Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NĖ SHQIPĖRI, EKONOMIA SHQETĖSIMI KRYESOR
Publikuar më 10 janar, 2013 nė orėn 21:28 ( ) Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas njė njoftimi pėr media tė botuar dhe shpėrndarė me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombėtar i Amerikės botoi njė raport mbi njė studim tė ri qė vlerėson gjėndjen politike nė Shqipėri, tė ndėrmarrė nga kėjo organizatė tetorin qė kaloi, bazuar nė mendimet e pjesėmarrėsve tė dhjetė grupeve nė katėr qytete: nė Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Korēė.

Siē dihet, Instituti Demokratik Kombėtar Amerikan ėshtė njė organizatė jo-qeveritare qė ē'prej themelimit tė tij mė 1983 pėrkrahė institucionet si edhe zbatimin e praktikave dhe zhvillimin e proceseve demokratike anė e mbanė botės, duke krijuar dhe duke mbėshtetur organizatat e shoqėrisė civile. Instituti Demokratik Kombėtar Amerikan vepron nė njė numėr vendesh anė e mbanė botės, pėrfshirė Shqipėrinė dhe Kosovėn. Sipas Institutit amerikan, qėllimi i kėtij raporti mbi Shqipėrinė, siē ndodhė edhe nė vende tė tjera, ėshtė pėr tė identifikuar dhe pėr tė komunikuar shqetėsimet e qytetarėve, udhėheqėsve politikė, para zgjedhjeve tė pėrgjithėshme qė do tė mbahen mė 23 Qershor tė kėtij viti.
Nė njoftimin pėr media, Instituti Demokratik Amerikan thotė se pjesmarrėsit shqiptarė nė studimin e bėrė nga ky institut, kryesisht mendojnė se vendi i tyre ėshtė nė rrugė tė gabuar. Nė mbėshtetje tė kėtij pretendimi ata pėrmendin papunėsinė, rritjen e ēmimeve, pagat e ulėta dhe korrupsionin, si faktorėt kryesorė qė kanė njė ndikim tė konsiderueshėm nė cilėsinė dhe standardin e jetės sė tyre. Por, nga ana tjetėr, nė njoftimin pėr media, Instituti Amerikan thotė se rekomandimi me kusht i Komisionit Evropian pėr t'i ofruar Shqipėrisė statusin e kandidatit pėr antarėsim nė Bashkimin Evropian, shikohet nga disa prej pjesėmarrėsve si njė shėnjė optimizmi dhe pėrmirėsimi dhe si njė tregues, pėr disa prej tyre, se vendi ėshtė nė rrugė tė mbarė.
Vihet nė dukje se pjesmarrėsit nė kėtė studim, nga katėr qytete tė Shqipėrisė, e kanė tė qartė se ēfarė dėshirojnė pėr veten dhe pėr shoqėrinė shqiptare. Ata duan njė tė ardhme pėr vendin e tyre ku ligjet respektohen, ku rregullat zbatohen dhe ku sundimi i ligjit tė funksionojė pėr tė gjithė, pa dallim. Ata u shprehėn se dėshirojnė njė shoqėri ku standardi i jetesės tė jetė mė i lartė dhe preferojnė njė sistem nė tė cilin vlerat, megjithėse nuk thuhet se cilat vlera -- merret me mend se e kanė fjalėn pėr vlerat kombėtare dhe shpirtėrore -- tė nderohen dhe tė kultivohen. Nė lidhje me shėrbimet qė presin nga sistemi politik, pjesėmarrėsit shprehen tė zhgėnjyer me politikėn, duke thėnė se sistemi politik nuk ėshtė i interesuar dhe nuk merret me nevojat e tyre bazė.
Pjesėmarrėsit e grupeve tė kėtij raporti janė kritik sidomos ndaj asaj qė ata thonė se ėshtė distanca qė ekziston midis tyre si qytetarė dhe politikanėve tė vendit dhe shprehen se do tė dėshironin qė politikanėt tė tregojnė njė mirėkuptim mė tė madh ndaj problemeve me tė cilat pėrballen qytetarėt. Pjesėmarrėsit nė kėtė studim shprehen se politikanėt shqiptarė nuk kanė treguar asnjė interesim pėr problemet e pėrditėshme tė qytetarėve. Ata u bėjnė thirrje politikanėve qė tė tregohen mė mirėnjohės ndaj shqetėsimeve tė tyre dhe kėrkojnė prej tyre mė shumė llogari pėr premtimet e dhėna dhe pėr vendimet e marra.
Nė raport ngrihet gjithashtu ēėshtja e korrupsionit, qė sipas pjesėmarrėsve tė grupeve, ėshtė pjesė pėrbėrėse e jetės sė pėrditshme tė qytetarėve. Sipas Institutit Demokratik Amerikan, pothuaj ēdo anėtar i katėr grupeve nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, kishte njė pėrvojė personale me korrupsionin, pasi ata deklaruan se pėr tė kryer njė punė, ose pėr tė siguruar njė shėrbim, ishin detyruar t’i jepnin ryshfet policit, infermjeres, mėsuesit ose nėpunėsve tė tjerė tė administratės publike. Disa prej pjesėmarrėsve thanė gjithashtu pėr raportin e Institutit Amerikan se edhe sjelljet e tyre -- duke pranuar se kanė dhėnė ryshfet pėr shėrbimet qė kishin nevojė -- kanė kontribuar nė pėrjetėsimin e korrupsionit nė vend.
Ndėr pėrfundimet e tjera tė raportit, thuhet se megjithse pjesėmarrėsit e konsiderojnė gjėndjen ekonomike si tė vėshtirė, shumė prej tyre, pėrfshirė edhe ata qė ishin shprehur se vendi ėshtė duke shkuar nė drejtim tė gabuar, pranuan se gjatė disa viteve tė fundit ka patur zhvillime pozitive nė vend, duke pėrmendur pėrmirėsimet nė infrastrukturėn rrugore, nė shkolla dhe nė furnizimin e rrymės elektrike. Shumė prej pjesėmarrėsve nė kėtė studim, thuhet nė raport, fajėsojnė ''ata nė fuqi'' pėr gjėndjen e keqe ekonomike, njė ēėshtje kėjo qė sipas tyre, ''ėshtė shqetėsimi mė i madh nė jetėn e tyre tė pėrditshme''.

Muajin qė kaloi, Drejtori i Institutit Demokratik Kombėtar Amerikan pėr Evropėn Jug-lindore, Robert Benjamin vizitoi Shqipėrinė, ku ndėr tė tjerė, u takua edhe me Presidentin Nishani, me ē’rast i pėrcolli udhėheqsit shqiptar pėrshėndetjet nga Kryetarja e bordit tė Institutit Demokratik Kombėtar Amerikan dhe ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan, Madlajnė Ollbrajt. Pėrveē zonjės Ollbrajt, ndėr drejtuesit e Institutit Demokratik Kombėtar Amerikan dallohen shumė ish-zyrtarė tė lartė tė administratave demokrate tė SHBA-sė, tė cilėt kanė gjithnjė lidhje dhe influencė nė administratėn e tanishme demokrate tė Presidentit Obama.

Frank Shkreli

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 2,852 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E martė, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi mė i njohur nė botė i udhėheqsve politikė dhe tė biznesit -- Forumi Ekonomik Botėror 2013 nė Davos tė Zvicrės -- pėrfundoi punimet tė djelėn. Nė a...
EKONOMIA KOMBĖTARE
E enjtė, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombėtare“ nė botim tė Universitetit AAB Riinvest Kėto ditė doli nga shtyp libri i Mr.sc. Refik...
NĖ SHQIPĖRI, EKONOMIA SHQETĖSIMI KRYESOR
E enjtė, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas njė njoftimi pėr media tė botuar dhe shpėrndarė me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombėtar i Amerikės botoi njė raport mbi njė studim tė ri qė vle...
Kriza financiare globale: efektet shkatėrrues...
E shtunė, 07 shkurt 2009 - 21:15
Kriza aktuale ka pėrfshirė botėn e me theks tė veēantė, vendet mė tė zhvilluara, tė atyre shteteve qė kanė shumicėn e brutoproduktit botėror dhe qė kanė ni...
Thikė pas shpine, nga Mali i Zi
E martė, 27 janar 2009 - 10:09
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviē, nė cilėsinė e kryesuesit tė sekretarit tė CEFTA-s, i shkruan MTI-sė se Kosova nė kėtė asociacion nuk mund tė prezant...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi