Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E heq një kashtë e dalin gjashtë
Publikuar më 21 janar, 2013 në orën 22:41 ( ) Isuf I. Bytyçi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Hiqet përmendorja e heronjve të lirisë në Preshevë, rrënohen varrezat e serbëve në Kosovë.
„ Pasojat janë shumë më të mëdha në raport me gabimin“, kishte thënë një dietar
Më mirë do të ishte që AKSH e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë të merren me ekzistencën e popullit shqiptar jashtë territorit shetëror, sikur që merren me akademikët e Beogradit e të pranojnë brenda AKASH të kosovës armiq të popullit tonë si është rasti i Oliver Shmitit, që e kanë pranuar anëtar. Nuk është çudi se një ditë do ta pranojnë edhe Dobrica Çosiçin, sepse edhe „ai e ka mendimin e lirë“ sikur edhe Oliver Shmiti, sipas Jusuf Bajraktarit. Edhe ky gjest është i turpshëm, që ka ndodhur në Kosovë, pra.

Jo rastësisht regjimi nnacist serb e mori vendimin për ta rrënuar Lapidarin para Komunës së Preshevës, por me vetëdije të plotë e paramendim. Vetëdija ishte e qëllimshme dhe me paramendim se që pas rrënimit të Lapidarit, shqiptarët dotë eskalojnë në jashtë kontrollit të udhëheqësve të tyre dhe shkas që të bëhej edhe një masakër e radhës. Por plani ishte bërë „pa hanxhiun“ siq thotë populli i urtë.
Arsye tjetër ishte që shiptarët, po ashtu edhe në Kosovë të eskalojnë në dhunë kundër minoritetit serb edhe monumenteve të tyre, në mënyrë që t`i vrasë dy zogj me një gur.
Kjo e dyta i doli pjesërisht, që unë e quaj rrënimin e varrezave serbe, një veprim qyqar nga ana e shqiptarëve. Mirëpo, do të dal te esenca e problemit: „Pasojat janë shumë më të mëdha në raport me gabimin“, do të thotë se Qeveria serbe e bëri një veprim të turpshëm, me heqjen e Lapidarit në Preshevë, sikur që e bënë edhe disa persona një veprim qyqar, me dëmtimin e varrezave serbe në Kosovë.
Politikanët shqiptarë të të gjitha trojeve shqiptare, si pozita ashtu edhe opozita i dënuan këto akte të shëmtuara; si heqjen e Lapidarit në Preshevë, ashtu edhe dëmtimin e varrezave serbe në Kosovë. Ndërsa Qeveria serbe, nuk e dënoi rastin e Lapidarit, sepse ata vetë ishin keqbërësit, ndërsapersonat keqbërës në Kosovë, u dënuan nga të gjithë politikanët shqiptarë edhe, madje do të arrestohen, kuptohet, nëse kapen.
Qeveria serbe kërkon të drejta njerëzore, madje mbinjerëzore për pakicën serbe në Kosovë, edhepse ata gati gjysma ishin pjesëmarrës në Luftën e fundit e, bënë rrahje, malteretime, dhunime e vrasje që nga mosa 6-mujore e deri 100-vjeçare mbi popullin shqiptar. Kurse i shkel të drejtat e shqiptarëve, sikur të ishin njerëz të dorës dytë. Jo Serbi. Nuk shkon kështu, shqiptarët, nuk janë palestinezë, me vetëdijë të ultë e të manipuluar nga politika ruse, por ne jemi europianë, të përkrahur nga shtetet më të fuqishme në botë: SHBA edhe BE, që prodhojnë e eksportojnë liri e demokraci.
Ky pra është dallimi në mes të Regjimit serb, i cili në mënyrë institucionale organizoi numër të madh forcash policore e ushtarake, në mënyrë që ta heqin një lapidar, i cili nuk simbolizon asgjë më tepër se liri e demokraci të tyre. Shqiptarët ishin të vetëdishëm, se nuk është i moralshëm as tolerues rrënimi i monumenteve serbe, as i varrezave në këtë rast, por ata ishin disa individë, që në këtë rast, ndoshta, secili nga ne do ta kishte humbur durimin e arsyen e, do ta kishte bërë një gjë të tillë, edhepse jo e mirë.
Tani, nuk mbetet gjë, përveçse, të ulen shqiptarët e Preshevës me rrethinë, politikanët e shtetit Amë – Shqipërisë, të Kosovës, të B. Europian edhe ata të SHBA-ve e, ta diskutojnë këtë punë edhe të mos merren vendime në standarde të dyfishta, por të barabarta si për qytetarët shqiptarë të Kosovës Lindore, ashtu edhe të Mitrovisës Veriore e, jo „dikë nënë e dikë njerkë“ ta bëjë Europa Qendrore!
Nëse nuk merren vesh me ata, mundësia e fundit; të bisedohet për ndryshim kufijsh se „nuk jetohet me gjarpër në gji“ që thotë populli.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 785 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi