Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipëria natyrale është kyci i stabilitetit të Ballkanit
Publikuar më 10 dhjetor, 2012 në orën 18:22 ( ) Dr. Koço Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tashmë, herezia nuk ekziston më. Tashmë, “tabutë” kanë vdekur, tashmë bashkimi i shqiptarëve nuk është thjesht një aspiratë vetëm për Preambulën e Kushtetutës. Tashmë Shqipëria në kufijtë e saj natyrale është një problem i shtruar për zgjidhje. Politikanë të lartë që nga kryeministri deri tek kryetari i opozitës artikuluan bashkimin kombëtar të Shqiptarëve. Debate televizive apo komente gazetash pro edhe kundër. Deklarata nervoze fqinjësh kundër Shqipërisë natyrale. Deklarata diplomatike të qeta nga Brukseli dhe Uashingtoni për “qetësi”.

Problemi u hap dhe një problem që hapet kërkon zgjidhje, por asnjëherë nuk mund të mbyllet. Por mëndjet e ftohta të fqinjëve, të Bruksleit dhe Uashingtonit tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria natyrale është faktori kryesor i stabilitetit të Ballkanit. Ata e kanë kuptuar se Lufta e Parë Botërore filloi pas coptimit të trojeve shqiptare në mënyrën më makabre dhe raciste. E kanë kuptuar se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi. Me dhimbje, njëshekullore, por po realizohet parashikimi profetik I Mehmet Konicës, Filip Nogës dhe Rashih Dinos i janarit 1913 se pa Shqipërinë natyrale nuk do të ketë paqe në Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik I Pol Kambon I qershorit 1913 se “ballkanikët tanë ikën po mbetën pa u zgjidhur kufijtë e Shqipërisë”.

E, tani “partizanët” e bashkimit Kombëtar, nuk duhet të xhelozohen, nuk duhet të delirohen, nuk duhet të kërkojnë “pronësi”. Shqipëria Natyrale nuk ka "Pronarë" asnjë politikan apo parti Politike. Pronari i vërtetë i saj është Kombi shqiptar i cili në 28 nëntor 2012 shpalli bashkimin faktik kombëtar në Vlorë, Tiranë dhe në Shkup. Pronar i vërtetë i saj është amaneti i të rënëve përgjatë shekujve dhe dekadave, Pronar i vërtetë është Akti Juridik i 28 nëntorit 1912 në Vlorë. Të gjithë të tjerët, e shumta janë veprimtarë, ideatorë, idealistë që mbajtën dhe mbajnë gjallë Idenë apo politikanë që kanë vendosur ta legalizojmë këtë ide me mjete Juridike. Eshtë kënaqësi që po shtohen zërat, artikulimet, programet, idetë. Dhe nuk ka rëndësi kush është “I Pari”. Rëndësi ka vetëm nje gjë: Që të gjithë "lumenjtë" të derdhen në "Detin" e Shqipërisë Natyrale. Në këtë moment, Qeveria e Shqipërisë duhet ta kapë “demin për brirësh” Dhe që ta bëjë këtë, duhet tu japë “nënshtetësi shqiptare”, të gjitha trojeve shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Bashkimi i territoreve ashtu siç u shpall nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, është veprimi kryesor që duhet të përmbushë politika shqiptare. Në 28 Nëntor 2012, Kombi shqiptar e shpalli bashkimin faktik në Vlorë dhe në Tiranë. Tashmë i takon politikës ta legalizojë me mjete juridike këtë bashkim. Kjo është politike kombëtarë dhe europiane njëkohësisht.

Përballë kësaj situate që ngjason me Rilindjen Kombëtare, janë anakronike dhe antivetvehtes, deklarimet që erdhën nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar . Na porositën që mos shikoni 100 vjet pas!!!!. Bukur. Pak debat historik, sa e lejon korniza e nje editoriali: Nuk janë shqiptarët që shikojnë 100 vjet pas, por është tërë politika greke që shikon 148 vjet pas, në vitin 1864 kur kryeministri grek asaj kohe, Janis Koletis formuloi famëkeqen “Magaliide” që synonte grabitjen e teritoreve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Ky projekt famëkeq, është akoma në sirtarët e Ministrisë së jashtme greke. Eshtë politika grekë që shikon 72 vjet pas, në vitin 1940, prandaj mban akoma në fuqi Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë, është politika greke që shikon 68 vjet pas kur dëboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarët e Camërisë dhe sot nuk lejon ata të kthehen në trojet e tyre. Eshtë politika sërbe që shikon 168 vjet pas, në kohën kur Ilia Garashanini formuloi Platformën mbi Sërbinë e Madhe, që shikon 77 vjet pas në kohën kur “Klubi Beogradit”, miratoi Platformën mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova të Cubrillovicit. Politika fqinje , para se tu japë “leksione shqiptarëve” , le ti djegë publikisht dhe zyrtarisht këto akte shoviniste ndaj shqiptarëve.

Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shëmbull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se Kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet I ka trajtuar më mirë se vehten e tij. Eshtë një Vlerë Europiane. Prandaj edhe Shqipëria Natyrale do të zëvëndësojë boshtin famëkëq dhe luftënxitës Beograd-Athinë, me trekëndëshin paqësor dhe progresist Tiranë-Beograd-Athinë. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Partizanët e Paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështësin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koço Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 1,412 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi