Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zeqir GËRVALLA – POEZI ( personale ): PËR KATËR D(R)ITËLINDJET TONA NË MAJ…
Publikuar më 10 maj, 2012 në orën 22:17 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















PËR KATËR D(R)ITËLINDJET TONA NË MAJ…

DITËLINDJA E PAFESTUEME

U Linda në një pranverë pa lule e gjelbërim,
Atë ditë pa diell – harrue, pa datë…
Ditëlindjen kurrë s’e festova – s’pata gëzim
Për të kurrë s’mora asnji dhuratë!

( 1962 ) Atëbotë,së pari: botuar në revistën “JETA E RE”
---------------------------


DHEMBJA BINJAKE
Agonit tim të dashur

Sot erë e madhe qenka çuar
Këtu në plash,
Në mua det i trazuar
Jep mesazh!

Dielli nën re
Herë hyn herë del…
Njerëzit bëjnë be:
“Kjo erë shi sjell!”

Pluhur i argjendt zalli
Më bie në sy…
Oh ç’më ka marrë malli
Or bir, për ty!

Ti larg dheut tënd ilir -
Atje në dhe të huaj…
- Po si je? A ndjehesh mirë?
Më thuaj!

Eh, ç’ke për t’më thënë!
Të të them ç’kam!
Ti larg vatrës – Nënë…
E unë, këtu, i lënduar jam!

I shkruaj këto vargje,
I palos në letër…
O dhembje binjake,
Ah, plagë e vjetër!

( Ulqin, 1996 )
---------


Nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS” , f. 53 dhe 291 Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000

I GËZOFSH I LUMTUR NJËQIND SHËNGJERGJA

Stërnipit tim të dashur, Halilit ( birit të hasretit, të Ahmet Gërvallës,
që e kisha jo vetëm djalë vëllai shumë të dashur,
por – edhe: krah Ideali; që nga fëmijëria nëpër vuajtje robërie…varfërie…
por, krenarë dhe të pathyeshëm: si DASHURIA ndaj ZOTIT,
KOMBIT- ATDHUEUT dhe NJERËZORES.

---------------------------------------------------


I dashuri stërnipi im Halil
Ja, sot i mbushe 18-vjet;
Sot është Dita e ShënGjergjit – trëndafil,
Festa që me lule na përshëndet…

Me dashuri e gëzim të buzëqesh’t jeta
Në Kosovën e lirë, dashtë Zoti: pavarësiplotë…
I gëzofsh i lumtur njëqind ShënGjergja,
U bëfsh i njohur për mirë n’Ar(b)dhe e n’botë!

Nga mërgimi
Përzemërsisht të uron
Bali yt, Zeqiri



Rochester, NY
6 Maj 2007
----------

Nga libri: “ME O(R)Ë KOSOVE”, f.62
Shtëpia Botuese SAS Prishtinë 2009


KATËR D(R)ITËLINDJET TONA NË MAJ…

Në familjen tonë: ishim tre vetë – të Majit…
Të lindur në këtë muaj l u l ë z i m i . . .
Unë, Zeqiri, Agoni e Halili – pika e djalit;
Dhe tani, na u shtua: edhe një lule gëzimi…

E kjo është: reja ime e dytë ( pas Adelinës,nusesAgonit ):
Xhevahirja, nusja e Festonit – sugarit tonë, që u rrit’…
( Që deshi ta ketë nusen nga DheuYnë - i Teutës e Agronit )
E cila: në d(r)itëLindjen e saj po bëhet nuse n’AMERIKË;

Ja, këto janë: Katër D(R)itëLindjet tona të Majit…
( I pari:unë,Z.më15,i dyti,A.më2,i treti,H.më6 dhe,e katërtaXh.më19);
O ZOT, të falemi: që na SHtove-Gëzove edhe me Dy Yjtë –
Albin dhe Arbin, binjakë, që: më 20SHtator i mbuSHin nga Dy-Vjetë…

Pra, unë,baba-gjyshi Juaj -Zeqiri:së pari ty,bijë e dashur Xhevahire
Sikur që po të UROJ nga Zemra: Mirëseardhjen në AMERIKË,
Ashtu po e lus ZOTIN NJË, që t’na i krijojë kushtet - D(R)itëMire:
Që të (ri)kthehemi në Kosovën-SHQIPËRI-(Z)emërJonë: një D(r)itë…

E reja e dashur,Adelinë:e 5Korrikut;kurse imeSHoqe,Hana e,sugari-Festoni
Janë: të 13 dhe të 18 të Muajit të Festave – 28 NËNTORIT…
Kurse, Flakroni: i 2 Gushtit VVeror, e – Jehoni:
I Festës së Vitit të Ri – i 31 Dhjetorit…

… Andaj, që këto vargje: Mendje-Zemre-Shpirti... të thjeshta…
Me (p)lot(ë)… mallë…Dhembje-DaSHuri-Mërgimtare…
Lë të mbesin: një kUjtim-kOhe-POROSIE… sa Dëshirova-DeSHta…
Që të mOs harrohet: Kosova-SHQIPËRIA;Vatra SHqiptare…(!)

Dhe, po…! O jo, jo… O ZOT! Ti e di, unë fare s’u mërzita KURRË:
Pse nuk Festova Ditëlindje… Pse s’mora dhurata… për gjëra personale…
Por, gjithmonë e gjithnjë - që nga fëmijëria… e, Sot… i moshuar…
O: Brengë-Dhembje-DaSHuri SHpirti: e kam ÇëSHtjen KOMBËTARE;

… Andaj, kur ÇëSHtja Jonë e SHenjtë gjith(Ë)Kombëtare-Njerëzore e Drejtë,
Kur të Zgjidhet Njëherë-Drejtë e MIRË (siç na Takon): NË RRUGË DRITE…
O: tek atëherë... SHpirti im… xixë-dritë… prej PERËNDIE, do te jetë i qetë…
Qoftë në këtë bOtë… qoftë në…PARAJSË… Ah, SHQIPËRIA ime ETNIKE!

AMERIKË ( SHBA)
4 Maj, 20012



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 3,158 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi