikë harbutësh të pacipë, të cilët i kanë sjellur shtetit dhe kombit tonë, dëme të tmerrshme. Fusnota ishte një rrënim i madh i vlerave tona shtetërore, ndërkaq, Kodi i Ri Penal, është rrënim i vlerave të demokracisë në shoqërinë tonë. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë as një dozë të vetme nga principet e sistemet të diktatorëve.

Përkeqësimi i gjendjes së mediave

Mediat në Kosovë vazhdojnë të jenë në shënjestër të pushtetit. Rastet skandaloze kundër mediave në Kuvendin e Kosovës (keqtrajtimi i gazetarëve), ka përfunduar me sanksionim skandaloz për lirinë e shtypit, ku me nenet 37 e 38 te Kodit të ri Penal, guximin gazetaresk e apostrofojnë si ‘kriminalizim’. Gazetarët në Kosovë gati çdo ditë kërcënohen në mënyra të ndryshme. Më të zëshmit kundër lirisë së medias janë grupet e mafisë së krimit, për të arritur deri tek grupet e interesave të pushtetmbajtësve. Reporterët Pa Kufij (RSF) e cilësojnë si të tmerrshëm, Kodin e ri Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e informacionit në raste të procedimeve krminale. “Nenet 37 dhe 38 të KRP-së, qartazi synojnë heshtjen e raportimeve hulumtuese që e bëjnë qeverinë të ndihet jokomod. Kodi i ri Penal e vë lirinë e medias në rrezik dhe përfaqëson një sulm serioz kundër demokracisë”. Në këtë kontekst e drejta për të ushtruar gazetarinë hulumtuese dhe mbrojtja e burimeve konfidenciale duhet të mbetet parim thelbësor i vlerave tona demokratike. Përmes Kodit të ri Penal, hapen mundësi shtesë për keqtrajtimin e mediumeve, gazetarëve e botuesve, në kontekst të të cilit mund të ndodhë rrënimi i gjithë asaj qe e cilëson shoqërinë tonë si model të demokracive europerendimore. Shantazhimi i medias, kërcënimi i fjalës së lirë (burgosja ose vrasja e gazetarëve), shënon fundit e arsyeshmërisë dhe vlerave të vërteta njerëzore. Olivier Basile, përgjegjës i “Reporters Sans Frontieres” për Evropë, përpjekjet për censurimin e fjalës së lirë në Kosovë, përmes KDRP-së (neneve 37 dhe 38), e krahason me periudhën e diktaturave. “Ajo çka e dallon situatën e mediave në Kosovë, është se gjatë luftës janë vrarë gazetarë, ndërsa tash, nuk vriten, por vazhdon të vritet fjala e lirë, kërcënohen, pengohen gazetarët në ushtrimin e detyrës profesionale. Si mund të luftohet krimi i organizuar kur disa nga autoritetet qeveritare pengojnë gazetarët të ushtrojnë gazetarinë investigative. Dikur fajësohej Milosheviqi, por tash të gjithë e dinë se kë duhet fajësuar për këtë gjendje alarmante”. Edhe Organizata për Media e Evropës Juglindore, SEEMO, ka përkrahur gazetarët e Kosovës, duke vlerësuar se është e tronditur me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të Kosovës. “Kërcënimet dhe presionet, vijnë nga institucione të ndryshme: Qeveria, ministritë, partitë politike, organizatat ndërkombëtare, biznesi, gjykatësit dhe Akademia”. Metodat qeveritare të censurimit, në shumë raste, janë mjaft të sofistikuara, ku kërkohet shumë guxim dhevendosmëri për thyerjen e murit të diktatit. Raporti i fundit për Lirinë e Medieve i ‘Freedom House’, edhe këtë vit e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, duke i dhënë notën 49 nga 51, sa e kishte në vitin e kaluar. Ndërkaq, në listen e Reporterëve Pa Kufij,Kosova renditet në vendin e 87-të nga 179 sa janë në listën e RPK-së. Realisht gjendja e mediave në Kosovës është edhe më e rëndë nga siç e parashohin edhe organizatat ndërkombëtare, ngase tendencat qeveritare për vrasjen e fjalës së lirë janë tejet evidente dhe të rrezikshme. Andaj shqetësimet e organizatave të ndryshme të mediave ndërkombëtare e vendase për lirinë e shtypit në Kosovë, janë të arsyeshme dhe kërkojnë angazhim të vendosur të të gjithëve për mbrojtjen e lirisë e të vlerave qytetare në vendin tonë.

Atentat mbi demokracinë

Guximi i gazetarisë hulumtuese në Kosovë mbetet shembulli më i mirë i kultivimit të vlerave të vërteta demokratike për një shoqëri në tranzicion, ku vlerat dhe antivlerat janë në gërshëtim të përhershëm. Përplasja e këtyre dy koncepteve zanafillën e vet e kanë në sistemet qeverisëse dhe tendencat për vendosjen e “diktaturave moderne”, nga institucionalistët. Imponimi i fjalës së shkruar dëshmon përvojën më famëkeqe në periudhat moniste, të cilat për dekada me radhë, gënjeshtrën e mbështillnin me moralizime, ndërkaq të vërtetat dhe vlerat i shantazhonin në forma të ndryshme deri në vrasjen e saj. Qevritarët tanë, përmes KDRP-së, tentojnë t’i mbyllin gojën të vërtetës e cila shpesh është e dhimbshme për realitetin qeverisës. Andaj hartimi dhe votimi nga Kuvendi i Kodit të i ri Penal, nuk mund të cilësohet si përgjegjësi indiviluale, por dështim kolektiv i elitizmit tonë politik. Miratimi i këtij Kodi nga Kuvendi i Kosovës, dëshmon se kemi të bëjmë me një klasë politike skandaloze, të papërgjegjshme dhe të retarduar. Ata qe kanë këmbëngulur në miratimin e neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal, mund të kenë biografi jo të pastër, mund të jenë të inkriminua në krim dhe korrupsion. Ndërkaq Kodin e Ri Penal, mund ta perdorin si “murë” mbrojtës nga hulumtuesit e rasteve. Jemi deshmitarë se mediat kanë publikuar shumë raste kriminale rreth shumë personave të inkriminuar në krim dhe korrusion, andaj metoda më “efektive” për mbylljen e rasteve të tilla mëtohet të bëhet duke sanksionuar veprimtarinë e pushtetit të katërt në demokraci, e bashkë më këtë edhe vrasjen e fjalës së lirë. Reagimet e Reporterëve Pa Kufij (RSF), të rrjeteve dhe asociacioneve të pavarura të mediave, OJQ-ve, etj., por edhe Kushtetuta e Kosovës, e obligojnë presidenten Atifete Jahjaga, ta rikthejë Kodin Penal në Kuvend, për t’i rishikuar nenet 37, 38. Është tejet esenciale qe rishikimi të bëhet nën kujdesin eskepertëve të pavarur vendas e ndërkombëtarë, në mënyrë qe rihartimi i neneve të jetë i pranueshëm i zbatueshëm nga të gjithë. Në të kundërten, do të ndodh vetëvrasja e demokracisë në Kosovë, në kontekst të të cilit shkelet akti i Bashkimit Evropian i vitit 2007, por edhe vendimi i këshillit të Evropës, i vitit 2000. Me keto principe me të cilat Kodi Penal ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, do të jetë jofunksional dhe i dëmshëm për perspektivë evropiane të Kosovës. KRP, me nenet 37 dhe 38 mund të referohet si notë e dobët edhe në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare rreth të arritura dhe progreseve në vendin tonë. Kosovës i duhet ligje qe e hapin rrugën drejt BE-së, e jo të atilla qe penalizojnë integrimin tonë drejt strukturave euroatlantike. Pikërisht nga papërgjegjësia e elitave tona politike kemi mbetur vendi më i izoluar në rajon. Liria dhe demoracia në Kosovë janë fituar me shumë sakrificë e gjak, andaj askush nuk ka të drejtë që ta rrënojë ose ta vrasë këtë vlerë të shenjtë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 2,130 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi