Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Uji fle, e Riza s’fle”!
Publikuar më 09 gusht, 2012 në orën 01:20 ( ) Isuf B. Bajrami | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gushti, është muaji i pushimeve, për shumë funksionerë e pushtetarë. Ky pushim u nevojitet pushtetarëve si relaks për ta vazhduar në shator misionin e politikës shtetërore dhe lokale .

Njëri nga këta pushtetarë, në cilësinë e një “deputeti” të emruar nga qarqe të caktuara të Serbisë , e nongrata nga Presheva, Riza Halimi, nuk ka pushim. Ai, punon pa u lodhur fare edhe pse mosha e shtyrë nuk i ofron shumë energji për aktivitete. Fjala e urtë popullore thotë: “Uji fle, armiku s’fle”!

“Deputeti” jo-legjitim nga populli z. Halimi, po bënë plane dhe skenare për ta përmbysur pushtetin e ri në Buajnoc, ngase partia e tij e preferuar nga Beogradi mbeti në opozitë, ashtu siç mbetë qe sa vjet PVD-ja opozitë edhe në Preshevës.

Partia e Rizës, PVD, ka ngelur pozitë vetëm në Medvegjë. Ai, shkeli qëllimet partiake, duke ulë tregun në favor të Sllobodan Drashkoviqit, për të arritur një kompenzim në të mirë të opozitës në Bujanoc.

Mjetet serbe të informimit nuk e kanë mohuar takimin e Rizajës me Ivica Daçiqin e zyrtarë të tjerë të Beogradit për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc, në favor të opozitës.Madje, flitet se “deputetit” preshevar i emruar nga lart, qeveria serbe, do t’i ofroj edhe shpërblime të tjera.

Këtë heshtje deputeti jo-legjitim, e konkretizon me biseda të shpeshta sekrete, qoftë në Vrajë, qoftë në Beograd për ta përmbysur pushtetin lokal në Bujanoc si dhe për ta bllokuar funksionimin e qeverisjes lokale.

Këto lojëra të ulta politike të këtij “deputeti” delikat, kanë qenë evidente edhe gjatë mandatit të kaluar. Gjatë ati mandati, kur në Beograd fituan forcat “demokratike”, Riza Halimi, me gishtat e tij e votoi buxhetin republikan dhe ishte një dekor i mirë për ndërkombëtarët dhe Serbinë, se ja edhe pakica shqiptare përfaqësohet në parlamentin republikan.

Çka fitoi “deputeti” i vetëm “shqiptar”, me praninë e tij në Kuvendin republikan të Serbisë? Asgjë, përvec pagës së tij të majme mujore, sa 10 paga të punëtorëve të zakonshëm!

Ky “deputet” plakush në vend se të ngrijë mandatin e tij për shkak të dhunës sistematike shtetërore, që po ushtron Serbia jo-zyrtar ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, ai, merrë pjesë aktive në seancat e Kuvendit republikan të Serbisë.

Nëpër këto seanca rrallë kush e ka parë dhe dëgjuar të ketë folur ndonjëherë dëputeti illegal Riza Halimi. Ai, bile ka votuar shumë akte dhe vendime, me të cilat janë gjobitur dhe dënuar shqiptarët e pafajshëm dhe të pa mbrojtur.

Këto veprime të Riza Halimit nuk janë të çuditshme ngase, ai, e ka dhënë betimin në Parlamentin serb se “do të angazhohet për një Serbi, në të cilën Kosova paraqitet si provincë e saj”!

Gjilan,07 Gusht 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf B. Bajrami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 712 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi