| Zeqir GËRVALLA – AJO JE TI, O NËNË SHQIPËRI… |
| Publikuar më 17 maj, 2012 në orën 14:42 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
.
AJO JE TI, O NËNË SHQIPËRI…
KUJTIMI MË I BUKUR
( Nga zemra dhe dora e tij )
Im vëlla ideali – poet i ri
që u shndërrua në legjendë -
mbi legjenda të gjalla
vëllimin e parë me poezi
“FLUTUROJNË E BIEN”
ma dhuroi me këtë përkushtim
ndër këto TROJE epike- (I)lirike:
“Poetit e vëllait
- Zeqir Gërvalla -
me përzemërsi e respekt
për fjalën e tij të bukur poetike
Jusuf Gërvalla”
Këtë kujtim të bukur nga shpirti i tij
e ruaj si ylber në mendje-zemër e sy…
( 1975 )
DY DITËLINDJE
Sivëllait, Mehmet GËZHILLI,
në Tiranën tonë të bukur
-------------------
… U lindëm… u plakem…
në një AT-MËMË-DHE
por… mjerisht, ende të ndarë!
Megjithatë… Një rreze daSHurie
përherë na nxe’…
Ah! Edhe pse kurrë s’jemi parë!
*… Prejse më lindi NËNA
Dy dhurata mora nga TIRANA:
të parën të mirëfilltë
romanin “RROTULL”
të dytën – “SHQIPËRI, HIMN I TRËNDAFILTË”
nga DY (Z)EMRA – DRITË për POPULL…
* … Ditëlindjen kurrë s’e festova n’robëri(!)
E të 51-tën… në Tiranën rrezear:
Ma FESTOVE, vëlla i dashur Ti -
Së bashku me të Gentit Tënd shtatëvjeçar;
( Unë, s’dija për atë FESTË mirëndjellë -
se letra Juaj me vonesë m’arriti(!)
Megjithatë, një ndjenjë më kishte përcjellë
ndër gjakime mendje e shpirti…)
… Po. N’atë shtëpi bujare me traditë
një gotë edhe për mua ishte shtruar…
Vallë, shpirtin tim, aty, si dritë
e keni parë? Të gjithëve u ka përqafuar.
… Paçin FAT, vëlla! Genti Yt dhe Festoni im
( si dy binjakë stërnipër ILIR të pandarë! )
E gëzofshim! E festofshim në PËRQAFIM
(I)LIRINË – RIBASHKIMIN tonë KOMBËTAR!
( Prishtinë, 24 Maj 1993 )
------------
Nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS” , f. 166, 167 e 168 Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000
AJO JE TI, O NËNË SHQIPËRI…
O: Aty ëSHtë PARAJSA e VËRTETË
(Kombëtare-Njerëzore) në këtë bOtË…
Ajo je Ti, o Nënë SHQIPËRI për JETË:
Kur të Ribashkohesh; Sovrane-SHtetPlotë!
---------------------------------------------
Aty ku besohet: në ZOTIN NJË dhe nderohet Lapsi e Libri…
Aty buzëqeshin: (Z)emrat-SHpirtrat-MIRËSIA-DASHURIA…
Aty buzëqeshin: Fytyrat…gjyshi-gjyshja-baba-nëna, e bija,i biri…
Aty buzëqeshin: Sytë…Mendjet…Duart…ku(r) sundon DREJTËSIA…
Aty: s’ka hile… tradhtira…mënxyra…hajni… mashtrime…
Aty: ka respekt-nderin-ndihmë-humanitet… reciprok…
Aty: janë të lumtur të vjetër e të rinj - në të DREJTA Synime…
Aty buzëqeshin: qielli-dielli-hëna…yjet…n’lulëzim mbi tOkë…
Aty ëSHtë: Rregulli-KuSHtetita-Pastërtia-SHëndeti-Besimi… HYJNIA;
Aty: të gjitha Bukuritë-Mirësitë janë në Ndriçim-lulëzim-D(R)itëPlotë...
Aty: lulëzojnë Ëndrrat e bukura…Tri kOhët - në NjëKOHË-ARDHMËRIA;
Aty… O Aty…ëSHtë: PARAJSA e Vërtetë NJERËZORE; në këtë bOtË…
AMERIKË (SHBA)
14 Maj, 2012
DY-TRI SQARIME…
Romanin “RROTULL” të Jusuf Gërvallës, e pata lexuar në dorëshkrim që në fillim të marsit të vitit 1978 ; ma pat dhënë vetë Jusufi në shenjë besimi e respekti që të jepja mendimin tim për të. Pas 12 vjetësh, të botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” e Tiranës, ma dërgoi biri i Tij, Premtoni, me këtë përkushtim:“Zeqirit,vëllait tonë të nderuar,i dërgojmë përshëndetjet më të përzemërta dhe i urojmë suksese të mëtejshme. Pemtoni Tr., më 14.XII.1990” (Po, këtë libër – romanin RROTULL, këtë dhuratë të çmuar, së bashku edhe me Ftesën për Dasmën e tij madhështore, që atëbotë u bërë në Tiranën tonë të bukur, me shumë vetura e plotë Flamuj Kuq e Zi, që e hijeshuan edhe më shumë NËNËN SHQIPËRI; sepse, martohej Premtoni, biri i Jusuf Gërvallës – i veprimtarit mendjendritur në Lë-Vi-(Z)-Je…VVazhdimsore-RILINDSORE… NË RRUGË DRITE… për ribërjen SHtetPlotë të NËNË SHQIPËRISË ETNIKE.
***
Po, pra, atëbotë: romanin dhe Ftesën ma solli në shtëpi – në kasollën time përdhese, gati duke u rrëzuar e plotë lagështirë… kusheriri im Nezir Gërvalla, që me disa shokë të punës ( ku punonte në sipërmarrjen “VOÇAR” të Prishtinës ): shkuan dhe e vizituan Tiranën - SHQIPËRINË; andaj, Neziri e vizitoi edhe familjen e nderuar të vëllait tonë: Jusuf GËRVALLËS, Dëshmor-HERO ( që vetë i Treti: së bashku me vëlla Bardhin dhe me shokun e villain e Idealit, Kadri ZEKËN, pra këta Tre Yje të PashuarVVeprimtarë të Pandarë NË RRUGË DRITE… ranë therror…nga duart tinzare-kriminale të UDB-ës okupatore të Serbisë… ( në Shtutgart të Mikes Gjermani ); po,po… atje…u bërën Rreze-DRITË… në Altarin e (I)LIRIRISË… në luftë kundër robërisë e territ… në kOhën e Xhaxhi Enverit… edhe me ndihmën e Tij, edhe me emrin e Tij: në gojë e në gji…luftuan: me Mendje-(Z)emër e Shpirt-DRITË… me Libër e me Laps… ditë e natë… në përgatitje: për krisma të UÇK-së…( për RIBASHKIMIN e KOSOVËS HasanPRISHTINÇE-KatërVilajetSHe… me BESA-BESË…)
… O po, po… për RibaSHkimin e të gjitha TROJET tona…edhe me MOLLËN e KUQE… edhe me të BUKURËN ÇAMËRI… në gjirin e NËNËS SHQIPËRI;
Hejjj… gjithmonë e gjithnjë: e RE – NUSE, që dot nuk njeh pleqëri…!
ZOT, O ZOT! shembulltyrë BUKURIE-MIRËSIE-NJERËZIE do të jetë në këtë bOtë… kur do ta Ribëjmë plotësiSHt të Ribashkuar – Sovrane (Komb e Territor) Një SHtetPlotë.
… Por, unë, megjithatë… edhe pse: në të dy anët me dëshirë të flakët… për të marrë pjesë: në Dasmën e Vëllait Premton, në Tiranën tonë të bukur… mbeta me Ftesë në xhep… sepse, nga okupatorja Serbi kurrë s’pata pashapot… gjithmonë i ndjekur…I përcjellur… I anatemuar… Por, me ndihmën e ZOTIT NJË: kurrë i thyer e i dorëzuar, por – secilën herë: më i fortë n’IDEAL Kombëtar-NJERËZOR, si atëbotë kur isha në burg…nëpër të errtat-qeli…si në vetmi… si në veprim me SHokë… si kudo…( O, edhe sot… në këtë mërgim… pa vullnetin… ) Po, po… në çdo kOhë e mOt…më së miri e di: I Lumi ZOT;
….andaj, çdo kush lë ta dijë: Jo, jo…Kurrë s’hoqa dorë nga Lë-Vi-(Z)-Ja… LSHP-ja…LRBSH-ja… për (I)LiRiBaSHkim me NËNËN SHQIPËRI..
***
Dhe… po! Kusheriri Nezir, me pat treguar gjerësisht për atë vizitë në Tiranë, e në veçanti: për vizitën dhe pritjen që i kishin bërë në Familjen e Jusufit, të nderuarit: Syzana, Premtoni, Donika dhe Ergoni; se si kishin qenë dhe ishin të nderuar e të repektuar nga Qeveria shqiptare, si edhe nga vetë Xhaxhi Enver. Dhe, vërtet, edhe pse ende nën robëri e varfëri e vuajtje e halle të rënda e më të rënda… të përditshme… e të përnatshme… me plotë shqetësime… e pasiguri… nga okupatori serbosatanoshpirtzi… që mund të të errte nata… e s’mund të të çilte drita të gjallë… sepse, në çdo cast: mund t’i vënin prangat… plumbat… në shtrat… në rrugë… në shkallë… në çdo hap…(…!!!...)… Andaj, sa i përket familjes së vëllit Jusuf, u ndjeva shumë i gëzuar që ishte rahatuar në gjirin e Nënës SHQIPËRI; sepse: edhe e kisha një fije merite për këtë rahati të kësaj familjeje të vëllait Jusuf; sepse, po atë vit që ndodhi tragjedia në Shtutgart ( vrasja e këtyre Tre Yjeve tanë, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, që e përjetuam aq rëndë e thellë këtë humbje të madhe në krye të Lëvizjes gjith(Ë)Kombëtare, jovetëm ne të afërmit e të dashurit e tyre, familjet Gërvalla dhe familjet Zeka… por, edhe i gjithë Populli Shqiptar, kush kishte e ka: Mendje të ndritur e (Z)emër e SHpirt të bardhë SHqiptari e SHqiptarje…): pra, ato ditë vjen në vizitë në Prishtinë shkrimtari ynë,i nderuari Nasho Jorgaqi ( autori romanit “MËRGATA E QYÇEVE”), me të cilin takohet shoku dhe vëllai im i idealit Dr.Sadri Fetiu dhe ai e porosit: “Ma gjej Zeqir Gërvallën të takohem me të…” - andaj, Sadriu ma sjellë mua porosinë: - Zeqir, sot, pas drake prej orës tre e gjen shkrimtarin N. Jargaqi, në bibliotekën e Fakultetit Filozofik: të takoheni me të, aty të pret…Dhe, unë, po atë ditë: disa minuta pas orës tre: arrijta në bibliotekë… Dhe, posa e hapa derën… më ra në sy një burrë i gjatë, i veshur me rroba kat-ngjyrëkafeje, me një pamje serioze, por të çiltër, e kur pas shikimeve edhe i këmyem fjalët e para dhe përshëndetjet… që u kuptuam se kush jemi: vëllezër gjuhe e gjaku, që shiheshim për herë të parë… - Ju jeni shkrimtari Nasho? - iu drejtova… ( sepse: edhe ashtu si e pashë në shikim të parë….ishte: po ashtu sikurse ma kishte përshkruar Sadriu ); - Po, - mu përgjegj, pakëz me buzë në gaz, e menjëher shtoi: E, Ju Zeqiri? – Po, iu përgjegja edhe unë dhe ia ia zgjatëm dorën njëri-tjetrit vëllazërisht dhe ngrohtësisht sikur t’ishim takuar edhe shumëherë më parë…
- Po dalim, - tha, e shëtisim pakëz në qytet… Edhe unë e pëlqeva këtë propozim dhe dolëm duke zbritur shkallëve të Fakultetit Fillozofik, ashtu ndadalë-ngadalë… u nisëm për në qëndër të qytetit… Por,menjëherë rrugës më pyeti për Jusufin dhe për Rexhep Elmazin ( duke e ditur që unë isha shoku më i ngusht i tyre…); i shpjegova për të dytë, se si i njihja unë: patriotë, talentë dhe veprimtarë të Çështjes KOmbëtare… deri në devotshmëri.Dhe, Nashoja mbeti i kënaqur dhe më falënderoi, por unë, shtova: se e kam një porosi për Ju, për Qeverinë Shqiptare… për Xhaxhin Enver: Familjen e Jusufit nga Gjermania ta tërhiqni dhe ta merrni në Shqipëri; që t’i rritën fëmijët nën kujdesin e shtetit shqiptar. - Mirë, - tha – do të intersohemi… dhe me plot admirim vëllazëror-kombëtar e njerëzor u ndamë nga njëri-tjetri… ende pa hyrë në qëndër të qytetit, mu të Tre Sheshirat…( apo, më mire të them: te Tri Republikat… Që tani, para katër vjetësh kur e shpallëm Pavarësinë e Kosovës me në Ballë emrin:Republikë! Si dhe 12- vjetë pas luftës heroike të UÇK-së dhe të ndihmës së AMERIKËS Mike, qeveritarët Kosovarë (pa emrin Shqiptar) sikur të dehur e trullosur: ia hoqen “kapelën” KOSOVËS, ia hoqen emërtimin REPUBLIKË… dhe, po… ia vurën në Kokë një F(P)USNOTË…!!!... Shih, OZOT!)
Po! Sigurisht, që edhe Nashos, sikurse edhe mua, pra që të dyve, na mbeti merak që s’mund ndejtëm më gjatë… dhe s’pakut të pimë nga një kafe në shtëpinë- kasollën të vogël me zemër të madhe e gjithherë plotë ngrohtësi: për vëllezër, miq e shokë idealista Kombëtar-Njerëzor, apo në një lokal…të kryeqytetit Prishtinë- Arbëror… Por, dihet: se ç’kohë e zymtë dhe realitet i rëndë ishte për ne shqiptarët, e në veçanti për ata që vepronim edhe ilegalisht…
Ah, po, po…ishte shumë e rëndë… asokohe… nën regjimin komunisto-titisto-kalëtrojan… asokohe…nën regjimin satano-karpationo-serbosllavo-barbarë… dhe nga disa shqipfolës të mjerë-kaeleonë… që në çdo kohë: çdo regjimi e sistemi i ndejtën divan duke i bërë temenara dhe aman… vetëm e vetëm: për ta fryer barkun… për të llapurçitur… e për të zhvatur e ngrënë…!!!
***
Kurse, për veprën “SHQIPËRI, HIMN I TRËNDAFILTË” të autorit dëshmor Kristaq Tutulani, të cilën ma dërgoi sivëllai Mehmet Gëzhilli ( së bashku me një letër përcjellëse, në të cilën më tregon se si ma ka festuar ditëlindjen së bashku me ditëlindjen e birit të tij,Gentit, si edhe që i kanë pëlqyer shumë poezitë e mia, madje që e ka ka bërë edhe një reçension dhe e ka botuar në një gazetë, atje në Tiranë, në atë gjys-më… SHQIPËRIE, siç po e quajnë: Londineze, e, që Ajo, mbase: një Shekull ëSHtë në përpjekje-pritje-sakrifica e Shpresa për tu Ribër plotësisht Shqiptare – SHQIPËRI ETNIKE, SHtetPlotë; ta ndihmojmë: Veten-KOMBIN-ADHEUN-JETËN, Vëllezër e Motra, duke ndihmuar njëri-tjetrin me SynimDrejtë në FITORE besimplotë që të na ndimojë edhe I Lumi ZOT!);
…Pra, ky vëllai i penës dhe Idealit Kombëtar-NJERËZOR, që ende kurrë s’jemi njohur drejtpërsëdrejti as nuk jemi parë, vetëmse përmes poezisë që u njohem: drejt Synimit RILIDSOR për Ribashkim gjith(Ë)Kombëtar… NË RRUGË DRITE… për Ribërjen SHtetPlotë të NËNË SHQIPËRISË ETNIKE; me Ty, o Vëlla Mehmet Gëzhilli: (Z)emër Shqiptari e SHpirt TRËNDAFILI…
Andaj, o ZOT! këtë libër-dhuratë: “SHQIPËRI, HIMN I TRËNDAFILTË” (si dhe atë letër të shkruar nga një vëlla i penës dhe i pushkës; sepse, me kanë thënë që është: përveçse Poet - edhe Ushtarak,Oficer i lartë i Nënë SHQIPËRISË ); Ai, pra, siVëllai im Mehmet GËZHILLI, m’i dërgoi, atëbotë, Libër e Letër përmes Dr.Muhamet Pirrakut, historionit tonë atdhetar-patriot, në shenjë përshëndetjeje, meqë: edhe unë, më parë, përmes kolegut tim Abdyl Kadolli, Vëlla Ideali, ia pata dërguar dy përmbledhjet e mia të poezive: “PRANIA SFIKSIT” dhe “DET E MOÇAL BALLË PËR BALLË” si dhe dy poezi,të cilat ai, Vëllai Mehmet, m’i kishte kërkuar për antologjinë:“PËR NËNË SHQIPËRINË” të cilën, atëbotë, ishte duke përgatitur…
AMERIKË ( SHBA)
15 Maj, 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
| Lexuar:
3,088 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|