Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MES POLITIKĖS SĖ MIRĖ DHE QEVERISJES SĖ KEQE
Publikuar më 12 maj, 2012 nė orėn 10:51 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėrmbyllja e misionit civil ndėrkombėtar kėrkon procedurė tė shpejtė tė aprovimit tė ligjeve. Lufta pėr pushtet e forcave politike ka shkaktuar katrahurė tė madhe juridike ashtu siē ndodhi nė tė gjitha drejtimet. Nga njėra anė pushteti kėrkon aprovimin e shpejt tė ligjeve qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e minoriteteve, por duke shfrytėzuar nė kėtė rast edhe aprovimin e ligjeve, qė nuk janė kushte tė ndėrkombėtarėve pėr pėrmbylljen e misionit tė tyre, siē ishte rasti pėr shtypin dhe median e lirė. Kėto ligje u pėrfolėn se janė kopjuar nga ligjet serbe. Nga ana tjetėr ėshtė reagimi joracional i opozitės, qė, duke mos ditur tė bėjė kėtė dallim, u mundua dhe vazhdon tė mundohet qė tė bėjė qeverinė fajtore pėr tė gjitha rastet.

Lojėrat e shpejtėsisė (abrakadabra), duke anashkaluar kodifikimin real ligjor tė jetės sė qyetarėve, bėn qė tė kalojnė ligje blofe ku rregullohen detėrat qė s’i kemi, kur lumenjt i kemi tė ndotur, apo nė emėr tė ligjeve koordinuese me ndėrkombėtarėt mbysin edhe fjalėn e lirisė sė shtypit. Me kėtė rast, cilido sponzorues i ligjit, pozita apo opozita, duhet tė kėtė parsysh qė me ligje konturohet jeta e qytetarėve dhe veprimet e tyre, kurse politizimi bėn qė stėrkeqja dhe reagimi ndaj jetės ligjore tė bėhet mosbesues.
Nė kėtė mėnyrė, siē ka vepruar deri tani, opozita i jep mundėsi pushtetit tė dalė me argumente se me pengesat e saj po zvarrit pėrmbylljen e misionit civil ndėrkombėtar nė Kosovė. Duke mos pėrqendruar sulmin nė pikat e padiskutueshme, dmth. duke mos e pėrqėndruar tehun e kritikės nga mė e dukshmja dhe e padiskutueshmja, sic ėshtė rasti i Ministrisė sė Infrastrukturės, ku zyrtari i kėsaj ministrie nėnshkroi kontrata me vlera milionėshe tė jashtėligjshme, dėmtoi buxhetin e zvarriti projektet,opozita pėr javė tė tėra tėrhoqi vėmendjen e elektoratit nė ēėshtje tė panegociueshme me ndėrkombėtarėt, siē ėshtė ēėshtja e Hoēės dhe e Prizrenit.

Konstatimi se politikės sonė i mungon vullneti e guximi, ka mungesė njohjeje dhe profesionalizmi, ėshtė i saktė.

Mangėsi tė mėdha vėrehen edhe nė jetėn politike tė shqiptarėve nė Maqedoni e deri diku, edhe nė Kosovėn Lindore. Vihet re se ėshtė krijuar ideja se mjafton tė jesh nė pushtet qė tė drejta e kombit tė lėvizin pėrpara. Ky mendim i gabuar ka shkaktuar gjendje paradoksale apo jonormale, duke lejuar qė nė ballė tė kėrkėsave pėr tė drejta kombėtare, tė dalin ata faktorė, tė cilėt i dėshiron Maqedonia apo Serbia.

Mospėrfshirja nė realizimin praktik tė marrėveshjeve qė solli lufta, edhe pse ishin minimale nė planin e avancimit tė tė drejtave kombėtare, pati pasoja negative qė po sjellin kėto situata tė rėnda duke u krijuar mundėsinė e njė ofensive tė plotė tė shovinizmit maqedono-serb. E ēfarė thotė opozita patriotike e Kosovės nė lidhje me kėtė gjė? Opozita dėrdėllis parulla thuajse tė njohura qė i bėjnė karshillėk qeverisė anemike e cila nuk guxon tė reagoj edhe atėherė kur ka tė drejtė. Qeverisja e keqe nė Kosovė dhe mospėrqėndrimi i goditjeve opozitare nė mėnyrėn e qeverisjes, sidomos tė aspektit ekonomik nė Kosovė, ėshtė ēėshtje komplekse. Ēėshtja e pazgjidhur kombėtare nuk e demanton idenė se ekonomia ėshtė bazė e vetedijes shoqėrore dhe si e tillė ėshtė faktor i padiskutueshem qė imponon zgjidhje tė rėndėsishme politike e kombėtare.

Parapolitika, reagimi kombėtar dhe ekonomia

Sigurisht qė problemi kėrkon analizė mė tė hollėsishme e sqarime mė konkrete, por njė gje ėshtė e sigurtė: “Injorimi i faktorit ekonomik faktikisht ėshtė justifikim pėr tė mbuluar qeverisjen grabitqare e po e dėrgon pasurinė kombėtare nė duart e njė numri tė vogėl tė njerėzve". Tashmė nuk kemi shtylla udhėheqėse dhe jokompetencė qeverisėse pėr tė vepruar. Tė gjithė popujt kanė bėrė lufta pushtuese ose ēlirimtare pėr tė jetuar mė mirė ... dhe tė jetosh mė mirė nė liri do tė thotė tė kesh ekonomi tė zhvilluar…e fajin duhet tė kėrkojmė tek ne dhe planet tona ekonomike qeverisėse. E pra, nese don ta lėvrosh arėn tende vet, atėherė duhet ta kesh plugun, tė mbjellėsh e tė korrėsh vet… Mungesa e njė politike efektive nuk do tė thotė yrysh pėr tė krijuar parapolitikėn, e cila s'ka si forcon veprimet kombėtare e tė jap rezultate konkrete. Realizimi i synimeve kombėtare, nė kushte jopushtimi, nuk mund tė bėhet me alternativė paralele, por duke forcuar institucionet shtetėrore. Nė kėtė rast, energjitė pozitive tė kritikės konstruktive e tė qėllimeve idealiste duhet tė koncentrohen nė pėrmirėsimin radikal tė organizimit institucional. Plani kombėtar i kėtij institucionalizimi ėshtė forcimi i bazės politike i dy shteteve shqiptare duke u faktorizuar nė planin e politikave rajonale. Nėse kemi njė qeverisje tė mirė, si rrjedhim i njė politike tė mirė, edhe ekonomia ėshtė e mirė, por edhe ēėshtja kombėtare dėrgohet mė shpejtėsi drejt zgjidhjes pėrfundimtare. Kjo gjė nuk po ndodh nė qeverisjen e sotme.

Detyrė e opozitės ėshtė t’i jap "goditje" qeverisė qė ajo t’i bėj punėt mirė... Pėrqendrimi i sulmit nė pikėn kryesore e jo nė bisht... ėshtė njė nga punėt e menēme qe do tė duhej te bėhej. Janė dy forma pėr tė "goditur" aty ku duhet, pėr tė mirėn e vendit: mėnyra evolutive, qė nėnkupton njė politikė tė vazhdueshme e presionit demokratik dhe e dyta, mėnyra revulucionare e pėrmbysjes me dhunė te nomenklaturės sė keqe te politikės e administratės shtetėrore nė Kosovė. Pėrmes vajtimeve apo organizimeve te reja politike e kombėtare nuk do tė mposhtet dot politika e vjetėr e nuk do tė realizohen objektivat e synuara. Nė fund te fundit cilėt popuj tė menēur formojnė organizime "tė reja" kur i kanė institucionet, tė cilat i forcojnė ēdo ditė? Perėndimi e fitoi luftėn politike me lindjen komuniste si rezultat i zhvillimit te pėrgjigthshėm, e nė radhė tė parė, i rritjes ekonomike, i cili ėshtė faktori bazė i zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore.

HAKI MORINA

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 260 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“Menqurakėt institucionalistė”, krijuan e kri...
E enjtė, 28 gusht 2014 - 00:45
Gjykata Kushtetuese e dha mendimin e vet. Mendim qė ėshtė pritur kaherė, pėr tė cilin mendim kam qenė qė nė fillim, madje edhe nuk ka qenė dashtė tė shkohe...
Rritet pėrgjegjėsia e policisė sė Kosovės pėr...
E enjtė, 28 gusht 2014 - 00:42
Njeriu i gdhendur ėshtė produkt i gjeneve, informatave, dhe njohurive Siē e kam theksuar edhe mė herėt, pėrgjegjesinė jo vetėm pėr mos zbardhjen por ma...
PSE U BĖ PDK-JA SI LDK-JA
E enjtė, 28 gusht 2014 - 00:39
Kemi bėrė shumė shkrime pėr rrėshqitjen-ikjen e PDK-sė nga programi i saj politik, ekonomik, kombėtar e social... E kemi thėnė e shkruar shumė herė se PDK-...
Tė gjithė shqiptarėt duhet tė solidarizohen m...
E enjtė, 28 gusht 2014 - 00:37
Lufta brenda llojit ėshtė lufta mė e rrezikshme. Kurse sot incidenti nė Parlament mes deputetėve shqiptarė nuk ėshtė edhe aq brenda llojit. Vetėm pėr njė a...
UP-ja tė pėrfaqėsohet nga njerėz tė paanshėm ...
E enjtė, 28 gusht 2014 - 00:32
Duke e parė rėndėsinė dhe seriozitetin e Universitetit tė Prishtinės, padyshim qė nuk mundemi tė rrimė indiferentė ndaj kėtij Institucioni publik. Prej sh...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi