E DREJTA E VETËVENDOSJES, TEORIA DHE APLIKUESHMËRIA E SAJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE (KOLONIALE) SHQIPTARE |
Publikuar më 24 dhjetor, 2012 në orën 00:03 ( ) |
Mr. Gafurr Adili | Opinion | |
|
|
PËRMBAJTJE
I.Teoria e të drejtës së vetëvendosjes
I.1. Hyrje
I.2. Themele politike e filozofike të së drejtes së vetëvendosjes
I.3. E drejta e vetëvendosjes – prej një parimi politik në një të drejtë ligjore
I.4. Era postkoloniale - vetëvendosja “e brendshme” dhe vetëvendosja “e jashtme”
I.5. Raison d'etre, përmbajtja dhe objektivi i aplikimit të së drejte së vetëvendosjes
II. Çështja shqiptare: rrethana politiko-historike
II.1. Historia e çështjes kombëtare shqiptare
II.2. Rrethana aktuale në çështjen kombëtare shqiptare
II.3. Lufta psikologjike sllavo-greke ndaj popullit shqiptar dhelëvizjes së tij kombëtare
II.4. Çështja shqiptare është çështje koloniale
III. Aplikueshmëria e së drejtës së vetëvendosjes në çështjen koloniale shqiptare
III.1. E drejta e shkëputjes së kombit shqiptar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë
III.2.Vullneti i kombit shqiptar për Shqipëri Etnike
IV. Teori antikoloniale shqiptare
IV.1. Filozofia e çlirimit të kombit shqiptar
IV.2 Procesi i deritanishëm i dekolonizimit të trojeve të Shqipërisë Etnike
IV.3. Strategjia e lëvizjes kombëtare antikoloniale shqiptare
V. Përfundime
VI. Bibliografia
I. TEORIA E SË DREJTES SË VETËVENDOSJES
I.1. Hyrje
Neni 1 të Konventës mbi të Drejtat e Njeriut deklaron se„ popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes”. Sipas kësaj të drejte ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politike dhe zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor.
Fjalia përseritet në gjuhën e paragrafit 2 të Rezolutës 1514 të vitit 1960[1] dhe ka formuar qartësisht bazën për përafërsisht një fjalie të njëjtë të Rezolutës 2635 të vutut 1970[2]. Kjo e fundit deklaron se koncepti i vetëvendosjes politike i referohet së drejtës së përcaktimit të statusit politik. Ky studim po përqendrohet në analizën e aspektit të veçantë të vetëvendosjes politike, e trajtuar nga pikëpamja teorike, me aplikueshmëri te çështja kombëtare shqiptare, zgjidhja e së cilës konsiderojmë se duhet patjetër të trajtohet përmes respektimit të së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar.
Nëse analizojmë formulimet e mëparshme të rezolutave të lartpërmendura, duhet të specifikojmë se termi „lirisht” do të thotë abstenim prej çdo ndërhyrjeje, kurse togu „status politik” do të thotë, nga një anë, edhe statusi politik „i jashtëm” (për shembull pavarësia apo bashkimi me një shtet tjetër), edhe statusi politik „të brendshëm” (për shembull përmes pjesëmarrjes politike apo autonomisë politike). E rëndësishme është që grupi i caktuar politik vetveten të caktojë statusin e vet politik brenda apo jashtë shtetit „origjinal”, sipas vullnetit të vet.
Mund të konkludojmë prima facie se vetëvendosja politike është një koncept, një ide, një doktrinë mbi marrëdhënien legale – politike midis një populli dhe një Shteti. Në shtim, një popull, jo një Shtet është bartësi i së drejtës së vetëvendosjes politike. Vetwvendosja është ideja e një të drejtë të komunitetit për për të kontrolluar të ardhmen e vet, për të mbijetuar kështu fizikisht e për të përparuar sa më shumë është e mundur. Si rrjedhojë, për të gjetur më shumë përgjigje lidhur me konceptin e vetëvendosjes dhe raison d’etre te tij, si edhe mbi përmbajtjen, subjektit dhe qëllimin e aplikimit të vetëvendosjes, është e domosdoshme të analizojmë rrënjet historike të konceptit dhe zhvillimin e tij në kohë.
Kështu, do të analizohet zhvillimin e vetëvendosjes në seksionin I.3, duke përfshirë epokën e dekolonizimit, kurse në I.4. do të shtjellohet epokën postkoloniale. Seksioni I.2. shpjegon themelet olitike dhe filozofike të vetëvendosjes. Në seksionin 1.3., zhvillimi aktual i konceptit brenda marrëdhënieve ndërkombëtare (të ndikuara fuqimisht nga idetë e Wilsonit dhe Leninit mbi vetëvendosjen) do të trajtohet në mënyrë të detajuar. Seksioni 1.4. do të analizojë zhvillimin, përmbajtjen dhe aplikimin e parimit të vetëvendosjes në epokën e deklolonizimit në udhërrëfimin e Kombeve të Bashkuara. Mbi bazën e analizës në seksionet e meparshme, Seksioni 1.5. do të detajojë kuptimin thelbsor, raison d’etre dhe objektivin e vetëvendosjes si një ligj ndërkombëtar.
Duhet theksuar se qëllimi i këtij studimi nuk është vetëm teorik. Pjasa 2 do të referohet në situatën e cështjes kombëtare shqiptare, ende të pazgjidhur. Konkretisht, Seksioni 2.1 do të analizojë trajtimin historik të çështjes kombëtare shqiptare, duke filluar nga periudha e krijimit të shtetit shqiptar më 1912, me theks të veçantë në zhvillimet që kanë bërë që kombi shqiptar të ketë këtë konfiguracion kufijsh koloniale. Seksioni 2.2. do të qartësojë rrethanat aktuale dhe zhvillimet politike në të gjitha trevat shqiptare, duke u përqendruar sidomos në rrymat ekzistuese aktualisht në politikën shqiptare, në paradigmat e ndryshme të mendimit sa i përket të ardhmes së kombit shqiptar, kurse Seksioni 2.3. do të analizojë aspekte të luftës psikologjike armiqësore sllavo-greke ndaj popullit shqiptar dhe lëvizjes së tij kombëtare. Në Seksionin 2.4. do të detajohet argumentet politiko-historike dhe juridike lidhur me karakterin kolonial të çështjes kombëtare shqiptare.
Pjesa e tretë është nyja lidhëse midis analizës teorike mbi të drejtën e vetëvendosjes dhe asaj historiko-politike mbi çështjen koloniale shqiptare. Duke marrë parasysh argumentimin e pikës II.4. mbi karakterin kolonial të çështjes kombëtare shqiptare, në kapitullin në vazhdim do të argumentohet të drejtën e shkëputjes së kombit shqiptar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë në trojet etnike shqiptare akoma të ndara nga shteti shqiptar – seksioni III.1 – dhe vullneti i kombit shqiptar për Shqipërinë Etnike – seksioni III.2.
Kapitulli IV analizon teorinë politike antikoloniale shqiptare, duke trajtuar filozofinë e çlirimit të kombit shqiptar (IV.1.). Do të analizohet edhe procesin e deritanishëm të dekolonizimit të kombit shqiptar (IV.2), me theks të veçantë te çështja madhore e Kosovës, duke filluar nga lëvizjet ilegale shqiptare të kohës së Jugosllavisë, luftën çlirimtare të UÇK-së dhe proceset në vazhdim që çuan në pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu do të ndërtohet edhe STRATEGJINË e metutjeshme të dekolonizimit të kombit shqiptar, hapat që duhet t’i ndjekin lëvizjet kombëtare shqiptare, që fillimisht duhet të mësojnë të bashkërëndojnë në një Këshill Kombëtar të Forcave Patriotike Shqiptare (KKFPSH) dhe të unifikohen në mendim, veprim dhe qëndrim.
I.2. THEMELE POLITIKO-FILOZOFIKE TË SË DREJTES SË VETËVENDOSJES
I.2.1. REVOLUCIONI AMERIKAN DHE FRANCEZ: TEORIA POLITIKE DEMOKRATIKE
Një faktor i rëndësishëm dhe me ndikim në lidhje me daljen në dritë dhe zhvillimin historik të konceptit të vetëvendosjes është formuar nga fenomeni i komuniteteve që refuzojnë të pranojnë më ushtrimin e pushtetit mbi ta prej një qeveritari apo autoriteti i udhëheqjes që ata e konsiderojnë të jetë „i huaj”.
Është e paraparë me zhvillimin gradual të vetëdijes së grupit dhe ndërgjëgjësimin politikPika e qenies apo e ndienjes së ndryshëm prej autoritetit qeverisës është shpesh e ndikuar prej faktoreve historik. Ashtu siç vëren Buchheit;
„pa efektet e pushtimit, me forcë, nënshtrimit, unionit dinastik dhe ekspansionet koloniale, popujt e botës do të ishin ndoshta tani të aranzhuar në njësi të zgjedhur lirisht' [3]. Këto grupe kanë hedhur poshtë të drejtën e një elite ose të një populli të huaj për të vendosur për të dhe pa asnjë konsultim të tij për fatin e vet dhe statusin e tij ekonomik, politik dhe shoqëror. Kjo dëshirë të popujve për t'u qeverisur veten e gjejmë në revolucionin francez dhe amerikan. Këto Revolucione u bazuan në të drejtën natyrale, nga moment që ata u pasqyruan në një hedhje poshtë të së Drejtës Hyjnore të mbretërve.
Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të 4 korrikut 1776, e shkruar nga Thomas Jeffersoni [4] deklaroi:
[i]"when in the Course of human events, it becomes necessary for one people to dissolve the political bands which have connected them with another, and to assume among the powers of the earth, the separate and equal station to which the Laws of Nature and of Nature's God entitle them, a decent respect to the opinions of mankind requires that they should declare the causes which impel them to the separation. We hold these truths to be self-evident, that all men are created equal, that they are endowed by their Creator with certain unalienable Rights that among these are Life, Liberty and the pursuit of Happiness. That to secure these rights, Governments are instituted among Men, deriving their just powers from the consent of the governed, That whenever any Form of Government becomes destructive of these ends, it is the Right of the People to alter or to abolish it, and to institute new Government, laying its foundation on such principles and organizing its powers in such form, as to them shall seem most likely to effect their Safety and Happiness.”[5][/i]
Revolucioni francez i vitit 1789 pasqyron gjithashtu kjo ide. Revolucioni francez i ka rrënjet në idetë filozofike të Kontratit social të Jean Jaques Rousseau dhe konceptit të tij vullnet të përgjithshëm si bazë e ruajtjes së rendit demokratik, lirisë individuale dhe ushtrimit të autoritetit legjitim[6].
Këto ide mund të gjurmohen që nga periudha e Rilindjes, me theksin e tyre mbi personalitetin individual të qenies njerëzore dhe përafërsisht të drejtën e pakufizuar të vetëvendosjes së individit. Revolucioni francez çoi në përmbysjen e rendit social e politik feudal; autoriteti i mbretit u zëvendësua me doktrinën e sovranitetit popullor. Revolucioni kërkoi që qeveria të bazohej në vullnetin e popullit e jo në një Mbret. Institucionet e mëparshme u asgjësuan dhe u zëvendësuan me përfaqësimin direkt të një populli.
Në këtë sens, Declaration du Droits de l'Homme et du Citoyen, e miratuar prej Asamblee nacionale më 26 gusht 1789 u karakterizua si një mishërim të Revolucionit. Deklarata thotënë Nenin 1 se: [i] „[l]es hommes naissent et demeuent libres et egaux en droits [...]” dhe Neni 3 proklamon „[l]e principle de toute souverainete reside essentiellement dans la Nation, Nul corps, nul individu ne oeut exercer d'autorite qui n'en emane expressement”.[/i] Përcaktimi i LIRISË bëhet në Nenin 4: [i]„[l]a liberte consiste a pouvoir faire tout ce qui ne nuit pas a autrui: eunsi, l'exercise des droits naturels de chaque homme n'a de bornes que alles quiassurent aux autres membres de la societe la joissance de ces memes droits. Ces bornes ne peuvent etre droits.”[/i]
Revolucioni francez u ndikua prej shkollës së mendimit kontraktual, që u pranua përgjithësisht në shekujt shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, për shembull prej filozofëve politikë si John Locke. U konsiderua se për të ardhur në fuqi në një shtet një legjislaturë apo një qeveri të bie në një marrëveshje, përmbajtja e së cilës të jetë e krijuar prej një koleksion të individëve. Një element të rëndësishëm u shtua këtij qendrimi prej një mendimi revolucionar politik dhe ishte konceptimi i një qeverie si manifestim të vullnetit demokratik e identifikimi të një shteti në përputhje me popullin sovran.Gjithashtu, plebishiti si mënyrë e përcaktimit të fatit politik të një territori ishte shpikja e Revolucionit francez.[7]
Ndikimi i ideve që janë nënvizuar nga këto dy Revolucione ishte domëthenës sa i përket zhvillimit të konceptit të vetëvendosjes. [8]
Ideja se populli duhet të jetë burimi i tërë pushtetit legjitim dhe, si rrjedhojë, të jetë i legjitimuar, se autoriteti i shtetit duhet të bazohet në vullnetin e popullit, në mënyrë të qartë e ka një lidhje të ngushtë me konceptin se një popull e ka të drejtën të përcaktojë lirisht statusin e tij politik. Në të vërtetë, ashtu siç do të shikohet më tutje, kur vetëendosja u avancua si tezë prej presidentit Wilson të Shteteve të Bashkuara, në kontekstin e Luftës së Parë Botërore, si një parim thelbsor për paqen botërore, ideja se pushteti qeveritar do të duhej të bazohej në „pwlqimin e atyre të qeverisur” ishte një karakteristikë kyçe për kuptimin e konceptit të tij.
Duhet të shënohet, megjithatë, se forcat përçuese të këtyre do Revolucioneve ishin në rradhë të parë me rrënje në Rilindje dhe teori politike si liberalizmi me theks në individualizëm ishin me ndikim, më shumë se sa teoritë theksuese të të drejtave si statusi i një kolektiviteti të dhënë. Sepse vetëvendosja është një koncept të përqendruar në parim me të drejtat dhe status të një kolektiviteti (popull), koncepti i vetëvendosjes nuk mund, si pasojë e kësaj, të barazohet, ashtu siç sygjerohet ndonjëherë, me idejat e këtyre dy Revolucioneve.
I.2.2. Nacionalizmi
Paralelisht dhe e ndikuar, por ndryshme nga ideja demokratike e Shtetit, një zhvillim në mendimin teorik dhe politik mori hov gjatë gjysmës së dytë të shekullit tetëmbëdhjetë, i cili thelloi, nga një anë, Shtetin si një organizatë politike dhe populli si një njësi kulturore dhe sociale,nga ana tjetër. Ne referohemi këtu në teorinë e nacionalizmit, e cila u ndikua fuqimisht nga Revolucioni francez (roi de France et de Navarre u bë roi des Français) dhe ekspansionizmi revolucionar francez. Nacionalizmi ka zgjeruar idenë apo konceptin e “Shtetit”. Shteti nuk u vështrua më vetë si një koncept juridik dhe territorial dhe një fakt historik të thjesht. Ndërkohë që u pranua se komunitetet ekonomike dhe kulturore, njësitë politike 'natyrale”, mund të identifikohen, teoria e nacionalizmit prezantoi idealin e një sistemi botëror të “Shteteve-komb”. Me fjalë të tjera, nacionalitetet duhet të kenë shtetin e tyre kombëtar[9].
Prej gjysmës së dytë të shekullit tetëmbëdhjetë, duke prekur pikën më e lartë rreth Luftës së Parë Botërore, ideologjia e nacionalizmit u bë shprehjen kryesore të rebelimit kundër përandorive artificiale shumëkombëshe.Në kundërshtim të liberalizmit, nacionalizmi ka thelluar të drejtat e kolektiviteteve, të kombeve. Kështu, brenda kornizës së ideologjisë së nacionalizmit, koncepti i vetëvendosjes individuale, ashtu siç ishte shprehur brenda revolucioneve franceze dhe amerikane, u lëviz, në fjalet e Carr, në një koncept të nacionalitetit si një objektiv të drejtë për shtetësi të pavarur.
Duke përmbledhur, në shtim prej faktorit të qeverisë demokratike ose përfaqësuese që u përkrah nga revolucionet franceze dhe amerikane, theksi nacionalist kërkoi ekzistencën e të drejtës objektive të kombesive në një shtet të tyre. Ky ka kontribuar si një faktor të rëndësishëm që ka ndikuar zhvillimin dhe përmbajtjen e konceptit të vetëvendosjes.
3. PREJ NJË PARIMI POLITIK NË NJË TË DREJTË LIGJORE
3.1. WOODROW WILSON DHE “VETËVENDOSJA WILSONIANE
Emri i presidentit amerikan Wilson janë të lidhur në mënyrë të patjetërsueshme me konceptin e vetëvendosjes. Ai ishte ndër të parët që i ka dhënë konceptit një vend dhe substancë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Wilson ka zhvilluar idetë të tij që kanë formuar thelbin e kuptimit të vetëvendosjes shumë më përpara, para fjalimit të Katërmbëdhjetë Pikave të tij të famshme të 8 janar 1918, edhe pse në kohë ai u referua në “vetëqeverisje” dhe jo në “vetëvendosje”.Një element thelbsor të konceptit të Wilsonit për vetëvendosje i ka rrëniet në mendimin politik demokratik të Revolucionit amerikan dhe francez.Vetëqeverisja për Wilson do të thotë se popujt apo kombet të identifikueshme etnikisht të kenë të drejtën të selektojnë qeverinë e tyre demokratike.
Kjo u pasqyrua në idenë e tij fillestare mbi vetëvendosjen që do të duhej të implementohej brenda shtetit.[10]. Qeveria demokratike, sipas Wilsonit (ashtu si sipas Jeffersonit) do të ishte jo vetëm një garancion kundër shtypjes dhe konfliktit, nga moment që vetëm nën një formë demokratike të qeverisjes do të mund një popull (ose një komb) të zgjedh qeverinë e tyre, të kontrollojë veprimet e qeverisë, dhe të sigurojë se nuk i shkel të drejtat dhe interesat e atij populli[11]. Nuk ishte vetëm viti 1914 kur Wilson ka lidhur prerazi konceptin e qeverisjes demokratike për të ardhmen e Evropës së pasluftës.Në maj 1916, ai ka deklaruar publikisht: [i]“ne besojmë në këto gjëra themelore [...] se çdo popull ka të drejtën të vendosë sovranitetin nën të cilin të jetojnë”[12][/i]
Kjo deklaratë ishte e bazuar qartësisht në konceptin “pëlqimin e atyre të qeverisur” dhe si rrjedhojë, koncepti u bë zyrtar nga qeveria amerikane. [13]
Më 22 janar 1917, në fjalimin “Paqe pa Fitore”në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Wilson nxori parimet mbi të cilat paqja midis shteteve ndërluftuese në Luftën e Parë Botërore – dhe në fakt edhe rendi botëror – do të duhej të ishte. Një prej këtyre parimeve ishte se “asnjë paqe nuk mund të qendrojë, që nuk njeh dhe pranon parimin se të gjitha qeveritë burojnë të gjithë fuqitë e tyre të drejta prej pëlqimit të atyre të qeverisur dhe se nuk ekziston asgjë për të dorëzuar popujt prej sovranitetit në sovranitet tjetër ashtu sikurse do të ishin pronë”.
Fuqitë aleate ishin ngurruese fillimisht të mbështesin hapur parimin e përkrahur nga Wilsoni, për shkak të efekteve negative potenciale të parimit mbi stabilitetin e perandorinë ruse në dritën e përbërjes multietnike të saj. Sidoqoftë, dy faktorë të rëndësishëm i kanë bërë fuqitë evropiane perëndimore të pranojnë parimin e vetëvendosjes si bazë për marrëveshjen e paqes. Faktori i parë ishtë revolucioni rus dhe theksi i qeverisë së përkohshme në vetëvendosje si bazë për paqen me Fuqitë Qendrore[14] dhe për zgjidhjen e çështjeve kombëtare në Rusinë. Faktori tjetër ishte hyrja e Shteteve të Bashkuara në luftë në prill 1917.[15] Në atë kohë idetë e Wilsonit ishin shumë mirë të njohura prej Fuqive të tjera aleate. Qendrimi i tij mbi vetëvendosjen u bë parimin bërthamor për paqen e përhershme të botës. Në gusht 1917, Wilson ka deklaruar se [i]“populli amerikan […] beson se paqja do te duhej të mbështetej në të drejtat e popujve, jo të Qeverive – të drejtat e popujve të vogla dhe të mëdhenj, të dobëta apo të fuqishme – të drejtat e tyre të barabarta për liri, siguri dhe vetëqeverisje pas luftës”.[/i] Në përputhje me këtë, ai ka huazuar mënyrën e shprehjes prej ideologjisë së nacionalizmit, idenë se perandoritë e gjera shumëkombëshe dhe artificiale, të cilat janë produkti i pushtimit apo i unionit dinastik, do të duhej të prishen në njesi më të vogla natyrale të referuara si “kombe” apo “kombësira”. Justifikimi për këtë politikë konsistoi në faktin se këto perandori artificiale ishin jonatyrale dhe, si rrjedhoje, entitete politike jolegjitime. Në këtë mënyrë, Wilsoni zgjeroi konceptin e “pëlqimit të atyre të qeverisur” që nuk lidhej më me marrëdhëniet e brendshme – ashtu siç ishte sensi i tij fillestar – por arriti të përfshinte edhe dimensionet e jashtme.[16]
Si e tillë, vetëvendosja u bë bazën legjitimuese dhe teorike, si dhe edhe instrumentin praktik për riorganizimin e Evropës pas luftës.
Edhe pse Katërmbëdhjetë Pikat nuk permendin konceptin e vetëvendosjes si i tillë, është e pranuar në mënyrë të përgjithshme se gjashtë prej Katërmbëdhjetë Pikave referohen pa dyshim në këtë koncept. [17]
Pas pak javëve pas fjalimit të Katërmbëdhjetë Pikave, Wilson ka bërë shumë të qartë se idetë e tij lidhur me marrëveshjen e paqes ishin të bazuara në vetëvendosje.
Me përfundimin e luftës në vështrim, u bë i domosdoshëm për Fuqitë aleate të përcaktojnë parimet mbi bazën e të cilave një paqe do të duhej të ishte zgjidhur. U njëmendësua lidhur me zgjidhjet apo së paku porositë që do të duheshin të formuloheshin për rirregullimin e kufive pas luftës. Kryeministri britanik Lloyd George nuk ka bërë një sekret në mbështetjen e tij për idetë e Wilsonit për vetëvendosjen duke proklamuar “qeverisjen me pëlqimin e atyre të qeverisur duhet të jetë bazën për çdo marrëveshje territoriale në këtë luftë”. Më 8 janar 1918, në një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit, Wilson ka formuloi Katërmbëdhjetë Pikat, të cilat, pas kësaj, u bënë bazën për marrëveshjen e paqes. Një studim të Katërmbëdhjetë Pikave dhe të Katër Parimeve, ai ka dhënë dëshmi më se – në shtim prej mendimit politik demokratik – kuptimi i Wilsonit mbi vetëvendosjen u ndikua gjithashtu prej ideologjisë së nacionalizmit.
Prej disa paleve u argumentua se Wilsoni ishte një idealist, ndoshta edhe një “ëndërrimtar”, që synoi në një transformim të botës sipas parimeve dhe idealeve demokratike. [18]
Edhe nëse ky vështrim është korrekt, duhet të kuptohet se Wilsoni ishte një politikan që ishtë shumë i ndërgjëgjshëm për Realpolitik. Kur lufta ka arritur në fazat e saj finale, ai ka realizuar se vetëvendosja do të mund të ishte një vegël e dobishme për ri-ndarjen e Evropës.
Më 1918, ai ka deklaruar: “vetëvendosja nuk është vetëm një fjali të thjeshtë. Është një parim urdhërues të veprimit, i cili burrat e shtetit do ta injorojnë që tani e tutje nën përgjëgjësinë e tyre”. Dhe ai ka vazhduar me atë që u bë e njohur si Katër Parimet. Wilson ka shënuar:
- Çdo pjesë të marrëveshjes duhet të bazohet mbi drejtësinë thelbsore të rastit të saj të veçantë dhe mbi ato rregullime të cilat do të mund të sillen paqen e përhershme;
- Popujt dhe krahinat nuk do të shkëmbehen nga sovranitet në sovranitet tjetër sikur të ishin plaçka dhe gura shahu në një lojë, edhe në lojen e madhe, tani e diskredituar, të balancës së forcave;
- Çdo marrëveshje territoriale e implikuar në këtë luftë duhet të bëhet në interesin e për përfitimin e popullatave të interesuar dhe jo thjesht si pjesë të rregullimit apo të kompromisit të pretendimeve midis shteteve kundërshtare; dhe
- Të gjitha aspiratat kombëtare të definuara mirë duhet të përmbushen deri në realizimin e tyre pa futjen e elementeve të reja apo të përhershme të antagonizmit apo të mosmarrëveshjes që do të mund në kohë të thyejnë paqen në Evropë dhe, si rrjedhojë, edhe në botë.
Edhe pse Wilson ishte pikë së pari dhe kryesisht i përqendruar në gjendjen në Evropë, ai nuk ka besuar se shtrirja dhe aplikimi i konceptit do të duhej të kufizohej vetëm në Evropë. Sipas Ëillsonit, vetëvendosja ishte një parim universal[19] dhe, si rrjedhoje, edhe kolonitë të Afrikës dhe Azisë do të ishin të përshtatshme për vetëqeverisje. Por lidhur me këto raste, ai e kishte qëndrimin se tutela prej shteteve ekzistuese do të ishte e domosdoshme, para që vetëqeverisja t’u garantohet eventualisht këtyre komuniteteve.
Për Wilsonin, objektivi përfundimtar i vetëvendosjes në sensing e vetëqeverisjes demokratike ishte mirëqenia e qenieve njerëzore nëpërmjet mbrojtjes së minoriteteve dhe të grupeve etnike. Si rezultat, një prej burimeve të rëndësishme të konfliktit dhe kërcënimeve do të mënjanohej. Në përputhje me idetë e Jeffersonit, ai besoi se njerëzit kanë një të drejtë të qenësishme për të rezistuar nga sovranitetet pushtuese, d.m.th. sovranitetet që tejkalojnë mbi të drejtat e qenësishme të atyre që janë të qeverisur. Pushtimi dhe aneksimi i një territori dhe nënshtrimi i popujve do të çojnë në tensione dhe konflikte – brenda dhe jashtë shteteve, ashtu siç u dëshmua në Luftën e Parë Botërore. Prandaj, sipas Wilsonit, qeveritë të vetme që do të mundeshin të formojnë një garanci për paqen botëtore të përhershme do të ishin ata të bazuara në pëlqimin e atyre të qeverisur. Kjo pikë e parë ishte dimensionin e brendshëm të legjitimitetit, d.m.th. marrëdhënia demokratike midis qeverisë dhe popullatës së një Shteti. Një karakteristikë dalluese të kësaj përmasë të brendshme ishte karakterin e saj të vazhdueshëm. Karakteristika e dytë ishte dimensionin e jashtëm, të karakterizuar prej një natyre të përkohshme, që do të mund të legjitimonte çintegrimin e perandorive jo të natyrshme dhe jolegjitime, jodemokratike të përbëra prej disa kombësive. Rregullimet territoriale do të binin nën këtë dimension të dytë dhe do të duheshin të bazoheshin në pëlqimin e banorëve të cilave dëshira do të duheshin të përcaktoheshin nëpërmjet një referendumi. Duhet të shënohet se kuptimi i tij për vetëvendosjen dhe në veçanti të dimensionit e tij të brendshëm, çon në një koncept, i cili do të duhej t’u aplikohej në rradhë të parë kolektiviteteve, dhe jo aq shumë individëve.[20]
Rezultati i pashmangshëm e aplikimit konseguent të këtyre ideve ishte një shumëllojshmëri të Shteteve të vogla që u lindën si rezultat të vetëvendosjes. Por Wilsoni ishte i përgatitur për këtë gjë.
Në thelb, perceptimi i Wilsonit për vetëvendosjen u bazua në mendimin politik demokratik.E vetmja formë politike të qeverisjes, nën të cilën një kolektivitet (një “komb” apo një “kombësi”[21]) do të ishin të aftë të përcaktojnë lirisht fatin tyre, ishtë një demokraci. Në ato raste në të cilat një komb ose një kombësi formonin një perandori artificiale shumëkombëshe, nuk ekzistonte një qeveri demokratike, por një udhëheqje autokrate.
Por aplikimi i parimit të vetëvendosjes, në atë kohë, u kufizua vetëm në territoret e shteteve të mundura dhe kjo u ndodh, sepse Wilsoni ishte i pari që teoretizoi konceptin.
Një tjetër mendimtar që trajtoi çështjen e vetëvendosjes ishte edhe Vladimir Ilic Lenin, siç do të shohim në pikën e ardshme të këtij kapitulli.
2.3.2. Vladimir Ilic Lenin dhe vetëvendosja
Menjëherë pas kolapsit total të autoritetit qendror në Rusi, më 1917, bolshevikët kërkuan vëmendjen për teorinë e tyre të vetëvendosjes në përgjigje të çështjes së tyre kombëtare në Rusi dhe për t’u fituar përkrahjen grupeve minoritare joruse. Ishte Lenini në veçanti ai që para vitit 1917 e ka zhvilluar teorinë e vetëvendosjes kombëtare bolshevike. Sipas Leninit, vetëvendosja e kombeve ekzklusivisht kuptohej si e drejta e kombeve të shtypura për ndarje politike, kjo ishte ndarja prej një shtypësi të huajdhe formimi i një shtetit kombëtar. Ashtu siç Lenini e pa vetëvendosjen si një koncept që ishte i aplikueshëm për kolektivitetet e jo për individët. Ishte një të drejtë kolektive.
Specifikisht, Lenini deklaroi:
[i]“Kjo kërkesë për demokracinë politike implikon liri të plotë për të agjituar për një referendum mbi ndarje prej kombit shpërbërës. Kjo kërkesë […] nuk është e barasvlefshme me inkurajimin e separatizmit, copëzimit dhe formimit të shteteve të vogla. Implikon vetëm një shprehje konseguente të përleshjes kundër të gjithë shtypjes kombëtare”.[/i]
Shtypja si rezultat të nacionalizmit borgjez ishte faktori përbërës kryesor për të drejtën e vetëvendosjes. Prandaj, Lenini vazhdoi, mbështetja për lirinë e vetëvendosjes nuk duhet të barazohet me inkurajimin e separatizmit, sepse kjo do të ishte [i]“aq e pamend, edhe hipokrite si të akuzosh ata që promovojnë lirinë e divorcit se inkurajojnë shkatërrimin e lidhjeve të familjes”[22].[/i]
Lenin deklaroi vazhdimisht se një dallim të rëndësishëm duhet të bëhet midis një të drejtë të ndarjes dhe një shfaqje e ndarjes. Shfaqja e ndarjes do të ndodhte kur shtypja kombëtare dhe fërkimi kombëtar do të jetonin bashkë në mënyrë të patolerueshme dhe do të pengojnë tërë marrëdheniet ekonomik. Në atë rast, interesi i zhvillimit capitalist dhe lirinë e luftës së klasave do të servohen më mirë prej ndarjes. [23]
Lenin besonte kështu se ndarja do të jetë zgjidhja e fundit. Është e qartë, sidoqoftë, ashtu siç del prej fjalisë së dytë prej pjesës së cituar, se në konceptimin e Leninit për vetëvendosje, raison d’etre dhe funksioni i së drejtës së vetëvendosjes nuk është mbrojtja apo zhvillimi i identitetit kolektiv ose të interesave të tjera kolektive të “kombit” apo të “vetes”.[24]Lenin propozoi një vetëvendosje, e përcaktuar si një të drejtë të ndarjes, vetëm si një vegël, një mjet ose një koncept strategjik për integrimin e të gjitha kombeve në një komunitet socialist universal. Në të vërtetë, krijimi i shteteve-komb të veçanta nuk ishte aspak objekti i fundit për aplikimin e vetëvendosjes. Në të kundërtën, krijimi i komb-shteteve formuan një periudhë të përkohshme tranzicionale drejt një shoqëri pa klasë që do të mund të realizohej vetëm në një bazë botërore.
Natyra politike thelbsore të konceptimit të Leninit shquhet prej kësaj fjalie:
“kërkesat të shumëllojshme të demokracisë, duke përfshirë vetëvendosjen, nuk janë absolute, ato janë një grimcë të lëvizjes kombëtare të përgjithshme demokratike (në kohën e tashme, socialiste). Në raste individuale konkrete grimcat mund të jenë në kundërshtim me të tërën; nëse janë duhet të mos pranohen”.
Në rast se e drejta e vetëvendosjes do të binte në kundërshtim me të drejtën e diktaturës së klasës punëtore, “e para do të duhej të lëshojë vendin e fundit”[25].
Në fakt, teoria e Leninit për “të drejtën” e ndarjes ka rrethuar sferën operative të parimit të zonave jokomuniste të botës.
Pra, parimi i vetëvendosjes u përkrah prej Leninit vetëm në atë masë sa mbështeste luftën e klasave.
Në të vërtetë, e njëjta strategji edhe ka përforcuar shtrirja të Leninit të konceptit të territoreve koloniale që do të duhej të jepeshin për “mbështetje të përkushtuar në luftën e tyre për çlirim kombëtar”
Prej kësaj, del se Lenini ka nënvizuar një dimension të jashtëm të konceptit të vetëvendosjes duke e përcaktuar si një të drejte të një kombi për të vendosur statusin politik të tij ndërkombëtar prej ndarjes prej një shteti.
Në këtë kontekst, ashtu siç u tregua prej Cassesse, Lenini dhe liderë të tjerë sovjetikë në dy dhjetëvjeçarë të shekullit XX kanë vështuar vetëvendosjen si duke pasur dy kuptime ose funksione.
E para, vetëvendosja do të thotë të drejtën e ndarjes që do të mund të thirrej prej kombeve të shtypura për të vendosur fatin e tyre politik. E dyta, ishte konsideruar të drejtën që kombët e të gjitha shtetet koloniale e kishin kundër fuqitë imperialiste. Përfundimisht, u sugjerua si një koncept që do të duhej të aplikohej në lidhje me konfliktet territoriale midis shteteve, ku do të duhej të garantohej se nuk do të vendosen “kufi shtetërore në të kundërtën e vullnetit të popullatës”
Në tërësi, vetëvendosja në sytë e Leninit nuk synua mbështetjen dhe ruajtjen e vlerave dhe interesave të koliktiviteteve, por ishte vetëm një instrument politik për qëllimin e socializmit. Si rrjedojë, kontributi konkret dhe direkt të ideve të Leninit në teorinë legale të vetëvendosjes është i kufizuar. Sidoqoftë, duhet të shënohet, në fund, se Lenini pa vetëvendosja si bazë e kolektiviteteve që të vendosin fatin e tyre politik.
Pra, jashtë dallimeve substanciale, kjo pikëpamje të Leninit është afër Wilsonit. Në shtim, ndikimi i “teorisë shtypje-ndarje” të Leninit nuk duhet të nënçmohet.
Kjo është pasqyruar në veçanti në këmbëngulja sovjetike për çlirimin dhe emancipimin e popujve koloniale, këmbëngulje që kishte një rëndësi të konsiderueshme për vallën e dekolonizimit nën udhëzimet e Kombeve të Bashkuara në dhjetëvjeçarët e para pas vendosjes së saj dhe evolucionit të vetëvendosjes në një të drejtë legale pozitive për dekolonizim.
Referencat:
[1] Shih Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Popujve dhe Shteteve Koloniale, UN Doc. A/RES/1514, 14 Dhjetor 1960
[2] Shih Deklarata mbi Parimet e së Drejtës Ndërkombëtare Lidhur me Marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimin Midis Shteteve në Përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, UN Doc. A/RES/2625, 24 Tetor 1970
[3] Buchheit, Ndarja, f.50
[4] Sipas Jeffersonit: „çdo njëri dhe çdo trup të njerëzve në tokë ka të drejtën e vetëqeverisjes. Ata e pranojnë me qenien e tyre prej dorës së natyres” (Opinion mbi Residence Bill,14 korrik 1790, i rishtypur në S.K.Padover, Thomas Jefferson dhe themelet e lirisë amerikane, i cituar në J.E.Falkovski, Vetëvendosja ndarëse; Një perspektivë jeffersoniane,B,Univ,ILJ,vol.9,1991, f.209,n.28)
[5] http://en.wikipedia.org/wiki/United_States_Declaration_of_Independence, aksesuar më 14.12.2012
[6] J.J.Rousseau, Du contract social, 1792, Livre 1, p.6
[7] c.o. Roelofsen, E drejta e vetëvendosjes në shekullin XVIII dhe XIX, në N.Sybesms – Knol dhe J. van Blingen, Naar een nieuëe interpretatie van net recht of zelfbeschikking, 1995, p. 109
[8] Cassese, Vetëvendosja, f.11-13, Thornberry, Vetëvendosja, minoritetet dhe të drejtat e njeriut: Një përshkrim të instrumenteve ndërkombëtare, ICLQ, Vëll. 38, 1989, f. 867; N.Berman, Sovraniteti në pezull: Vetëvendosja dhe e drejta ndërkombëtare, WIS, ILJ, vëll.7, 1988, f.51
[9] Shih edhe A.Eide, Shoqëria kombëtare, popujt dhe etno-kombet: Ngatërrime semantike dhe rrjedhoja legale
[10] A.Ëhejan, Wilsonian Self-Determination and Versailles Settlement, ICLQ, Vol.43, 1994, f.99
[11] T.D.Musgrave, Self-determination and national minorities, 1997, f..22
[12] J.B.Scott, President Wilson's foreign policy: messages, addresses, papers, 1918, f.193
[13] Pas më shumë se dy vjet e gjysëm të neutralitetit, Wilsoni ka ndier se erdhi koha të shpjegojë popujve të botës çka do të thotë marrëveshja e paqes për Shtetet e Bashkuara.Ai ka diskutuar idenë me Kolonelin House, i cili shënoi pastaj më vonë. “ne besuam se parimi kryesor që ai duhej ta skiconte është e drejta e kombeve për të përcaktuar nën cilat qeveri do të vazhdojnë të jetojnë”. Shih T.J.Knock, To end of all ëars, Ëoodroë Wilson and the quest for a neë ëorld order, 1992, f. 111. Por duhet shënuar kriticizmin prej të cilit Sekretari i Shtetit të administratës së vet, Robert Lansing, i cili përshkroi idenë e vetëvendosjes si “e ngarkuar me dinamitë”. Ai ka shkruar më tutje: “do të rrit shpresa që kurrë nuk do të mund të realizohen. Frikësohem se do të kushtojë mijëra jetëra. Në fund do të ishte gati për të jetë e diskredituar, për t'u quajtur një ëndërr të një idealisti që ka dështuar të kuptojë rrezikun [...] Çfarë gjëmë se fjalia edhe u shqiptua! Çfarë mizerje do të sillte!”(shih R.Lansing, The peace negotiations, a personal narrative, 1921, f.97-98)
[14] Rendi negociues të qeverisë bolshevike për negociatat me Fuqitë Qendrore në dhjetor 1917 në Brest-Litovsk ishte qartazi e bazuar në idenë (bolshevike) të vetëvendosjes. Pika 3 të agjendës shkruante: “grupeve kombëtare që nuk gëzojnë pavarësinë politike para luftës t’u garantohet oportunitetin për të vendosur lirisht nëpërmjet një referendumi, nëse të aderojnë në një shtet të caktuar ose nëse të jenë një shtet të pavarur”. Pika 4 deklaroi: “Në lidhje me territoret të banuar prej disa kombeve, e drejta e minoriteteve për të jenë të mbrojtur prej ligjeve special, duke u garantuar pavarësinë kombëtare kulturore dhe sa është e zbatueshme edhe autonominë administrative”. (cituar në A.J.Mayer, Political origins of the neë diplomacy 1917-1918, 1970, f. 297-297)
[15] Për shembull, më 5 janar 1918, kryeministri britanik Lloyd George ka qartësuar qëllimet britanike të luftës në një fjalim në Ligën e Sindikatave Britanike. Ai ka bërë të qartë se Mbretëria Britanike ka pranuar rëndësinë e konceptit të vetëvendosjes për ri-ndarjen e Evropës së pasluftës: “një zgjidhje territoriale duhet të sigurohet në bazë të së drejtës së vetëvendosjes apo pëlqimin e atyre të qeverisur” . Kuptimi i vetëvendosjes në sensin e pasqyrimit të parimit “leja e atyre që qeverisin” ishte nxitur në prononcimet e meparshme të Wilsonit mbi çështjen në fjalë.
[16] M. Pomerance, Self-determination in laë and practice, the neë doctrine in the United Nations, 1982, f.1
[17] Pika V që kërkoi në një “rregullim e lirë, me mendje të hapur dhe absolutisht i paanshëm të të gjitha pretendimeve koloniale, i bazuar në parimin se në përcaktimin e të gjitha çështjeve të interesave të sovranitetit të popullatave të interesuar duhet t’u jepen peshë të barabartë me pretendime të drejta të qeverisë të të cilit titulli do të caktohet […]” Pika IX (mbi rirregullimin e kufive të Italisë përgjatë linjeve të kombësisë), Pika X, e cila proklamoi “popujve e Austro-Hungarisë, të cilit vend mes kombeve ne dëshirojmë të jetë të ruajtur dhe të siguruar, do t’u duhej t’u jepej oportunitetin më të lirë për zhvillim autonom”, Pika XI (që kërkoi boshatisjen dhe ristaurimin e Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, me dalje në det për Serbinë), Pika XII mbi kufizimin e sovranitetit osman në rajonet aktualisht turke dhe që deklaroi se “kombësive të tjera, të cilat janë tani nën zgjedhen turke do të duhej t’u sigurohen pa dyshim sigurinë e jetës dhe një oportunitetin absolutisht të padhunuar të zhvillimit autonom” dhe Pika XIII (mbi formimin e një shteti polak) – shih T.A. Bailey, Ëoodroë Wilson and the lost place, 1944, f.333-334
[18] Arsyet e hyrjes së Shteteve të Bashkuara në luftë, të cilat Wilsoni i formuloi fjalimin e Katërmbëdhjeve Pikat bënë të qartë se Wilsoni ishte shumë të përqëndruar me parimet abstrakte, universal, dhunimi apo obstruksioni i të cilave preknin interesat e Shteteve të Bashkuara. Ai u referua në krijimin e një bote, e cila do të ishte e sigurt të jetohet dhe “në mënyrë të veçantë që do të jetë e sigurt për çdo komb paqëdashës, i cili, si i yni, dëshiron të jetojë jetën e vet, të përcaktojë insitucionet e veta, t’i jetë e garantuar drejtësinë dhe sjelljen prej popujve të tjera të botës kundër forcës dhe agresionit egoist”. Si rrjedhoje, ndërsa Shtetet dhe kombet evropiane ishin duke luftuar për idealet e tyre, idealet e pavarësisë dhe lirinë prej autokracisë dhe militarizmit, Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë kufi për të mbrojtur, por përdorën bashkë idealet evropiane dhe bënin ata bërthamën e politikës së tyre të luftës nën konceptin e vetëvendosjes.
[19] Në fakt, Pika V prej Katërmbëdhjetë Pikave të Wilsonit bënte të qartë se ai u referua në vetëvendosje si në një koncept që do të apikohej të gjithë territoreve koloniale. Sidoqoftë, ashtu siç ka nënvizuar edhe në Pikën V, vetëvendosja ishte për t’u pajtuar me interesat e Fuqive koloniale. Formulimi i përgjithshëm dhe i gjerë u kufizua dhe u bë konkret nëpërmjet vetëm dhënies së pavarësisë kolonive gjermane dhe jo të fuqive të tjera koloniale.
[20] Cassesse dallon katër variantë të ndryshme (katër modele të ndryshme të implementimit) të vetëvendosjes wilsoniane. E para do të lidhej me të drejtën e cilitdo populli për të zgjedhur forma e qeverisjes nën të cilat ata do të jetonin. Varianta e dytë do të lidhej me ristrukturimin e Shteteve në Evropë në përputhje me dëshirat kombëtare. Varianta e tretë lidhet me ndryshimin territorial që do të duhej të bëhej në interesin dhe për përfitimin e popullatave të interesuara. Varianta finale lidhet me zgjidhjen e pretendimeve koloniale.
[21] Termat “komb” dhe “kombësi” kanë këtu kuptim të njësuar në mendimin e kohës, jo si më vonë, në hapësirën e ardhshme jugosllave, kur “kombet” dallohen prej “kombësive” dhe vetëm ata (kombet) kishin të drejtë të formojnë shtete brenda federatës jugosllave, kurse kombësitë nuk kishin këtë të drejtë dhe konsiderohej prej pushtetit titist se kanë të drejtë vetëm të jenë njësi autonome
[22] Lenin, E drejta e kombeve për vetëvendosje, f.422
[23] Gjithashtu, f. 423
[24] Shiko Cassesse – Presidenti amerikan Wilson, nga ana tjetër ndërkohë që përdori vetëvendosja si një vegël politike, në fund të fundit ka parë vetëvendosjen si një koncept, justifikimi kryesor i të cilit është të shërbejë interesat e veçanta të kombeve dhe kombësive, dhe për shkak të kësaj edhe paqen botërore
[25] J. Stalin, Marksizmi dhe çështja kombëtare koloniale, edicioni i dytë, 1936, f. 168
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 66 vizitorë |
Lexuar:
3,875 herë
|
|
|
|
|
|
|