| KUTERBON QELBËSIRË SHEKULLORE |
| Publikuar më 16 maj, 2012 në orën 12:10 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
|
Këto njëzet e tepër vjetë “tranzicioni” e “demokracie”, e para që është qelbur nga koka është politika “shqiptare”. Dhe, menjeherë pas saj janë qelbur kultura, arsimi, shkenca, ekonomia dhe të gjitha fushat e tjera të shoqërisë njerëzore, të asaj shqiptare në veçanti. Fatkeqësisht, të gjitha udhëhiqen dhe zbatohen në kurriz të popullit shqiptar, në emër të Shqipërisë dhe të disa “shqipërizave” të tjera, krye të cilave qëndrojnë “patriotët” e përzgjedhur negativisht në shekuj. Por, shtrohet pyetja: Si të dilet nga kjo gjendje qelbësire shekullore, antishqiptare? Kjo pyetje është dhe duhet të jetë ajo që duhet ta brengosë vazhdimisht intelegjencën shqiptare, në radhë të parë, dhe, secilin individ e qytetar, veç e veç.
Në rrethana të tilla, domosdoshmërisht, intelegjenca shqiptare duhet të gjejë përgjigje përkatëse për ta shmangur e mundur këtë qelbësirë shekullore “shqiptare” dhe për ta çrrënjosur përgjithmonë nga mendësia shqiptare e primitivizmit të “shkolluar” shekullor, me “shkolla të mëdha” e me “diploma” e tituj të mëdhenj “shkencorë”.
Prej sistemit “komunist” e antishqiptar të Titos, janë torturuar, burgosur, vrarë e ekzekutuar shqiptarët prej “shqiptarëve” në pushtetin titist antishqiptar. Sot, fatkeqësisht, edhe trembëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kuterbon qelbësirë shekullore shqiptaro-titiste dhe antishqiptare, vetëm se kanë ndërruar metodat e krimit e të ekzekutimit, prej vetë “shqiptarëve” e “patriotëve” në pushtet.
Shqiptarët në kohën “shqiptare” të Titos e të Fadil Hoxhë Titës e të Ibrahim Rugovë Titicës ekzekutoheshin me çekiç dhe me plumb në kokë, ndërsa, sot, ekzekutohen me vendime “gjyqësore” dhe “gjyqësia” është shndërruar në vegël dhe armë ekzekutive e “politikës” që kuterbon qelbësirë shekullore “shqiptare”, në të gjitha fushat shoqërore që përmendëm më lart.
Thjesht, sot u bëhet vrasje politike, ekonomike e financiare familjeve shqiptare dhe kjo është ajo themelorja që kuterbon qelbësirë shekullore antishqiptare, ose, “patriotike shqiptare”… Kush mund të thotë e të dëshmojë ndryshe kur ekzekutohet edhe emri i ndritur shqiptar Rilindje, për çka kemi prova të pakontestueshme ligjore.
Këto trembëshjetë vjetë shqiptarët ekzekutohen në emër të ligjit dhe të popullit të paqenë “kosovar” që u shpik sipas projekteve shekullore antishqiptare Çubriloviç-Rankoviç-Tito dhe zbatuesit të atyre projekteve antishqiptare, Dr. Ibrahim Rugovës&Co, i cili, si vegël të parë për copëtimin e Shqipërisë e të shqiprtarëve e përdori Dr. Sali Berishën&Co. Dhe, si pasojë e politikave të tyre “shqiptare”, i gjithë populli shqiptar në trojet e veta etnike po e sheh dhe po e nuhatë në qiell të pastër kuterbimin e kësaj qelbësire shekullore shqiptaro-titiste, “patriotike” e “shqiptare”…
Interesat personale e grupore, krejt kulimoklanore, dukshëm janë transformuar në qëllime të këqija e të liga, e, mund të thuhet lirshëm, në qëllime antinjerëzore dhe antishqiptare.
Idetë lindin, formësohen dhe zhvillohen e zgjerohen për ta ndihmuar dhe për ta shpënë përpara njerëzimin. Por, historia ka dëshmuar e po dëshmon dhe po e tregon bindshëm se ato janë përvetësuar nga individë e kategori e grupime të papërgjegjshme “politike”, “patriotike”, “kulturore”, etj. dhe kanë devijuar nga qëllimet e tyre humane, duke u shfrytëzuar skandalozisht për qëllime të ulta personale e grupore, kulimoklanore, politike e parapolitike…
Kuterbimi i kësaj qelbësire shekullore shqiptaro-titiste dhe antishqiptare, në veçanti, ka kaluar të gjithë kufijtë e njerëzores dhe të kombëtares shqiptare, andaj, si i tillë, duhet luftuar me të gjitha mjetet politike shqiptare, me guxim dhe vendosmëri, deri në ngadhënjim të plotë kundër saj, duke e mundur shqip e shqipërishëm atë qelbësirë shekullore shqiptaro-titiste, në gjithë frymën kuterbuese e antishqiptare të saj.
Burojë, 15 maj 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 80 vizitorë |
| Lexuar:
889 herë
|
|
|
|
|
|
|