E MAJTA (SOCIAL-DEMOKRACIA) SHQIPTARE DHE INTERNACIONALIZMI I SAJ! |
Publikuar më 21 dhjetor, 2012 në orën 22:09 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
("Më mirë i pari i Shqipërisë së Rrudhosur se sa i dyti i Shqipërisë Etnike!")
Ashtu si dikur që, gjatë sistemit socialist, jo vetëm në Republikën e Shqipërisë por edhe në trojet e saj nën RSFJ, komunistët shqiptarë propagandonin se atëdheu i popujve, dhe edhe i shqiptarëve, është atëdheu socialist, edhe tash e dy dekada më rradhë, nga e majta (social-demokracia) shqiptare është propaganduar (manipuluar) se, atëdheu i përbashkët i shqiptarëve, dhe edhe ribashkimi i tyre kombëtar, është Bashkimi Evropian (BE).
Por, e majta (social-demokracia) shqiptare nuk na tregon se si u skërmoq atëdheu i popujve të Perandorisë ish BRSS dhe popujt jorusë, populli cecen dhe...., të cilët i ishin "bashkuar" Perandorisë ish BRSS dhe nuk e kishin statusin e shtetit (republikës) së tyre, sic e kishin populli ukrainas dhe...., edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të mbahen të pushtuar e të kolonizuar nga trashëgimtarja e Perandorisë ish BRSS, nga Rusia.
Apo, kur edhe "atëdheu" i dikurshëm i popujve proletarë, edhe i shqiptarëve, Perandoria ish RSFJ u skërmoq dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët gjithashtu i ishin "bashkuar" Perandorisë ish RSFJ pa statusin e shtetit (republikës) së Kosovës, iu desht që të luftonin (1998-1999) për tu shkëputur nga robëria e trashëgimtares së Perandorisë ish RSFJ, nga Serbia, nën pushtimin e kolonizimin e së cilës ende vazhdojnë të mbahen krahina të tjera të Shqipërisë Etnike, si: Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), Krahina e Sanxhakut dhe Krahina e Toplices, si dhe popuj të tjerë joserbë, si hungarezët e Vojvodinës dhe....
Menjëherë, pasi Kryeministri Sali BERISHA foli me gjuhë patriotike, dhe aspak nacionaliste, sic përpiqet edhe ta akuzojë e majta (social-demokratike) dhe internacionaliste shqiptare, edhe për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, u lemeritën dhe si ujqërit ulërinë të gjithë social-demokratët (të majtët) shqiptarë, Edi RAMA i PS-së, Paskal MILO i PDS-së..., dhe edhe Ilir META i LSI-së, si dhe "republikani" Fatmir MEJDIU dhe "frymisti i ri" Bamir TOPI.
Shtrohet pyetja se, pse e majta (social-demokracia) dhe internacionaliste shqiptare është kaq shumë kundër ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe edhe të trojeve të Shqipërisë Etnike?!
Sepse, e majta (social-demokracia) dhe internacionaliste shqiptare e ka patur dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon ta ketë pushtetin ekonomik në Republikën e Shqipërisë dhe pretendon që, sipas "Programit Katovica" të rahmetaliut Ramiz ALIA, ta rimarrë edhe pushtetin politik vetëm në Republikën e Shqipërisë. Dhe, është shumë e bindur se me ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike do të humbasë këtë pushtet ekonomik dhe asnjëherë të rimarrë edhe pushtetin politik.
Pra, jo vetëm e majta shqiptare, por në rastin konkret, edhe "republikani" Fatmir MEJDIU dhe "frymisti i ri" Bamir TOPI, udhëhiqen nga doktrina e tyre: "Më mirë i pari i Shqipërisë së Rrudhosur se sa i dyti i Shqipërisë Etnike!".
Por, të gjithë këta dahijë përfundimisht duhet të binden se i ka vdek nëna kësaj pune, siq thotë një populli im andej nga nahia ime, nga Kërcova e Shqipërisë Lindore nën IRJM (FYROM), dhe shumë shpejt Shqipëria do të ribëhet ashtu siq para 100 vitesh e shpallën Baballarët e Kombit Shqiptar: Ismail QEMALI nga Vlora, Luigj GURAKUQI nga Shkodra, Hasan PRISHTINA nga Vushtrria, Isa Boletini nga Mitrovica, Mehmet Pashë DERALLA nga Gradeci i Gostivarit, Muharrem RRUSHITI nga Camëria dhe....
Prandej, sygjerimi im për të gjithë këta dahijë është se, do të benin mirë që të mos ndahen si delet e zeza, por t'i bashkohen vullnetit të sovranit popull, jo vetëm të Republikës së Shqipërisë (Shqipërisë Londineze), por edhe të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës (diasporës) shqiptare; sepse, në të kundërtën e kësaj, nëse e majta (social-demokracia) shqiptare (PS, PDS...) do të vazhdojë të udhëhiqet nga doktrina e saj internacionaliste: "Më mirë i pari i Shqipërisë së Rrudhosur se sa i dyti i Shqipërisë Etnike!", apo "republikani" Fatmir MEJDIU dhe "frymisti i ri" Bamir TOPI, ndoshta edhe "aleancisti kuqezi" Kreshnik SPAHIU, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga filozofia e mbrapsht: "Për inatë të vjehrrës flejë me mullixhiun!" siç bëri edhe Akademiku Rexhep QOSJA; sepse, në të kundërtën e kësaj, nëse edhe në ardhmen do të vazhdojnë ta kundërshtojnë dhe madje edhe ta luftojnë ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike, duhet të jenë shumë sigurt se do të do t'i gjykojë historia.
Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Tiranë, më 19 dhjetor 2012
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
1,210 herë
|
|
|
|
|
|
|