Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përkujtohen të ekzekutuarit në masakrën e Qyshkut
Publikuar më 14 maj, 2012 në orën 15:05 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shiu që binte pa ndërprerë, të hënën nuk ka ndaluar qytetarët e shumtë të bëjnë homazhe tek pllaka përkujtimore e 47 dëshmorëve dhe martirëve, të masakruar 13 vite më parë në fshatin Qyshk të Pejës nga forcat e armikut. Rexhë Kelmendi, njëri nga tre të mbijetuarit e kësaj masakre të tmerrshme, thotë se janë të zhgënjyer tepër, pasi për këtë ngjarje të tmerrshme nuk e kanë marrë dënimin kryerësit e krimit.
"Fëmijët kanë mbetur jetimë, na kanë marrë krejt pasurinë, na kanë djegë e shkrumbuar dhe askush akoma s’është dënuar, përveç një krimineli që e ka dënuar shteti i Suedisë, tjetër kush nuk ka mbajt as 47 ditë burg, për 47 personat që janë masakruar", thotë Kelmendi për Kosovapress.

Ai thotë se të mbijetuarit ndihen të tradhëtuar, pasi që sipas tij nga gjithë ato deklarata që kanë dhënë dhe maltretime që u janë bërë nuk është dënuar asnjë kriminel.

"Shumë herë kemi qenë në Beograd për të dhënë deklarata, por Serbia nuk po i dënon shtetasit e vet, të njëjtën deklaratë dhe të njëjtat fakte i kam dhënë edhe në Suedi, por Suedia e dënoi me burg të përjetshëm kriminelin serb , që ka pasur nënshtetësi suedeze", ka thënë ai.

Kelmendi fajëson edhe Qeverinë e Kosovës për mos marrjen e dënimit të merituar të atyre që kryen krimet e tmerrshme në Kosovë.

"Ata kriminelët që kanë bërë masakra janë arrestuar, po qeveritarët tanë ua kanë dorëzuar Serbisë, edhe pse janë banorë të Kosovës, ata po fshihen në Beograd, ata ishte dashur që të gjykohen në Kosovë e jo në Serbi", ka deklaruar Kelmendi.

Pos kësaj edhe gjendja e familjarëve që u janë vrarë kryefamiljarët nuk është aspak e mirë, pasi që Kelmendi thotë përveç një ndihme që është rreth 100 euro në muaj, që e marrin familjarët e të vrarëve, nuk janë ndihmuar më asgjë tjetër nga Qeveria.

"Na kanë mbet fëmija pa shkolluar, janë mbet jetimë dhe përveç disa ndihmave nga disa organizata ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës nuk ka ndihmuar asgjë", ka thënë i mbijetuari, Kelmendi.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 24 vizitorë
Lexuar: 372 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi