Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
IDEOLOGJIA DHE IDEOLOGËT E BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR!
Publikuar më 14 dhjetor, 2012 në orën 16:34 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ideologjia e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike zanafillën e saj e ka që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 Qershor të vitit 1878), të udhëhequr nga Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi dhe ideologu i saj, Avdyl Frashëri nga Labëria dhe gjatë historisë së shqiptarëve, të shkruar me gjak e barot.

Kam deklaruar para gjykatës së Tiranës (nëntor 2003) dhe edhe më vonë se, ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike nuk e shpika unë dhe as edhe Fronti..., fillimisht (korrik 2002-nëntor 2009) i emërtuar FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe më pas, nga 28 nëntori i vitit 2009, i emërtuar FDBK (Fronti Demokratik I Bashkimit Kombëtar), por ate, ribashkimin komëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, e gjeta të sanksionuar te:

1. Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878);
2. Kuvendi i Vlorës (28 Nëntor 1912);
3. Rezolucioni i Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944);
4. Programi i Lëvizjes Nacional – Demokratike Shqiptare (NDSH);
5. Programi i Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve (LRBSH) të Adem Demaçit;
6. Programi i Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK) të Kadri Osmanit;
7. Programi i LKÇKTSH (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Trojeve Shqiptare në Jugosllavi) të Mejtush Krasniqit, Smal Haradinajt dhe Jusuf Gërvallës;
8. Programi i OMLK (Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës) të Kadri Zekës, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, anëtar i së cilës që në rini kam qenë edhe unë;
9. Programi i LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës) të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut;
10. Programi i ORSH (Organizata Revolucionare Shqiptare), me vonë (1992) PRSH (Partia Revolucionare Shqiptare), anëtar i të cilave kam qenë që nga themelimi dhe deri kur u zgjodha Kryetar i ish FBKSH (korrik 2002), të Ali Ukajt dhe Harun Bekajt;
11. Programi i PUKSH (Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar) të Idajet Beqirit nga Mallakastra në Tiranë;
12. Programi i UNIKOMB të Halil Alidemajt dhe të Magjistër Ukshin Hotit;
13. Programi i LKÇK (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës të Bahri Fazliut dhe Agron Rrahmanit, vazhdimësi e së cilës aktualisht është LB (Lëvizja për Bashkim) e zotit Avni Klinaku në Prishtinë.

Gjithashtu, idenë e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike e kam gjetur edhe te "Platforma e Bashkimit Kombëtar" të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (1994), te libri "Bashkimi Kombëtar" i Akademik Rexhep Qosja, dhe te libri “Filozofia e Çështjes Shqiptare” të Mr. Ukshin HOTI dhe thënia amanet e ideologut të ribashkimit kombëtar shqiptar, Mr. Ukshin Hoti: "Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis..!"

Por, mbi të gjitha idenë e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike e kam gjetur te betimi i UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), të Adem Jasharit nga Drenica, të Zahir Pajazitit nga Gollaku, të Luan Haradinajt nga Dukagjini, të Ismet Jasharit nga Kumanova, të Tahir Sinanit nga Tropoja, si dhe të mijëra dëshmorëve të Kombit Shqiptar, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) dhe deri në ditët tona.

Ideologjia e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike tashmë është mishëruar nga të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare; prandej, kam uruar, uroj dhe do të vazhdoj të uroj, por edhe të punoj e veproj deri në frymëmarrjen t'ime të fundit, kështu: Rrugëtim të mbarë Shqipëria Etnike!

Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

Tiranë, më 12 dhjetor 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 3,768 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi