Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FRYMA E DAVOS-it
Publikuar më 29 janar, 2013 nė orėn 17:08 ( ) Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Takimi mė i njohur nė botė i udhėheqsve politikė dhe tė biznesit -- Forumi Ekonomik Botėror 2013 nė Davos tė Zvicrės -- pėrfundoi punimet tė djelėn. Nė atė forum morėn pjesė javėn qė kaloi mbi 2500 veta ndėr udhėheqsit mė tė dalluar tė botės nė fushėn politike e qeveritare, biznesit, tė shoqėrisė civile dhe intelektualė tė njohur botėror. Pėrfshiheshin gjithashtu edhe aktivistė tė lloj lloj kauzash, pėrfqsues sindikatash, akademikė dhe biznismenė nė moshė tė re dhe natyrisht njė mbledhje e tillė nuk mund tė pėrjashtonte qindra gazetarė nga e gjithė bota.

Klaus Schwab, Themeluesi dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Boteror
Forumi ndėrkombėtar nė Davos mund tė jetė i vetmi takim botėror ku nuk negociohen as nuk arrihen marrėveshje tė asnjė natyre, as nuk merren vendime pėr asgjė, por ėshtė sipas Profesorit Klaus Schwab -- cili themeloi Forumin Davos 43 vjetė mė parė -- njė platformė pėr tė shkėmbimin e mendimeve dhe pėr gjetjen e zgjidhjeve nė njė atmosferė tė izoluar dhe larg nga problemet dhe presionet e jetės sė pėrditshme.

Nė njė kryeartikull nė lidhje me mbledhjen e kėtij viti, botuar nė gazetėn kombėtare amerikane USA Today, Profesori Schwab, duke folur pėr mbledhjen e parė tė Forumit Davos, tha se, ''objektivi i themelimit tė Forumit ishte pėr tė sjellur nė Evropėn e pas luftės, idetė dhe aftėsitė e intelektuale, industriale dhe tė inovacionit tė Shteteve tė Bashkuara, me qėllim pėr tė modernizuar sistemet evropiane shoqėrore dhe tė biznesit.'' Ai shtoi se ndonėse natyra e kėtij forumi vjetor ndėrkombėtar ka ndryshuar gjatė 43-viteve tė kaluara, Profesori Schwab shkruan se objektivi kryesor i Forumit mbetet i njėjti si atėherė: ''Shkėmbimi i lirė i mendimeve, dialogu, si dhe ideja e lirisė dhe tė shprehurit hapur e pa pengesa, cilėsi kėto pėr tė cilat Amerika ėshtė njė model pėr botėn'', tha ai nė kryertikullin pėr gazetėn amerikane.

Natyrisht se sivjet nė mbledhjet e Davos-it u bisedua dhe u shkėmbyen mendime mbi pothuaj tė gjitha problemet me tė cilat pėrballet sot bota. U diskutua mbi ekonominė botėrore dhe mbi papunėsinė, problem kėto qė u cilėsuan si njė burim shqetėsimi serioz pėr shumė pjesėmarrės. U fol edhe mbi tė ardhmen e Europės, pasi Kryeministri britanik David Cameron njoftoi mbajtjen e njė referendumi mbi tė ardhmen e antarėsimit tė Britanisė sė Madhe nė Bashkimin Evropian, duke thėnė se, ''Evropa ka mė shumė nevojė pėr vullnet politik dhe jo pėr mė shumė institucione politike''.
Folėsja kryesore nė Forum, Kancelarja e Gjermanisė, Angela Merkel, duke folur pėr gjėndjen ekonomike nė eurozonė, paralajmėroi kundėr lehtėsimit tė masave tė rrepta ekonomike nė Evropė, duke shtuar se ''Pėrvoja politike tregon se shpeshėherė nevojitet bėrja e presionit pėr tė siguruar reforma strukturore politike.'' Ajo shtoi se, ''Nėqoftse Evropa sot ėshtė nė njė gjėndje tė vėshtirė, atėherė ne duhet qė sot tė ndėrmarrim reformat e nevojshme, ashtuqė tė jetojmė mė mirė nesėr.''

Pėrveē problemeve ekonomike e financiare tė botės, ndėr shqetėsimet kryesore pėr tė cilat u bisedua sivjet nė Davos ishin gjithashtu edhe problemet politike dhe tė sigurisė ndėrkombėtare, si pėr shembėll mundėsia qė Irani tė zhvillojė armė bėrthamore dhe zhvillimet nė Lindjen e Mesme, si rrjedhim i tė ashtuqujturės ''Pranverė Arabe''.

Ėshtė e vėrtetė se nė kėtė mbledhje vjetore tradicionalisht marrin pjesė kapitalistė tė dalluar nga mbarė bota, pėrfaqsues dhe drejtues tė firmave mė tė mėdha botėrore, njerėz tė fuqishėm dhe tė njohur tė politikės dhe ekonomisė e financave por edhe tė fushave dhe aktiviteteve tė ndryshme tė shoqėrisė, pėr tė cilėt shtrohen darka e dreka dhe kokteje ekskluzive pėr tė ftuarit.

Por pjesmarrėsve tė rregulltė nė Forumin Davos kėtė vit iu bashkuan edhe udhėheqės dhe biznesmenė nė mosh tė re, tė ftuar nė frymėn e shkėmbimit tė lirė tė mendimeve -- pėr tė sfiduar pėrfaqsuesit e elitės politike, ekonomike dhe financiare tė botės, jo vetėm ata nga Perėndimi por edhe nga vendet nė zhvillim. Ndėr kėta pėrfaqsues tė brezit tė ri nėn moshėn 30-vjeēare, pėfshiheshin njėri prej udhėheqėsve tė protestave studentore nė Kili, nipi i Warren Buffet, njeriut tė tretė mė tė pasur nė botė dhe vajza e ish-Presidentit Bill Clinton e Hillary Clinton. Tė gjithė kėta, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, janė tė aktivizuar nė pėrpjekje pėr njė ''angazhim pėr tė pėrmirėsuar gjėndjen nė botė'', e qė ėshtė edhe motoja zyrtare e Forumit Davos.

Ndėr subjektet kryesore pėr diskutim ishte papunėsia nė radhėt e rinisė, sidomos nė Evropėn jugore por edhe nė mbarė botėn, si dhe mėnyrat pėr tė motivuar rininė pėr tu angazhuar nė zgjidhjen e problemeve, ndėrkohė qė kėjo rini pėrballet me njė papunėsi rreth 60-pėr qind nė disa vende. Organizuesit e Forumit Davos bėnė gjithashtu pėrpjekje qė tė komunikonin edhe me pėrfaqsues tė protestave kundėr Wall Street-it dhe tė protestuesve nga Britania e Madhe dhe vendeve tė tjera tė Evropės.

Themeluesi i Forumi Davos, Profesori Klaus Schwab duke folur pėr problemet e shumėta me tė cilat pėrballet sot Evropa dhe bota, si dhe pėr zgjidhjen e problemeve ekonomike botėrore, ai e mbylli forumin me fjalėt e fushatės sė presidentit amerikan Barak Obama, ''Po, ne mund t'ia dalim.... por mendoj se kyēi ėshtė bashkpunimi global’’, tha ai para mė shumė se 2500 pjesėmarrėsve nga e mbarė bota.

Arritjet ose dėshtimet e kėtij Forumi sivjet po debatohen dhe kritikohen nga media, gjė qė ėshtė e natyrshme pėr njė takim tė tillė tė nivelit botėror. Madje edhe Profesori Schwab, qė nga natyra ėshtė tepėr optimist, pranoi se ky ishte forumi mė i zymtė qė ai ka organizuar ndonjėherė. Por ai ėshtė gjithnjė optimist dhe mbėshtetės i dialogut pėr zgjidhjen e problemeve nė nivele tė ndryshme shqoėrore, shtetėrore dhe botėrore, duke shkruar nė gazetėn amerikane USA Today se: ''Dialogu i vėrtetė do tė thotė bashkveprim dhe komunikim me ata me tė cilėt nuk je dakort, me fqinjėt ose miqėt si dhe me ata tė cilėt e shikojnė botėn nga njė pėrsepktivė krejt ndryshe, me njerėz tė gjeneratave e kulturave tė ndryshme si dhe me ata qė mund tė kenė misjone tjera nė jetė. Ne tė gjithė jemi pjesė e njė komuniteti global''. Ky ishte nje mesazh i rendesishem per te gjithe pjesemarrsit dhe me gjere.

Pa marrė parasyshė analizat dhe komentet mbi pėrfundimet e Forumit nė Davos tė Zvicrės, pjesėmarrėsit nga mė shumė se 100-vende tė botės janė larguar sė andejmi me mendime dhe ide tė ndryshme pėr problemet e shoqėrive tė tyre dhe tė botės. Por cilat do qofshin vlerėsimet e punimeve tė Forumit tė sivjetshėm nė Davos
nga analistėt dhe pjesėmarrėsit, nėqoftse ata marrin me vete kėshillat e porositė e themeluesit tė Forumit Davos se “tė gjithė ne jemi pjesė e njė komuniteti global” dhe se me dialog dhe respekt pėr njėri tjerin -- pa marrė parasyshė ndryshimet midis nesh -- mund tė zgjidhen mė lehtė problemet serioze me tė cilat pėrballet sot shoqeria dhe mbare njerėzimi. Porosia pėr dialog dhe mirėkuptim e ''Frymės sė Davos-it'' vlen edhe pėr marrėdhėnjet dhe komunkimet nė ēdo nivel tė jetės, nė familje, nė shoqėri, nė politikė -- mundėsia pra pėr tu ulur dhe biseduar mbi problemet dhe zgjidhjen e tyre nepėrmjet shkėmbimit tė lirė dhe tė papenguar -- pa marrė parayshė ndryshimet nė pikpamje -- me qėllim qė tė pėrallohen sfidat me tė cilat mund tė ndeshen individėt dhe shoqėria nė pėrgjithėsi.

Frank Shkreli

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 12 vizitorë
Lexuar: 2,033 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E martė, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi mė i njohur nė botė i udhėheqsve politikė dhe tė biznesit -- Forumi Ekonomik Botėror 2013 nė Davos tė Zvicrės -- pėrfundoi punimet tė djelėn. Nė a...
EKONOMIA KOMBĖTARE
E enjtė, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombėtare“ nė botim tė Universitetit AAB Riinvest Kėto ditė doli nga shtyp libri i Mr.sc. Refik...
NĖ SHQIPĖRI, EKONOMIA SHQETĖSIMI KRYESOR
E enjtė, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas njė njoftimi pėr media tė botuar dhe shpėrndarė me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombėtar i Amerikės botoi njė raport mbi njė studim tė ri qė vle...
Kriza financiare globale: efektet shkatėrrues...
E shtunė, 07 shkurt 2009 - 21:15
Kriza aktuale ka pėrfshirė botėn e me theks tė veēantė, vendet mė tė zhvilluara, tė atyre shteteve qė kanė shumicėn e brutoproduktit botėror dhe qė kanė ni...
Thikė pas shpine, nga Mali i Zi
E martė, 27 janar 2009 - 10:09
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviē, nė cilėsinė e kryesuesit tė sekretarit tė CEFTA-s, i shkruan MTI-sė se Kosova nė kėtė asociacion nuk mund tė prezant...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi