| PA TAKTIZIME (I) |
| Publikuar më 15 maj, 2012 në orën 09:04 ( ) |
Histori | |
|
|
|
1. Faridin Tafallari
2. Si nuk më njihke? - Jam nipi i Dajës Ramadan
3. E marrë me mend se ç'mundime ke pasur
4. Lëvizjes në Kosovë t’u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit”
5. Mendime të urta dhe të njerëzishme
6. Edukata ime s’më lejon të veprojë në mënyrë të tillë
7. MEGJITHATË TË SHPALLUR SI AKT TË KRYER
8. Pa këto gjynahe që i mvishen në roman
9. DERI NË ÇASTIN E VDEKJES
10. BISEDIMET JANË ZHVILLUAR NË "ÇERDHEN" E SHOKEVE JUSUF E BARDHOSH
11. NGA DY NE NJË TË VETME
- Formimi i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ)
12. Gabimi strategjik i strategut
13. Komunikata e Bashkimit e botuar në Zëri i Kosovës, nr.1, qershor 1982
14. Nacionale apo klasore
15. Formimi i Qendrës Ekzekutive në Ludwigsburg
16. PA TAKTIZIME
17. Çdo hap tjetër mund të ketë pasoja të këqija
18. SA MË TEPËR TAKTIZIME ME TË PABESIN GJER NË FUND
19. Diskuto me ata tek të cilët ke ndërmend të mbështetesh më shumë
20. Qarkore interne lidhur me rastin e ish-PKMLSHJ
21. Kërkesa ime (Xhafer Durmishit) për dorëheqje nga Qendra Ekzekutive më 10 korrik 1983
22. STATUT I LEVIZJES PER REPUBLIKEN SOCIALISTE SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI
23. LUFTËTARI MË BESNIK DHE I PABESI GJER NË FUND
24. RROFTË LRSHJ - LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI!
25. Themelet e Programit
26. NEGLIZHIM I RËNDËSISË AQ PARIMORE
27. DUHET PËRFUNDMISHT TË INFORMOHEMI
28. DALIN NGA KOMUNIKATA PËR BASHKIM
 1. FARIDIN TAFALLARI
KUR LEXON NJË LIBËR TË NJË SHOKU TË VËRTETË
…ME TË VËRTETA…DHE MBI TË VËRTETËN…!!!
Nuk mund të rrija pa e përshëndetur duke i uruar shëndet e suksese kur ndihesh mirë, madje në vetëvete të ndjesh një lloj krenarie që, ka shokë të vërtetë, që shkruajnë të VËRTETËN dhe mbi të VËRTETËN, e cila është tepër e domosdoshme në ditët e sotme, të trazuara, ku e vërteta, shpesh po tjetërsohet, ndonjëhere edhe me një qëllim të mbrapshtë!?
Sapo e lexova edhe librin e pestë, PA TAKTIZIME, të shokut dhe bashkëveprimtarit të ngushte të JUSUF GËRVALLËS, dhe njëherit edhe shokut e bashkëveprimtarit tim, të atyre viteve të stuhishme, Xhafer Durmishit, një nga ata shokët e rrallë e të veçantë, atdhetar e patriot besnik, intelektual i zgjuar dhe i matur. ...U njoha me Xhaferin, kur shkoja tek i Madhi Jusuf Gërvalla, në Untergruppenbach… atje e takova këtë shok, shok të vërtetë, që për një kohë të shkurtë e tregoj veten se, ai i mbeti besnik dhe shok mëse i vërtetë i të MADHIT JUSUF!!!
Ja, LEXUES I NDERUAR…edhe koha si dëshmitarja më e drejtë, pa hile, e tregoi për JUSUFIN, YLLIN E PAVDEKËSISË, SHOKU I VËRTETË, se kush ishte, Xhafer Durmishi për TRIMIN e PAHARRUAR, por edhe për mua!... Ndihem mirë, ndihem krenar…i gëzuar, që ky bir shqiptarie po shkruan, po analizon veprimtaritë tona patriotike, aktivitetin tonë atdhetar, të atyre viteve të veshtira, të asaj rruge plot sakrifica, ASHTU SIÇ KA QENË NË REALITET, me fakte dhe te dokumentuara, por ndihem akoma më mirë, sidomos, kur shoku im Xhaferi shkruan me aq vërtetësi për figurën, personalitetin, idealin, veprimtarinë patriotike dhe atdhetare të JUSUF GËRVALLËS, të veprës së TIJ të pavdekëshme, madje edhe duke u bazuar në vete veprën e lënë nga JUSUFI I MADH!!!.
Xhaferit, shokut e mikut tim i uroj shëndet e gjithë të mirat, që të vazhdojë dhe më tutje vepra të tjera, ashtu si e kam thënë edhe nëper shkrimet e mia, qoftë në librat e mi apo dhe në shkrimet e publikuara nëpër faqet e internetit, se kurrë nuk është mjaft të shkruash për Jusuf Gërvallën.
FARIDIN TAFALLARI
2. SI NUK MË NJIHKE? - JAM NIPI I DAJËS RAMADAN
Ibrahim Kelmendi: "Mirani e njihte Fekir Dalenën, nga fshati Kodërnajë i Deçanit, qysh kur ishte në Kosovë. Deri në fund të viteve të 60–ta, formalisht ky ishte i punësuar në Postë të Pejës, por realisht punonte për UDB-në. Me rënien e Aleksandër Rankoviçit, Ministrit federativ të Punëve të Brendshme, edhe Fekirin e përjashtojnë nga puna në Postë, meqë po akuzohej si bashkëpunëtor i Vuj Radiçit, shef UDB-së në Pejë." (Atentatet, f.74)
I. K: "– Ju kërkoj juve, Zotëri Fekir Dalana, – iu përgjigj sërish me qetësi të madhe Mirani.
– Unë nuk jam Fekir Dalana dhe juve nuk po ju njoh fare! – foli ai pa mundur ta fshihte gënjeshtrën e tij naive.
– Si nuk më njihke? Jam nipi i ish-kolegut tënd, Dajës Ramadan. Tani sigurisht po të kujtohem." (Atentatet, f.75)
Ibrahim Kelmendi: "Në Mynhen jemi duke u përpjekur të marrim Klubin “Rilindja”. Ai vazhdon të jetë nën tutelën e konsullatës jugosllave. Aty ka qëlluar djali i Dajës Ramadan, Garipi, kryetar, për të cilin ke dëgjuar." (Atentatet, f.191)
Ibrahim Kelmendi: "Fillimisht dëshiroj të shpreh vlerësimin se atë "raport" nuk e ka shkruar fare Jusufi, meqë nuk është në fahun, në germën dhe në frymën e tij. Po ta kishte shkruar vërtet ai, nuk do te ngurroja ta diskreditoja, edhe për së vdekuri, për të pabesë e intrigant." (Bedri Islami, Lëvizja, Tetovë 2012, f.115)
Jusuf Gërvalla (RAPORT): "Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. ...
Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. I biri i këtij Ramës ndodhet me punë në Mynhen dhe ka qenë aktivist i dalluar, madje edhe kryetar klubi në Mynhen." (www.albaniapress.com, 2 tetor 2011; Faridin Tafallari, Kur Jusuf Gërvalla shkruante)
3. E MARRË ME MEND SE Ç'MUNDIME KE PASUR
Jusuf Gërvalla: "E marr me mend (e kjo spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur. thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtyte të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.)" (Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 282)
4. LËVIZJES NË KOSOVË T’U JEPET LIDHJA ME PËRFAQËSUESIN E “BASHKIMIT”
Jusuf Gërvalla: "Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të kemi nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku përsa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfillte dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t’u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së shën i Xh.D.), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë. (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981, (Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 266)
"– Si nuk më njihke? Jam nipi i ish-kolegut tënd, Dajës Ramadan."
Ibrahim Kelmendi: "Fillimisht dëshiroj të shpreh vlerësimin se atë "raport" nuk e ka shkruar fare Jusufi, meqë nuk është në fahun, në germën dhe në frymën e tij. Po ta kishte shkruar vërtet ai, nuk do te ngurroja ta diskreditoja, edhe për së vdekuri, për të pabesë e intrigant." (Bedri Islami, Lëvizja, Tetovë 2012, f.115)
Jusuf Gërvalla (RAPORT): "Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. ...
Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. I biri i këtij Ramës ndodhet me punë në Mynhen dhe ka qenë aktivist i dalluar, madje edhe kryetar klubi në Mynhen." (www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)
5. MENDIME TË URTA DHE TË NJERËZISHME
"– Si nuk më njihke? Jam nipi i ish-kolegut tënd, Dajës Ramadan."
Jusuf Gërvalla: "Tani sapo e lexova letrën tënde (e treta me radhë që morëm këto kohët e fundit pa të dhënë përgjigje) të datës 14 gusht, me të cilën arriti edhe mendimi yt lidhur me I.K. Mendimet që shfaq ti lidhur me këtë person, janë jo vetëm të urta, po edhe shumë të njerëzishme. (Një fakt e ke lanë anash në përfundimin që ke nxjerrë duke analizuar sjelljen e këtij personi nga vërejtjet e mia për të: gatishmërinë e tij që të hyj vetë dhe t’i fusë edhe shokët në shërbim të forcave më reaksionare e mervenare të Perëndimit, siç janë ballistët dhe zogistët, madje duke u bërë vetë mercenar i tyre, pra mercenar i mercenarit)." (Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981; Faridin Tafallari, Terrr-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451)
6. EDUKATA IME S’MË LEJON TË VEPROJË NË MËNYRË TË TILLË.
Jusuf Gërvalla: "Ti mund dhe besoj se je i painformuar lidhur me ato që kanë ndodhur në përçapjet për bashkimin e dy organizatave. Por, unë kam edhe më pak leje të të informoj për to, tani që e di se ku bënë ti pjesë. Edukata ime s’më lejon të veprojë në mënyrë të tillë. Shokët e tu të rinj e kanë me borxh ta bëjnë këtë punë. Unë e di se ata e kanë vështirë ta bëjnë, sepse, po ta bënin, do të duhej të flisinin hapurazi kundër punëve të tyre të pahijshme. Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij." (Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Faridin Tafallari, Terrr-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 411-412)
"– Si nuk më njihke? Jam nipi i ish-kolegut tënd, Dajës Ramadan."
Ibrahim Kelmendi: "Fillimisht dëshiroj të shpreh vlerësimin se atë "raport" nuk e ka shkruar fare Jusufi, meqë nuk është në fahun, në germën dhe në frymën e tij. Po ta kishte shkruar vërtet ai, nuk do te ngurroja ta diskreditoja, edhe për së vdekuri, për të pabesë e intrigant." (Bedri Islami, Lëvizja, Tetovë 2012, f.115)
7. MEGJITHATË TË SHPALLUR SI AKT TË KRYER
Jusuf Gërvalla: "Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty. S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne. E vërteta është krejt ndryshe. Shoku Z. i ka procesverbalet e takimit me të. Po deshtët të ngulni këmbë edhe më tej në qëndrimin ”antikomunist” të atij shokut të Lëvizjes, urdhëroni e bëjeni këtë punë në baza më të shëndosha e më të ndershme, merrini përbazë procesverbalet e takimit. Atje shihet se ku qëndron e vërteta për bashkimin e paarritur, e MEGJITHATË TË SHPALLUR SI AKT TË KRYER në thirrjen e famshme ”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”, të cilën ndoshta nuk e ke pasur në dorë, ngase botimi i saj u spostua pas letrës sime dërguar shokut Z." (Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 412)
"– Si nuk më njihke? Jam nipi i ish-kolegut tënd, Dajës Ramadan."
Jusuf Gërvalla (RAPORT): "Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. ...
Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. I biri i këtij Ramës ndodhet me punë në Mynhen dhe ka qenë aktivist i dalluar, madje edhe kryetar klubi në Mynhen." (www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)
8. PA KËTO GJYNAHE QË I MVISHEN NË ROMAN U VRANË TRE EMIGRANTË
Sipas kumtesës së policisë këta janë Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
Bon, 18 janar - (TANJUG)
Policia e Shtutgardit kumtoi se gjatë natës së kaluar në vendin Untergrupenbah, afër Hajlbronit, në Krahinën Baden-Virtenberg u vranë tre emigrantë me prejardhje jugosllave. Këta janë Bardhosh Gërvalla (31), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28).
Policia ende po i gjurmon dorasit, por mund të supozohet se është fjala për qërim tipik hesapesh midis emigrantëve të nëntokës së RFGJ, të cilëve, siç mendon policia i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje. Ky supozim jipet nga rezultati i parë i hetimeve të policisë, i cili nuk është definuar në mënyrë plotësisht të qartë, por që është mjaft indikativ. Konsiderohet në të vërtetë se "fjala është për krim me prapavijë politike", sepse ndërmjet emigrantëve të këtij lloji të orientuar armiqësisht ndaj Jugosllavisë, ka më shumë "rryma" dhe "grupacione".
Bardhosh e Jusuf Gërvalla, siç merret vesh, janë vëllezër. Ata tash, sipas të gjitha gjasave, janë bërë viktima të mesit, të cilit i kanë takuar. Viktima e tretë, Kadri Zeka, siç pohon policia, para kësaj, ka jetuar në Zvicër, ku ka pasë marrë azil. Nuk ka dyshim se të vrarët tash një kohë të gjatë kanë jetuar në RFGJ.
Policia e Shtutgardit kumtoi se ka organizuar ndjekje përmasash të gjera për zënien e vrasësve të mundshëm.
Qeveria e Bonit, siç deklaroi përfaqësuesi i saj për shtyp, e dënon rreptë vrasjen e tre personave. Ky përfaqësues shtoi në konferencën për shtyp se "qeveria shpreh keqardhje për shkak të përleshjeve të tilla." (Rilindja)
Ibrahim Kelmendi: "Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,... ...edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman..." (Salih Kabashi, Republika, Prill 2007)
9. DERI NË ÇASTIN E VDEKJES
Syzanë Gërvalla: "BIOGRAFI E JUSUF GËRVALLËS
Jusuf Gërvalla është lindur me 1 tetor 1945 në fshatin Dubovik të Komunës së Deçanit në Kosovë. Prindërit e tij janë Bardhosh Gërvalla (1885) dhe Ajshe Gërvalla (1919).
Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i ka kryer në Pejë, ndërsa studimet e larta pranë Fakultetit Filozofik, dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Më pas ka kryer edhe studimet pasuniversitare në fushën e letërsisë po në Prishtinë.
Në shkurt të vitit 1967 martohet me Syzanën (Shoshi) dhe lindin fëmijët Premtoni (1968), Donika (1971) dhe Ergoni (1977).
Nga viti 1972 deri më 1979 ka punuar si gazetar dhe përkthyes në Shkup në Gazetën "Flaka e Vëllazërimit" dhe në Prishtinë në Gazetën "Rilindja".
Gjatë kësaj periudhe ai boton një varg veprash letrare si: "Fluturojnë e bien" (Poezi) 1975, "Kanjushë e Verdhë" (Poezi) 1978, "Shenjat e shenjta" (Poezi) 1979, "Procesi" (Dramë) 1981, "Rrotull" (Roman) 1984 (botuar pas vdekjes) etj.
Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kosovës.
Aktiviteti i tij ilegal e ka zanafillën qysh para demonstratave të vitit 1968. Në vitin 1975, ai pranohet anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), e cila punonte ilegalisht.
Fushata e arrestimeve në vitin 1979 nuk e kurseu as Jusufin. Por, ai arriti t'u shpëtojë kthetrave të policisë serbe dhe emigroi në Gjermaninë Federale, ku i punonte edhe i vëllai, Bardhoshi. Pak më vonë i bashkohet edhe familja. Si drejtues i Komitetit të LNÇKVSHJ për Evropën Perendimore ai zhvilloi një sërë aktivitetesh mjaft të rëndësishme. Ai organizoi dhe udhëhoqi demonstratat shqiptare në Perëndim, botoi dhe udhëhoqi revistën patriotike "Lajmëtari i lirisë" etj.
Ai ishte gjithashtu edhe anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të Kosovës të vitit 1981 ai zhvillon aktivitet edhe më të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ "Zëri i Kosovës", detyrë të cilën e kreu DERI NË ÇASTIN E VDEKJES.
Jusuf Gërvalla u vra më 17 janar 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë, së bashku me vëllanë e tij Bardhoshin dhe shokun e luftës Kadri Zekën. Ata u vranë nga dora gjakatare serbomadhe." (Suzana Gërvalla; E shpërndarë nëpër rrethe aktivstësh)
ÇASTI I VDEKJES
Donika Gërvalla: "Jusuf Gërvalla, i cili ishte i vetmi që nuk vdiq në vendin e ngjarjes do të deklaroj më vonë se nuk pranon të hyj në operacion pa dhënë një deklaratë. Në këtë deklaratë ai akuzon shërbimin e fshehtë jugosllav si autor të këtij atentati.
Jusuf Gërvalla vdes nga plagët e marra më 18 janar 1982 rreth orës 3 të mëngjesit." (www.gervalla.org, 2007)
Faridin Tafallari: "Suzana: A pe ndonjë njeri?
Jusufi: Po e pash një njeri me trup të gjatë po nuk munda ta njoh. Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t'i rritësh dhe t'i bësh trima. . AMANET po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot." (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)
Suzana Gërvalla: "Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ "Zëri i Kosovës", detyrë të cilën e kreu DERI NË ÇASTIN E VDEKJES." (Biografi e Jusuf Gërvallës)
Nga fjalët e gruas dhe bijës së Jusufit dokumentohet se Jusuf Gërvalla vdes më 18 janar 1982 rreth orës 3 të mëngjesit, në atë ÇAST dhe PËRJETËSISHT, si anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi dhe si Kryredaktor i "Zërit të Kosovës". Lëvizja e Jusuf Gërvallës dhe Zëri i Jusuf Gërvallës, falë veprës së tij, përjetësisht i mbijetuan atentatet e UDB-së në të gjitha format e saj.
10. BISEDIMET JANË ZHVILLUAR NË "ÇERDHEN" E SHOKEVE JUSUF E BARDHOSH
Ibrahim Kelmendi: "Sa u përket individëve që luajnë këtë "lojë" dhe PKMLSHJ, nuk kam nevojë të ndalem, pasi edhe nuk më është kërkuar të dij. Besoj se shokët Salih e Fahri dinë dhe kjo do ndihmonte. Them këtë, pasi "trajnerët" e ekipës janë sjell shumë në atë teren, bile e kanë patur si "çerdhe"... banesën e shokëve Jusuf e Bardhosh, ndër ta kryesisht Nuhiu, i cili shfrytëzoi në maksimum oportunizmin dhe naivitetin e disave...
Për shpjegim, kur ishim për bisedime me shoqen B. te shokët, në shtëpi të shokëve Jusuf e Bardhosh, se në cilin nivel dhe si duhet të bashkpunojmë për ta vazhduar luftën, ashtu siç ishte bashkpunuar përpara, ishin të pranishëm, - jo vetëm të pranishëm, por mund të thuhet edhe dirigjues...., - Nuh. (Nuhi Sylejmani) dhe Nexh. (Nexhati - Osman Osmani, siç e quanin atë tip të mbyllur e të heshtur...). Unë nuk munda ta kuptoj se Nexh.-Osman Osmani ishte i PKMLSHJ. Krijova bindjen se ishte kuadër i ri, i dëguar nga brenda nga LN... (LNÇKVSHJ) dhe siç më dukej, nga disa shokë të rinj dhe fare të paeksperiencë (të cilët gjithë kohën silleshin andej...) ky Nexh., sa për Nuh. të mos flasim, kur ai bënte ç’të donte..., dëgjohej shumë.
Potencova këtë rast, nga frika se mos gjatë bisedimeve, nëse janë zhvilluar aty dhe nga ata që gjendeshin aty, të mos u ketë lëshuar ndonjë shpëtim (më 17 shkurt), që të kenë mundësi të thirren "në emër të tyre", pasi edhe gjendja ishte shumë, ta quaj specifike." (Letër Qendrës Ekzekutive, 30 qershor 1983, faqe 2)
11. NGA DY NE NJË TË VETME
- Formimi i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ)
"D O K U M E N T
Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ
Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ (Komitetit Qendror-shën. im) Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).
Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve. Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ)." " (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217 dhe www.pashtriku.org, 2008)
12. GABIMI STRATEGJIK I STRATEGUT
Një dokument i kohës në të cilin përshkruhet puna prej 18 janarit 1982 deri në korrik 1982, e sidomos përjashtimi i Ibrahim Kelmendit nga shtëpia e Jusufit është ky:
Pjesë nga "Procesverbal i mbledhjes së Komitetit Vëllezërit Gërvalla i mbajtur më 11/7-1982 Rendi i ditës:
Një analizë e punës së gjertanishme... Shtatë të pranishmit: Skënderi (Xhafer Durmishi), Halimi (Osman Osmani), Naim Haradinaj, Faridin Tafallari, Haxhi Berisha, Hafiz Gagica dhe Nuhi Sylejmani, njëzëri e aprovojnë propozimin mbi rendin e ditës.
Shpjegim: Në diskutim u vendosë që analiza të bëhet nga 17 janari e gjer më sot.
Faridin Tafallari: ... Sjelljet e Ibrahim Kelmendit (I.K.) nuk kanë qenë të mira. Naim Haradinaj: Pritjen e quan të mirë megjithëse ram në konflikt me I.K. (Ibrahim Kelmendin). Hapat tonë i quan të drejtë sidomos përjashtimin e tij (I. Kelmendit-shën i Xh.D.) nga shtëpia e Jusufit.
Haxhi Berisha: Ka pasur sabotim dhe zhagitje të punëve nga ana e I. K. I është tërheq vërejtja disa herë. Sipas mendimit tim ai nuk ka jetuar fare me atmosferën ato ditë.
Halimi (Osman Osmani): ...Puna ka vazhdua por ka pasur dobësi. Për shkak të mospërvojës mund të kemi bërë gabime, por largimi i tij (I. Kelmendit-shën i Xh.D.) nga familja i mirë për të mos thënë i domosdoshëm. . Gabim strategjik që ia kemi thënë të gjitha.
Nuhi Sylejmani: Veprime me gjaknxehtësi dhe pa marrëveshje i kanë dhënë I. K. fakte për sulm megjithëse përjashtimi nga shtëpia e Jusufit ka qenë i drejtë. Skënderi (Xhafer Durmishi): "...Shfaqja publike e dyshimeve ndaj I. K. e gabueshme."
Nga ky dokument, më së interesanti është konstatimi i Osman Osmanit, i cili në shtëpinë e Vëllezërve Gërvalla ka ardhë më 22 shkurt 1982, d.m.th. 17 ditë pas ditës së varrimit më 5 shkurt 1982. Edhe pse ka ardhë pas kaq ditësh ai e gjen I. Kelmendin në Habichthöhe dhe mendon se përjashtimi i tij nga shtëpia e Jusufit ka qenë i domosdoshëm. Fjalët e tij 'Gabim strategjik që ia kemi thënë të gjitha' mund të duken të drejta për atë kohë. Në perspektivën historike dhe në bazë të fakteve të mëvonshme, një nga punët më të ndershme e më heroike të asaj kohe që kanë bërë shokët e Jusufit është pikërisht fakti se I. Kelmendit ia kanë thënë të gjitha dhe atë në formë publike dhe në bazë të dyshimeve të bazuara, familja e Jusufit e ka përjashtuar nga shtëpia e vet.
I. Kelmendi: "Potencova këtë rast, nga frika se mos gjatë bisedimeve, nëse janë zhvilluar aty dhe nga ata që gjendeshin aty, të mos u ketë lëshuar ndonjë shpëtim (më 17 shkurt), që të kenë mundësi të thirren "në emër të tyre", pasi edhe gjendja ishte shumë, ta quaj specifike." (Letër Qendrës Ekzekutive, 30 qershor 1983)
13. KOMUNIKATA E BASHKIMIT E BOTUAR NË ZËRI I KOSOVËS, NR.1, QERSHOR 1982
"KOMUNIKATE
Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave NË NJË TË VETME. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.
Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982. Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:
1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
2. LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta.
3. LRSHJ-a do të luftoj për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe për realizimin e këtij qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po që se e kërkon nevoja.
4. LRSHJ-a është thellësisht e bindur se duke luftuar për Republikën Shqiptare në kuadrin e Federatës Jugosllave do t’i kontribuoj ruajtjes dhe forcimit të bashkimit dhe vëllazërimit të mirëfilltë në mes popujve të Jugosllavisë. Si përfaqësuese e vetme e popullit shqiptar në shtetin jugosllav, LRSHJ-a konsideron se lufta e saj e drejtë i shërben edhe forcimit të unitetit të Federatës Jugosllave, ruajtjes së paqes në Ballkan dhe stabilitetit të përgjithshëm në Evropë e më gjerë.
5. LRSHJ-a llogaritë në ndihmën dhe përkrahjen e të gjitha forcave progresive të Jugosllavisë, të cilave u propozon luftë të përbashkët kundër forcave hegjemoniste, kolonialiste, shoviniste dhe forcave tjera reaksionare në Jugosllavi, të cilat sot kanë pozita dominuese në të gjitha strukturat e shtetit dhe si të tilla paraqesin rrezik permanent për të ardhmen e Jugosllavisë, për perspektivën e popujve që jetojnë në te dhe për paqen në këtë regjion.
6. LRSHJ-a me të gjitha forcat do të luftoj kundër çdo shovinizmi e separatizmi, sepse edhe këto izma reaksionare, që mund të paraqiten edhe tek ndonjë shqiptar, e dëmtojnë unitetin e Jugosllavisë dhe vetvetiu edhe luftën e drejtë që bënë populli ynë.
7. LRSHJ-a përshëndet qëndrimin e drejtë të të gjithë opinionit progresiv ndërkombëtar, që u solidarizua dhe po solidarizohet me kërkesën e drejtë të popullit tonë për Republikën e vet në kuadrin e Federatës Jugosllave.
8. Përshëndetet qëndrimi i PPSH dhe i qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi për konstituimin e Republikës së vet në kuadrin e Federatës Jugosllave, me çka dëshmon interesimin e vet për këtë pjesë të kombit dhe prinicipialitetit të politikës së jashtme ndaj RSFJ, ku respektohen me përpikmëri parimet e moscënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, mospërzierjes në punët e brendshme, respektimit reciprok dhe barazisë së plotë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ruajtjes së fqinjësisë së mirë, duke qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë të mbrojë interesat e pjesë së kombit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare.
9. LRSHJ-a u bënë thirrje të gjitha grupeve ekzistuese dhe individëve që luftojnë për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që t’i bashkohen Lëvizjes për Republikë.
10. LRSHJ-a që tash distancohet nga të gjitha format e luftës që mbajnë erë terrorizmi dhe s’do t’ua shtrijë dorën e pajtimit individëve që i kanë duart e zhytura me gjakun e popullit. Gjithashtu Lëvizja s’do të bashkëpunojë asnjëherë me rrymat e organizatat politike që mbajnë vulën e tradhtisë, apo kanë qëllim ta rrezikojnë pavarësinë e Jugosllavisë.
11. Organ qendror i LRSHJ-së do të jetë ”Zëri i Kosovës”.
12. LRSHJ-a ua bënë me dije si OKB-së ashtu edhe qeverive të të gjitha shteteve që janë për paqe, liri dhe demokraci në botë, se pa iu njohur popullit shqiptar në Jugosllavi statusi i kombit dhe e drejta e patjetërsueshme e tij për Republikën e vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave; pa u liruar pa asfarë kushti të gjithë të burgosurit politik dhe pa mundësimin e kthimit në vendlindje të të gjithë atyre që luftuan për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, LRSHJ-a nuk do të qetësohet kurrë.
RROFTE REPUBLIKA SOCIALISTE SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI!
RROFSHIN TE GJITHE POPUJT E RSFJ!
RROFTE LEVIZJA PER REPUBLIKE!
Komiteti Qendror i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në RSFJ" (Zëri i Kosovës, qershor 1982, faqe 2)
14. NACIONALE APO KLASORE
MENDIMI I KVG (Komitetit "Vëllezërit Gërvalla") NË LIDHJE ME LETËRPËRGJIGJEN E KRAHUT TË ISH-PKMLSHJ NË LIDHJE ME PËRGJIGJEN E TYRE NDAJ PIKËPAMJEVE TË SHOKUT LL (Xhafer Shatri)
Xhafer Durmishi: "Letra në të hyrë fillon me komplimente të merituara në adresë të shokut Ll. (Xhafer Shatri- shën i Xh.D.). Lidhur me këto komplimente do të ndalem pak më poshtë.
Çështja jonë me rëndësi, organi është preokupim i hyrjes së përgjigjes. Ajo që thirret teorikisht nga autorët nga të tjerët kjo është realizuar me kohë praktikisht. Këtë e vërtetojnë faktet ashtu siç e vërtetojnë faktet edhe atë se kjo thirrje ka mbetur vetëm në letër nga nënshkruesit e saj. Nga ana tjetër në mbledhjen e fundit të KVG, Halimi (Osman Osmani-shin i Xh.D.) kur ishte pyetja e vendosjes së makinës dhe vazhdimit të punës rreth organit, ai për ta arsyetuar planin e vet rreth shkuarjes në Turqi, para të gjithë shokëve tha: (duke mu drejtuar mua), organi është preokupim i imi (pra i Xhafer Durmishit-shën im). Sipas marrëveshjes së 15 majit kjo përgjegjësi i ka mbetur Skënderit. Unë kam detyrën të preokupohem për çështjet e LRSHJ-së mbrenda dhe në këtë drejtim i kam filluar punimet.
Unë i kam thënë: Ashtu kemi thënë, por këtë punë e di dikush më mirë se unë edhe se ti, dhe kësaj fjale unë iu kam përmbajt. Për këto fjalë të neve të dyve në atë mbledhje mund të japin deklarata katër vet. Gjatë përgatitjes së numrit të ZK të qershorit unë me Halimin kemi pasur disa mosmarrëveshje. Këto i kam shprehur në dy letra të mëparshme që ua kam dërguar U. (Xhafer Shatrit-shën im), dhe M (Sabri Novosellës-shën im) dhe të tjerëve jo, në mungesë të adresës. Duke u nisë nga këto mosmarrëveshje ai në një rast në zyrat e shokëve gjerman më tha: Në të ardhmen, njëri për organin duhet t'i ketë kompetencat e plota dhe duart e lira. Si variant për këtë e ka marrë veten dhe mua. Në asnjë rast U. (Xhafer Shatrin). Nga kjo rrjedh se fjalët në hyrje të letrës, janë përshtatje sipas realitetit, përshtatje e atillë që në zhargonin popullor njihet dhe shprehet si "kthim kah të frynë era", dhe në bazë të asaj çka kemi vërejtur unë dhe shokët këtu, kjo ishte karakteristika themelore në veprimtarinë politike (s'po guxojmë me thënë patriotike se mund të jemi borgjez të rrezikshëm) të këtyre njerëzve.
KVG e mbron pikëpamjen se LRSHJ-ja është përfaqësuesja e vetme e popullit shqiptar në Jugosllavi. Kjo është shprehur edhe në Komunikatën e botuar në numrin 1 të ZK e e potencuar sidomos në fjalimin e mbajtur në Bern. Deri më tani ne nuk jemi të njoftuar në asnjë reagim kundër këtij mendimi, apo pikëpamje.
"Njëherë e mirë për disa që ende po bredhin në hapësirë"
Shoku KK (Kushtrim Kosova = Abdullah Prapashtica-shën im) si njeri me përgjegjësi, në letrën e tij vëmendje të madhe, gjë që është shumë e natyrshme, i kushton vijës politike duke e përmendur këtë fjali shtatë herë në letrën e tij dhe të bashkëmendimtarëve të vet. Në lidhje me vijën politike që i pëlqen aq shumë ta përmend orë e çast ai tërheq vërejtjen KD (Komitetit Drejtues) të LRSHJ-së se si duhet ndërtuar strategjia e LRSHJ-së: se a duhet të preokupohemi pas nacionales apo klasores por meqë këto janë edhe të pazgjidhshme siç e di edhe vet KK don të na sqaroi se cila duhet të vij në radhë të parë. Për shumicën kjo veç është e qartë, por ai do ta shpjegoi "njëherë e mirë për disa që ende po bredhin në hapësirë..." (faqe 1 e letrës, rreshtat 35-36, vëretjet dhe citatet tjera me faqe e rresht janë nga kjo letër) se përndryshe sipas tij kjo çështje as që ka nevojë të shtrohet për diskutim. Duhet në radhë të parë të bëjmë luftë klasore arsyeton Kushtrim Kosova sepse:
- po të përmendet nacionalja atëherë bëjmë vetëm luftë klasike (definicion modern),
- duhet të dominoj klasorja sepse kjo është në përputhje me ideologjinë e popullit tonë në pjesën më të madhe të tij.
- duhet të potencohet klasorja në radhë të parë sepse ky vlim më i ri është i frymëzuar nga kjo ideologji (pa i përmendur askund idolet e asaj ideologjie e as ideologjinë në fjalë).
Nuk duhet të vijë në radhë të parë nacionalja sepse:
- armiku nga akuzon për nacionalizëm e irredentizëm.
- se lufta jonë "klasike" patriotike don të thotë shi në misër të rankoviqizmit (faqe 2, rreshti 31).
- se potencimi i nacionales të vë firmën e nacionalizmit (faqe 5, rreshti 6).
- ata që janë përkrahës të kësaj pikëpamje don ta fusin LRSHJ-në në binar borgjez dhe jo vetëm të dyshimtë por edhe shumë të rrezikshëm (f. 5 rreshtat 7,8).
- potencimi i nacionales dmth. kthim prapa, në ideologji nacionale (?) dhe kundër internacionalizmit socialist (po ta kishin shfletuar marksizmin apo çfarëdo vepre të kësaj natyre do t'u binte ndërmend se duhet thënë internacionalizmit proletar).
- Sipas kësaj logjike gjërat do të duhet të shikoheshin kështu:
- se një arsimtar në një shkollë fillore së pari duhet të protestoj pse nuk i rritet rroga e pastaj të vijnë protestat për atë se: pse nga muret e korridorit të shkollës së tij janë hequr të gjitha fotografitë e rilindasve përveç njërit, nëse emrin e rilindasit apo të heroit e mban shkolla në fjalë.
- se aisë pari pari duhet protestuar pse nuk i rriten shtesat e fëmijëve para se të interesohet se pse janë censuruar të gjitha vjershat nga librat e leximit dhe abetareve që po atyre fëmijëve ato vjersha ua ndeznin shpirtin flakë me dashuri për atdheun.
- se punëtori në Obiliq apo në Trepçë së pari duhet kërkuar përmirësimin e kushteve të punës para se të kërkoj llogari për grabitjen koloniale të qymyrit, rrymës e mineraleve.
Duhet luftë klasore sepse kjo është në përputhje me ideologjinë e popullit tonë në pjesën më të madhe të tij. Por ajo pjesë e madhe e popullit tonë që sot e ka preokupim ideologjinë, në një kohë siç e ka thënë edhe vet PPSH dhe Akademia e Shkencave e atij shteti, në një kohë para dyzet vitesh PKSH ka bërë vetëm luftë "klasike" nacionalçlirimtare. PKSH në Konferencën e Pezës ka ftuar të gjitha partitë politike (edhe pse parti politike përveç PKSH nuk kishte) në luftë të përbashkët kundër fashizmit. Fitorja e LNÇl në pjesën e stome të atdheut tonë, çoi në fitoren e revolucionit demokratik i cili me punën e vazhdueshme të partisë revolucioni demokratik u shndërrua në një revolucion socialist.
LNÇKVSHJ-ja e ka kompromituar PPSH dhe gjithë shtetin shqiptar
Në lidhje me atë se po nuk u shprehëm së pari për klasoren do të jemi në kundërshtim me ideologjinë dhe me popullin tonë të lirë, sipas mendimit të Kushtrim Kosovës unë po përmendi një fragment të kam pasur me bashkëmendimtarin e KK, Halimin (Osman Osmanin). Ai gjatë një visede se cila organizatë çka ka punuar e si ka punuar më ka deklaruar: LNÇKVSHJ-ja e ka kompromituar PPSH dhe gjithë shtetin shqiptar duke e shpërndarë literaturën e saj, të ligjësuar këtë veprim edhe me statut, duke e lavdëruar veten se ata nuk kanë pasur nevojë t'i referohen PPSH pasi që e kanë formuar PKMLSHJ e cila është origjinale dhe nuk është në kundërshtim me vetëqeverisjen e Titon por vetëm me rankoviqizmin dhe forcat regresive në LKJ.
Kjo është idioteske, të kapesh pas disa gjërave pa kurrfarë parimi, por vetëm si ta kërkon rasti për të realizuar qëllimet e tua.
Të flasësh për klasore në cilësin e një njeriu që do ta trasosh një lëvizje përfaqësuese të një populli dymilionësh në rrugën ml (vërejtje e Skënderit, pasi ml nuk potencohet nga Kushtrim Kosova dhe dy shkoët e tij) e të mos i referohesh për asnjë rast qoftë edhe sa për formalitet klasikëve të ml dhe veprave të shokut E. do të thotë se veprat e klasikëve të ml as nuk i ke shfletuar ndonjëherë por vetëm mundohesh të gënjesh të tjerët se je ml e k (marksist-leninist e komunist-shën im).
Veprat e ml asnjë nga ne nuk i kemi studjuar për shkak të kushteve por nga disa shfletime kemi mund me vërejt se ato ku t'i hapësh do të gjesh diçka të afërt, të vlershme dhe të aplikueshme në çdo kohë për ty. Ato janë si një lëmsh i madh përçuesisht elektrik që për t'ia gjetur fijet të ndihmojnë treguesit e shumtë të veprave të tyre dhe se ku t'i prekësh ato fije, tregojnë rrymë.
Të thërrasësh deri në kup të qiellit për luftë klasore si në kushtet toana, si në çfardo kushtesh, së pari duhet ta kesh studjuar mirë zbulimin e madh të Marksit se: "... esneca e luftës së klasës nuk qëndron në ndërrimin e një aparati me një tjetër por esenca e luftës së klasës qëndron pikërisht në thyerjen e plotë të këtij aparati dhe zavendësimin e një klase të tërë shtypëse me një klasë shumë më të madhe në masë, me klasën e të shtypurëve..."
Të bërtasësh deri në kup të qiellit e pas shpine të mbash mburojën për vetëqverisjen e në anën tjetër të thuash se këtë ma mëson Marksi siç po e sheh KK dhe bashkëmendimtarët e tij, nuk shkon.
Nga ana tjetër nga shteti ynë dhe avangarda e tij dhe udhëheqësi i kësaj avangarde është botuar një libër i njohur me rëndësi të madhe teorike e praktike, i cili ia çjerr maskën socializmit vetëqeverisës, që KK me shokë e kanë ndërmend t'ua marrin burokratëve e me ua kthye punëtorëve, tregon esencën e tij kapitaliste. Pra ne konsiderojmë se vetëqeverisja e kapitalizmi për shqiptarët janë një, ashtu siç janë Titoja dhe Rankoviqi një, dhe për këto nuk kemi çka të flasim as për "hir të politikës së madhe" sepse bëhemi për të qeshur edhe nga armiqtë tanë e lere më nga populli ynë. Një dallim në mes Titos dhe Rankoviqit kundrejt shqiptarëve është munduar me çdo kusht ta bëjë LKJ dhe sidomos UDB-a pas Plenumit të Brioneve. Për shqiptarët Tito dhe Rankoviqi janë të lidhur si mishi e koska, dhe s'ka fuqi që i ndan. Këtë e di më së miri populli i Kosovës që e ka provuar në kurrizin e tij, e di shteti ynë që këto procese i ka parë më mirë edhe se ne, këtë vazhdon ta pohoj çdo ditë edhe shtypi botëror. Dihet sa ka ndryshue e sa s'ka ndryshue gjendja e shqiptarëve pas brioneve. Titoja është ai që e ka shkelë të drejtën e vetëvendosjes, që ka shkelur marrëveshjet e luftës, është ai që ua mohoi më 1968 republikën shqiptarëve që çuditërisht i kishte rënë ndërmend popullit edhe kur nuk ishte aq aktiv në këtë drejtim KK me shokë, dhe që i burgosi e torturoi deri sa i rrahi fryma.
- Duhet luftë klasore në radhë të parë sepse edhe ky vlim është frymëzuar nga kjo ideologji.
Nga është frymëzuar ky vlim në planin më të përgjithshëm dhe shkencor e ka dhënë artikulli i Zëri të Popullit i datës 8 prill 1981. Nga këndi ynë ne mund të flasim më ndryshe dhe të koncentrohemi në atë se pse tha rinia "kështu më nuk durohet". Së pari mendojmë se ky ishte një zgjim i ndjenjës kombëtare deri në atë shkallë sa populli mbarë ta kuptoj se ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha revolucionare. Këtë zgjim para së gjithash e kushtëzoi 100 - Vjetori i Lidhjes "klasike" të Prizrenit, ashtu siç ndikoi më së shumti 500-Vjetori i vdekjes së Skënderbeut në ngjarjet e vitit 1968. Se forcat e organizuara u brumosën me leximin e veprave të shokut E. dhe fituan një ndjenjë shumë të madhe të krenarisë kombëtare nga veprat e I. Kadaresë i cili në Prishtinë u prit si kryetar shteti, ai u dashurua në historinë e tij më të re sidomos nga dy librat e Ajet Haxhiut, të Hasan Prishtinës dhe Shote e Azem Galicës, se e tërë ajo gjenratë vajzash të shkollave të mesme nuk kishin arritur të studionin vperat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e të shokut Enver, por që u frymëzuan aq shumë nga këngët "nacionaliste" të Shyhrete Behlulit e Shkurte Fejzës. Programi i televizionit shqiptar për një vit e gjysmë qe katalizatori më efektiv dhe vendimtar që të shpejtësohet një zgjim i tillë në atë shkallë si e kemi sot. ...
Gjatë gjithë kësaj kohe në programin e televizionit shqiptar nuk qe as aludimi më i vogël r. (republikë), për b. (bashkim) me qindra herë. Kur shfaqej drama Shote e A. Galica nëpër Kosovë e sidomos në Drenicë nuk pushonin krismat tërë natën. Kush nuk e di këtë nuk e ka përcjellë televizionin shqiptar. Me një fjalë, nga programet e televizionit shqiptar, sidomos nga emisionet per fëmijë populli i Kosovës e pa se çka do me thënë me qenë i lirë. Kjo ndjenjë e qoi peshë më 1981.
Ai u frymëzua edhe nga shtypi ilegal revolucionar dhe atë nga revistat: Bashkimi, Lajmëtari i lirisë dhe Liria.
Kjo është ajo që e shtyri popullin tonë të thotë mjaft, sipas mendimit tonë.
-Në lidhje me atë se a do t'na etiketojnë si nacionalist armiqt tanë, për luftën tonë, këtë mësë miri e ka shpjeguar me shebull mjaft të mirë shoku Ll. duke u shërbyer me proverbin e gjuhës së krishtit. Pra këtu s'kemi pse me u kthye mbrapa dhe me diskutue rreth saj. Kur Sylejman Vokshit që në fillim i përmendin vdekjen ai u thotë i kënaqur se "përderisa ma përmendni vdekjen kjo do të thotë se ma paskeni pas frikën, dhe të vjetrit tanë na kanë thënë se në luftë kur armiku ta dëshiron vdekjen dmth. ia ke arritur qëllimit". (nga drama Epoka para gjyqit).
Armiku po ushtron presion mbi familjet e kuadrova tona
Letra prek edhe një temë të rëndësishme. Udhëzimin për gjakftohtësi ndaj presioneve që po ushtron armiku mbi familjet e kuadrove tona duke e përmendur rastin e familjes së tij (Abdullah Prapashticës-shën im), dhe kjo nuk është hera e parë që me dorë të vet ia nisë me na tregua se si në një letër më parë "... se nga burime të sigurta ka informata se për kokën time (të Abdullah Prapashticës -shën im) është ndarë një shumë e madhe të hollave...".
Tani në këtë letër përmend prapë vetë presionin që po iu bëka në familje. KK dhe shokët e llojit të vet duhet ta dij se nga ky mes janë përmendur dhe janë bërë presione ndaj disa njerëzve të cilët kurr nuk i zmadhuan e as si përmendën kurrë me gojën e tyre. Prandaj shoqërisht po u themi lej këto marrina se njerëzit tanë kanë një respekt të madh për ata që luftojnë dhe rrezikohen, prandaj nëse ti s'e ke parë ende këtë të vërtetë, përvishju punës nëse dëshiron ta shohësh ndonjëherë. Me këtë rrugë e me përmendje të vetes nuk do ta sheh askushi.
Sipas kësaj logjike ne jemi "...duke e sulmuar LKJ, me RSFJ me sistem e me Titon e tyre..." (f. 7, rreshti 22) vetëm kur paskan filluar presionet ndaj disa familjeve të disa kuadrova tona. Me këtë fjalor udhëheqësve të lëvizjeve të Kosovës u janë drejtuar qysh prej kohësh Turqia dhe Serbia. Ata e kanë fryrë variantin se udhëheqësit e lëvizjeve të ndryshme çlirimtare të Kosovës janë njerëz shpirtërisht të dëshpëruar apo edhe siç i drejtohet edhe Mexhid beu Sylejman Vokshit në dramën Epoka para gjyqit: "... ç'tu desht jeta e malit Sylejman, ti ashtu edhe derfikt nuk ishe...". Pra Turqia dhe Serbia janë munduar që udhëheqësit e lëvizjeve t'i paraqesin si njerëz pa influencë, të dëshpëruar që u ka humbë qetësia personale, prandaj u ka humb arysea dhe nuk duan të pyesin për të përgjithshmen. Por kjo kurrë s'ka qenë kështu. I tillë nuk ishte H. Prishtina, B. Curri, A. Galica etj. I tillë siç don me na thënë të kuptojmë KK nuk është M. (Mërgimi=Sabri Novosella) i cili ende nuk na e shtroi si çështje se kaq të holla nga burime të sigurta u njoftova se u pagaun për kokën time. I tillë nuk është as U. për presionin që bëhet ndaj familjes së tij, me traditë di sot gjithë Kosova, e i cili nuk u kujtua ende të na thotë se shokë shiqoni çfarë presioni, urra kundër LKJ e Titos së tyre. Me e lavdrue veten na duket punë e ulët edhe nëse thua të vërtetën. S'ke qi bënë, kështu kish pas qëllue karakteri i shqiptarit shoku KK (Abdullah Prapashtica).
Ç'ideologji e ç'punë kanë bërë tri organizatat më përpara KVG pajtohet plotësisht me vlerësimet e dhëna në kryeartikullin e numrit 2 të ZK. Këtu po kthehem te fjala opozitë e përmendur në letrën e shokut L.. i ka shërbyer KK jo për të kuptuar të vërtetën se logjikisht kur ne jemi opozitë e LKJ atëherë sipas të gjitha rregullave edhe LKJ është njëherit opozitë e LRSHJ. Fjala opozitë e përmendur në letrën e 10 korrikut i ka shërbyer KK për një frymëzim që t'i hyj një pune që të nxjerr "dokumente me rëndësi" duke hapur në këtë drejtim edhe perspektiva të mëdha për shkencat historike. Sipas kësaj opozitat e LRSHJ qenkan me zanafillë më të re, nga koha e Lidhjes së Prizrenit e pasojat dhe rrjedhimet e saj po e dëmtojnë aktualisht LRSHJ, përfaqësuesit e të cilës janë ca kuadro të ish-LNÇKVSHJ dhe OMLK. Se a paraqet Lidhja e Prizrenit fillet opozitare të LRSHJ e tema të ngjashme ne nuk po mund të hyjmë duke konsideruar se në lidhje me këtë shkenca shqiptare e ka dhënë fjalën e fundit. Në çështje me Lidhjen e Prizrenit, në maj 1978 në Zërin e rinisë ka qenë i paralajmëruar një studim voluminoz i punës 20 vjeçare tåe prof. dr. Ali Hadrit se do të botohej, por sot e asaj dite se pa dritën me sy. Mos botimi i tij na jep të drejtën të mendojmë se as në atë studim nuk ka ndonjë fjalë se LIdhja e Prizrenit ishte klasike, se paraqet fillet e opozitës së LRSHJ, dhe se aktualisht idolet e kësaj lidhje po të potencohen aq shumë janë shërbyesit më të mirë të rankoviqizmit. E quaj veten të papërgatitur që t'u hyj këtyre temave që aq lehtë i përmend KK dhe i studjon me një fjali si me pas qenë baba i Herodotit.
Në lidhje me diskutimet e mëparme rreth çështjes se a duhet të organizohemi në p. (parti) apo në Lëvizje, KK na drejtohej me receta të gatshme: duhet të organizohemi në parti sepse ajo do të jetë parti i e shqiptarëve në Jugosllavi. Pra shumë e qart, kështu thotë edhe plaku (Bujar Hoxha-shën im). Qëndirmin e tij në Ankara afër plakut (Bujar Hoxhës) KK (Abdullah Prapashtica) ne e ofron ashtu siç ua ofronte Koço Tashkoja grupeve komuniste qëndrimin e tij në Moskë duke thënë se unë jam i pranuar dhe mua më njef Kominterni.
Të kapesh aq shumë pas ideologjisë e të mos i referohesh asnjëherë asaj do të thotë të jesh një Mao Ce D. i vockël, i cili më 3 shkurt 1967 i kishte deklaruar një delegacioni shqiptar të PPSH: "... për veten time, unë jam një njeri që nuk i dëgjoi radiot, as ato të huajat dhe as ato të Kinës, por vetëm transmetoi." Ai ka pohuar gjithashtu: "Kam deklaruar hapur se nuk do ta lexoj gazetën Zhenminzhibao. Këtë ia thash kryeredaktorit të saj. Unë nuk e lexoj gazetën tënde."
Të kapesh për klasoren me fjalë e në anën tjetër të jesh për ruajtjen e rendit do të thotë të jesh një Mao Ce që kanë nisur me të dalë "gecat". Këtë e vërtetojnë më së miri thirrjet e shpeshta për qeverinë provizore. Maoja ka deklaruar: "... ne dhe Guomindani qankaishist në themel jemi të kundërt me njëri-tjetrin. Si rrjedhim i luftës dhe i përjashtimit reciprok të të dy aspekteve ne me Guomindanin ndërruam vendet..." (Ma Ce Dun, Vepra të zgjedhura, vëll. 5, bot. frengj. f. 479, Pekin 1977).
Faza e tretë
Një komponentë më vete është edhe tërheqja e vërejtjes se dikush po doka me e hedh popullin në luftë "vetëvrasëse" duke e bërë në këtë mënyrë "mish për top."
Që në fillim këta njerëz kanë deklaruar se strategjia e tyre ka qenë të kërkohet republikë me paqe (me telegrame e letra, faza e parë), faza e dytë me dasma masive që edhe ajo u krye. Faza e tyre e tretë thoshin se është revolucioni i armatosur. Sipas shpejgimit të Halimit (Osman Osmanit) që të mos jepet as shenja më e vogël jashtë kërkesës për republikë ka qenë se ndoshta ky do të jetë numri i fundit (i Zërit të Kosovës qershor 1982-shën i Xh.D.), se do të kalohet në kërkesën e b. (bashkimit) duke i thënë LKJ se p. (partia jonë) boll të luti e tash ke me pas se çka ka me te gjetë. F., pas Kongresit XII (të LKJ-shën i Xh.D.) tha në një rast në praninë time dhe të Halimit: "Tash s'kemi çka e përmendim republikën, pasi nuk na e dhanë kësaj radhe. Halimi ndërhyri duke i thënë se ke shumë të drejtë. Unë jo njëherë e kam kundërshtuar Halimin se këtu nuk mund të luajmë orë e çast. Më 15 maj (1982) Halimi (Osman Osmani) na ka folë mua dhe U. (Xhafer Shatrit) për ZONËN E LIRË duke na e tërhequr vëmendjen mua dhe U. se çka kemi thënë deri më tash (ne PKMLSHJ-ja-shën i Xh.D.) është bë si kemi thënë edhe pse thëniet tona nuk janë bazuar në mundësit reale, prandaj është mirë të përpiqemi e të vazhdojmë me atë tempo. Prandaj KK (Abdullah Prapashtica) mos u lodh aq shumë me ua tërhjekur vërejtjen të tjerëve për gjëra që ende vet nuk i ke të qarta. Ti me bashkëmendimtarë, me propozimet tuaja je ai që po të kesh mundësi e bënë popullin mish për top kur thua të lidhemi me b. (Bullgarinë) dhe me udbën e Kosovës e ta shpallim republikën.
Të tëra këto në lidhje me këto sjellje e pikëpamje tjregojnë për një pragmatizëm të rrezikshëm që s'ka asnjë fije lidhje me elasticitetin komunist.
Jo KK recetat e gatshme në ideologji nuk hahen. Nëse ke menduar kështu do ta shohësh se ke gabuar. Po më vjen keq që thua të mos bëjmë polemikë, por më duhet të tregoj se polemika në luftën ideologjike është "A". Nëse merr mundimin e me i shfletuar veprat e Marksit, Engelsit e Leninit do të shohësh se 80% e vëllimit të tyre është polemikë. E njejta është shumë e dëmshme të ndodhë kur kemi të bëjmë me luftë nacionalçlirimtare. Te luftat nacionalçlirimtare jo vetëm që nuk bëhet polemikë brenda së njejtës parti por edhe të ndryshmet bëjnë kompromise me njëra tjetrën kundër armikut të kombit. Dhe këto kompromise nuk bëhen duke i fshehur ato me çjerrjen qesharake të unitetit të kristalt. Pra na u dashtë të bëjmë pak polemikë. Si po e shef, mospajtimet tona nuk janë administrative por qëndrojnë në themel të çështjes. Nuk mund të veprohet me pikëpamje të kundërta në emër të së njejtës. ...
KVG i përkrah pa asnjë ndryshim më të vogël pikëpamjet e shokut Ll. (Xhafer Shatrit-shën i Xh. D.) të shprehura në letrën e tij të datës 10 korrik 1982.
Komiteti Vëllezërit Gërvalla 1 tetor 1982
Në emrin e tij Shpendi (Xhafer Durmishi)"
(Në emër të Komitetit "Vëllezërit Gërvalla" letra e mësipërme u shkrua nga Xhafer Durmishi)
XHAFER DURMISHI
Vijon...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 49 vizitorë |
| Lexuar:
1,399 herë
|
|
|
|
|
|
|