Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Zullum-Kracia” Sllavo-Maqedone!
Publikuar më 27 janar, 2013 në orën 17:56 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duket se gjatë 20 vjeçarit të fundit në “Maqedoninë” “multietnike”, nuk po mundemi kursesi ta deshifrojmë modelin e funksionimit të shtetit. Kjo si rezultat i mosdijes të politikanëve apo si shprehi e krijuar se gjithçka në këtë “shtet” të ri duhet qenë unik dhe e dalluar nga bota e civilizuar, ku aparatët e funksionimit të shtetit janë të testuar me shekuj!!!

Forma e veprimeve e organizimeve qeverisëse në botën bashkohore ka ardhur si rrjedhojë e formave të ndryshme të qeverisjes që nga kohërat e lashta greke, romake, bizantine, otomane etj., duke evoluar e duke i evituar të gjitha mangësitë që patën ata organizime shtetërore. Ndër më të përhapurat në botë është sistemi demokratik i qeverisjes, i cili rrjedh nga fjalet greke “demos”, që do te thotë “popull” dhe “kratos” - “forca”, ose te dyja së bashku “forca e popullit”.

Filzofi i njohur grek Aristoteli ka përshkruar 6 mënyra të funksionimit të shteteve ose organizimit qeverisës, dhe ate në kalsifikim nga 3 (tre) si forma të mira të veprimit e 3 (tre) si forma të këqija të veprimit. Ai në përshkrimet e veta klasifikoi këta organizme:
Monarkinë, Aristokracinë, Demokracinë, Tiraninë, Oligarhinë, Ohlokratinë.

Më sa duket në organizmim politik të shtetit “Maqedoni” nuk mund ta gjesh me plotë kuptimin e fjalës në asnjë formë të këtyre organizmeve, sepse është marrë nga të gjitha nga pak, e duke marrë të gjitha mangësitë e çdo sistemi të lartpërmendur kemi arritur (me sa duket) te zbulimi i një sistemi të ri të funksionimit shtetëror që kur më parë as që është menduar nga njerëzit që përpiluan këta koncepte të funksionimit të shtetit.

Me ardhjen e fundit në pushtet të partisë nacionaliste të VMRO-DPMNE dhe me përdorimin e politikës populiste e shvlerësimin e çdo sendi e populli që nuk ka prapashtesën “ski” me sa duket, ky shtet i ri e i brishtë mori teposhtën, siç thotë populli.

Në kërkimin e identitetit antik arritëm deri te pikësynimi i këtyre skenarëve tragjiko-komikë duke pretenduar se shteti maqedon e popullsia maqedone kanë një prejardhje të Mbretit “Aleksandar Makedonski”, dhe kjo na solli edhe dhuratën e largimit nga rruga e duhur, kyçja në strukturat Euro-Atlantike, po qëllimi i sunduesit Nikolla Gruevski u arrit se, dikur para shumë shekujsh, kemi qenë një Monarki me emrin Maqedoni. Kjo edhe u vërtetua në sytë e popullit maqedon me pjesën teatrale të ardhjes për vizitë të mbretit Hunz në Maqedoni, i cili nuk dinte as një fjalë nga maqedonishtja e sotshme, po me rëndësi që populli maqedon e besoi këtë gënjeshter, me plotë humor e skandale...

Duke vazhduar në vazhdimësi të na udhëheqin njerëz të cilët në çdo CV të tyre politike, të mbushur me plotë gënjeshtra kinse për prejardhjen e tyre qytetare, tregim ky që po tregohet ende i suksesshëm se kemi tradita të qeverisjes nga njerëz Aristokrat ku e vërtetë është larg atij termi, për shkak se prejardhjet e tyre janë që të gjithë nga njerëz që në brezin e dytë nuk dinë se cilën shtetësi kanë apo kanë pasur, e as cilit popull saktësisht i perkasin, të humbur në identitetin e tyre (sllav, bullgar, antik).

Ky problem i mosfunksionimit të shtetit daton që nga vet akti i shpalljes së pavarsisë së shtetit “Maqedon” e daljen nga bashkësia e Jugosllavisë. Që nga dokumenti kyç, sjellja e kushtetutës së vendit ku edhe bëhet rregullimi shtetëror, si çdo herë u bë një gabim i rëndë, me dashje apo pa dashje, u soll kushtetuta e shtetit pa pëlqimin e më se 40 % të populatës vendase të quajtur shqiptare. Kjo kushtetutë ngjason me rregullimin e shteteve në kohën e demokracive antike, siç ka qenë në kohën e Platonit në Greqi, ku vendimet i binin në mënyrë demokratike drejtpërdrejtë qytetarët, por duke anashkaluar pjesën e qyatetarëve të quajtur laikos, ku në atë grup bënin pjesë të varfërit, gratë, fëmijtë dhe robërit. Ky fat i përcjelli edhe shqiptarët, duke i lënë si pjesë e cila nuk ka të drejtë në asnjë vendim shtetëror të pavarur, edhe pse janë popull autokton në këta troje. Me kalimin e kohës, gjatë dekadës të fundit, kinse u bë një lëvizje për të rishikuar këto shkelje dhe u arrit deri te një kompromis “Marrëveshja e Ohrit“, që u nënshkrua me shumë sacrificë, por shohim se rezulatet nuk janë aspak të kënaqshme edhe pas 10 viteve periudhë implementimi e ndryshimi të apartit shtetëror të "Maqedonisë". Edhe kësaj radhe u humbëm ne literaturën e rregullimit shtetëror, sepse vetë ata që duhet implemetuar e rishikuar këtë gabim nuk dijnë tjetër pos fjalëve se u realizua 90 %, por në fakt zëri i lartë e brenda bosh .

Kuptimi i termit “demokraci” nga të gjitha qeveritë (qe 20 vite) me sa duket kuptohet vetëm në pjesën se populli duhet të sjellë vendimet deri në ditën e dhënies së besimit ose votimin e këtyre politikanëvë, Shafqja e dhunës në proceset zgjedhore ku ndonjë herë edhe fjalën vendimtare e kanë armët e automatikët e militantëve partiakë, kontrollimi i fjalës së lirë, gjyqësori i shëndërruar në një kasphanë e popullit dhe fabrikë për rritjen e popullaritetit të partive sllavo-maqedone në kurriz të popullit shqiptar, më shumë do të kishtë të ngjajë me një Tirani, dhe kursesi jo me një demokraci bashkohore.

Gjendja e rëndë socio-ekonomike e popullatës, e në veçanti të asaj shqiptare, ku në arkën e shtetit nuk kemi të drejtë në asgjë tjeter, pos një kore bukë, edhe pse në populli shqiptar është pjesa e cila mbush këtë arkë në forma të ndryshme. Qe në transformimin e kapitalit shoqëror në fabrikat të cilat i ndërtuar në sistemin e Bashkëshfrytzimit Jugosllav nuk iu dha popullit shqiptar e drejta për të marrë asnjë çekan e jo më shumë, por ato u blenë për hiç pare nga oligarkët sllavo-maqedon, i gjithë ai kapital u transferua nga një kapital shoqëror në një kapital xhepor, dhe të përzgjedhurit e popullit shqiptar (PPD, PDSH, BDI) gjatë dy dekadava të kaluarva vetëm heshtën, duke mos menduar se heshtja do te thotë pranim i fajit ose pajtim me të keqen.
Partitë politike shqiptare (PPD, PDSH, BDI), duke mos qenë të vetëdijshme se çka flasin e shkruajnë në media për qendrimet e tyre në lidhje me këtë represion, edhe mospërfillshmëri që kanë e sidomos në qeveri po i bëjnë edhe goditjen e fundit popullit që vet i solli në ata pozita. Deklaratat mbrojtëse se gjithëçka në "Maqedoni" shkon në frymën e demokracisë, bisedimeve të hapura et., është vetëm pjesëmarrje në këto akte barbare e asgjë tjetër. Fshehja e problemeve nuk bien zgjidhjen e tyre, po bien zmadhimin e tyre. Tentativa e juaj për t’u treguar demokratë e konstruktivë ndaj partnerit tuaj si duket, iu bëriOhlokrat (strukturë njerzish që punojnë në dëm të popullit të vet). Po nëse asgjë nuk keni arritur për këta 20 vite, me shetitje pantollonash në institucione, një punë të mirë e keni bërë, arritët në krijimin e një sistemi të ri. Ky system i përpiluar vite e dekada me radhë me funksionimin e tij në mënyrë të re të qeverisjes, i cili ka virtyte të një shteti të shfrenuar e të pakontrolluar nga askush, e keni bërë t’ia lini emrin Zulumkraci, ku në përkthim do kishte kuptimin “zullum – dëm”dhe “kratos - forcë “, “forcë” ndaj popullit shqiptar të Shqipërisë Lindore.

Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

Tiranë, më 25 janar 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 860 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi