Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shumica e mediumeve tona këto njëzet vjetëve shkruajtën-folën jo objektivisht dhe anti-kombëtarishsht, sidomos në Kosovë
Publikuar më 06 maj, 2012 në orën 19:46 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mediat tona në Kosovë fare nuk lajmëruan për vdekjen e Hysni Milloshit, Sekretar i Parë i KQ të PKSH, burrë i madh i kombit, trashëgimtar dhe mbrojtës i figurës së madhe të Enver Hoxhës. Në mes të këtij shkrimi u shprehë ngushllime KQ të PKSH (Muharrem Xhafës), sekretarëve, anëtarëve, simpatizuesve (popullit). Ngushllime familjës dhë të afërmëve të Hysni Milloshit.

Me 6 nëntor 2011, në Kongresin e 14 të KQ të PK të Shqipërisë, në raportin që mbajti Hysni Milloshi e tha edhe këtë: ...''letërsia e zezë tashmë është një fenomen i ditës,... në gazeta, në libra, në drama e komedi. Vetëm nga Tirana shpërndahen çdo ditë 800 faqe gazetash, në të gjitha derdhet pa pushim murtajë kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës... që shqiptarit për shkatërrim të trurit... qindra faqe revistash dhe qindra emisione televizive... Po qindra e mijëra libra, që në masën 95% janë të nxira me antikomunizëm..."

Këto 20 vjet shumica e mediave tona në Kosovë sdm.ato të shkruara sikur bënë gara se cila po e kritikon më tepër Enver Hoxhën dhe atë në menyrën më të poshtër, për t'u hyrë në hatër atyre që nuk ia dashën dhe nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Këto fyerje E.Hoxhës nuk ja kanë bërë as armiqët më të përbetuar si ata brenda Shqipërisë ashtu edhe ata jashtë, sdm. Serbia, e cila u mundua ta eliminoi edhe fizikisht E.Hoxhën, sdm. në vitet 1944, 48, 56 dhe 1960. Vetëm se ishte për bashkimin e kombit. Ju pse nuk i kritikoni ata që ishin pro Serbisë, që nga E.P. Toptani, A.Zogu, K.Xoxe e ndonjë tjetër. Për këto figura edhe historiografia serbo-sllave e pranon që kanë qenë miq të tyre. Pse Tito në mitingun para popullit në Shkup, më 13 nëntor 1961 tha: ''Kurr nuk mund t'ua zgjasim dorën njerëzve siç është Enver Hoxha etj., duart e të cilëve janë të përlyera me gjak kundër bijëve më të mirë të popullit shqiptarë siç kanë qenë Koçe Xoxe etj.'' Këtu nuk ka koment për shumicën e gazetave të Kosovës, nuk po kam dëshirë të them të gjitha, kur dihet edhe botërisht po të mos ishte Enver Hoxha duke i ndihmuar edhe Stalini, Shqipëria bëhej Republikë e 7-të e Jugosllavisë (në mes të K.Xoxës e ndonjë tjetri).

Esat P.Toptani në prill 1913 nënshkroj fshehurazi marrëveshjen e pushtimit të Shkodrës prej Malit të Zi. Ai ngriti në Shqipërinë e Mesme ''Pleqësinë'' që ishte pushtet ''seperatist'' që iu kundërvu Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Ishte organizator i Kongresit të Krujës në maj të vitit 1913 i cili, i shërbeu përqarjes së vendit. Me propozimin e Ismail Qemailit u emërua Ministër i Punëve të Brendshme..., dukë mundësuar shtrirjen e pushtetit të Qeverisë së Vlorës edhe në Shqipërinë e Mesme. Në tëtor 1913 krijoi ''Pleqësinë'' e Shqipërisë së Mesme dhe preu çdo marrëdhënie me Qeverinë e Vlorës. Në qeverinë e Princ Vidit iu dha posti i ministrit të punëve të brendshme dhe i atij të Luftës. Në tetor 1915, me ndihmen italo-serbe, shtypi kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme dhe vendosi pushtetin e tij në Durrës, duke e shpallur veten ''Kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe Komandant i Përgjithshëm Shqiptarë''. Në vitin 1916 u
largua nga Durrësi për në Francë dhe në Gusht të atij viti shkoi në Selanik ku vendosi selinë ''e Qeverisë''....

Ahmet Zogu... mbështeti fuqimisht Princ Vidin... Zogolli ishte bërë armik i përbetuar i kryengritjes dhe i irredentistëve kosovarë. E hodhi në gjyq Azem Bejtën, në munges, dhe e dënoi me vdekje; në fund të vitit 1923, e dërgoi ushtrinë shqiptare ''në zonën neutrale të Junikut'', duke i dëbuar të gjithë kaçakët dhe duke formuar patrulla të përbashkëta shqiptaro-jugosllave për të penguar kthimin e tyre...
Zogu u dëbua nga pushteti nga aleanca e kundërshtarëve të tij, përfshirë Bajram Currin: u tërhoq në Jugosllavi dhe u vendosë me banim në hotelin Bristol, të Beogradit.
Pushteti Jugosllav, duke pasur frikë së regjimi i ri prokosovarë, në Shqipëri do të riaktivizonte lëvizjen kaçake, nxitoi që të asgjësonte Azem Bejtën. Në një sulm të papritur në fshatin e tij u vranë pothuajse të gjithë njerëzit e tij, kurse ai i plagosur rëndë; iku në një shpellë në male, por vdiq më 25 korrik 1924.
Në dhjetor, Zogu u kthye në Shqipëri në ballë të 2.000 ushtarëve jugosllavë, të veshur si shqiptar dhe 800 mercenarëve rusë dhe e rimorri pushtetin. Bajram Currin e kapën dhe e vranë në pranverën e ardhshme. E vetmja prijëse e kaçakëve aktiv në Kosovë ishte Shota, e veja e Azem Bejtës: ajo luftoi deri në korrik të vitit 1927 kur, e plagosur rëndë kaloi në Shqipëri dhe atje vdiq në moshën 32 vjeqare.
Në kohën e Zogut mbi 90% e popullit ishte analfabete, semundjet e malarjes, tuberkulozit, sifilizi etj., bënin kërdinë. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë ai braktisi me gjithë familje vendin dhe mori 28 arka me flori nga Banka e Shtetit. Iku në Greqi dhe që andej në mërgim. Vdiq në Sureshes të Francës, më 9 prill 1961.
Enver Hoxha, tetor 1982, thotë:. ... Dikur krali serb, Karagjorgjeviçi, me bandat rusomëdha të Vrangelit, solli në Shqipëri agjentin e tij, banditin Ahmet Zogun, i cili, si tradhtar i madh i atëdheut, i dha Jugosllavisë dhurat për këtë ndihmë, Shën-Naumin e Pogradecit dhe Vermoshin...

Zogu i kishte kërkuar Titos 8000 kosovarë për rrëzimin e Hoxhës
Dokumenti që vjenë nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe që vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it midis dy palëve...
...nga dokumenti i botuar sot... amerikanët kanë pasur mjaftë interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë. Tito. Nga burimet agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, ata informohen mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbehet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsull i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë.
... delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t'i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. ... Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën e jugosllavëve edhe në të kaluarën... , përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t'u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar.
... Në rastë se Zogu do të vintë në pushtet dhe do të garantonte një Shqipëri projugosllave lidhja e tij me amerikanët...(ëëë.telegrafi.com, 26 prill 2012)

Telegram i Gjeneralit anglez Dejvis për gjendjen e forcave politike në Shqipëri. Më 17 dhjetor 1943 gjenerali Dejvis, komandant i misioneve angleze në Shqipëri, i dërgoi shtabit në Kajro një telegram në të cilin shkruan:
1). Tani rekomandoj një ndryshim situate. Situata ka evoluar kaq shumë kohët e fundit, është imperative të denoncohet Këshilli i Regjencës kolektivisht dhe emër për emër: Po ashtu BALOM (Balli Kombëtar) dhe ZOGISTET.
2). Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët po i shfrytëzojnë ata duke u dhënë armë në sasi të mëdha, duke i vënë të ruajn rrugët kryesore, të bëjnë punën e policëve në qytetet e të drejtojnë patrullat, duke çliruar kështu trupat gjermane nga këto barrë.
3). Në të gjitha aksionet e kryera kohët e fundit, nga LNÇ (Lufta Nacionalçlirimtare) janë ndeshur me trupa të përziera gjermane e balliste, të armatosura mirë, të stërvitura mirë nga gjermanët, betejat në zonat e Pezës e Dibrës, veçanarisht në këtë të fundit, kanë dhënë prova të shumta për bashkëpunimin e ngushtë.
4). Balkom dhe Abaz Kupi, si njëri tjetër, më kanë premtuar se do të luftonin aktivisht gjermanët, por nuk kanë bërë asnjë aksion këtë muaj të fundit, ndonëse kanë pasur shumë raste për t'u bërë rezistencë gjermanëve. Abaz Kupi ka hequr dorë nga vendi i tij në Këshillin e LNÇ dhe ka prerë marrëdhëniet me ta.
5). Si BALKOMI dhe ZOGISTET tani botojnë gazeta të kushtueshme dhe ambicioze... të ndihmuar nga gjermanët. Në tëtë numra nuk ka pasur asnjë referim antigjerman...
6). Do të parapëlqeja që të jepja shpjegime kur të largohësha prej këndej...
7). Mendoj se qëndrimi i aleatëve duhet të bëhej publik menjëherë, duke e treguar se kuislingët, tradhëtarët dhe ata që nuk luftojnë kundër gjermanëve do të marrin ndëshkimin që u takon dhe në kohën e duhur nga aleatët. Shqiptarët e kanë luajtur këtë lojë kuislingësh në vazhdimësi me Turqit, Italianët dhe tani me Gjermanët. Ata besojnë se do të bëjnë të njejtën gjë me Aleatët. Prandaj rekomandoj të bëhet një deklaratë e hapur në favor të LNÇ. (Shënim: Këtë telegram e nxorrëm nga libri ''Fitorja e Hidhur'', shkruar nga ish-oficeri i misionit anglez në Shqipëri, Reginald Hibbert.)

Gjatë okupacionit gjerman shërbeja në armën e xhandarmërisë në Tiranë,... Më 2 nëntor u nisa për në Shkodër. Shihje... turli njerëzish të armatosur; ballistë me shqiponjë në kapele, zogistë me qeleshe të bardha, mirditorë të Marka Gjonit, gjandarë me uniforma, Dibranë të Halil Alisë, oficerë shqiptarë me automatik..., komunistë të dezertuar me Sadik Premten në krye, të dënuar me vdekje në mungesë nga Partia Komuniste, çetnikë me mjekrra të zeza, bullgarë, kaukazllinj e deri grekë të kuislingut Luras. Armë nga të gjitha arsenalet e botës. ... Kudo dëgjohej: ''Shkodra nuk do të bjerë në duart e komunistëve; 20.000 të armatosur mund ta mbajnë atë derisa të bëhet zbarkimi i anglo-amerikanëve që pritej dita-ditës. Nga ana tjetër, edhe 10.000 çetnikë jugosllavë me në krye Drazha Mihalloviçin, kishin bërë ofertën për të ardhur në Shkodër. Tregtarët Shkodranë ishin të gatshëm të ndihmonin me para dhe ushqime... Të gjthë qemë si në ethe. Edhe moti ishte kundër nesh. Shi, breshër, borë, të ftohë...
Komanda gjermane ishte e irrituar... për disfatën e tyre. Kolonat gjermane tërhiqeshin drejt veriut si gjarpërinjë të plagosur. Brigadat e shumta partizane po mbyllnin darën e rrethimit përreth Shkodrës. Zbarkimi aleat s'po dukej. Disa krerë po zhdukeshin pa lënë gjurmë. u shkrinë si kripa në ujë. O burra t'ia mbathim! Një shumicë e madhe u drejtua nga Ulqini;...

Kësaj radhe po i referohem gazetës Koha Ditore vetëm në 3 numra të saj çka shkruan për Enver Hoxhën.
Koha Ditore, 14 tetor 2008. ''Festë e hidhur. Pa ekuivok Enver Hoxha ishte dhe mbeti diktator gjakatar, për të cilin ne të ''paditurit'' edhe në ditët e sotme mbajmë ceremoni përkujtimore''...
- Ju pos E. Hoxhës i njëllosët edhe të ''paditurit'' (popullin). Këto 20 vjet populli në dy anketime në Shqipëri, Enver Hoxha u shpall përsonaliteti më kombëtar.
Koha Ditore, 28 tetor 2008. ''Parlamenti, i poshtëruar nga enveristët... Të mundohët një deputet dhe kryedeputet në vitin 2008, të lustroj figurën e një diktatori, injorant, horr, kriminel, antishqiptar, karrierist, të ulët, demagog, shpirtëligë, budalla, intrigant, antinjerëzor etj., është bashkëfajësi kriminale''...
- Pas të gjitha këtyre shpifjeve, etiketimeve në mënyren më poshtëruese, që i bëtë Enver Hoxhës, ju e fyet edhe Parlamentin e Kosovës.
Koha Ditore, 10 mars 2012. ''Atje ku Stalini ende qëndron në piedestal. Udhëtim nëpër Shqipëri: Si e përshkruante gazeta zvicerane ''Neu Zurcher Zeitung'' vendin e shqipeve në një reportazh në fund të vitit 1968? Hans Graf...: Pas një kafjalli të thjeshtë në një sallë të shkretë hoteli, ... Rruga është e asfaltuar por me plot gropa... Ciceroni na shpjegon se Shqipëria tani ka disa mijëra traktorë. Por, gjatë dy ditëve në nuk i pamë as 10 sish... Deri në Tiranë shohim vetëm 3 fabrika... një shetitje nëpër një shtëpi mallrash tregon varfërinë e tmerrshme të këtij vendi. Cilësia e mallrave është aq e keqe, saqë nuk mund të gjeshë asgjë për të blerë... Përktheu dhe përgatiti Enver Robelli.
- Pse E. Robelli nuk e citoi gazetën ''Kosovarja'' maj 1990 - vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Havier Peres de Kuelar në Shqipëri. Për çka u bind Kuelari, i cili i shoqëruar nga shumë ekspertë të specializuar, kryesisht për çështje të zhvillimit, ...mbi 15 gazetarë të hauj, sa qëndronin, ... Peres de Kuelar u largua nga Shqipëria më 13 maj, mirëpo mbetën fjalët e tij të shënuara në gazeta të regjistruara në radio e tv: atë që e pashë në Shqipëri s'e kam parë askund në botë, monumentet kulturore dhe ato arkeologjike janë bindja më e mirë për lashtësinë e këtij populli, tradita dhe kultura e lashtë janë vlerë e madhe e popullit shqiptar, i cili pa dyshim do të ketë edhe të ardhmen e ndritur. Edhe një herë u binda, tha Kuelari, se sa i madh mund të jetë një popull i vogël... Ajo që është shkruar dhe thënë për kuzhinën shqiptare, vërtetohet më së miri në restoranin e hotelit ku jemi të vendosur, por edhe në çdo gjellëtore të qytetit. I impresionuar me kuzhinën shqiptare, i pari reagoi korrespondenti i Nju Jork Tajms Dejvid Bajder i cili tha: . Ishte kjo një e vërtetë e madhe... Llukman Halili. Ja përgjigjeja pa koment e P. de Kuelarit dhe gazetarëve të huaj për "Kohen Ditore"-E.Robellin. Shqipëria më 1968 kishte hiq më pak se 10 mijë traktorë, e jo as dhjetë sish, siç shkruani ju sipas Hans Graf.
Kurse më 1990 kishte 22.300 traktorë. Para LDB-së kishte vetëm 30 traktorë. Shqipëria ishte ndër shtetet më të zhvilluara në botë. Tash është ndër më të varfërat (270 mijë familje pas asnjë lloj burimi financiar). Rritja e popullsisë në Shqipëri ishte më e larta në Evropë. Gratë inkurajoheshin që të lindnin sa më shumë fëmijë. Aborti konsiderohej i paligjshëm. Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve në Evropë. Jetëgjatsia ishtë më e larta në botë. Deri në vitet 1990, Shqipëria rënditej ndër vendet me numrin më të vogël të vetëvrasjeve në botë. E mos të flasim për vrasje.

Këto 20 vjet vrasje, vetëvrasje, aksidente etj., mbytje në det, duke ikur për bukën e gojës, Shqipëria e kalon shifrën mbi 28 mijë të vrarëve gjatë LDB-së (sipas disa autorëve shqiptarë). Kurse gënjeshtari dhe antikombëtari Blendi Fevziu për 45 vjet të kohës së komunizmit në Shqipëri e jep shifrën 5557 burra dhe 450 gra të vrarë, shifër kjo jo e faktuar, por edhe sikur të ishte e vërtetë, 5 fish ka më shumë të vrarë në kohën e Sali Berishës. Edhe ashtu, Shqipëria nuk e ka numrin e popullsisë që e kishte më 1986.

Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien: "Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë'' - De Gol
''Historianët kur të shikojnë Historinë e Shqipërisë nën vështrimin e 100 vjetëve më vonë, nuk do të jetë çudi ta nisin jetën e vërtetë indipedente të popullit shqiptarë jo më 1912 po më 1944''. - Fan. S. Noli


Përsonalitetet më të larta të 100 e ca shteteve, nga të pesë kontinentet, me të cilët kishim marrëdhënie diplomatike, ngushëllonin zyrtarët tanë, disa prej tyre edhe familjen.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në mbledhjen e saj të radhës mbajti një minut heshtje për humbjen e Enverit...
Agjencia e lajmeve të Austrisë (APA) citonte kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, ku në telegramin e ngushëllimit shënohej: ''Shqipëria humbi një përsonalitet që ka hyrë në Historinë e Europës''. Më tej APA shkruante: ''Enver Hoxha qe figura më e madhe e historisë së Shqipërisë'', ''emri i tij është i lidhur me të gjitha betejat e fitoret e popullit shqiptar''.
Franc-Pres (AFP) shkruante: ''Enver Hoxha qëndroi më se 40 vjet pa bërë lëshime në krye të një partie, që njihet për qëndrimet e vendosura në fushat ideologjike, ekonomike e sociale... Ai mundi ta shkëpusë Shqipërinë, dikur vendi më i varfër në Europë, nga vitet e mesjetës, duke ndërtuar industrinë e rëndë...''.
Agjencia britanike e lajmeve (Reuter) shkruante:" Enver Hoxha që në krye të luftës për Çlirimin e vendit, luftë që u fitua pa ndonjë rol të aleatëve... Nën udhëheqjen e tij shqiptarët krijuan një shtet sovran, të lirë nga dominimi i huaj, gjë kjo e pashembullt në historinë e tyre... Nën udhëheqjen e tij Shqipëria arriti pavarësinë në fushën ekonomike dhe nivel bazë të mirëqenies materiale... është bërë vendë ku çmimet ulen në vendë që të ngrihen dhe ku nuk ka as kriza energjetike dhe as taksa... Në fjalimet e tij plot ngjyra, ai ka paralajmëruar Moskën dhe Uashingronin që të mos mendojnë se Shqipëria është ''një kafshatë që gëlltitet lehtë''. Kjo arriti kulmin me fjalimin në Moskë (më 1960) para 81 partive komuniste, ku kundërshtoi që Shqipëria të bëhej koloni...''.

Rakip Mexhuani

Literatura e konsultuar:
1. Agim Musta-"Mandelët e shqipërisë",Tiranë 1992
2. Enver Hoxha-"Kosova është Shqipëri".Tiranë 1999
3. Aristidh Plaka & Ibrahim Xhamaj-"Kalendar enciklopedik I",Tiranë 1998

Shkrimi vazhdon...


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 927 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi