Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shërbimet Sekrete serbe në Kosovë (II)
Publikuar më 26 dhjetor, 2012 në orën 02:18 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E DYTË)

Exclamation

Për ta zgjeruar dhe fuqizuar zyrën e lartëcekur SPB-ja serbe fillon të ndërton lidhje dhe kontakte të rregullta me emigracionin çetnik në diasporë. Këtu, derisa shërbimet arrijnë ta stabilizojnë këtë linjë ndeshen dy rryma të shërbimeve: ajo komuniste që kishte lidhje dhe influencë në Komitetin Qendror të atëhershëm dhe ajo liberale apo radikale e përbërë nga njerëz që anonin kah avancimi i republikave prej kah ishin të deleguar dhe që punonin me shërbimet shtetërore të shteteve të ndryshme. (Këtu bënin pjesë njerëzit me orientim të djathtë, akademikët e ndryshëm, njerëzit me bindje dhe pikëpamje jo komuniste, rryma rankoviqiane etj.) Këtë e vërtetojnë edhe shumë raporte të BND-së të cituar nëpër disa gazeta të kohës në të cilat edhe jam bazuar. Në vitin 1985 Arkani burgoset në Zvicër për shkak të një plaçkitjeje të madhe ku pas pak kohe arrin të ikë dhe përsëri kthehet në Frankfurt. Pas kthimit në Frankfurt, Arkani arrin ta plaçkitë një dyçan të arit, ku gjatë tërheqjes merr një plagë të rëndë nga pronari i dyçanit, i cili e kishte goditur me një mjet të fortë. Arkani kishte pesë fëmijë jashtëmartesorë. Më 1998 kthehet në Beograd. Arkani gjatë viteve të 80-ta ishte bixhozxhi i pasionuar. Fillimisht ishte martuar me malazezen Natalia Martinoviq. Ka punuar si bodiguard në diskotekën «Amadeus».

Meqenëse Jugosllavia kishte marrë dimensionet e përmbysjes dhe shkatërrimit dhe ndihej era e luftës qytetare, shërbimet sekrete serbe kishin përgatitur një plan që kishte detyra të veçanta, për ta marrë nëntokën nëpër vatrat e luftës në ish Jugosllavi. Ky adut i shërbimit sekret serb, ishte mënyra më e mirë për t’i kontrolluar lëvizjet e armatosura sepse të gjitha operacionet kryheshin nga mafia e nëntokës.
Kështu, koordinatorë për mbikqyrjen e fushatave luftarake të ndërmarra nga e ashtuquajtura Armatë Popullore e Jugosllavisë, ishin caktuar shefi i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë Tomisllav Simoviq dhe elektroinxhinieri Dobrilla Gaiq. Këta të dy i kontrolluan edhe veprimet e formacioneve paraushtarake. Të gjitha burimet e deritashme të publikuara dhe të papublikuara tregojnë se këtë organizim e ka udhëhequr dhe kordinuar ndihmës sekretari i atëhershëm i SPB-së republikane të Serbisë Radovan Stoiqiq (Baxha) dhe ndihmësi i tij Franko Simatoviq (Frenki), i cili në Kosovë me formacionin e tij të « frenkistëve » ka bërë krime të mëdha. Kuptohet të dy këto pika I kontrollonte shefi I atëhershëm I SPB-së Jovica Stanishiq.Arkan, me përkrahjen e Millosheviqit kishte arritur të bëhet njëri nga kriminelët dhe vrasësit më të mëdhenj në Ballkan. Në vitin 1990 angazhohet rreth mbledhjes së vullnetarëve dhe përgatitjes së tyre për luftë. Në vitin 1992 zgjedhet deputet në kryesinë e Kuvendit të Serbisë.
Ishte pjesëmarrës në luftën e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. Kah binte Arkani mbillej vdekja kolektive - ishte mortaja e kohës së re. Bënte pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Millosheviqit. Arkani ishte i ndjekur nga policia ndërkombëtare (Interpol) për shkak të veprave të shumta të kryera në vende të ndryshme të Evropës. Pas shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi formon njësinë e vet “Tigrat” njësi kjo që ka bërë krime të shumta gjatë luftës në Bosnjë. Kuptohet, këtë njësi paramilitare, Millosheviqi dhe klani i tij policoro-ushtarak e organizuan edhe në Kosovë.Duhet cekur se Arkani ishte i përzier edhe në biznese të hapta si në kontabandën e naftës, shitblerjen e armëve, shitblerjen e mallërave të ndryshme gjatë periudhës së sanksioneve ekonomike kundër Jugosllavisë. Arkani kishte lidhje të forta me disa shqiptarë dhe e kishte të zhvilluar shumë kontrabandën me naftë, cigare etj., si dhe biznese tjera të palejueshme.
Disa shqiptarëve me të cilët kishte lidhje Arkani u kishte dhuruar edhe armë të shtrenjta të flakëruara në serm.Arkani ishte udhëheqës i klubit “Red Star” dhe më vonë e kishte blerë klubin e quajtur “Obiliq”. Kishte shumë dyqane, firma etj. Ishte i lidhur edhe me kriminelin serb që vepronte në Bosnje, Karaxhiq, dhe me gjeneralin e ushtrisë Mladiq. Arkani ishte drejtues i policisë paramilitare serbe të Millosheviqit. Kishte bërë krime kundër njerëzimit, sidomos në Bosnjë e Kosovë, ku i ka drejtuar aksionet e paramilitarëve serbë. Ai ishte përgjegjës për masakra, represion, gjenocid si dhe për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës.

Arkani kishte të ndërtuar një kamp stërvitjeje në Mitrovicë dhe një në Fushë Kosovë, prej ku i ndërmerrnin aksionet në tërë Kosovën. Ai qëndroi një kohë në Hotel «Grand» në Prishtinë bashkë me njësinë e «Tigrave». Arkani e kishte mbështetuar Milo Gjukanoviqin edhe pse ky i fundit ia kishte kthyer shpinën Millosheviqit, për çka, siç thuhet, Millosheviq ishte i brengosur. Arkani kishte lidhje të mira edhe me Zoran Gjingjiqin. Është e çuditshme afria politike e Gjingjiqit me liderin shqiptar Fatos Nano. Vlen të përmendet se bandat e Zani Qaushit të Vlorës dhe disa kriminelëve që vepronin në Shqipëri, të cilët e shkatërruan Shqipërinë përmes atyre shqiptarëve që kishin lidhje me Arkanin, me ndihmën e këtij të fundit dhe formacioneve paramilitare e destabilizuan dhe goditën rëndë Shqipërinë. Arkani më vonë kishte ndihmuar në formimin e Partisë së Unionit Serb, prapa të cilës qëndronte. E drejtonte të ashtuquajturën Gardë Vullnetare Serbe, e cila kryente detyra speciale edhe pse zyrtarisht ishte demobilizuar pas mbarimit të luftës.
Megjithatë, si person me besueshmëri të lartë, Mira Markoviq kishte kërkuar nga Arkani disa herë që t’i shpërndanë protestat e organizuara kundër Millosheviqit në Beograd, kur punëtorët e shërbimit sekret të linjës së Millosheviqit kishin mbyllur pothuajse të gjitha mediat e pavarura dhe radiotelevizionet për ta paraqitur gjendjen në Serbi ashtu si u ka konvenuar atyre, për çka opozita kishte bërë demostrata dhe ishte ankuar në Bashkësinë Evropiane. Arkani ishte i kërkuar edhe nga Tribulani i Hagës, për çka gjykatësi ndërkombëtar për krime lufte në Hagë, Luiz Arbur, në vitin 1997, ia kishte ngritur aktakuzën për krime lufte. Ndërsa gazeta “Vjesti” e datës 17 janar 2000, shkruan se Arkani i kishte ofruar Tribunalit të Hagës fakte për gjykimin e Millosheviqit. Zhelko Razhnjatoviq – Arkan (48) u vra, më 15 janar 2000, me armë zjarri, në një kthinë të Hotelit «Intercontinental» në Beograd bashkë me dy truprojet e tij, Milenko Mandiq - Manda dhe Dragan Gaiq. Pas vrasjes së Arkanit, pjesëtarët e policisë sekrete serbe kishin arritur t’i kapin disa nga personat që kishin marrë pjesë në vrasje. Këta ishin pjesëtarë të policisë serbe si Dobroslav Gavriq (23), pastaj inspektori i policisë beogradase Dejan Pituliq dhe Vujadin Kërstiq. Gavriq e kishte mbaruar shkollën e mesme të punëve të brendshme më 1996 dhe kishte punuar si polic në Brigadën e Policisë në Beograd. Pituliq i lindur në Istog, kishte mbaruar shkollën e mesme policore në Beograd, punonte si polic në sektorin e punëve të brendshme në Beograd, mirëpo ishte i larguar nga detyra për sjellje të dobëta. Kërstiq i lindur në Zvornik, ishte i njohur për policinë serbe si person që kishte kryer një varg veprash të ndaluara.
Inspektorati i Beogradit kishte ngritur procedurën e ndjekjes penale edhe ndaj Dragan Nikoliq (33) i quajtur GAI, Branko Jevtoviq nga Beogradi, i quajtur «Jorgo» dhe Milan Gjuriq (28) të dyshimtë për pjesëmarrje në vrasjen e Arkanit. Për t’i dezorientuar hetimet e atëhershme dhe opinionin, njerëzit e afërt të Arkanit kishin deklaruar se shërbimet sekrete të shqiptarëve të Kosovës kishin dhënë mbi katër milion marka për vrasjen e tij. Në përgatitjen e vrasjes së Arkanit thuhet se ishte pjesëmarrës edhe djali i Sllobodan Millosheviqit, Marko, i cili kishte pasë një varg problemesh në aspektin e nëntokës dhe biznesit të rrjedhave të mëdha serbe. Pas zënkave të ndërsjella, Arkani i kishte vënë në dispozicion pesë milion marka gjermane për vrasjen e Marko Millosheviqit. Arkani kishte patur një konfrontim të haptë edhe me Dragan Tomiqin, ministër i Rafinerisë së Naftës dhe Gazit në qeverinë serbe. Tomiq, punonte në linjat e zeza me djalin e Millosheviqit, Markon, në importin dhe eksportin e derivateve në Serbi dhe jashtë saj. Ky historik i gjatë i veprimtarisë së Arkanit është paraqitur për t’i kthjelluar sado pak arsyet pse ka ardhur deri te vrasja e tij edhe pse ishte njëri ndër personat e fuqishëm të shtetit serb.

Gjithsesi, vrasja e Arkanit dhe njerëzve si Arkani, të niveleve shtetërore kanë karakter politik.Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Jugosllave Pavle Bullatoviq në restorantin «Rad» në muajin shkurt të vitit 2000, vetëm tri javë pas vrasjes së Arkanit, është bërë për qëllime politike. Duhet vënë në dukje se Bullatoviq dhe Arkani ishin kushërinj. Bullatoviq ishte bërë pengesë për Millosheviqin në shumë çështje strategjike në Mal të Zi. Në fakt ishte paraparë që në vend të Bullatoviqit të vinte Dragolub Ojdaniq, kurse Bullatoviq të zëvendësonte Vuk Obradoviqin në vendin e drejtorit të YU Garant Bankës. Kjo bankë është e njohur për rrethet e ndryshme të qarqeve ushtarake serbe por edhe evropiane përmes të cilës vetëm gjatë vitit 2000 kanë kaluar mbi pesëmbëdhjetë miliardë deviza të ndryshme të dedikuara për fondet e ushtrisë serbe dhe malazeze. Bullatoviq kishte ndikuar në pengimin e ndërhyrjes ushtarake në Mal të Zi, që ishte një pengesë e dukshme në planet e Millosheviqit për fillimin e luftës qytetare në Mal të Zi, me qëllim të ndërhyrjes së pastajme ushtarake atje, për të stabilizuar linjën socialiste (pro serbe). Faktikisht Bullatoviq ishte njëri ndër ata që dëshironte t’i mbyllte të gjitha problemet e serbëve me Tribunalin e Hagës rreth krimeve të luftës në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.
Vrasja e Bullatoviqit ishte bërë edhe për ta hequr qafe si rival politik të linjës së tyre dhe pastaj për ta përdorur vrasjen e tij për qëllime politike për të shkaktuar trazira. Ai mund të jetë vrarë edhe për arsyen se bënte pjesë në elitën e shtetit dhe ka ditur shumë për veprimet inkriminuese, kështu që përmes kësaj vrasje kanë tentuar acarojnë marrëdhëniet me Malin e Zi dhe Serbinë. Bullatoviq gjatë kohës së luftërave mes Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë ishte ministër i Punëve të Brendshme për Malin e Zi. Ishte i afërt me Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin. Si duket kishte lidhje familjare edhe me shefin e nëntogës beogradase Dragan Ashanin, i cili kishte arritur të organizon trazirat në Mal të Zi, pas ardhjes në pushtet të Milo Gjukanoviqit, në janar të vitit 1998. Ka edhe variante të ndryshme se Bullatoviq ka organizuar njësi paraushtarake në Mal të Zi. Në disa qarqe thuhet se kjo vrasje, e cila ndodhi pas vrasjes së Arkanit, ishte bërë edhe për frikësime politike. Menjëherë pas vrasjes në vend të tij është propozuar të kalon kryeshefi i Shtabit Qendor të UJ-së, gjenerali i armatës Dragolub Ojdaniq. Bullatoviq ishte i ngarkuar për vrasjen dhe shkatërrimin si dhe mbajtjen nën presione të dëshmitarëve që kanë qenë pjesëmarrës në krime lufte në Kosovë e Bosnjë.
Vrasja e Bullatoviqit tregon qartë se ka kohë që ka filluar një luftë e ashpër mes dy njësive të ish-federatës jugosllave. Në atentatin kundër Bullatoviqit është plagosur edhe drejtori i «YU Garant Bank» Vuk Obradoviq si dhe shefi i restorantit Mirko Knezheviq. Bullatoviq kishte gradën shkencore magjistër dhe më se dhjetë vjet ishte në udhëheqjen e lartë të Malit të Zi.
Vrasjet e tilla tregojnë qartë se Serbia nuk e ka të sigurtë stabilitetin e të ardhmes. Kjo vrasje në momentet më kritike të Serbisë është mjaft domethënëse dhe tregon se vrasjet politike në këtë vend s‘kanë të ndalur. E ky është një tregues i qartë se Serbia është njëra ndër vendet e Evropës ku vriten funksionarët dhe liderët e shtetit.Sipas shkrimeve në shtypit serb, Bullatoviq ka qenë në listën e Tribunalit të Hagës dhe nga kjo rrjedh se ai është vrarë nga shërbimi sekret (personal) i Sllobodan Millosheviqit, për t’i humbur gjurmët e dëshmive për krime lufte që janë bërë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë. Këtë të dhënë e ka paraqitur agjensia informative “SENSE” më 9 shkurt 2000. Ndërsa e ka demantuar po të njëjtën ditë agjensia e lajmeve «Beta» duke u bazuar në burimet e Tribunalit të Hagës, konkretisht në të dhënat e marra nga zëdhënësi i Tribunalit, Dzhim Lendjel. Mirëpo burimet informative malazeze tregojnë se Bullatoviq ishte i përzier edhe në disa afera të tjera të cilave nuk u japin emër. Bullatoviq kishte lidhje të forta me qeverinë ruse.Gjatë viteve të fundit në Beograd kanë ndodhur një varg vrasjesh të funksionarëve të lartë të shtetit serb si Radovan Stoiçiq – Bagja, ndihmës i shefit të punëve të brendshme; Zoran Todoroviq – Kundak, sekretar gjeneral në ish Jugosllavi, biznismen në zë; Vllada Kovaçeviq – Tref, biznismen i njohur, njeri i afërt i Marko Millosheviqit; Radoica Nikçeviq biznismen në zë, lidhje e ngushtë e Millosheviqit, punëtor i sigurimit shtetëror; Goran Vukoviq shef për çështje kriminale; Branisllav Matiq – Beli, biznismen, i njohur edhe si shef i gardës vullnetare paraushtarake serbe; Aleksandër Knezheviq ishte ndër yjet e rinj ndër më të fuqishmit e nëntokës serbe i vrarë në lokalet e hotelit “Hajat”; Rade Çaldoviq – Çenta, i njohur si bos i vjetër i nëntokës serbe, bashkëpunëtor i shquar i UDB-së; person i linjave të afërta të Millosheviqit, Miroslav Bizhiç – Bizha, detektiv privat, ish polic; Sllavko Çuruvija, gazetar i vrarë para fillimit të bombardimeve të NATO-s etj. Kurse shumica e të tjerëve pas mbarimit të luftës në Bosnjë dhe Kroaci, për të mbuluar dhe zhdukur shumë gjurmë financiare, informative, kriminale etj., të shefave të tyre.
Po ashtu Radovan Stoiçiq, nënshef i policisë serbe, është vrarë në vitin 1997 në një restorant të Beogradit. Emri i tij është i lidhur ngushtë me tragjeditë e ndodhura gjatë luftës në Kroaci. Zoran Sijan, ish lider i një grupi të organizuar mafioz, i njohur gati si Arkani, ishte vrarë po ashtu në rrethana misterioze. Këtu duhet cekur se policia serbe është e inkriminuar edhe në një varg vrasjesh, siç është rasti i vrasjes së katër pjesëtarëve të partisë së SPO-së, si dhe tentimvrasja e kryetarit të kësaj partie në rrugën magjistrale të Ibrit. Në këtë atentat të katërfishtë ishte e përzier direkt policia serbe.
Shërbimi sekret i Millosheviqit e kishte likuiduar edhe Zoran Stefanoviqin, krah i djathtë i Arkanit dhe shërbimeve serbe. Stefanoviq e drejtonte grupin e vrasësve të specializuar për likuidimin dhe diciplinimin e kundërshtarëve politikë të Millosheviqit. Të dy ishin bashkëpunëtorë të fshehtë të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme, por bashkëpunonin ngushtë edhe me njerëz të caktuar të KOS-it ushtarak serb. Arkanin këto shërbime e kanë përdorur për nxitjen e konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë. Padëgjueshmëria ndaj Millosheviqit, sidomos e njerëzve që kishin pozita në Serbi, ishte vdekje. Një gjë e tillë e priti edhe Nenad Miroviqin, funksionar i lartë dhe reformator nga Vojvodina, i cili sipas versionit formal të policisë kishte bërë «vetëvrasje» në një hotel në Segedin të Hungarisë. Vdekja e tij e mistershme tregon qartë se ia kishte «trubulluar ujin» shërbimit sekret të Millosheviqit. “Miroviq kishte bërë vetëvrasje” dhe dosja e tij me urdhër intern ishte mbyllur pa patur nevojë për hetime të mëtutjeshme. Në rrethana enigmatike para shtëpisë së tij në Beograd u zhduk edhe Ivan Stamboliq, politikan, nacionalist serb në zë, ish-kryetar serb, dinte shumë për klanet e Millosheviqit dhe për veprimet sekrete të ndërmarra kohë pas kohe kundër rivalëve të tij për ta mbrojtur fronin e kryetarit. E kishte ndihmuar ardhjen e Millosheviqit në pushtet në fund të viteve të 80-ta. Vlen të ceket se dinastia e Stamboliqëve është e njohur në mbarë opinionin e ish Jugosllavisë.
Stamboliq u zhduk më 25 korrik ’00, para zgjedhjeve presidenciale të shtatorit, ndërsa paraprakisht forcat e errëta të Millosheviqt e kishin detyruar të tërhiqet nga skena politike në Serbi, pasi që kishte dalë kundër këtij të fundit. Në vazhdën e likuidimit të njerëzve me influencë, qarqet sekrete të Millosheviqit, kishin planifikuar edhe vrasjen e Vuk Drashkoviqit, njërit nga liderët serbë që e kishte kundërshtuar haptazi politikën e Millosheviqit. Drashkoviqin tentuan ta vrasin me armë zjarri ne apartamentin e tij në qytetin bregdetar malazez të Budvës.
Ai ishte plagosur në pritën e atentatorëve por kishte shpëtuar. Lidhur me këtë rast policia serbe kishte arrestuar Goran Miatoviq (30), Danko Nikoliq (29) dhe Jovan Rustiq (25), të dyshuar për pjesëmarrje në tentim-vrasjen dhe plagosjen e Drashkoviqit në gushtin e vitit 2001.Më 10 qershor 2002, në Beograd u vra edhe ndihmës shefi i resorit të sigurimit publik të MPB-së së Serbisë, Boshko Buho. I takonte vendi i tretë në hierarkinë policore të Serbisë. Ishte i lindur në Kroaci në vitin 1959.
Pas shpërthimit të luftës në Kroaci ishte arratisur në Beograd. Në vitin 1998 ishte emëruar shef i një brigade të policisë në Beograd, e cila numëronte 70 pjesëtarë, kryesisht të specializuar për shtypjen e kryengritjeve. Ky njësit në vitin 1999 u stacionua në Kosovë.Buho kishte qëndruar gjatë luftës në Kosovë, përfshi edhe periudhën e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, ku edhe ishte plagosur në një aksion të ndërmarrë kundër forcave të UÇK-së në vitin 1999. Ka ditur mirë edhe për transferimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova për në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimeve. Vrasja e Buhës kishte ndodhur në bregun e Savës në orët e hershme të mëngjesit, ku ai kishte shkuar privatisht dhe pa truproje. Në vjeshtën e vitit 2000, Buho ishte njëri ndër aktorët e ngjarjeve dramatike gjatë demonstratave të organizuara kundër Millosheviqit. Buho pasi kishte vërejtur se Millosheviqit iu kishte luhatur pozita, bënte politikë të dyfishtë. Ai kishte arritur një marrëveshje me minatorët e Kollumbarës, të cilët kishin hyrë në grevë kundër politikës së Millosheviqit, edhe pse Millosheviq kishte urdhëruar Buhën që t’i nxjerrë me dhunë nga miniera. Po ashtu, edhe më 5 tetor, kur u bë e qartë se vetëm me gjakderdhje mund të ndalej depërtimimi i demonstruesve në ndërtesën e parlamentit, me negociata të paqarta me zëvendësministrin e sotëm serb, Nebojsha Çoviq u arrit marrëveshja për tërheqjen e pjesërishme të policisë serbe.

Një veprim i tillë ishte sinjal i qartë për Millosheviqin se aparati i sigurisë, e para së gjithash, ushtria në krye me Pavkoviqin, u përshëndetën në heshtje me Millosheviqin, i cili ishte i izoluar në vilën e tij në Dedinje. Pra Boshko Buho kishte një rol të veçantë dhe sekret në rrëzimin e Millosheviqit. Megjithatë, atij iu lejua të vazhdon karrierën e tij në polici. Buho në fillim të vitit 2001 ishte emëruar kryesues i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Beograd, kurse dhjetë muaj më vonë u emërua zëvendësshef i sigurimit shtetëror. Vendi i ministrit federativ të policisë i takoi nënkryetarit të partisë së Gjingjiqit, Zoran Zhivkoviq. Dihet se Buho është vrarë nga njerëzit e Millosheviqit. Sipas variantit të parë thuhet se është vrarë sepse ka poseduar materiale faktike nga lufta në Kosovë.
Varianti i dytë është se Buho ka synuar që të paralajmërojë infiltrimin e mafias në strukturat reale shtetërore, kurse varianti i tretë rreth vrasjes së tij është se vetë Buho ka qenë i përzier në rrjetin zingjiror të mafias së organizuar. Shumica e vrasjeve të funksionarëve dhe biznismenëve në Serbi kanë mbetur të pandriçuara. Në këto raste ekziston lidhje e fortë mes kriminalitetit dhe politikës, trashëgimi nga regjimi i Millosheviqit.
Mjaft e çuditshme dhe diskutabile është edhe „vetëvrasja” e ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Zoran Sokoloviq, në vitin 2001, i cili ishte ndër njerëzit kryesorë dhe njëkohësisht më të besueshëm të Millosheviqit. „Vetëvrasja” e tij në rrethana të pasqaruara dhe tejet enigmatike tregon se për Millosheviqin ishte një dëshmitar më pak në Hagë.
Sipas shumë burimeve gazetareske, Sokoloviq ishte i kërkuar edhe nga Tribunali i Hagës. Ai dinte shumë për Millosheviqin. Burimet zyrtare të policisë thonë se ai kishte bërë vetëvrasje, sepse ishte i sëmurë nga kanceri. Sokoloviq u gjet i vrarë në afërsi të Knjazhevcit, në juglindje të Beogradit, në veturën e tipit „Llada-Niva” në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë rast është shkruar dhe komentuar fare pak.. Edhe një kuadër i lartë i shërbimeve sekrete serbe, Vlajko Stojkoviq, deputet i partisë socialiste në Parlamentin Federativ, vrau veten me revole para ndërtesës së parlamentit jugosllav. Edhe Stojkoviq ishte i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krimet e kryera në Kosovë. Siç dihet gjatë vitit 2001 ishte një fushatë e egër gjuetie ndaj ministrave e shefave të punëve të brendshme. Në shkurt të atij viti i ishte zënë pusi ministrit të brendshëm Dushan Mihajloviq, i cili edhe përkundër breshërisë së plumbave mbi veturën e tij, i shpëtoi atentatit. Ngjajshëm kishte ndodhur, po ashtu në fillim të muajit shkurt, kur veturës së një lideri reformist i ishte vënë zjarri, kurse një muaj më parë ishte vrarë vozitësi i shefit të ri të policisë sekrete serbe, derisa e priste shefin e tij.
Siç dëshmojnë faktet e zbuluara nga qarqet zyrtare të policisë serbe në këto prita dhe atentate janë të përzier edhe pjesëtarë të policisë serbe, të resoreve të përgatitura për një kohë të gjatë për veprime të tilla, sepse vetë Millosheviqi i kishte lënë hapësirë lulzimit të krimit të organizuar. Këtu ka patur një ndeshje në aspektin e shërbimeve, pra shërbimi sekret i Millosheviqit me reformatorët e shërbimit apo me përpiluesit e doktrinës së re që synon kthimin e shërbimit të zbulimit në kuadër të ligjit dhe kontrollit institucional e politik. Ky objektiv i shefave të rinj nuk duket gjithaq i lehtë, kur dihet se shërbimi sekret serb ka qenë pjesë e politikës serbe, sidomos elitës nacionaliste serbe dhe ka qenë i zhytur thellë në luftimet e përgjakshme dhe spastrimet etnike që janë bërë në hapësirat e ish Jugosllavisë. Goditja e parë e shërbimit të zbulimit iu ka bërë atehërë kur kanë filluar të eliminohen nga skena kuadrat e ish sistemit komunist.

Kjo ka ndodhur me ardhjen e Millosheviqit në pushtet dhe deri në fillimin e luftës në Kroaci, kurse kuadrat e atëhershme projugosllave, sidomos ato që janë të ndërlidhura me shërbimin e sigurimit federativ, janë spastruar nga „sokolat e rinj” të cilët kanë arritur ta kontrollojnë dhe ta ndërlidhin këtë shërbim me politikën e re të Millosheviqit. Disa prej tyre kishin filluar të likuidohen, apo të bëjnë „vetëvrasje”, siç ishte shpjegimi zyrtar në rastin e Sokoloviqit, një ithtar i fuqishëm i politikës së Millosheviqit që kishte marrë në kontroll Ministrinë e Brendshme Serbe në fillim të viteve të 90-ta.
Goditja tjetër e shërbimit sekret serb nga vet qarqet e zbulimit serb ishte pas periudhës së Dejtonit, kur pak a shumë ndryshuan raportet në rajon. Në prag të fillimit të luftës në Kosovë kishte filluar pastrimi i këtyre kuadrave të reja. Kjo rrymë ishte kontrolluar nga shefi i shërbimit të zbulimit serb Stanishiq, i cili cilësohej si properëndimor. Ndër shefat e rinj të kundërzbulimit serb ishte edhe Goran Petroviq, i njohur si organizator i mirë i punëve sektoriale, i specializuar për mbikëqyrjen e shërbimeve të huaja. I martuar me një serbe nga Gjilani. Mbanë lidhje të ngushta me Kosovën dhe angazhime të veçanta. Me çështje sekrete të shërbimeve serbe është edhe Zoran Miatoviq, i kyqur në këto çështje edhe më herët, pastaj David Gaiq, me prejardhje nga Mitrovica e Sremit, ish njeriu i parë i zbulimit në Kosovë, edhe gjatë periudhës së luftës. Kishte një rrjet të fortë të bashkëpunëtorëve nga radhët e shqiptarëve. Siç pohojnë burimet e mediave, në krye të shërbimit sekret serb ishte edhe Dushan Mihajloviq, kryetar i Demokracisë së Re. Po ashtu ministër tjetër që ndërlidhet shumë me çështjen e Kosovës ishte edhe Sreten Llukiq, përgjegjës në policinë serbe në Kosovë, kuptohet përgjegjës edhe për kryerjen e një varg masakrave në Kosovë.
Me fillimin e emërimeve të reja shërbimi i ri, filloi me vrasjet dhe spastrimin e kuadrove. Këto shërbime janë treguar të kujdesshme ndaj Kosovës sepse e kanë përcjellë në veçanti politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Kanë zhvilluar një kooperativitet me perëndimin, duke u thirrur në zbatimin e Rezolutës 1244, gjë që nuk e përjashton në asnjë moment veprimtarinë agjenturore, por nuk lejon veprimtari operative POLICIA SERBE DHE SPIJUJT SHQIPTARË Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve.
Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj. E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës “polici lokale”, i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve.
Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar.
Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica” sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet.
Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si “poverenikë” të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, “jugosllavë”, kshilla të fshatrave” të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e “policisë lokale”, përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar.
Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli.

Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999:
Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj (-).

Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS (Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999:
Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë.

Faton Mehmetaj


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 62 vizitorë
Lexuar: 5,124 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi