Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANET I PĖRJETSHĖM QĖ SHKĖLQEN SI LULET PRANVERORE!
Publikuar më 10 korrik, 2012 nė orėn 00:14 ( ) Fadil Shyti | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Me rastin e 2 mujorit vdekjes fizike apo mė saktė; -ri-lindjes sė poetit, mė 25 prill 2012), -fillova ribotimin e kėsaj poeme madhėshtore).
-Nė vitin 2010, kur u takova me vėllain e idealeve ēlirimtare poetin komunist, Hysni Milloshi, me ē“rast, mė ofroi njė dhuratė tė mrekullueshme qė s“harrohet kurrė; gjatė bisedės, Ay mė tha: “Pėr hir tė lexuesve nė diplomacia.dk, albaniapress.com e tė tjera web-faqe shqiptare, im vėlla, -kam dėshirė t“ma ribotosh poemėn, "Atdheu!”.

-Me atė rast u ndieva i privilegjuar, pėr besimin e tij ndaj meje dhe pa u hamendur e mora zotimin se, do ta bėjė kėtė me kėnaqėsi!
-Paraprakisht, siē dihet nga lexuesit; jam marrė me ri-botimin e disa poezive disa pėrmbledhjeve tė tjera nė shtypin elektronik.
-Poemėn ”Atdheu” po e filloj tani, tejet zemėr-pikėlluar, - pikėrisht, nė datėn e 2 mujorit tė pavdekėsisė sė poetit revolucionar.
Poemėn do ta botoj nė pjesė tė ndara; duke bėrė kėtė kujtoj qė, -pėr lexuesit e flaktė tė poezisė atdhetare, kjo nuk do tė pėrbėn njė pengesė serioze qė ta lexojnė nė vazhdime, -tėrėsisht.

Poema "Atdheu" ėshtė fituese e ēmimit tė tretė nė konkursin letraro-artistik, me rastin e 45 vjetorit tė ēlirimit tė Atdheut.

HYSNI MILLOSHI

ATDHEU

POEMĖ

16.

Nė njėmijėenjėqelira dergjet nėna sakatosur,
Njė poet syrgjyn i kombit, “arratisur syrgjynosur”,
Njė djalosh i hijshėm endej nėpėr udhėt e Parisit,
Ndjekur hap mė hap tė jetės nga titani zė i plisit.

O, ky plis kish me vete gjithė hallet, gjithė tokėn,
Nė Paris e nė Bruksel kuvendon me Enver Hoxhėn,
Tė dy flasin shqiptarisht, i betohen njėri-tjetrit,
Ndėrsa burrat shemb si kulla gijotin“e zezė e mbretit.

Syt“ e plisit s“bėnin lutje: Mė shpėto nga gijotina,
Syt“ e plisit flakėronin si njė pyll i madh me trima,
Syt“e plisit ishin popull, qė tė birit i ēon fjalė:
Tė kam pritur pesėqind vjet, mė ke atė e tė kam djalė!

Enver Hoxha ndjeu malet si i hynin nė damarė,
Ndjeu mijėra vjet tė kombit qė i ndizeshin pishtarė.
Nė dy grushta i rėnduan dy Korabė e dy Tomorrė,
Gjithė fushat lulethara, gjithė kreshtat me dėborė.

Gjithė armėt qė Liria pati shkrepur mbi tiranėt,
Gjithė brengat e Atdheut, gjithė kujet, gjithė kėngėt,
Nė damarė tė atij trupi s“derdhej gjak po historia,
Ndizte flakėt e hakmarrjes me pishė dielli Shqipėria.

17.
Ai e dinte qė Liria rron nė popull e pavdekur,
Ai e dinte qė Liria gjakun lyp e sy tė menēur,
Ai e dinte qė liria lind vetveten pėrmbi dhé,
Perėnditė perėndojnė, jo tė popullit epope.

Ai besonte vegjėlinė nė kasolle, nė barakė,
Jo saraje bejlurēinash, jo kodoshėt nė “oxhakė”.
Ai besonte nė popull janė tė gjitha mrekullitė,
Se kur ngrihen –o kasollet pėrmbys bien mbretėritė.

Dhe trokiti nėpėr fusha, nėpėr male me dėborė,
Ku jetonin tė pamposhtur gjeneralėt popullorė,
Ku ēdo zemėr kish njė Krujė e njė Frashėr poezie,
Ku lahutat lahuronin shpirt e zjarr prej Shqipėrie.

Ai nuk priti qė armata tė rreshtohej me fjalime,
Po u hodh nė ballė betejash ku ish prova mė sublime,
Ai besonte trimėrinė si beson syri nė dritė,
Plumbi trimin se tremb kurrė, plumbi trimin e ka frikė..

Shpėtimtarėt e mėdhenj s“rreken tė shpėtojnė kokėn,
Po njė popull fukara dhe tė shenjėn nėnė, tokėn.
Me njė ēelės komunizmi hapi Shekullin e Ri,
Si gjeni ka dashuruar, ka urryer si gjeni.

18.
Tokė me djem mermeri stolisur ndėr brinja, fusha e pllaja,
Si me diej qė s“perėndojnė e dritė derdhin pėrmbi maja.
Ē“e kanė ngjyer kėtė tokė krejt me zemra tejembanė
Dhe me zjarre tė pėrjetshėm nėpėr borė e tramundanė.

Kodrės sė Kuqe se ē“ u panė dhe Tirana hesht te pragu:
Ē“janė ata qė gjokset matin shqiptarisht me kulla tanku?
Thonė qenkan komunistė, qė me tanket po pėrgjaken,
Thonė qenkan komunistė, qė me vdekjen hijshėm maten.

Thonė qenkan komunistė,... Po nga dolėn kėta diva,
Qė nuk lėpihen tradhtarėēe “Viva Duēe, viva, viva”.
Po tė dalin zot, Atdhe, mu nė bashin e pėrleshjes
Edhe vdesin duke thirrur; “Rroftė vdekja kundėr vdekjes”!”

Thonė qenkan komunistė...Historia ku i gjeti
Kaq tė rinj, zemėrmėdhenj sa hapėsir“e kėtij planeti?
Si rreze qė dalin prej Diellit ata dolėn nga ky popull,
Qė nga Reēi nė Prishtinė, qė nga Mokra gjer nė Dropull.

Thonė grushtet e fuqishėm ata ndezur kanė lart
Si pishtarėt lajmėtarė mbi Tomorr e mbi Korab,
Thonė zgjojnė uraganet anės Vjosės, anės Drinit
Dhe nė gjokset si flamuj mbajnė agimet e ēlirimit.

Thonė qenkan komunistė qė nuk mbjellin grurė e thekėr,
Nėpėr brazdat e lirisė mbjellin jetėn qė u ka mbetur
Flamurin e vuajtjeve tė popullit paskan Bibėl e Kuran,
Paskan shpirtin me tornado, me stuhi dhe uraganė.

Thonė Prijėsi i tyre paska nė tė gjaktin udhėtim
Moshėn qė pat Jezu Krishti kur e vunė nė kryqėzim.
Qė me gozhdė mos kryqėzohej kuqezeza Shqipėri
Komunistėt, bij tė Diellit, sulmojnė qiejt pėr Liri.

19.
Pėrmes djemve tė mermerit kur vrapoj si nė transhe
Skuqet Vjosa, skuqet Drini, skuqet ajri yt Atdhe.
Ja, ky qiell i madhėrishėm krejt i kuq e krejt i zjarrtė
Si zemra e Vojo Kushit hapet e pikon lavdi tė artė.

Si zemra e Vojo Kushit hapet kur e pat shkrirė me gjak tė vet
Shtatė tanke Kodrės sė Kuqe kur mbi ta hidhej kometė,
Himn e flamur kur u kthye e gjėmim titan kushtrimi,
Lule djemtė e mermerit, lule djemt“e kėtij himni!

Kodra e Kuqe pėrcjellė himnin nėpėr shkrepat e luginat,
Ndėr kasollet e barakat si zabele dalin trimat,
Dalin djemtė e fukarasė me njė yll tė kuq nė ballė,
Shkulin malet pėr t“i hedhur mbi fashistėt gjakatarė.

Zgjohet shpirti i tėrmetit, zgjohet zgjimi popullor
Qė nga Dibra gjer nė Krujė, qė nga Shkodra gjer nė Vlorė
Me rrufetė e Korabit zbret betejash Haxhi Lleshi,
Nėntė male pas i vijnė mespėrmes atij rrebeshi.

20.
Dridhen muzgjet e pushtimit, nata zbret si shpirt fashisti,
Shtetrrethimet tundin prangat pėr njė kokė komunisti.
Pėr njė kokė komunisti digjen fshatra dhe qytete,
Digjen arat kallinjpjekur, digjen foshnjat mu nė djepe.

Komunistėt ngrihen lart nė univers tė heroizmit
Guerilas atomikė, farkėtarė tė titanizmit,
Enden vatrash, enden pyjesh, lirimbjellės, komisarė,
Me njė manifest ēeliku prej ēelikut proletar.

Se ē“i ngjajnė Jupiterit kur tėrheqin pėrmbi vete
Gjithė rreziqet me njė emėr: plumb, qeli trikėmbėsh, vdekje;
Tė mos tėrhiqte Jupiteri tė tmerrshmit asteroidė
Njė varr mė tepėr do ish globi ynė nė galaktikė.

Ja si ngrihen tė pamposhtur, atdhetarė, idealistė
Nė univers tė heroizmit Jupiterėt komunistė!
Nė katėrqind milionė yjet ata zunė vendin e vet,
Pa komunistėt s“ka liri, s“ka mė paqe nė planet.

Le tė enden varg spiunėt, le tė nxijnė kuesturat,
Le tė ēmenden varg qelitė, le tė ēmenden varg torturat.
Nė ēdo zemėr komunisti ndizet plot njė Diell me gjak,
Nė ēdo zemėr komunisti rron Atdhe njė Stalingrad.

Dėgjo erėn si pėrhapet e s“pushon sė ligjėruari:
Ra Qemali, Qemal Stafa, ai idealbekuari
Ecėn gjaku i tij nė rrugėt, barrikadė mė barrikadė,
Ngjitet mureve me qerpiē si e flaktė komunikatė.

Komunistėt Tutulani, vėlla e motėr, dy poetė,
Kaq tė rinj e kaq tė bukur si ylberi pėrmbi det,
Grisin natėn nė Kavajė si tė ishin flamuj fashizmi
Nxirė prangash, skuqur plumbash buēasin “Rroftė komunizmi!”

Ra Kristaqi dhe gjėmimi tundi malin e Shpiragut
Ndizet gjaku edhe nata flakė e tėra merr prej gjakut
Kur do binte Margarita mu si xham do shqyhej qielli
Copa-copa i pėrgjakur mbi Tomorr do derdhej Dielli.

Mu nė Pojskė ra Ptolemeu, Zaho Koka mbi Himarė
Dėgjo erės ligjėrimin “Lule Zaho, lule djalė”
Dėgjo erės si pėrhapet “Lule Ptoleme Xhuvani”,
Bini more trima, bini aty ku vritet luani.

Mu nė grykė teØMezhgoranit thonė Vjosa u pėrgjak,
Asim Zenelin mba mbi supe kosovari Karadak
Po rrjedh Vjosa gjak e dhimbje, Kurveleshit nxihen retė
Batalionet hedh nė sulm nė Shefqet Peē, njė lab i sertė.

Deti i Vlorės, deti plak thinja dallgėsh ngre pėrpjetė
Ra Abazi, Abaz Shehu, komandant zemėr det...
O Atdhe ē“po ndodhė kėshtu, kėto dhimbje si i mba,
Mbi Patos u shemb si tempull komisari Mustafa. 1)

21.
Mes detit komunist tė gjakut lundron anija e Lirisė
Timonieri ndezur mba gjithė motorrėt e stuhisė,
Kjo stuhia komuniste s“di tė prehet, s“di tė ndalet,
Kush pre saj bie muzgut, nė agim patjetėr ngjallet.

Mu nė Vigun e Mirditės Stalingradi me pesė vetė,
Atdhe, kurorė me legjenda, se ē“i shton edhe njė legjendė,
Kjo legjendė e madhėrishme nėpėr shekuj do gjėmojė
Edhe pse me plumb nė zemėr, edhe pse me gjak nė gojė.

Maten pesė me pesėqind, po i thonė vdekjes: Nuk na tremb!
Maten pesė me pesėqind, po i thonė plagės nuk na dhemb!
Maten pesė me pesėqind, po i thonė Gjadrit: Jemi valė!
Maten pesė, me pesėqind, po i thonė tokės: Jemi farė!

Jemi farė mbjellim Lirinė, komunistė emrin na thonė,
Mu nė firmėn e ēlirimit kemi vėnė jetėn tonė...
Stalingradi i tė pestėve ra pastaj si farė mbi dhé,
Mu nė Vigun e Mirditės rron e flet njė Epope.

1)Mustafa Matohiti, Hero i Popullit

Bregut Bunės ra Vasili, gjeniu i konspiracionit
Gjaku komunist ndez vrullshėm turbinat e Revolucionit
Enver Hoxha nėpėr male urdhėron veē ofensiva,
Drejt veriut, drejt Kosovės turret njė ortek me diva.

Mė 4 korrik, 2012.

Zgjodhi: Fadil Shyti

Vijon...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 423 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Poezi nga Xhevahir Cirongu
E martė, 16 shtator 2014 - 23:14
.
Ēmimi Nobel pėr Letėrsi
E hėnė, 15 shtator 2014 - 23:18
Historik i shkurtėr dhe mendimet ndryshe nga ai i Akademisė sė Shkencave tė Suedisė mbi Ēmimin prestigjioz i cili ndahet ēdo 10 tetor, - ditėlindje e Nobel...
SOT, IMI, I MIRI ATDHE?
E hėnė, 15 shtator 2014 - 23:12
.
Ngrohtėsia e shpirtit poetik tė Kozeta Nushi...
E hėnė, 15 shtator 2014 - 01:42
Poetėt dallohen pėr fibrat e ndjeshme tė shpirtit qė plagoset lehtė, pėr ndjenjat dhe mendimet e tyre prekėse. Ata janė njerėz me njė botė tė pasur qė padr...
Seminari i mėsuesve tė diasporės nė Beratin h...
E shtunė, 13 shtator 2014 - 01:27
Reportazh Berati qytet i fisit ilir dasaret qė nga shekulli i shtatė para Krishtit N. Mustafa: “Pa dyshim kurora e shenjtėrisė sė shkollės shqipe...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi