| ALTERNATIVAT E RIBASHKIMIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE..! |
| Publikuar më 10 dhjetor, 2012 në orën 18:18 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
|
Tashmë, pas kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar dhe edhe të përafrimit të 100 vjetorit të copëtimit të trojeve të Shqipërisë Etnike nga Konferenca e Londrës (1913), në Piemontin e Çështjes Shqiptare, siç Tiranën e ka quajtur Kryetari i Nderit i Frontit…, (ish FBKSH, tani FDBK) intelektuali atdhetar, ideologu i bashkimit kombëtar shqiptar, Magjistër Ukshin HOTI, janë shfaqur tri alternativa të ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike.
1. Alternativa e parë, alternative që për dy dekada ka dominuar në të gjithë politikën zyrtare të Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës dhe…, ka qenë alternative e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike përmes integrimit të Ballkanit dhe edhe të shqiptarëve në Bashkimin Evropian (BE) dhe në Bruksel, siç kishin qejf ta propagandonin këtë "bashkim" shumica e internacionalistëve të djeshëm dhe tani, pas nëntorit 2012 vetëm pakica e internacionalistëve shqiptarë të cilën alertnativë aktualisht vazhdon ta mbrojë vetëm e majta shqiptare(PS, PSD, PDS) e Tiranës.
2. Alternativa e dytë, alternativa e integrimit (bashkimit) ndërshqiptar, fillimisht në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëria Etnike, dhe më pas edhe të integrimit të Shqipërisë Etnike në Bashkimin Evropian (BE), për një dekadë të tërë, që nga korriku i vitit 2002 dhe edhe aktualisht, e ka propaganduar dhe vazhdon ta propagandojë dhe edhe ta kërkojë formacioni i vetëm mbarëkombëtar shqiptar, Fronti…, fillimisht (Korrik 2002-Nëntor 2009) me emërtimin FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe nga 28 Nëntori i vitit 2009 me emërtimi Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar(FDBK).
3. Alternativa e tretë, alternativa e integrimeve të njëkohshëme, të integrimit (bashkimit) ndërshqiptar dhe edhe të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), gjatë dhe edhe pas kremtimit të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar është shfaqur nga Kryeministri Sali BERISHA dhe nga e gjithë e djathta shqiptare e Tiranës.
Tashmë, pas shfaqjes së tri alternativave të ribashkimit kombëtar shqiptar në Tiranë, do na të duhet të presim se si, në cilën nga këto tri alternative (taborre) do të përcaktohen partitë politike të Prishtinës (PDK, LDK, AAK, AKR), si dhe edhe LV (Lëvizja Vetëvendosje) dhe LB (Lëvizja për Bashkim), partitë politike shqiptare (BDI dhe PDSH) të Tetovës dhe.....
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), formacioni i vetëm mbarëkombëtar, tashmë i legalizuar (regjistruar), jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, si dhe me shtrirje organizative klandestine (të fshehtë), jo vetëm në Shqipërinë Lindore (Ilirida) nën IRJM, në Kosovën Lindore (Preshevë – Medvegjë – Bujanoc), në Kosovën Veriore (Sanxhak), në Shqipërinë Veriore nën Mal të Zi dhe në Shqipërinë Jugore (Çamëri) nën Greqi, por edhe me degët e tij në mërgatën (diasporën) shqiptare, do të vazhdojë të punojë që, rreth alternativs së tij, fillimisht të integrimit (bashkimit) ndërshqiptar në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëria Etnilke dhe pastaj..., t’i bashkojë të gjithë forcat patriotike shqiptare të trojeve të Shqipërisë Etnike.
Dhe, këtë gjë, përmes krijimit të një Këshilli Koordinues të Forcave Patriotike Shqiptare (KKFPSH), do të përpiqet ta bëjë me të gjitha forcat patriotike shqiptare të trojeve të Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare, të cilat në programet apo platformat e tyre politike e kanë të sanksionuar ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë Etnike.
Rrugëtim të mbarë Shqipëria Etnike!
Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 10 dhjetor 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
| Lexuar:
876 herë
|
|
|
|
|
|
|