Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Krytearit të Rahovecit iu bë pritje vëllazërore në Munih
Publikuar më 24 qershor, 2012 në orën 13:51 ( ) Isuf I. Bytyçi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me ftesë të Shoqatës së miqësisë Bavari - Kosovë (SHBK), kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar nga stafi i tij, Lenhard Hamza e Ramadan Gashi u takuan me bashkatdhetarë të Rahovecit me rrethinë, të cilët jetojnë e punojnë në Munih të Gjermanisë.

Z. Mislim Berisha, kryetar i Shoqatës se miqësisë Bavari – Kosovë, së pari i përshëndeti kryetarin e Rahovecit Latifi dhe stafin e tij, Ramadan Gashi dhe Lenhard Hamza, si edhe mysafirët tjerë, e pastaj foli në pika të shkurtëra mbi punën që bën SHBK. Në takim, ku të pranishëm ishin kryesisht bashkatdhetarë nga Komuna e Rahovecit, u tregua interesim i madh për njohjen nga dora e parë për gjendjen sociale, ekonomike e politike brenda shtetit të Kosovës e sidomos në Rahovec.

Z. Latifi, falënderoi të gjithë të pranishmit, falënderoi nikoqirin për ftesën dhe punën të cilën janë duke e bërë, falënderoi edhe bashkatdhetarët për mikpritjen vëllezërore. Ndër temat më të rëndësishme rreth Kosovës, foli për gjendjen e rëndë sociale e politike në Mitrovicë, që kjo situatë, siç tha ai, është një sfidë për ne. Situata në këtë pjesë të Kosovës, ku pengohet zbatimii i ligjit të institucioneve të Kosovës, aty kriminelët serbë të përkrahur nga qarqe të caktuara serbe, sfidojnë jo vetëm istitucionet e Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare. Aty, jo vetëm që shkelet ligji nga kriminelët e Serbisë, por ata destabilizojnë rendin shoqëror, ekonomik e juridik, tha z. Latifi. Ata, duhet luftuar me të gjitha forcat që i ka shteti i Kosovës dhe, jo vetëm kaq, por në bazë të Kushtetutës së Kosovës, të cilën e kemi ndërtuar bashkë me miqtë tanë. Ne duhet t`i zhbëjmë ato forca kriminale, të cilat vijnë nga fqiu i ynë, që e përgjaku shumë herë kombin tone, e besa u përpoq ta pastrojë Kosovën edhe etnikisht. Por, falë miqve tanë amerikanë e europianë, nuk ia arritën. Pa integrimin e plotë të veriut të Kosovës, do të jetë i pamundur zhvillimi normal ekonomik e shoqëror i Kosovës, tha ai.

Gjithashtu e kemi një problem të ngjashëm në komunën e Rahovecit, atë të ligjit për Hoqën e Madhe. Hoqa e Madhe i ka rreth 350 banorë, që sipas Pakos së Ahtisarit dhe të miratimit të ligjit për këtë fshat, ne duhet t`u garantojmë këtyre banorëve një këshill të Fshatit, I cili do të mund t`i sfidojë politikat zhvillimore të komunës së Rahovecit e, që nuk do të duhej të ishte.

Pjesëmarrësit u interesuan edhe për bashkëpunimin diasporë – Kosovë, sidomos me komunën e Rahovecit. Lidhur me këtë Z. Latifi njoftoi se që nga marrja e mandatit si kryetar i komunës, e ka themeluar Zyrën për bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në mërgim dhe se ajo është adresa më e mirë e secilit mërgimtar. Bashkëpunimi ynë mund të bëhet nëpërmjet të investimeve tuaja në Kosovë me anë të zhvillimit të projkteve të përbashkëta. Sidomos shkëmbimi i përvojave të bëra në vendet e zhvilluara europiane, do të ishte një bashkëpunim i mirë në mes të mërgatës sonë dhe qytetarëve që jetojnë në komunën e Rahovecit.

Z. Latifi, gjithashtu premtoi garancë të plotë për investitorët në Rahovec e rrethinë. Një besim, i cili thuhet se ka humbur tek organet tona në përgjithësi, unë ju garantoj se jam duke punuar e do të punoj edhe në të ardhmën, që ky besim i humbur të fitohet përsëri.
Në periferi të Rahovecit, i kemi edhe 30 ha. tokë në pronësi komunale, që do të jetë në dispozicion për qëllime investimi. Komuna bën edhe lehtësira tjera për investitorë: pesë vite mund të lejohet puna pa taksa, në mënyrë që të zbutet papunësia në Kosovë, që momentalisht është shumë e madhe. Komuna jonë, sikur edhe komunat tjera në Kosovë, në muajin korrik dhe gusht, organiozon takime të rregullta me mërgimtarë, të cilat i shoqërojmë edhe me programe kulturore. Prandaj shfrytëzoj rastin që t` ju ftoj për të marrë pjesë në këto takime në mënyrë aktive. Nëse në këtë kohë nuk jeni në Kosovë, mund të na vizitoni edhe në mënyrë individuale. Një nga detyrat tona themelore është që ta kemi një pasqyrë për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgim. Zyra për mergimtarët e ka për obligim që :
1. të ndërtojë sistemin e të dhënave për çdo mërgimtar
2. ta bëjë kategorizimin e tyre
a. kush ka investuar në Rahovec?
b. kush ka një iniciativë shoqërore?
c. kush ka një dyqan në Rahovec etj.?
3. Informata të plota për potencialin e mërgimtarëve tanë
a. Ekonomike
b. kuadrovike
4. krijimi i relacioneve tjera
a. ndërtimi i raporteve të përbashkëta
b. këmbim dijesh e përvojash
5. ndërtimi i marrëdhënieve me vendin ku jeton
a. si psh. Binjakëzimi i komunës së Rahovecit me ndonjë komunë apo rajon me profil të ngjashëm socio-ekonomik e të tjera.

Kryetari Latifi tha duke përfunduar se, një bashkëpunim i ngushtë me mërgatën krijon mundësi që të hapen vende të reja pune dhe në këtë mënyrë të mënjanohet mundësia e trazirave sociale në Kosovë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 787 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi