Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇKA PAS 100 VJETORIT TË PAVARËSISË…?!
Publikuar më 05 dhjetor, 2012 në orën 23:00 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kremtimi i 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar ishte një festë madhështore.
Këtij 100 Vjetori iu gëzuan, jo vetëm të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare, por edhe të gjithë miqtë e Kombit Shqiptar. Festimi dinjtoz i shqiptarëve, edhe kësaj rradhe, i zemëroi vetëm armiqtë sllavo-grekë, pushtuesit e kolonizatorët e trojeve të Shqipërisë Etnike. Por, tashme shtrohet pyetja:
Çka do të duhet të bëjmë ne shqiptarët, sidomos ne forcat patriotike shqiptare pas kremtimit të 100 Vjetorit..?

Do të duhet që, vetëm të kënaqemi me festimet madhështore të 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar, apo do të duhet të bashkohemi për ta ribërë Shqipërinë tonë të dashur ashtu siç para 100 vjetësh e shpallën në Vlorë baballarët e Kombit Shqiptar?

Tashmë dihet fare mirë se, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, të Shqipërisë së 4 (katër) vilajeteve shqiptare, të cilën ne të Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) e kemi quajtur dhe e quajmë Shqipëria Etnike, trojet e Shqipërisë Etnike u pushtuan dhe u aneksuan nga pushtuesit serbë, malazezë dhe grekë.
Gjithashtu tashmë dihet edhe fakti se, në dhjetor 1912, në Londër u mblodh Konferenca e Ambasadorëve, që punimet e saj i përfundoi më 29 korrik të vitit 1913 dhe që gjithashtu e legjitimoi aneksimin e më tepër se gjysmës së trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Pra, më 28 Nëntor të këtij viti ne shqiptarët e të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike dhe edhe të mërgatës (diasporës) shqiptare masovikisht e festuam 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar. Por, tashmë gjithashtu shtrojet pyetja:
A do ta festojmë masovikisht ne shqiptarët edhe 100 vjetorin e copëtimit të Shqipërisë Etnike dhe 100 Vjetorin e Konferencës së Londrës apo masovikisht do ta kundërshtojmë këtë copëtim të trojeve të Shqipërisë Etnike dhe Konferencën e Londrës?!

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) vlerëson që, të gjitha forcat patriotike shqiptare (FDBK, LSHN, LB, LVV, AKZ etj.), si dhe të gjitha shoqatat patriotike në trojet e Shqipërisë Etnike dhe në mërgatën (diasporën) shqiptare, urgjentisht duhet të krijojnë Këshillin Koordinues të Forcave Patriotike (KKFP) dhe bashkarisht, në kuadër të KKFP, ndër të tjerat, duhet të marrin vendimin e tyre për format dhe mënyrat e veprimeve konkrete të kundërshtimit të copëtimit të trojeve të Shqipërisë Etnike, ndër të cilat do të duhej të jetë edhe kërkesa, përmes një memorandumi, të shpalljes nul (zero) të Konferencës së Londrës, si dhe edhe për organizimin e protestave popullore, jo vetëm në Morinë-Vërmicë, por edhe në Qafë Thanë, në Muriqan e Han të Hotit dhe në Qafë-Botë. “Bashkimi bën fuqinë”; prandej, le të bashkohemi për ta ribërë Shqipërinë..!

Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

Tiranë, më 4 dhjetor 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,509 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi