Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lëvizja Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM SKV
Publikuar më 15 maj, 2012 në orën 06:50 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në mbledhjen e sotme të Senatit të UP-së, u aprovua lista e kandidatëve për personel akademik, ndër të tjerë edhe Bekim Haxhiu – Kamishi, për të cilin u bë e ditur se nuk i plotëson kriteret e përcaktuara.
Vendosmëria e pushtetit të korruptuar që ta kapë Universitetin e Prishtinës, nuk po zgjedh më metoda. Publikisht dhe duke shkelë në mënyrë flagrante çdo normë morale e ligjore, po e shtrinë dhunshëm ndikimin e tij politik me qëllim të përfitimit.

Këshilli Drejtues si përfaqësues i pushtetit dhe Rektori si zgjatim i tij të cilët kanë kompetenca absolute në Universitetin e Prishtinës, duke pasur mundësinë të shpërbëjnë e të krijojnë njësi e nënnjësi të Universitetit, të ngarkojnë e të shkarkojnë nga puna këdo, kanë arritur që ta shtrijë ndikimin në Senat përmes shantazhit dhe korrupsionit.
Mbushja e Universitetit me personel akademik për qëllim të shtrirjes së pushtetit brenda UP-së e cila po bëhet ditëve të sotme hapur, është një katastrofë sociale. Ata që kanë votuar në favor të listës së sotme të kandidatëve për personelin akademik mbajnë përgjegjësi intelektuale dhe institucionale për shoqërinë. Vota e tyre, nuk përbënë përfaqësim të interesit të shoqërisë, por përfaqësim të interesit të pushtetit të korruptuar.
Ne i bëjmë thirrje profesorëve, studentëve,intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit që të vihen ne mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, kështu, në mbrojtje të shëndetit të shoqërisë, i cili sot po sulmohet nga pushteti i korruptuar. Heshtja është ajo çka i konvenon pushtetit, reagimi dhe veprimi janë nevoja e shoqërisë sot.
Ne jemi të vendosur në kërkesën tonë për heqjen e Këshillit Drejtues dhe kthimin e kompetencave te Senati dhe Këshillet e Fakulteteve. Ne jemi për autonomi të UP-së dhe rritje të buxhetit të tij. Ne do të angazhohemi vazhdimisht për universitet të mirëfilltë dhe në shërbim të shoqërisë.

Prishtinë, 14 maj 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 2,593 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi