Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ASTMËN TIME E KONTROLLOJ, POR SI TA PARANDALOJ?!
Publikuar më 08 maj, 2012 në orën 09:12 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata e Alergologjisë dhe e Imunologjisë Klinike e Kosovës nesër në Prishtinë, me Konference shkencore, do të shënojë “Ditën Botërore të Astmës 2012” me moton: “Unë mund ta kontrolloj astmën time”.

Nuk është deklaruar si e tillë por edhe “ Punëtoria dy ditore mbi Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetësisë 8-9 MAJ “, që organizohet nga OBSH -Zyra në Prishtinë dhe MSH na kujton e imponon motivin e njëjtë?!

Na duket shumë interesante, dhe do ta theksojmë këtu, se “ Punëtoria “ i ka, mes tjerash, edhe këto qëllime:
- Mbështejen e procesit dhe implementimin multisektorial të Rregulloreve

Ndërkombëtare të Shëndetësisë (RrNSh) ne te gjitha nivelet;
- Identifikimin e mangësive dhe të fushave të veprimit;.

Çdo nisjativë ose angazhim, çdo aktivitet në drejtim të kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të pacientit ( edhe të pacientit potencial ), konsumues të shërbimeve shëndetsore, spitalore, farmaceutike...është i mirëserasdhur dhe ky koncept duhet lavdëruar. Por, duke u nisur nga më e mira e pretenduar nga vet mantelbardhët se: Më mirë është të parandalohet se të shërohet, do të shprehim edhe mendimin tonë, i cili me këtë rast “ tingëllon “ ndryshe nga manifestimi por konform parandalimit.

Mendojmë se Institucionet e mantelëbardhëve dhe mantelbardhët duhet edhe vet të angazhohen më shumë rreth preventivës e jo vetëm t i propozojnë, udhëzojnë, preferojnë ...imponojnë pacientit preventivën, kujdesin dhe parandalimin. Duke u nisur nga fakti se një nga arsyet e sëmundjes së astmës, dhe jo vetëm të saj, është mjedisi jo i pastër, jo i shëndetshëm dhe jo i sigurtë, del se veprimi preventiv duhet të niset nga mjedisi, ambienti, natyra... Mendojmë se duhet ndërmarrë aktivitete konkrete për mbrojtjen e shëndetit, prevenimin dhe krijimin e kushteve të shëndosha e të sigurta për jetesë, si: Mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen shëndetsore e cilësore të pacientit dhe vetëdijësimin e gjithë shoqërisë në këtë fushë, duke u nisur nga mantelbardhët.

E, kur flasim për mantelabardhët duhet theksuar edhe një herë se janë po ata ( një numër i konsiderueshëm i tyre ) të cilët me ashpërsi e vrazhdësi të tmerrshme po shkelin mbi parimet, mbi etikën, mbi moralin...por edhe mbi Betimin e Hipokratrit duke pandehur se të bërit biznes me dhe në shëndetsi lejon çdo gjë, edhe zhveshjen nga etika, nga Betimi, nga... ?!

MSH, sponzor i Konferencës, në bashkpunim me MZHE, me MTI-në, me MMPH, me MBZHR, me...të gjitha Ministritë dhe me gjithë Qeverinë, me të gjitha partitë e lëvizjet politike që aq shumë trumbetojnë e betohen për qytetarin, konsumatorin ...elektoratin, por edhe OBSH, me një interaktivitet e proaktivitet ( i cili iu mungon ) duhet të sigurojnë kushte për preventivë, për mbrojtjen e mjedist dhe të shëndetit të popullatës, të konsumatorit taksapagues dhe gjenenrues kryesor të Buxhetit të Kosovës.

Duke u nisur nga fakti se oferta shëndetsore e Organizatorëve, e Sponzorëve, e...i dedikohet pacientit ( edhe atij potencial ), duke pasur parasysh se po ky pacient / konsumator është taksapgues dhe punëdhënës i Organizatorit dhe i Sponzorit, është e nevojshme që pacienti / konsumuesi të trajtohet më ndryshe dhe më afër, në mënyrë më proaktive e jo ti dërgohen mesazhe mediale e duke i shfrytëzuar këto Konferenca për show medial. Kjo, nga se injorimi i pacientit / konsumuesit gjatë gjithë vitit e të shënohet / manifestohet Dita e hallit, e brengës së tij ( pa të ) një herë në vit, pa rezultate të dukshme, pa shenja avansimi e arritjeje, pa efekte nga rregulloret e nga ligjet që më shumë shërbejnë si dekor, e mbështesin pretendimin tonë se Konferenca dhe Punëtoria kanë qëllime e pretendime të një shfaqjeje mediale?!

Pra, Organizuesit e nikoqirët, e në veçanti Sponzorët do të ishte mirë, gjithë vitin t ia kushtojnë pacientit ( duke u kujdesur edhe për mjedisin dhe për fushat tjera që ndikojnë në shëndet ), edhe për mjedisin dhe për ligjet, si dhe që në Konferencë e Punëtori, anise e para është shkencore e e dyta është profesionale, t i ftojnë edhe pacientët - konsumues të shërbimeve shëndetsore, me që, siq pretendohet, “Dita Botërore e Astmës 2012” dhe OBSH janë të tyre por edhe të arriturat dhe ofertat shëndetsore i dedikohen atyre ?! Kështu " dashakëqinjtë " do të pandehin se Konferenca dhe Punëtoria mbahen për show medial e jo për kauzën e deklaruar.

Dhe, do të ishte mirë që këto monologje, manifestime, konferenca, punëtori...në trajtën e deklarimeve të vetëkënaqësisë e të superioritetit të ndërpiten, të ndryshohen sepse nuk janë duke na bindur në sinqeritetin as në qëllimet e tyre të mira, qoftë edhe nëse prapa tyre qëndrojnë edhe Ministritë e caktuara ose Organizatat botërore.

Selatin Kaçaniku,
dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com,
044/200-458

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 925 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi